Paris, të shtëna e shpërthime; të paktën 60 të vdekur dhe 100 pengje

1447450260paris-4_3500509b.jpg

Pamje nga vendngjarja

Parisi është futur në një “shtetrrethim” të përkohshëm pas ngjarjeve terroriste që tronditën kryeqytetin francez mbrëmjen e së premtes, me 6 sulme të koordinuara në zemër të qytetit, që lanë të paktën 60 të vdekur.

“Daily Mail” raporton për të shtëna brenda restorantit “Petit Cambodge” në “Rue Bichat”, dy shpërthime pranë stadiumit “Stade de France”, ku po zhvillohej ndeshja miqësore mes Francës dhe Gjermanisë, si dhe të shtëna në qendrën e arteve “Paris Bataclan”, ku terroristët thuhet se po mbajnë edhe 100 pengje.

Deri më tani mësohet për rreth 11 të vdekur në restorantin e parë, shumë pranë vendit ku ndodhën të shtënat e “Charlie Hebdo” në janar të këtij viti, si dhe 15 të vdekur në teatrin në fjalë, sipas policisë. Një person brenda teatrit tha për një radio franceze se terroristi kishte bërtitur “Allah Akbar” përpara se të hapte zjarr.

Nga raportimet e fundit thuhet se edhe Presidenti francez, Francois Hollande, i cili ishte duke parë ndeshjen miqësore France-Gjermani, është larguar për arsye sigurie nga stadiumi, ndërkohë që të gjithë tifozët e pranishëm janë bllokuar brenda stadiumit, për shkak se janë mbyllur dyert e tij.

Një gazetar i BBC-së i ndodhur pranë restorantit ka bërë të ditur se mbi 10 trupa janë parë të shtrirë përtokë, por ende nuk konfirmon nëse janë të vdekur apo të plagosur rëndë. Sipas tij policia ka mbërritur me urgjencë në vendngjarje. Dëshmitarët pranë zonës kanë thënë për gazetën “Liberation” se ka dëgjuar mbi 100 të shtëna, ndërkohë që agresori dyshohet të jetë larguar nga vendi i ngjarjes.

/ Top Channel
 
Universal

AnonymouS
Ngushellimet gjith familjaret e viktimave.

Shtrohet pyetja pse sulmet terroriste po
ndodhin ne shtetet qe e perkrahin
Palestinen dhe e kundershtojn Izraelin , si
Turqia dhe Franca ?
 
Universal

AnonymouS
Thuhet terrori ne daten 13 diten e premte eshte nje ritual nga masonet dhe cifutet.
Ata kane gisht ne keto ngjarje te cilat
mundohen tja veshin muslimaneve duke
thene ndonje citat te fese qe te heqin cdo
dyshim nga vetja.
 
Almaa'95

Papirus rex
20kznkw.jpg

Ky ketu eshte nje nga personat qe po mbahen peng, dhe thote, - une jam akoma gjalle, ka te vdekur kudo ne toke, ata po i vrsin te gjithe..

Zoti i ndihmofte se jane njerez pa asnje faj, mes tyre dhe femije e gra:(
 
Balahk

Locus omnem
Sa lehtesisht organizohen sulmet terroriste ne france.sikur nuk ekzitojn fare sherbime sekrete etj etj,per t'i neutralizuar qe ne nisje keto sulme te tmerrshme terroriste,qe vrane me shume se 150 persona te pa fajshem,e terrorizuan nje qytet te tere.une mendoj qe e gjith pergjigjesia bie mbi sherbimet e siguris franceze qe ka lejuar per te disaten here te ndodhi e njejta.
 
Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Aman he burre i dheut a ke kund ndonje fije llogjike apo jo Universal?
Ca jane keto budalliqe qe shkruan ne emer te myslimanizmit , se te ishe aq i paster e besimtar i thekur sa hiqesh nuk do perdorje fjale nga me te ndyra po ik tani!
Se ju jeni gangrena e shoqerise tone.Eksitoheni me fjalen "Allah Ekber" nderkohe qe nuk ja keni idene se cfare kerkoni , se cfare beni.
Ju jeni me keq se ajo fare e keqe islamike qe perpiqeni te justifikoni cdo veprim , e s'keni as piken e meshires! Ju qe jeni kaq te frustruar ,as nuk kam piken e qetesise kur shikoj kaq shume individe te arabizuar e turkofila si puna juaj , nuk pres jo as paqe ketu , jeni shtuar kaq shume sa s'ka flasim per terrorista ne France kur ata ndodhen midis nesh , "terrorista" ne fjale por ju as fjalen e lire nuk e njihni per ju eshte vetem bomba! Edhe mjaft tani , feja eshte fatkeqesia me e madhe qe mund ti kete ndodhur njerezimit sebashku me politiken.
Theksoj edhe njehere perpara se ndonjeri nga ju te me quote , fjalet me siper i drejtohen te gjithe ketyre copave te mishit me dy qe jane indoktrinuar me bindje fetare ekstremiste dhe mendime injorante sa edhe per nje ngjarje duhet medoemos te tregojne protagonizmin e tyre te deshtuar e "perkrahjen" ne menyre apsolute!

Me vjen keq per kete ngjarje!
Ka edhe shume shqiptar andej uroj te jene mire e ngjarje te tilla te shemtuara te mos perseriten!
 
shoqe e dashur,une nuk kuptoj si merr guximin t'i fusesh te gjith muslimanet ne nje these? bota ka mbi nje miliard musliman,dhe jo deomosdoshmerit cdo njeri nga kjo shifer eshte terrorist,apo vrasin ne emrin e fese.fakti qe drejtohesh ne kete form do te thote qe nuk e njeh fene islame mjaftueshem,sa per t'i cilesuar te gjithe vrases..ne asnje vend te librit te shenjte ku islami vertet udhezohet, nuk eshte e shkruar te vrasim edhe te presim..gjithkush qe vret ne emrin e saj nuk eshte musliman,por terrorista qe vrasin per interesat e organizatave terroriste ku aderojn..se na bere te gjith ne muslimaneve vrases e ku ta di une.nese ke dicka drejtoju njerit,dhe jo te gjithve tu vendosesh emrin "tule mishi" .c'eshte ky gjykim i pa drejte keshtu.
 
Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
O Balahk e dyta here qe nuk e kupton se cfare kam shkruar edhe tek nje postim tjeter nuk e vazhdova me tutje diskutimin se prape je keqkuptuar!
Edhe nuk kam pergjithesuar po ta lexosh mire kam shkruar , i drejtohem asaj kategorie kryesisht atyre qe i perthithen bindjet deri ne ate pike sa kalojne ne ekstremitete dhe nuk bejne dot dallimin dhe per me teper ne pavetedijen e tyre ndjehen kaq "te mallengjyer" per fatkeqesine qe ndodhi sa e marrin guximin edhe shprehe. Une keto njerez denoj per te gjitha fete e kam kete gje dakord.
Nuk eshte momenti per te treguar cila fe eshte me e mira , se myslimanet jane keshtu e kane keto etj , etj. Momenti eshte per tu distancuar nga akte te tilla makabre, per te nxjerre mesime e per me teper per te perdorur sadopak llogjiken!
Edhe juve vete duhet ti denoni kete duhet te beje feja e paqes!

Kaq kisha.
 
h3o

Papirus rex

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Vertet Perendimi ka faj por as Lindja e Mesme nuk eshte e pafajshme.
Te rrime shtrember e flasim drejte thote nje shprehje.
 
gurax

Pan ignoramus
"Le te supozojme se i ka bere ISIS".
Dhe deri ne momentin kur keta te ISIS kane bere keto gjera, ne rradhet e kujt strehohen dhe per sa kohe ka zgjatur ky strehim, sepse nuk eshte se u infiltruan dje dhe sot bene makabritete. Kaq naive paskan qene tere te tjeret qe nuk i kane dalluar dot per vite e vite me rradhe druret e shtrember dhe ekstremiste midis rradheve te tyre? Apo mos kane mbyllur njerin sy me gjysem aprovim, duke menduar per nje win-win situation: "po doli me sukses, shume mire, po u kap, une jam ne rregull per vete".
 
Rimseb10

Valoris scriptorum
Luft per mashtrim me pak fjal kto aktet terroriste sic duket e kan lexuar kuranin parsh se ska asnje mundesi tjeter, pastaj se kush mund te jet joly pertej ksaj organizate esht ceshtje krejt tjeter ama dihet se perderisa ato besojne tek nje zot te cilit pretendojne se kto vrasje jan ne deshire te tij do e marin prgj kur te kalojne per ne boten tjeter dhe perveq ksaj denimi do jet i tmerrshem. Po spatet dijeni mbi fen politiken dhe percarjet qe po i behet fes islame mos komentoni kot o njerez, sepse nuk jeni agent te C.I.A apo keni cil lakmi me bo si tzgjut
 
h3o

Papirus rex
"Le te supozojme se i ka bere ISIS".
Dhe deri ne momentin kur keta te ISIS kane bere keto gjera, ne rradhet e kujt strehohen dhe per sa kohe ka zgjatur ky strehim, sepse nuk eshte se u infiltruan dje dhe sot bene makabritete. Kaq naive paskan qene tere te tjeret qe nuk i kane dalluar dot per vite e vite me rradhe druret e shtrember dhe ekstremiste midis rradheve te tyre?

Kur tjetri te vret ne mes te dites mendon qe do kete njeri q doi thote jo?
Edhe kaq naiv mos u be.
Nuk mohoj qe keta mund te mbeshteten nga shtete te ndryshme. Ca sben vaki.
Por qe keta PISIS jane kafshe, kjo nuk mohohet.
 
Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Luft per mashtrim me pak fjal kto aktet terroriste sic duket e kan lexuar kuranin parsh se ska asnje mundesi tjeter, pastaj se kush mund te jet joly pertej ksaj organizate esht ceshtje krejt tjeter ama dihet se perderisa ato besojne tek nje zot te cilit pretendojne se kto vrasje jan ne deshire te tij do e marin prgj kur te kalojne per ne boten tjeter dhe perveq ksaj denimi do jet i tmerrshem. Po spatet dijeni mbi fen politiken dhe percarjet qe po i behet fes islame mos komentoni kot o njerez, sepse nuk jeni agent te C.I.A apo keni cil lakmi me bo si tzgjut

Ideja eshte qe ka disa njerez qe "mallengjehen" me keto ngjarje.
 
gurax

Pan ignoramus
Shtete? jo mor mik jo, ne individe mbeshteten. Ne llojin e individeve qe pretendojne "me ofendove profetin", dhe nderkohe jane dakord te mos hane mish derri sepse feja e vet e ndalon, por hane me gezim mish lope, pavaresishtr se nje tjeter fe dhe nje tjeter komb masiv e ka kafshe te shenjte. Dhe shkon respekti drejt e ne stomak.
 
Rimseb10

Valoris scriptorum
Ideali i Isis nuk esht ndryshe nga ai i Satana kshuqe e ke me shkrim qe ky i fundit do paraqitet ne format e tij gje qe po e realizojne se kush i financon qe kjo te jet kaq funksionale kte se dim e as kemi per ta ditur, momentalisht njihen si pjestar islamik gje qe esht e shpifur
 
h3o

Papirus rex
Shtete? jo mor mik jo, ne individe mbeshteten. Ne llojin e individeve qe pretendojne "me ofendove profetin", dhe nderkohe jane dakord te mos hane mish derri sepse feja e vet e ndalon, por hane me gezim mish lope, pavaresishtr se nje tjeter fe dhe nje tjeter komb masiv e ka kafshe te shenjte. Dhe shkon respekti drejt e ne stomak.

Po po...se armet e leket i gjeten rruges.
Organizimi prape rruges ose duke lexuar libra fetar.
 
Top