Paragjykimet

  • Thread starter Scorpion
  • Data e fillimit

klediruka

Primus registratum
Re: Paragjykimet

Asbje nga ne nuk ka deshire te paragjykohet...por te gjithe ne bejme ate! Nuk eshte me mire ti kerkojme vetes llogari ne fillim, pastaj te tjereve!?
 
H

harap

Guest
Re: Paragjykimet

Nganjehere jane te domosdoshme por edhe te gabuara.
 

romeo

Forumium maestatis
Re: Paragjykimet

Te gjithe kemi paragjykimet tona. Eshte normale qe si qenie njerzore ti kemi. Njerzit ndahen ne dy kategori:
1) ata qe kane paragjykime dhe qe nuk i njohin si te tilla.(shumica)
2)ata qe arrijne ti njohin paragjykimet e tyre dhe me nje llogjike kritike mundohen qe keto te fundit mos te influencojne shume gjykimet e tyre.
 

marina s.

Forumium maestatis
Re: Paragjykimet

Njerezit jane te afte te mendojne dhe e ndajne te miren nga e keqja ne baze te kendveshtrimeve dhe pikepamjeve te tyre.Gjykimi eshte rrjedhoje,pikerisht,e aftesise per te menduar prandaj do te ekzistoje gjithnje bashke me njeriun.
Nese flasim per paragjykimet,ato jane tjeter gje(deri diku):jo te gjithe njerezit i kane.Ne fakt,paragjykojme diçka(apo dike)vetem ne rastet kur kemi informacion rreth saj(qofte ky informacion i sakte apo i gabuar). Informacioni,sidoqofte ky, do te thote njohuri dhe njohuria na lejon te krijojme opinione personale rreth dikaje(apo dikujt).Keto opinione eshte pikerisht paragjykimet.[Shmb:nje njeri qe nuk ka kurrefare informacioni rreth prostitucionit(as nuk di se ç'do te thote kjo fjale),nuk mund te kete nje opinion rreth kesaj çeshtjeje e rrjedhimish nuk ka kurrefare opinioni(paragjykimi) per prostitutat.]
Personalisht kam qene pre e paragjykimeve pothuajse gjithmone e,fatkeqsisht,kjo gje me ka ndikuar paksà nga ana psikollogjike(ndonjehere,edhe kritika me e vogel me duket paragjykim,ofendim dhe merzitem,qaj,nevrikosem... /pf/images/graemlins/shrug.gif ).Nese do te bazohesha vetem tek pervoja ime personale,do te thoja qe paragjykimet jane padyshim te demshme,por ne kete rast do te tregohesha mjaft siperfaqesore.Ne te vertete jam e mendimit se paragjykimet(disa)ndikojne pozitivisht,deri ne nje fare mase, moralin e shoqerise ne teresi.



PS:interesante tema!!
 

GRiZhLa

Primus registratum
Re: Paragjykimet

Paragjykimet...
-Nje pjate qe se ruajm kurre aposafat per vete, por vetem e servirim /pf/images/graemlins/rolleyes.gif
 

KoDoShi

Primus registratum
Re: Paragjykimet

Nje rast tipik /pf/images/graemlins/lol.gif

racist-duck-new.jpg
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Paragjykimet

Black_Madonna_large.jpg


TRUEhealing.jpg


pushverdhi gjykon ne ket rast se po i dha gishtin, ato i morin doren kshu qe me mir i ma larg /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

^Res-Cogitans^

Primus registratum
Re: Paragjykimet

Te gjith gjykojn/paragjykojn... esht hipokrizi te thuash te kunderten.

Njeriu hap syt dhe gjykon tjetrin,aty ku mbaron t'gjykoj vet'veten : esht vetem diferenca e "shfaqjes" se fjales qe ndonjeher VRET me shum se nje bomb.

Preferoj nje shfaqje ne fjal , sesa nje "heshtje" para/gjykimi. /pf/images/graemlins/shrug.gif
 
S

Scorpion

Guest
Re: Paragjykimet

PARAGJYKIM ~ Mendim i gabuar dhe i pambeshtetur, i ngulitur nga njohja jo e plote e dukurive te botes dhe e shkaqeve te tyre, nga i cili niset dikush ne gjykimet e ne veprimet e tij ne kundershtim me dijen e arsyen; pikepamje a qendrim qe formohet si shprehi nen ndikimin e shoqerise e te mjedisit dhe jo nga njohja e pervoja e jetes.

e mora kete tekst prej Fjalorit te Gjuhes se Sotme Shqipe...
 

picasso

Forumium maestatis
Re: Paragjykimet

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Ndonëse shumica e njerëzve në parim i dënojnë paragjykimet,pak veta u shpëtojnë kthetrave të tyre.Në fakt,shumë nga ata që kanë paragjykime të thella do të ngulnin këmbë që nuk i kanë.Të tjerë thonë se nuk ka rëndesi nëse ke apo s'ke paragjykime,sidomos kur i mbanë përmbrenda ato.Megjithate,kemi apo s'kemi paragjykime,kjo është një çeshtje që ka rëndesi,sepse paragjykimet i lëndojnë dhe i përçajnë njerëzit.
Paragjykimet jane qendrime kryesisht negative sepse keto nuk kane argumenta dhe as mbeshtetje reale dhe jane te ngarkuara me ndjenja intezive.Njeriu i ngarkuar me paragjykime ndaj te tjereve reagon pa menduar, vrullshem dhe pa e mbeshtetur reagimin e tille ne argumente reale dhe bindese,e keqja me e madhe e paragjykimeve jane pasojat e tyre te renda per keqesimin e mardhenjeve ndermjet atij qe ka paragjykime dhe qe vepron sipas tyre dhe objektit te ketyre paragjykimeve.
'Ne i urrejm disa njerez sepse nuk i njohim dhe nuk perpiqemi t'i njohim sepse i urrejm",une mendoj se kjo nuk eshte e drejt,duhet ti njohim njerzit dhe te kemi arsye per cdo gje.

[/ QUOTE ]tani per tani(pra ne kete moment nuk gjej argoment per te shtuar me teper asaj qe ke thene...vecse te them /pf/images/graemlins/thumbsup.gif bravo!
 

picasso

Forumium maestatis
Re: Paragjykimet

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Te gjith gjykojn/paragjykojn... esht hipokrizi te thuash te kunderten.

Njeriu hap syt dhe gjykon tjetrin,aty ku mbaron t'gjykoj vet'veten : esht vetem diferenca e "shfaqjes" se fjales qe ndonjeher VRET me shum se nje bomb.

Preferoj nje shfaqje ne fjal , sesa nje "heshtje" para/gjykimi. /pf/images/graemlins/shrug.gif

[/ QUOTE ]hahhahah nuk ew kuptoj perse pergjisojne njerezit...te gjith jemi nje nga nje... perse duhet te futemi te gjith ne nje thes...perse negativet ua pergjithsojme te gjitheve...ndesa pozitivet i mbajme si flamur per vete...
ndofta pak me keq sesa paragjykimi eshte pikerisht ky qe bere ti...pra nese une jam i keq...tjetjeret jane dhe me keq
 

hawk

Primus registratum
Re: Paragjykimet

Eshte si puna e tifozllekut,kur fiton skuadra jote thua: FITUA-M,ndersa kur ajo humb thua: HUMBE-N.
Njerezit natyrisht projektojne veset jashte vetvetes dhe virtytet tek vetja.Ka edhe perjashtime.

Paragjykimi eshte prone e shumices se njerezve ose te pakten e shumices se Forumit.Mjafton te lexoni shkrimet dhe etiketat qe i vendosim njeri-tjetrit.Pa permendur pasataj paragjykimin ne "mendimet" qe parashtrohen ketu.

Duhet me pare te caktoni nje kufi te qarte mes gjykimit dhe paragjykimit.
Pastaj te diskutohet.
 

rk68

Primus registratum
Re: Paragjykimet

Hi everyone,
Une po kerkoje per roommate shqiptare. jetoj ne new york, dhe nuk di ku te postoje nje ad per roommmate shqiptare ne kete website...
sorry for intervening in your subject..but please let me know if you happen to know...thank you. leda
 
Top