Parashikimet e juaja për ndeshjen SHQIPERI-Serbi?!

hareid

Papirus rex
Ca cuna te tavolia ime ngjitur thonin- Me mire te ishim te fundit ne grup, mos te kishim fare mundesi kualifikimi e vetem me Serbine te kishim fituar.

Per nje moment desh i thashe,- te lumte goja. :/

Te njejten gje edhe une e mendova ne momentin kur mbarroi ndeshja. Ishte mendim inati....

Perndryshe serbet (duke i pare mediat e tyre) edhe sikur te kualifikoheshin nuk do te festonin aq shume, sa e festojne fitoren kunder nesh.
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Andi Bushati

Europianë me brekë nëpër këmbë

Prej dhjetë ditësh që kur atmosfera e ndeshjes Shqipëri Serbi fillojë të ndizet na është imponuar vetëm një shprehje: sjellja është më e rëndësishme se rrezultati. Para së gjithash, përpara se të jemi tifozë të zjarrtë të skuadrës sonë, duhet të tregojmë se jemi europianë të mirë. Përpara se të jemi ultras të kuqeziijve duhet të jemi qytetarë shembullorë. E gjithë kjo trysni pozitivizmi, i gjithë ky kompleks prej shqiptatësh të edukuar solli atë që pamë në Elbasan Arena: një stadium me skuadra por pa tifozë, një ekip profesionist po pa shpirt, një suadër pa lojtarin e saj të 12-të. Dhe kwshtu e fituam sfidën politike për të qenë kandidatë për europianë të mirë, por humbëm atë më kryesoren, të bënim gjithçka që ndeshja të fitohej..
 

hareid

Papirus rex
Nje dite me vone... ende i inatosur dhe i zhgenjyer nga kjo ndeshje e shume pritur, mirepo nga ana tjeter duhet te jemi te sinqerte dhe te e pranojme se mbreme nuk e merituam ne asnje moment fitoren. Ne 90 minuta ndeshje, nuk patem gati asnje rast serioz per te shenuar. Si duket presioni i diteve te fundit, ishte i tepert edhe per lojtaret. Deshira per te e fituar ndeshjen ishte e pakufizuar, por mundesite per te fituar ishin shume te kufizuara....
 

Hope

dans ton coeur
Eh , ne e kemi , e treta e verteta.
Tash jam plotsisht dakort me ty!
Kit neshje do e fitojm 3e verteta :)
Po mram na zhgenjyn tifozat 90 m nuk bertiti kush as miza nuk asht nigju?
Mir nuk ishin pak 13.000 mram ata do kishin ba si kur t'ishin 130.000 mije ne stadium.
Qe te mbeshtetshin ekipit deri ne fund :)
 

Almaa'95

Papirus rex
Ne asnje vend te botes nuk eshte pare qe ne nje ndeshje futbolli te kete tifozeri me ftesa, ama qe nuk bertiten mos thoni nese skeni qene prezent atje. Shoqeria ime ka ardhur e ngjirrur sot, por Elbasan Arena ka nje akustike shume te keqe dhe nuk le qe te degjohen te brohuriturat.

Te njejten gje edhe une e mendova ne momentin kur mbarroi ndeshja. Ishte mendim inati....

Perndryshe serbet (duke i pare mediat e tyre) edhe sikur te kualifikoheshin nuk do te festonin aq shume, sa e festojne fitoren kunder nesh.

Mendim inati,mendim i drejte. Atje u rrahem me shkelma, ktu me gola. Na rrofte qytetaria ;) ne fakt me beri pershtpje dhe nje here kafeshira e tyre. Gjithe ato gazeta Serbe qe dje para ndeshjes flisnin per anullim loje e dhune, pas ndeshjes folen per fitore te merituar pa asnje falenderim ndaj nesh qe respektuam nje mik te tille me shume se veten.

Fitoi Tradita Shqipetarit.
Urrrraaaa..
Ishalla na con kjo tradite ne europian
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
(Kam qe dje qe lexoj kudo statuse , mendime , analiza e ironi pafund.
Po sikur te ishte e shitur kjo ndeshja?Apo kjo te ishte marreveshja e vendosur per 3-pikshin e fituar. )

Cfare mesimi mund te nxjerrim nga kjo ndeshje?
E verteta eshte se deshtuam.
E nenvleresuam kundershtarin , kur dihet qe serbia vjen me nje histori sporti me te mire e me futbolliste me te kualifikuar se sa tanet.
Lojtaret e skuadres tone ishin shume te dobet , rezultati po ashtu!
Gjykimeve dhe analizave me te detajuara po ia leme ne dore profesionisteve perkates , mbase lojtaret tane u munduan ,
por aq paten mundesi te jepnin ne fushe.Trysnia e larte per fitore , per nje imazh cilesor si kryefjala e diteve perpara ndeshjes , ndonjehere bie ndesh me praktiken , ne vend qe te shenjoje perparesi shkakton regres te ecurise se lojtareve jate ndeshjes. Ishte e kote te kerkoje me shume! Ishte e gabuar te bashkoje bashke (politiken dhe futbollin)!
Me vjen vertete shume keq qe humbem , s'duhej te ndodhte keshtu... U zhgenjyem pak nga pritshmerite e larta sado qe perpiqemi ta arsyetojme me qetesi prape ndjehemi paksa te merzitur , por s'do te thote qe heqim dore nga kombetarja apo ndjenja patriotike perkundrazi.
Me e rendesishmja shpresoj te nxirret mesim te hiqet dore apo te larohemi nga histeria kolektive nacionaliste , balliste, nga euforia dhe patetizmi i tepert i akumuluar nga nje pjese.
Loja te shikohet me rigorozitet maturi dhe objektivitet nga futbolldashesit.

[ Ne kemi nevoje te ndergjegjsohemi e te maturohemi per zgjidhjen dhe harxhimin e energjive tona per problemet jetike qe na shqetesojne! Jo me inferiore e te frustruar!
Mund te behet ky vend nese ndryshojme veten tone dhe zinxhir te tjeret! ]

Ne te mire edhe ne te keq me Shqiperine time!
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Nuk eshte analize sporti sepse nuk me takon mua te shkruaj jane te tjeret me te specializuar , por nje rezyme te gjithe asaj cfare ndodhi , mendim teresisht personal!
Nejse.
 

abs

nuk e di...
...

Me e rendesishmja shpresoj te nxirret mesim te hiqet dore apo te larohemi nga histeria kolektive nacionaliste , balliste, nga euforia dhe patetizmi i tepert i akumuluar nga nje pjese.

Loja te shikohet me rigorozitet maturi dhe objektivitet nga futbolldashesit.

[ Ne kemi nevoje te ndergjegjsohemi e te maturohemi per zgjidhjen dhe harxhimin e energjive tona per problemet jetike qe na shqetesojne! Jo me inferiore e te frustruar!

Mund te behet ky vend nese ndryshojme veten tone dhe zinxhir te tjeret!

Ne te mire edhe ne te keq me Shqiperine time!

Me ke fol nga zemra!
 

Balahk

Locus omnem
Une mendoj se ishte nje ndeshje e lene vete.
kjo nuk qe vetem nje ndeshje e thjesht futbolli.
aty pati shume gjera te perfshira qe nuk kane lidhje me futbollin.

Por si shqipetar qe jemi,na mbetet te shpresojm per nje fitore ne armeni.
vetem grekerit dhe serbet,urojn qe ne te mos arrijm enderren tone europiane.
lutemi qe deshirat e tyre te mos plotesohen.
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Une mendoj se ishte nje ndeshje e lene vete.
kjo nuk qe vetem nje ndeshje e thjesht futbolli,ketu pati shume gjera te perfshira qe nuk kane lidhje me futbollin.

Por si shqipetar qe jemi,na mbetet te shpresojm per nje fitore ne armeni.
vetem grekerit dhe serbet,urojn qe ne te mos arrijm enderren tone europiane.
lutemi qe deshirat e tyre te mos plotesohen.

Ahaha nuk do qetesohemi deri neser Balahk , sa te marrim rezultatin.
 
Top