Paris, të shtëna e shpërthime; të paktën 60 të vdekur dhe 100 pengje

1447450260paris-4_3500509b.jpg

Pamje nga vendngjarja

Parisi është futur në një “shtetrrethim” të përkohshëm pas ngjarjeve terroriste që tronditën kryeqytetin francez mbrëmjen e së premtes, me 6 sulme të koordinuara në zemër të qytetit, që lanë të paktën 60 të vdekur.

“Daily Mail” raporton për të shtëna brenda restorantit “Petit Cambodge” në “Rue Bichat”, dy shpërthime pranë stadiumit “Stade de France”, ku po zhvillohej ndeshja miqësore mes Francës dhe Gjermanisë, si dhe të shtëna në qendrën e arteve “Paris Bataclan”, ku terroristët thuhet se po mbajnë edhe 100 pengje.

Deri më tani mësohet për rreth 11 të vdekur në restorantin e parë, shumë pranë vendit ku ndodhën të shtënat e “Charlie Hebdo” në janar të këtij viti, si dhe 15 të vdekur në teatrin në fjalë, sipas policisë. Një person brenda teatrit tha për një radio franceze se terroristi kishte bërtitur “Allah Akbar” përpara se të hapte zjarr.

Nga raportimet e fundit thuhet se edhe Presidenti francez, Francois Hollande, i cili ishte duke parë ndeshjen miqësore France-Gjermani, është larguar për arsye sigurie nga stadiumi, ndërkohë që të gjithë tifozët e pranishëm janë bllokuar brenda stadiumit, për shkak se janë mbyllur dyert e tij.

Një gazetar i BBC-së i ndodhur pranë restorantit ka bërë të ditur se mbi 10 trupa janë parë të shtrirë përtokë, por ende nuk konfirmon nëse janë të vdekur apo të plagosur rëndë. Sipas tij policia ka mbërritur me urgjencë në vendngjarje. Dëshmitarët pranë zonës kanë thënë për gazetën “Liberation” se ka dëgjuar mbi 100 të shtëna, ndërkohë që agresori dyshohet të jetë larguar nga vendi i ngjarjes.

/ Top Channel
 

Balahk

Locus omnem
"Franca eshte vend demokratik prandaj eshte i papranueshem akti qe ndodhi"
Dmth ti po thua qe demokracia e Frances kushton me shume se vlera njerezore? Jeta nje francezi vlen me shume vetem sepse ai PATI FATIN te lind ne nje vend demokratik?!

Behet fjale per vrasje o miku im. Vrasja nuk njeh fé, rrace, krahine, kombesi. Keto jane paragjykime te ngritura nga ata si puna jote, (ne ndryshim)me dy paré lek. Ne lindim te gjithe njerez, jemi te gjithe njesoj. Po mendja jote e ngushte nuk arrin te shoh pak me larg facebookut. Aty polli injoranca dhe u shpernda si kancer mamar tek te gjithe ju qe harruat te hapnit cadren.

Dhe mos merr me guximin ti, vecanerisht TI tme japesh mend mua se sa vite jete ke TI une i kam shkolle. Ik e ktheu ne mesjete tani se jam e sigurt qe aty do te kuptojne.
:) :D
 

Almaa'95

Papirus rex
Merre ate flamurin e Frances dhe fute në, profil nqs kjo te ben te ndjehesh me human. Aq di aq thua nuk te ve faj, as kompleksohem. Te flasesh ti per Zgjuaresi eshte si te flas nje xhihadist per Paqen. Absurde!!
Mbushuu tani.

359bz2c.jpg
 

hareid

Papirus rex
Angelina Jolie: Askush nuk flet për sulmin në Liban nga ISIS

Aktorja e famshme Angelina Jolie e cila përveç se është e njohur për filmat e saj, ajo njihet po ashtu edhe për kontributin e madh që e bën ndaj personave në nevojë, sidomos në vendet që gjenden në konflikt.


Në sulmin që ndodhi në orët e vona të së premtes në Paris, ku mbetën 129 të vdekur dhe mbi 300 të lënduar e gjitha bota u sensibilizua për t’i nderuar viktimat.

Por si duket kjo gjë nuk i ka pëlqyer aktores Jolie. Për faktin se siç shkruan ajo në rrjetin social Facebook, askush nuk e përmendi sulmin që u bë në Liban ditën e së premtes, transmeton lajmi.net.

“Whilst everyone talks about ‪#‎Paris no one mentions the ‪#‎ISIS attack in‪#‎Lebanon yesterday. I pray for both countries”.

“Përderisa secili flet për Parisin, askush nuk e përmendi sulmin e ISIS-it në Liban gjatë ditës së djeshme. Unë lutem për të dyja vendet”.
 

Jamie

Forumium maestatis
Ktu plasi "lufta" per nje fjale dore .. Ca te presim nga besime apo bindje me te medha..Ku ka arrit njerezimi..me vjen shum keq qe ska me ndjenja as arsye.. Gjithsesi ngushellime te sinqerta per te gjithe familjaret e viktimave :)
 

Balahk

Locus omnem
Askush nuk po vendos ne dyshim qe ajo qe ndodhi ne france,ishte ngjarje e trisht,e tmerrshme.edhe e denojm si akt,por ajo qe vlen te theksohet,eshte pa drejtesia qe behet me situata shume me shume te dhimbeshme qe po perjetojn kombe te tjera.edhe bota,as nuk luan vendit te ndaloj dhimbjen qe ka kapluar cdo dite njerez po kaq te pa fajshem sa francezet e vrar po nga te njejtit terrorist qe vrasin me qindra ne dite ne Siri etj.
 

hareid

Papirus rex
Nxjerrja e flamujve francez neper profile te ndryshme, neper vende te ndryshme te botes, si shenje solidarizimi me Francen, duket pak si e tepruar. Perse duhet qitur vetem flamuri francez? Perse nuk nxirret flamuri palestinez kur ne Gaza masakrohen palestinezet? Perse nuk nxirren flamujt e shteteve tjere si ne Liban, Siri, Irak, Burma, Darfur, Nigeri…..ku gjithashtu, si pasoj e terrorizmit, kane ndodhur dhe ndodhin tragjedi te shumta.?? Mos jeta e atyre njerezve qe vriten neper keto vise ka me pak vlere se sa ajo e francezve???

Ashtu sic solidarizohem me familjet e viktimave te Parizit, ashtu solidarizohem edhe me familjet e te gjitha viktimave, pa marre parasyshe etnine, rracen fenë….Terrorizmi nuk ka justifikim por ka shkaqe, arsye…. Grupet terroriste sikur Al-Kaida, Boko Haram, ISIS nuk pikuan nga qielli por u krijuan dhe u ndihmuan per qellime te caktuara nga sherbimet e ndryshme sekrete….

Pervec qe duhet te solidarizohemi me familjet e viktimave te Parizit, te Libanit, te Burmes, te Darfurit, te Sirise, te Irakut…., pervec qe duhet te i denojme ashper aktet terroriste, duhet patjeter qe edhe te kerkojme llogari nga ata qe ne menyre direkte apo indirekte ndihmuan ( dhe ende ndihmojne) ne krijimin e grupeve terroriste…..
 

hurtlocker

Valoris scriptorum
Se ti ske kapacitet diskutimi per ket ngjarje mos u nxito te shprehesh at mllefin tend cnjerzor.

une me zonjushen ne fjale kam pas mjaft debate dhe te them te drejten jam shpreh me te me kosiderata shum afer cnjerzores...por kesaj here ...ok me dhemb ta pranoj por noblesse oblige dhe fair play....eshte nja 300 vjet para teje....se besoj qe e shkruajta por...ja qe e shkruajta...

Behet fjal per 2-dy shtete e popuj te ndryshem pa mar parasysh rrethanat e ngjarjeve kshuqe mos pretendo me idiotsi se duhet me patjeter te ndodh si ne palestin e njejta gje dhe ne vende te tjera.

ke qen ne keto dy vende? njeh kulturen e tyre? historine? jeten e eprditeshme???? nje poshtersi pa fund qe ndodh ne palestine ska pse te ndodh ne vende tjera...ska spe te ndodhe as ne palestine...ke qen ne palestine? ke par ca vuajn njerezit padrejtesisht atje??? te njetat gjera qe hebrejt padrejtesisht vuanin...

UOTE="Rimseb10, post: 1082487, member: 14224"]Franca esht shtet dimokrat liberal dhe pacifist brenda kufijeve te saj [/QUOTE]

ke qen ne france ndonjehere??? ke qene ne paris??? ke me shum polic me uniform ne paris ne nje dite cfaredo te vitit sesa ne kohe te pushtimit gjerman. ke iden per shovinizmin e llahtarshem e shtypjen e tmerrshme te minorancave autoktone, si korsikanet, bretanjasit, provencanet, guaskonjasit, alsazianet??? shyqyr qe BE e ka detyruar tu jap pak leshim per gjuhet... ke iden per menyrat naziste te policis franceze??? krimi i organizuar qe ka dore te lire per shkak te lishjve ose me sakt te dominimit te sherbimeve sekrete? historia e frances eshte nder me te turpshmet ne bote.... agresione, pushtime, shfarosje.... francezet jan bythare.... ne luften e dyt hodhen pushket e hitleri ju hyri per 6 jave...3 cereket e francezeve u bashkuan me te....ushtaret e sharl de gaul ishin kryesisht algjerian (te tmerrsmit goumiers) marokene, e senegaleze... keta luftuan e vdiqen per francen....e sa e cliruan....ata francez qe kishin luftaur per hitlerin si falenderim, bene tmerre ne algjeri. kam njohur nje ish ofcier te divizionit 1 leibstandarte adolf hitler...ka ber 20 vjet me legjionin e huaj, dhe me thoshte qe ok kemi ber poshtersira per hitlerin por kurr aq te uleta sa ato qe kemi ber per francen ne vietnam e algjeri.... franca perkrahu pafundesisht shovinismin e imperializmin serb... akti terrorist i sarajeves e futi francen ne at telash qe ende sot pas 101 vjetesh franca se ka marr veten demografikisht....

kudo ke gjak sot ne bot, qe nga ish jugosllavia, siria, libani, iraku, etj...jan kufinj te vendosur arbitrarisht nga franca e anglia ne kohet e kolonializmit... pse nuk sulmohet gjermania ose italia????

prandaj e papranueshme akti qe ndodhi,

padyshim! sic jan te papranuehsme masakrat qe franca beri ne algjeri, ne vietnam, apo perdhunimet masive qe ben ushtaret marokin ne komanden e marshallit francez juin ne ciocaria ne rome. sic jan te papranueshme ndarja e mitrovices me iniciativ te komandantit te forcave speciale franceze, apo perkrahja e serbis e greqis ur ushtronin holokauste te verteta mbi shqiptaret. sic esht e paparanueshme agresioni francez ndaj ghedafit vec qe te fshihej fakti qe ghedafi ishte financuesi kryesor i sarkozy-dhe ok me pelqen sarkozy se si hungarez qe esht ka pas simpati per ne... sic jan te papranueshme vrasjet e civileve ne afganistan...apo ne iraq.... apo ne palestine... ne si shqiptar jemi mesuar qe jetet tona te quhen te klasit c...ndaj kemi detyrimin te jemi paksa me te ndjeshem...

Ja tjap i shembull se ne shtepine time ndodh shamat per faj te nje komshiut tend sduhet qe te ndodh e njejta dhe ne shtepin tende ti sje pergjegjese

nqs ti fut hundet ne punet e dynjase, nqs ke ndejt per 400 vjet tu fut sherr e shamat, ti derdh gjak, e tu plackite...cdo veprim ka nje reagim...

po ca te them ty ti je super inteligjenca e si prano gabimet. Je krejt out ne kto tema po ta riperseris

degjo...zonjusha ne fjal eshte vertet njeri antipatik. i urryeshem. por...dhe ka gjithmone nje por...me kujton nje [Edituar] ketu ne forum qe vetequhet misterious_man.... ai ne komente nje e dy "ju femrat kaq tru keni, ju femrat kshu e ashtu"....
qe te kesh antipati dike sepse eshte tendencialisht antipatik eshte ok... por me nje qendrim kaq maskilist, kur me lejo pro skam par qendrim me te ceket, siperfaqsor e pa tru se i joti.... gjithsesi.... un vazhdoj te ruaj antipatin absolutisht me ektreme si eprson per alma95, por jam 100% dakord me pikepamjen e saj dhe ka te drejte.
 

Dreamer

Under the Dome
Ju lutem ti permbahemi temes e pa kaluar ne asnje ofendim.
Jam dakord me anetarin me siper ne shumicen e rasteve (pervec disa frazave qe kete rradhe do i toleroj e heren tjeter do moderohet)
 

hurtlocker

Valoris scriptorum
...dhe dicka tjeter.... nje oficer sigurie shtetesi franceze, dhe besim mysliman, arriti te bllokonte nje nga terroristet dhe u shpetoi jeten qindra njerezve....askush se thote kete.... pffff.... sduhet te jesh cmim nobel ne fizik berthamore te besh llogarine...
 

Rimseb10

Valoris scriptorum
hurtlocker mire qe shkruajte idet e tua qe sdi se nga te linden por per zonjushen ne fjal pse citove a tduket kaq e lasht ajo qe esht 300 vjet para meje dhe sdi te vetmbrohet. Nuk na esht kerkuar te riflasim per historin e kaluar esht fare e thjesht tema mund ta rilexoni dhe njeher akti i PARIS atentate terroriste komentohen me e drejt e padrejt une cilsova fare bindshem mendimin tim pa komentuar e zberthyer luftrat si ate 1-ren 2-ten apo ngjarjet ne vendet arabe, nqs doni ti hyni kaq thellsisht para historise e potikises boterore lexoni pik se pari me teper e pastaj hajd se po argumentojme normalisht.
 

Rimseb10

Valoris scriptorum
Efekti nuk esht gjithcka shkaku lind nga asgje raporti mbetet reciprok kshuqe cdo gje mund tjet ose reale ose ireale
 

Almaa'95

Papirus rex
Kape njerin perplase per tjetrin.
Ti psycho hurtlocker nuk ben dot nje koment pa me permendur mua? Thua ti se po me intereson vertet mua me dhé ti te drejte apo jo?

nqs e keni kaq te veshtire te dy te shprehni nje mendim tuajin pa perfshire gjithe dynjane, gjeni nje format tjeter, shahuni/rrihuni aty e bini rehat dhe ju dhe ne.

Pik,dhe mos ta zgjasi me asnje nga juve pas ktij komenti(aq me pak ne kete teme ;)
 

Rimseb10

Valoris scriptorum
Qeke zgjuar nga ndonje inkub i tmerrshem ti. Nqs ka ndonje person qe sha ktu ajo je ti, plus ksaj leri njerzit te shprehin lirshem mendimet e tyre nket rast ai e lidhi icik me ty se donte te perfshinte inteligjencen tende ndryshe sja dilte dot te humbte aq kohe per asgje. Tani ndrro krah e thuaj at suren se do bejsh gjum tqet
 

hareid

Papirus rex
...dhe dicka tjeter.... nje oficer sigurie shtetesi franceze, dhe besim mysliman, arriti te bllokonte nje nga terroristet dhe u shpetoi jeten qindra njerezve....askush se thote kete.... pffff.... sduhet te jesh cmim nobel ne fizik berthamore te besh llogarine...

Ky oficer sigurie e kishte emrin Zouheir...Ai e bllokoi njerin nga terroristet, qe donte te hynte dhe vetevritet ne stadium, duke u shpetuar keshtu jeten ndoshta qindra njerezve.... Si per cudi ky akt, qe meriton cdo lavdate, nuk u permend gati fare neper lajme!!! Persene e dine me se miri ata qe vendosen te mos e permendin emrin e Zouheir-it...
 
Last edited:

hareid

Papirus rex
Botë Hipokrite! Nga Aleksandër Rrema -

pray-child-albeu.jpg


"Një botë hipokrite, e veshur nga skamia dhe servilizmi për mbijetesë, këtu përfshihet dhe Shqipëria. Por ne jemi akoma dhe më të veçantë, sepse përdorim stilin e lëpirjes dhe të zvarritjes për asgjë. E njëjta gjë ndodhi dhe kësaj radhe, ku u solidarizuam të gjithë me Francën, por harruam, fëmijët që u mbytën brigjeve detare. Harruam qindra njerëz që janë vrarë gjatë regjimit të Asadit. Harruam mijëra të tjerë që duke u arratisur kanë lënë kockat rrugëve, etj etj.

Por ne harruam dhe veten tonë, kush u solidarizua me ne në ngjarjet e 97-tës ? Kush u solidarizua me ne, kur na u mbytën disa anije në det me mijëra shqiptarë? Kush u solidarizua me ne, kur Kosova u gjunjëzua përpara Beogradit dhe kufomat e shqiptarëve të humbur ndër vite, nuk kanë ende varre për t'u qarë nga të afërmit e tyre ?
Kush u solidarizua me ne, kur në Kumanovë ndodhën vrasjet civile dhe shkatërrimet masive së fundmi? Kush u solidarizua me ne, kur na perdhosën dinjitetin Kombëtar, Flamurin, në ndeshjen me Serbinë? Kush u solidarizua me ne, kur shqiptarët njohën eksodin e dytë pas 25 vitesh dhe që po jetojnë aktualisht nëpër kushte mizerabiliteti, më keq se vendet e Botës së 3-të? Kush u solidarizua me ne, në vrasjet politike të 21-janarit? Kush u solidarizua me ne për Gërdecin? Hë më thoni se kush u solidarizua? Cili Shtet e bëri këtë gjest? Cila popullsi tjetër u tregua solidare me ne, në të gjitha këto ngarje të përmendura më sipër? Askush dhe vetëm askush!!

Që të themi dhe të jemi korrekt me veten tonë dhe pastaj me të gjithë Botën në tërësi, duhet të solidarizohemi njëherë me vetveten dhe më pas me fatkeqsitë e të tjerëve, duke i mësuar ata se ekzistojmë dhe ne këtë rruzull tokësor. Dinjiteti i çdo Kombi, nis nga vetvetja. Askush nuk ka lind inferior, që t'i nënshtrohet superioritetit gllabërues të çdo pale, që në njërën dorë të jep lëmoshë dhe në tjetrën të sundon gjitha të drejtat e tua civile, qytetare dhe Kombëtare. Kjo nuk duhet lejuar. Të gjithë kemi lindur të barabartë përpara Zotit dhe të gjithë po të tillë do të vdesim një ditë. Vrasjet, dhunimet dhe masakrat, duhen dënuar me të gjithë forcën njerëzore dhe ligjore, por kurrsesi të ulësh vetëveten, apo të harrosh se çfarë të ka ndodhur ty në kohët e shkuara, përpara se t'ju japësh "vlerë" historike fatkeqsive të ndryshme që po ndodhin nëpër Botë çdo ditë.

Historitë Botërore, nisin nga vetëvetja e gjithësecilit Komb. Dhe po kështu, duhet të solidarizohemi për njëri tjetrin, duke njohur vlerat e gjithësekujt në shtrirjen gjeografike. Parimet themelore të njeriut, janë po këto drejtime, që sot Bota e përparuar dhe Demokratike lufton fort për t'i mbajtur peshë dhe për t'i forcuar ende më shumë në aspektin e globalizimit shoqëror, kulturor, edukativ, dinamik dhe zhvillimor për të ardhmen e të gjithë Kombeve. Andaj përpara se të themi: Pray for Francë, duhet të themi: Pray for Us në fillim!! "
 
Last edited:

Dreamer

Under the Dome
Shkrime si ofendime e sharje etj me rradhe u moderuan.
Meqe kjo teme degradoi dhe u kalua cdo limit besoj se per momentin skemi ca te shtojme me teper.
Tema mbyllet perkohesisht.
 
Top