Re: Paragjykimet shqiptare dhe nacionalizmi i tepruar
Kam kohe qe po ndjek ne media dhe ne revista artikuj dhe debate, ndonjehere edhe te ashpra mbi çeshtjen tone kombetare. Para disa ditesh ne gazeten “Bota shqiptare” (nje gazete kjo qe botohet ne Rome) pata mundesine te lexoja nderhyrjen e zjarrte qe shkrimtari i madh Kadare kishtre bere mbi kete çeshtje. E lexova me vemendje gjithe shkrimin duke pasur mjaft te qarte edhe shkrimet te cileve ky i pergjigjej. Ne disa pika te tij nuk u gjeta aspak dakort me tezat qe ai mbronte (edhe pse mund te duket qesharake ndonjehere edhe njerezit e vegjel nuk bien dakort me çfare shkruhet nga koka te medha si puna e Kadarese). Zanafilla e debatit eshte çeshtja e Nene Terezes. Besoj se te tere e kemi te fresket diatriben Maqedoni – Shqiperi mbi prejardhjen e kesaj gruaje te madhe. Nga njera ane pala maqedonase kembngulte ne tezen e saj se Nene Terza i perkiste ketij shteti, duke arritur ne piken e dhurates se nje busti (per tu vendosur ne Itali) ku shkruhej “Nene Terza, bije e Maqedonise”.Menjehere reagimi i intelektualeve shqiptar qe nje kundershtim natyror kundrejt ketij veprimi. Besoj se nuk ka nevoje te them qe Nene Tereza eshte shqiptare, e thene kjo nga goja e saj dhe tashme e dokumentuar ne pothuajse te tere dokumentat dhe biografite zyrtare te saj.
Biles mungonte pak dhe kjo po trasformohej ne nje çeshtje shteti duke provokuar incidente diplomatik ndermjet Maqedonise dhe vendit tone.
Megjithate kjo ishte pika kulminore e nje proçesi poshterimi (keshtu e quan Kadare) qe ka nisur kunder popullit tone. Rikthehen edhe njehere tezat e komplotit kundrejt Shqiperise. Keto teza tashme i kane rrenjet e tyre thelle ne historine e kombit tone. 50 vjeçari diktatorial nuk beri gje tjeter veçse ti zmadhonte akoma me shume keto teza deri ne piken ku çdo shqiptar mendonte se gjithe bota e kishte me Shqiperine.
Megjithate Kadare pas nje analize te thelle socio-historike arrin ne thelbin e diskutimit, ne dy argumentet qe shpesh sillen ne qender te debatit kulturor ne vend: patriotizmi dhe nacionalizmi.
Jane dy nocione keto te te fundit shume magjepse dhe ne te njejten kohe shume te rrezikshme. Besoj se dhe here te tjera e kam thene qarte se cila eshte ideja ime mbi kete argument por megjithate dua ta perseris edhe njehere duke e pasuruar argumentimin tim edhe ne driten e ketij shkrimi.
Kadareja e pranon ne disa pika te shkrimit te tij njefare ndjenje racizmi qe karakterizon menatlitetin tone. Racizem kundrejt vendeve fqinj, kundrejt pakicave qe jetojne ne Shqiperi e keshtu me rradhe. Keto jane mese te verteta , ne te njejten kohe si eshte e vertete qe nuk eshte vetem ky mentaliteti shqiptar. Si gjithnje sa here qe fals per nacionalizem me pelqen te marr si shembull nga historia e kaluar Gjermanine naziste dhe Italine fashiste, dy sisteme qe besoj pak a shume i njohim te tere. Historia na tregon qe shpesh here nacionalizmi lind nga nje pakenaqesi e theksur ne rradhet e popullsise. Hitleri arriti te merrte fuqine ne Gjermani pikerisht duke shfrytezuar pakenaqesine e sjelle pas luftes se pare boterore dhe duke meshuar akoma me shume ne urrejtjen per Francen, e njohur mire si shkaktare e kesaj gjendjeje. Atehere forcohet ideja e kombit, forcohet ideja e theksuar se vetem duke shtypur nje tjeter mund te arrish dhe te dalesh i fituar. Kete e tregon edhe suksesi qe Hitleri pati ne politike deri sa arriti te merrte pushtetin total, duke asgjesuar tere kundershtaret e tij. Zakonisht personat racist jane ata qe ne jete nuk kane mundur te realizohen dhe qe sapo u jepet nje mundesi e vogel hakmerren menjehere me te tjere qe fale aftesive te tyre ose thjesht fatit ja kane dale te realizohen disi ne jete. Nese veme re do te shohim se shumica e çifuteve qe u denuan me vdekje ne Gjermani mbanin pozita prestigji ne shoqerine gjermane. Por teorie e races se paster ariane nuk mund te toleronin “te ndryshmit”. Ata duhet te eliminoheshin, dhe keshtu u be. Ne Italine fashiste tonet ishin pak me te buta por edhe aty regjimi nuk bente tjeter veçse u kujtonte italianeve kohet e hershme kur ata komandonin boten, kur perandoria romane ishte me e madhja qe mund te jete krijuar ndonjehere. Te asaj perandorie rregjimi beri te tijen shume gjera simbolike, duke filluar nga stemat, emertimet ushtarake e keshtu me rradhe. Atehere ne emer te idese se Kombit u eleminuan tere kundershtaret, shume intelektual me vlera te medha, faji i vetem i te cileve ishte ai qe mendonin me koken e tyre.
Une jam dhe do te jem gjithnje kunder nacionalizmit, besoj se eshte nje ideal ne te cilin kane me shume peshe aspeketet negative. Beso jse eshte nje ideal i njerezve qe nuk shikojne dot me larg nga hunda e tyre. Te me kuptoni kjo nuk do te thote te jesh antishqiptar, perkundrazi do te thote ta duash vendin tend, por ta duash vertete ama dhe jo vetem duke dhene penelata dhe lustrime publike. Te duash vendin tend do te thote te besh çmos qe ai te eci perpara. Natyrisht me aq sa mundesh. Personalisht ndodhem jashte Shqiperise dhe mund te pohoj se kundrejt personave injorante, fallco, hipokrite, raciste qe ndesh çdo dite ne jeten time ne nje vend qe nuk eshte imi por ne te cilin po kaloj shume kohe, arma me mire eshte stili im i jeteses. Une nuk kam nevose te them qe nene Terza ishte shqiptare, une e tregoj çdo dite se çfare domethene te jesh njeri i edukuar, me pak paragjykime, qe shikon pak me tej se hunda e tij, dhe tregoj se keto jane karakteristika qe mund ti kete edhe nje shqiptar. Nuk kam nevoje te them qe Kledi Kadiu, Anbeta, Elsa Lila, Tare e shume te tjere jane shqiptar, e tregoj ne veten e pare se çfare domethene te jesh shqiptar. Fakti qe keta jane shqiptar me kenaq sepse jane persona qe kane arritur nje pozicion ne nje vend te huaj, gje qe nuk eshte e lehte, por nuk eshte aspak nje fakt kushtezues per mua. Sepse ashtu si nuk me pelqen qe te na quajne popull mafioz, kontrabandist, ashtu nuk me pelqen edhe qe te na thone popull balerin ose kengetar ose futbollist.
Ne si gjithe popujt e tjere jemi nje popull qe kemi kengetare, muratore, stilist, bojaxhinj, sportiste etj. Kemi njerez te te gjitha kategorive, ashtu si ne tere boten. Secili prej nesh ne rradhe te pare perfaqeson veten dhe neqoftese kete gje e ben ne me te miren e menyrave atehere perfaqeson denjesisht edhe vendin e lindjes.
Duke ju kthyer edhe njehere konceptit te nacionalizmit doja te merrja nje shembull te koheve tona, Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Aty nacionalizmi ka nje emer disi te embelsuar, e quajne patriotizem. Kultura amerikane nuk ben gje tjeter perveç se na bombardon me modelet e saj. Kjo kulture ben çdo person qe jeton ne territorin e ketij shteti qe te ndihet pjese e tij. Te tere besoj jemi dakort se Amerika sot komandon boten. Eshte e kote te fshihemi mbas lojera fjalesh, e verteta eshte kjo. Lufta ne Irak nuk beri gje tjeter veçse te konfirmonte kete gje. Te konfirmonte se si mund te behej nje lufte duke u bazuar ne hipoteza, sondazhe dhe raporte qe ndoshta nuk ekzistonin. Konfirmoi edhe njehere se nacionalizmi amerikan nuk njeh kufi tashme dhe per te mbrojtur interesat e vet ne mbare boten, per te mbajtur egjemonine ne planet eshte i gatshem te hapi konflikte anembane duke sakrifikuar jete njerezish. Por ne nje menatlitet cinik si puna e ketij jeta e njeriut eshte thjesht perberese e nje ekuacioni qe duhet te kete gjithnje nje rezultat te kontrollueshem.
Mendoj se ekzistojne disa vlera qe nuk mund te vihen ne diskutim, dhe ne rradhe te pare eshte vlera e dinjitetit te çdo individi, e drejat e jetes, e shprehjes se lire e keshtu me rradhe. Mendoj se per te jetuar sa me mire duhet te hyjme ne optiken e nje bashkepunimi ndermjet njerezve dhe kombeve pa paragjykime dhe interesa meskine. Ndoshta per shume kjo eshte utopia, por vetem duke ju afruar kesaj menyre do te mund te kemi nje jetese me te mire. Jemi ne vitin 2004, neve jemi nje nga te paktat vende qe nuk jemi ne komunitetin evropian. Nje komunitet qe ka hedhur poshte çdo kufi, çdo dallim, nje komunitet qe sapo vjen dhe po forcohet akoma me shume. Nje familje e madhe ku nje gjerman, nje italian, nje spanjoll, nje irlandez, nje polak (nga 1 maji e tutje) ndihen ne shtepine e tyre kudo ne Evrope. Nje Polak qe ndihet ne shtepine e tij ne Gjermani?????????????
Po, por kete mentalitet e kane vetem njerezit me nje horizont pak me te gjere se hunda e tyre. Shteti yne, dhe klasa jone e denigruar politike ne vend qe te bejne çmos per te hyre ne kete familje ose te pyesin veten pse neve nuk duan te na fusin ne komunitet, ndoshta jemi neve problemi?????
Jo, si gjithnje fajin e kane koniukturat e agjenturave qe nuk na duan te miren, nderkaq korrupsioni, degjenerimi i shtetit po arrin kulmet e tij dhe kjo ne syte e tere botes. Eshte e kote qe i nderuarri zoti Nano (se fundmi edhe doktor honoris causa ne ekonomi) ben proklame per studentet shqiptare qe jane jashte te kthehen te punojne ne Shqiperi, nderkohe qe femijet e bashkepuntoreve te tij me te ngushte(qe frekuentojne univeristetet me te mira private te Tiranes dhe te botes) bejne far west ne Tirane, dhe perseri i trasmetohet mesazhi shqiptareve se „LIGJI NUK ESHTE I BARABARTE PER TE GJITHE“.
Duke ju kthyer edhe njehere shkrimit nga i cili u nisa doja te thoja se do te ishte me mire per te gjite sikur te flitej dhe te behej me pak zhurem dhe ne te njejten kohe secili te perveshte menget per bere gjera konkrete. Dhe atyre qe do te kembengulin ne tezat e tyre te theksuar nga nje nacionalizem i verbuar do i pergjigjesha vetem me nje thenie te te madhit Gibran qe ne nje faqe te tij thote:
„Te gjithe neve jemi te burgosur, por disa nga ne rrine ne qeli me dritare, ndersa disa te tjere ne qeli pa dritare fare“.
Do te me pelqente qe keta njerez edhe pse nuk duan te hapin nje dritare ne qeline e tyre, te pakten te bejne nje vrime te vogel per te kuptuar se bota nuk jane vetem kater muret e qelise.