Paragjykimet shqiptare dhe nacionalizmi i tepruar
Ve re ne shume postime nje ndjenje patriotizmi, sidomos nga ata shqiptare qe ndodhen jashte kufijve te vendit, paksa te tepruar. Disa here biles ky patriotizem kaq i theksuar merr trajtat e nje nacionalizmi te verber qe nuk shikon me arsye, por ndjek nje llogjike absurde. Jam dakort qe te tere neve na vjen keq per situaten ne te cilen ndodhet Shqiperia, varferia ne te cilen vendi yne vershon, korrupsioni ne çdo shkalle te pushtetit e keshtu me rradhe.
Besoj se nuk eshte e logjikshme qe ti japim gjithe fajin e kesaj situate disa vendeve qe ne i quajme armiq. Greqia ne vendin e pare. Ketu degjoj parrula “poshte Greqia”, ose “shqiptaret, nje nga racat me te pastra qe egzistojne” ose e kane fajin agjenturat e vendeve armiq. Keto justifikime me duken qesharake, jane te njejtat qe perdorte Enver Hoxha per te mbajtur pushtetin.
Shume prej nesh ndodhen jashte Shqiperise, dhe ne keto vende (e kam fjalen per Italine, Greqine, Angline, Gjermanine, Kanadane, SHBA etj) nuk shihemi aspak me sy te mire. Gazetat dhe revistat e ketyre vendeve, ne shumicen e rasteve na trajtojne vetem sikur te ishim kriminela, shperndares droge, vrases dhe plot etiketime te tjera negative. Mundohemi shume(kete e kam nga eksperienca personale) per te dhene nje imazh te vetes sone qe te arrije te zhgenjeje keto stereotipe qe jane krijuar . Ne çdo ambient ku shkojme, ne rradhe te pare duhet te punojme per te ulur ate shkalle mosbesimi qe automatikisht ka ndaj nesh per faktin e thjeshte se jemi shqiptare. Pasi kemi bere kete operacion kaq te veshtire atehere fillon ai proçes i njohjes fillestare, fillon momenti kur njerezit te njohin per ate qe je dhe jo per nenshtetesine qe ke ne pashaporte. Kjo ndodh per faktin se te tere neve kemi paragjykimet tona. Por ka nje diference thelbesore ndermjet atyre qe i njohin paragjykimet e tyre dhe mundohen qe ti mundin dhe ti zbusin sa me shume, dhe atyre qe gjykojne vetem ne baze te paragjykimeve (me falni per lojen e fjaleve). Eshte nje gje e natyrshme te kesh paragjykime, pasi ato jane nje pjese e te qenit tone njerez, por eshte akoma me e rendesishme te kerkosh ti kufizosh dhe ti mundesh ato. Ndodh zakonisht qe kush prej nesh ka shume vite qe jeton ne nje vend te huaj dhe arrin te integrohet ne jeten e vendit ku shkon (dhe ne kete jemi mjaft te afte) fillon dhe llogjikon me mentalitetin e asaj klases se mesme vendasi ku mbizoterojne paragjykimet (ketu po flas ne pergjithesi).
Atehere nga subjekte pasive te paragjykimeve behemi subjekte aktiv te tij. Fillojme te kemi inat dhe te ofendojme si te pacivilizuar ata qe sapo kane ardhur ne ate vend, fillojme te kritikojme etnite e tjera qe ndodhen ne vendin ku jemi miq e keshtu me rradhe. Trasformohemi ne njerez qe ne gjykimet e tyre bazohen tek paragjykimet.
Qysh ne Shqiperi e kisha vene re nje ndjenje te tille dhe kundrejt bashkekombesave qe vijne nga krahina te tjera te Shqiperise. Shpesh here kam degjuar shprehje ksenofobe kundrejt fshatareve, jevgjve, dhe atyre katogorive te konsideruara jo standart per shoqerine tone. Domethene argumentime per mendimin tim raciste. Te tere i bien gjoksit duke u deklaruar shqiptar, dhe kete e tregojne duke share nje vend tjeter, duke pergjithesuar, duke katogorizuar njerezit, duke bere dallime ndermjet te bardheve dhe te zinjeve etj etj. Shume flasin per Shqiperi Etnike, Shqiperia e Madhe dhe nderkohe ne Shqiperi degjohen akoma shprehje si „çam i m..it“, ose „çami me i mire eshte per ta varur ne litar“ etj. Nje nacionalizem perfekt mesa shoh.
Ngelem akoma me i shqetsuar kur degjoj disa teorira mbi pastertine e races sone, neve gjoja jemi ariane. Kjo krenari e shfrenuar mendoj se eshte negative sepse çdo gje duhet te jete ne sasine e duhur, dhe neqoftese duam me te vertete te ndryshojme vendin tone dhe te ardhmen, duhet te fillojme te ndryshojme mentalitet, te ndryshojme menyrat e gjykimit, te lirohemi nga paragjykimet.
Jemi ne nje periudhe historike ku po kerkohet qe te tejkalohen diferencat individuale (e kam fjalen per nenshtetesine) per te arritur ne nje shoqeri evropiane ku secili prej nesh duhet te ndihet evropian dhe si i tille bashkeqytetare me nje italian, nje grek , nje rumun, nje kroat, nje gjerman etj.
Derisa neve dhe politikanet tane do te vazhdojne te ecim perpara me llogjiken e merive dhe inateve Shqiperia nuk ka per te bere asnje hap perpara perkundrazi ndoshta mund te vemi edh me mbrapa se kaq. Ndoshta dikujt keto fjale nuk do ti pelqejne por kjo eshte ajo qe mendoj dhe ajo qe kam lexuar ne shume postime ketu ne ne Albforum.