Paris, të shtëna e shpërthime; të paktën 60 të vdekur dhe 100 pengje

1447450260paris-4_3500509b.jpg

Pamje nga vendngjarja

Parisi është futur në një “shtetrrethim” të përkohshëm pas ngjarjeve terroriste që tronditën kryeqytetin francez mbrëmjen e së premtes, me 6 sulme të koordinuara në zemër të qytetit, që lanë të paktën 60 të vdekur.

“Daily Mail” raporton për të shtëna brenda restorantit “Petit Cambodge” në “Rue Bichat”, dy shpërthime pranë stadiumit “Stade de France”, ku po zhvillohej ndeshja miqësore mes Francës dhe Gjermanisë, si dhe të shtëna në qendrën e arteve “Paris Bataclan”, ku terroristët thuhet se po mbajnë edhe 100 pengje.

Deri më tani mësohet për rreth 11 të vdekur në restorantin e parë, shumë pranë vendit ku ndodhën të shtënat e “Charlie Hebdo” në janar të këtij viti, si dhe 15 të vdekur në teatrin në fjalë, sipas policisë. Një person brenda teatrit tha për një radio franceze se terroristi kishte bërtitur “Allah Akbar” përpara se të hapte zjarr.

Nga raportimet e fundit thuhet se edhe Presidenti francez, Francois Hollande, i cili ishte duke parë ndeshjen miqësore France-Gjermani, është larguar për arsye sigurie nga stadiumi, ndërkohë që të gjithë tifozët e pranishëm janë bllokuar brenda stadiumit, për shkak se janë mbyllur dyert e tij.

Një gazetar i BBC-së i ndodhur pranë restorantit ka bërë të ditur se mbi 10 trupa janë parë të shtrirë përtokë, por ende nuk konfirmon nëse janë të vdekur apo të plagosur rëndë. Sipas tij policia ka mbërritur me urgjencë në vendngjarje. Dëshmitarët pranë zonës kanë thënë për gazetën “Liberation” se ka dëgjuar mbi 100 të shtëna, ndërkohë që agresori dyshohet të jetë larguar nga vendi i ngjarjes.

/ Top Channel
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Sh mir kta njerez le ti bashkengjiten ktyre ngjarjeve po me fjal jemi qe tgjith epror me vepra dihet qe stermundojme duke vetmashtruar. Jan analfabet kto tip njerzish kshuqe nuk edht per ti nenvizuar hic

Me vjen mire nje qe kupton me ne fund se na u hapen syte! Po por e keqja pikerisht nga keta vjen se...Ky eshte problemi! Keta qe e perkrahin cdo akt terrorizmi.
Nejse , shkruajme kot neve ajo qe ka per tu bere eshte e paracaktuar kot mundohemi sa per diskutim.
 

Rimseb10

Valoris scriptorum
Po po...se armet e leket i gjeten rruges.
Organizimi prape rruges ose duke lexuar libra fetar.

Pse bo si i trash ti nuk esht me ja hedh fajn dikujt se me patjeter duhet tgjejm fajtorin, pak lek kan individ qe vijn nga komuniteti islamik kan aq shume saqe blejn arsenale armesh me luftu kundra gjith botes. Nuk esht Usa me cdo kusht
 

Rimseb10

Valoris scriptorum
Me vjen mire nje qe kupton me ne fund se na u hapen syte! Po por e keqja pikerisht nga keta vjen se...Ky eshte problemi! Keta qe e perkrahin cdo akt terrorizmi.
Nejse , shkruajme kot neve ajo qe ka per tu bere eshte e paracaktuar kot mundohemi sa per diskutim.

Kur ti i thua nje psikopati nje genjeshter te cfardo lloji dhe ai e beson ti do mundesh te gjejsh sa me shume te tjer si ky, organizates se Isis i esht bere lavazh psiqik hipnoz realiste dhe tashme jan ne ket pozit ku veshtir te ndryshoj
 

gurax

Pan ignoramus
Prandaj tere bota ben gallate "U desh te futet Rusia ne operacione per nje muaj qe ti mesoje tere koalicionit boteror se cfare eshte eficenca organizative duke dhene ne nje muaj e vetme disa here me teper rezultat se i tere koalicioni ne nje vit e gjysem."
Apo armet e shkaterrimit ne mase qe ishte e sigurt se gjendeshin ne Irak.
Apo leksione te llojit "Ekonomi 101: Petrodollari".
Etj etj.

Se po flisnim per ivestime dhe armatim pak me pare.
 

h3o

Papirus rex
Prandaj tere bota ben gallate "U desh te futet Rusia ne operacione per nje muaj qe ti mesoje tere koalicionit boteror se cfare eshte eficenca organizative duke dhene ne nje muaj e vetme disa here me teper rezultat se i tere koalicioni ne nje vit e gjysem."
Apo armet e shkaterrimit ne mase qe ishte e sigurt se gjendeshin ne Irak.
Apo leksione te llojit "Ekonomi 101: Petrodollari".
Etj etj.

Se po flisnim per ivestime dhe armatim pak me pare.

Po ca arme o byrazer. Shelli e BP kishin bere pazaret qe perpara luftes si do ndaheshin puset.

Amerika po te ishte se e vriste shume do kishte nderhyr kunder Ahsadit kur perdori arme kimike mbi popullin. "Vija e kuqe" e Obames. ;)

Lije pastaj per kete Xhonin amerikan qe therrte. Cudi qe sja nxorren ADN si ia nxjerrin te tjerve. Apo donin ta hiqnin nga loja se boll dolen video se si simuloheshin vrasjet nga rregjissoret e CIA's. :D
 

gurax

Pan ignoramus
Shelli e BP kishin bere pazaret qe perpara luftes si do ndaheshin puset.
E cfare pastaj? E drejta per te sulmuar nje shtet te tere per te mbrojtur interesat e biznese private te nje shteti tjeter, nuk eshte se erdhen me dekret hyjnor por u vetemor nga ata qe efektuan agresionin. Kjo eshte pikerisht ajo per te cilen po flasim, si dhe pergjigja e pyetjes me siper per investime e me the te thashe. Nje deklarate si kjo me lart, qe per hater te BP dhe Shell sulmohet dhe shkaterrohet nje shtet i tere duke trumbetuar ne bote me ze te larte se eshte armiku qe do shfarose boten, eshte per perbuzje, jo per shkelje syri.
 

h3o

Papirus rex
E cfare pastaj? E drejta per te sulmuar nje shtet te tere per te mbrojtur interesat e biznese private te nje shteti tjeter, nuk eshte se erdhen me dekret hyjnor. Kjo eshte pikerisht ajo per te cilen po flasim, si dhe pergjigja e pyetjes me siper per investime e me the te thashe. Nje deklarate si kjo me lart, qe per hater te BP dhe Shell sulmohet dhe shkaterrohet nje shtet i tere duke trumbetuar ne bote me ze te larte se eshte armiku qe do shfarose boten, eshte per perbuzje, jo per shkelje syri.

Po them qe edhe keta majmunat pseudoallahuekber perdoren masivisht nga maestrot qe pasurohen me gjak.
 

Almaa'95

Papirus rex
Ahahahah :) meqe dashke te rreshkasesh, po te leshoj.
**************************


- Krahas ngjarjes ndjej nje neveri te papare per gjithe kete solidarizim nga bota. Ça eshte kjo??
vzu4ip.jpg

Kujt po i kerrcet qe bota sot u vesh ne tre ngjyra? Ku ishte bota kur vriteshin/masakroheshin femije te vegjel ne Irak,Siri?? Ku ishte bota kur i "rreshkiti" nga dora situata dhe nje organizate e vogel u rrit u ushqye dhe na u be nje Khalifat i madh qe na kercenoka te gjitheve?!

Mjere ju "perendimoret" ne ideologji qe hani sapunin per djathe, e shkoni beni moral per injorance. Dhe mjere ata qe iken.
 

Balahk

Locus omnem
Edhe ne shqiperi ka plot njerez te organizatave terroriste.gjejn terren ne arsim,per te marr shume te rinje e te reja ne rrethin e tyre,dhe punojn aq fort mbi ato sa i kthejn ne "roberit" e tyre.vete personalisht njoh njerez qe nuk jetojn me per vete,por per te permbushur idealet e atyre qe i udheheqin...duhet dore e hekurt nga pushteti te mos i lejoj te zene vend e te lulezojn cdo dite e me shume,duke e bere edhe shqiperin te jete e rezikuar prej tyre...TERRORISTAVE
 

katsune

cherry blossom
ketu behet fjale per nje lufte te cmendur te organizuar ne nje hierarki shtresash me interesa dhe ideale te ndryshme, por qe pertej shtresave, idealet e tyre perkatese jane te demshme ne menyre te barazvlefshme. ndersa ne shtresat me te uleta luftohet ne emer te fese dhe zotit te tyre, ne ato me te lartat luftohet ne emer te nje zoti tjeter i cili eshte pushteti. keta te fundit me inteligjentet nepermjet shfrytezimit te injorances si derivat direkt i fese (pak rendesi ka ne behet fjale per interpretimin e saj te gabuar apo jo, sepse faktet flasin) perdorin shtresat e uleta per te ushqyer akoma me shume interesat e tyre. ndersa shtresave te uleta u intereson ky shfrytezim, ca per pushtet e ca thjesht per te ruajtur idealet e tyre fetare dhe as nuk kane ndermend t'i rebelohen ketij shfrytezimi per sa kohe permbushen interesat e tyre. si perfundim pushteti dhe feja jane kanceri i shoqerise, e per sa kohe do ekzistojne keto dyja do ndodhin perhere masakra te tilla.
 

Lisa

Moderator
Anëtar i Shtabit
E dhimbshme gjithcka cfare ka ndodhur,,
E akoma me e dhimbshme 'kredhjet' e politikaneve e shfaqje hipokrite!!
Me vjen keq per viktimat e ngushellime familjareve..
:( :(
 

Universal

AnonymouS
Te nderuar anetar te forumit , mos e ktheni
tragjedine e Parisit ne nje debat teologjik .
Aktet duhen denuar dhe ndeshkuar ne
menyren me te rrepte nga te gjithe , qofshin
keta te krishtere, hebraik, musliman apo
ateiste .
Sulmet vrasese ne Paris i mori persiper
organizata terrorriste ISIS qe opton ne Siri.
Ata thane se kjo ishte kundrapergjigje e
sulmeve te forcave franceze ne Siri. Por
kush ndjek pak aktualitetin ne Siri, e ka te
qarte se kemi te bejme me nje terrorrizem
sektar dhe aspak fetar! Keta bandite kane
interesa ekonomike e politike dhe zero
qellime fetare , pavaresisht se kane gjetur
strehe nen petkun ideologjik te fese.
Kontrabanda me e madhe e floririt dhe e
naftes, kalon sot neper zonat e nxehta te
Sirise ku lufta behet per ta monopolizuar
ate. Jane qindra miliona dollare ne dite qe
qarkullojne ne kete zone .
Po kush eshte pergjegjes per parandalimin
e kesaj barbarie ?
Personalisht gjykoj se sherbimet inteligjente
europiane kane deshtuar ne detyren
primare qe kane, ate te mbrojtjes dhe
ruajtjes se stabilitetit te shtetit te tyre ! Nuk
mund te kaloje edhe kjo ngjarje me nje
marshim si ai qe u be per Charlie Hebdon
dhe mbas 10 - 15 vitesh te na mbije nje
organizate tjeter terrorriste qe vret e pret
falas neper metropolet europiane.
Celulat kryesore te ketyre terrorristeve
krijohen neper objektet e kulteve . Aty e
kane gjenezen . Dhe sot qe flasim 1 ne 10
kultet fetare ne France kontrollohen dhe
bashkepunojne me qendrat fetare dhe
teologjike !!!! Eshte shume i rende ky fakt
dhe pertej mobilizimit te nevojshem te
policise franceze , duhet te shqetesohemi se
çfare ndodh ne 9 kultet e tjera ! Si ka
mundesi qe sherbimet inteligjente te flejne
gjume perpara ketij fakti? E dime ne se
çfare ndodh aty ? Jo. A e dime ne se aty i
behet shperlarje truri shtresave te
margjinalizuara? Po, dhe kete e marrim
vesh vetem mbasi kane kryer atentatet
makabre !
Ja pra qe VETEM me marshime dhe
mbeshtetje sociale nuk e zgjidhem
problemin, pavaresisht se nuk jam kundra
tyre.
Dhe po ta shikojme sot edhe mbas sulmeve
terrorriste kundrejt Charlie Hebdos, ne
shtetet kryesore perendimore jane me
qindra te rinj ne vit qe peshkohen nga ISIS -
i duke vajtur ne lufte ne Siri apo duke kryer
sulme kamikaze !
Mendoj se prinderit e viktimave, qofte edhe
ata te atentateve te viteve te kaluara kete
duan te degjojne : cilat jane masat
preventive qe duhen marre kundra ketyre
akteve barbare ? Çfare po bejne sherbimet
inteligjente per te ruajtur sigurine dhe
integritetin e shteteve perendimore?
E permbledhur shkurt , nevojiten me pak
reagime politike dhe me teper masa
drastike per te mbrojtur jeten dhe
garantuar sigurine e shtetaseve
perendimore! Eshte koha per nje reflektim
te thelle ...
 

MysteriousMan

Valoris scriptorum
Te nderuar parafoles, nese kjo pjesa siper ishte si keshille mes antareve te falnderojme qe kujdesesh per ne, ne te kundert ne antaret kemi mendime te ndryshme dhe shprehemi ne forma te ndryshme dhe ti si pjese e antareve e thjeshte, si pjese e jona sna i terheq dot veshin (nese ishte ne kete drejtim).

Faleminderit per vemendjen i nderuar ANTAR i forumit :)
 
Top