Paragjykimet shqiptare dhe nacionalizmi i tepruar

romeo

Forumium maestatis
Paragjykimet shqiptare dhe nacionalizmi i tepruar

Ve re ne shume postime nje ndjenje patriotizmi, sidomos nga ata shqiptare qe ndodhen jashte kufijve te vendit, paksa te tepruar. Disa here biles ky patriotizem kaq i theksuar merr trajtat e nje nacionalizmi te verber qe nuk shikon me arsye, por ndjek nje llogjike absurde. Jam dakort qe te tere neve na vjen keq per situaten ne te cilen ndodhet Shqiperia, varferia ne te cilen vendi yne vershon, korrupsioni ne çdo shkalle te pushtetit e keshtu me rradhe.
Besoj se nuk eshte e logjikshme qe ti japim gjithe fajin e kesaj situate disa vendeve qe ne i quajme armiq. Greqia ne vendin e pare. Ketu degjoj parrula “poshte Greqia”, ose “shqiptaret, nje nga racat me te pastra qe egzistojne” ose e kane fajin agjenturat e vendeve armiq. Keto justifikime me duken qesharake, jane te njejtat qe perdorte Enver Hoxha per te mbajtur pushtetin.
Shume prej nesh ndodhen jashte Shqiperise, dhe ne keto vende (e kam fjalen per Italine, Greqine, Angline, Gjermanine, Kanadane, SHBA etj) nuk shihemi aspak me sy te mire. Gazetat dhe revistat e ketyre vendeve, ne shumicen e rasteve na trajtojne vetem sikur te ishim kriminela, shperndares droge, vrases dhe plot etiketime te tjera negative. Mundohemi shume(kete e kam nga eksperienca personale) per te dhene nje imazh te vetes sone qe te arrije te zhgenjeje keto stereotipe qe jane krijuar . Ne çdo ambient ku shkojme, ne rradhe te pare duhet te punojme per te ulur ate shkalle mosbesimi qe automatikisht ka ndaj nesh per faktin e thjeshte se jemi shqiptare. Pasi kemi bere kete operacion kaq te veshtire atehere fillon ai proçes i njohjes fillestare, fillon momenti kur njerezit te njohin per ate qe je dhe jo per nenshtetesine qe ke ne pashaporte. Kjo ndodh per faktin se te tere neve kemi paragjykimet tona. Por ka nje diference thelbesore ndermjet atyre qe i njohin paragjykimet e tyre dhe mundohen qe ti mundin dhe ti zbusin sa me shume, dhe atyre qe gjykojne vetem ne baze te paragjykimeve (me falni per lojen e fjaleve). Eshte nje gje e natyrshme te kesh paragjykime, pasi ato jane nje pjese e te qenit tone njerez, por eshte akoma me e rendesishme te kerkosh ti kufizosh dhe ti mundesh ato. Ndodh zakonisht qe kush prej nesh ka shume vite qe jeton ne nje vend te huaj dhe arrin te integrohet ne jeten e vendit ku shkon (dhe ne kete jemi mjaft te afte) fillon dhe llogjikon me mentalitetin e asaj klases se mesme vendasi ku mbizoterojne paragjykimet (ketu po flas ne pergjithesi).
Atehere nga subjekte pasive te paragjykimeve behemi subjekte aktiv te tij. Fillojme te kemi inat dhe te ofendojme si te pacivilizuar ata qe sapo kane ardhur ne ate vend, fillojme te kritikojme etnite e tjera qe ndodhen ne vendin ku jemi miq e keshtu me rradhe. Trasformohemi ne njerez qe ne gjykimet e tyre bazohen tek paragjykimet.
Qysh ne Shqiperi e kisha vene re nje ndjenje te tille dhe kundrejt bashkekombesave qe vijne nga krahina te tjera te Shqiperise. Shpesh here kam degjuar shprehje ksenofobe kundrejt fshatareve, jevgjve, dhe atyre katogorive te konsideruara jo standart per shoqerine tone. Domethene argumentime per mendimin tim raciste. Te tere i bien gjoksit duke u deklaruar shqiptar, dhe kete e tregojne duke share nje vend tjeter, duke pergjithesuar, duke katogorizuar njerezit, duke bere dallime ndermjet te bardheve dhe te zinjeve etj etj. Shume flasin per Shqiperi Etnike, Shqiperia e Madhe dhe nderkohe ne Shqiperi degjohen akoma shprehje si „çam i m..it“, ose „çami me i mire eshte per ta varur ne litar“ etj. Nje nacionalizem perfekt mesa shoh.
Ngelem akoma me i shqetsuar kur degjoj disa teorira mbi pastertine e races sone, neve gjoja jemi ariane. Kjo krenari e shfrenuar mendoj se eshte negative sepse çdo gje duhet te jete ne sasine e duhur, dhe neqoftese duam me te vertete te ndryshojme vendin tone dhe te ardhmen, duhet te fillojme te ndryshojme mentalitet, te ndryshojme menyrat e gjykimit, te lirohemi nga paragjykimet.
Jemi ne nje periudhe historike ku po kerkohet qe te tejkalohen diferencat individuale (e kam fjalen per nenshtetesine) per te arritur ne nje shoqeri evropiane ku secili prej nesh duhet te ndihet evropian dhe si i tille bashkeqytetare me nje italian, nje grek , nje rumun, nje kroat, nje gjerman etj.
Derisa neve dhe politikanet tane do te vazhdojne te ecim perpara me llogjiken e merive dhe inateve Shqiperia nuk ka per te bere asnje hap perpara perkundrazi ndoshta mund te vemi edh me mbrapa se kaq. Ndoshta dikujt keto fjale nuk do ti pelqejne por kjo eshte ajo qe mendoj dhe ajo qe kam lexuar ne shume postime ketu ne ne Albforum.
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Paragjykimet shqiptare dhe nacionalizmi i tepruar

is djali, muhabet me vlera ky i joti me lale. tema "Dashuri me zezake" e shume e shume te tjera, per mos me fol per jeten reale hiç, nuk duan shkollim te larte per te nxjerre ne pah ça menimesh ka nje shqiptar per boten qe e rrethon. mire e kane thene ate llafin "shih çke lene prapa e mbaj mend kush ke qene dikur", po sa pak arrijne e e bejne kete gje. jemi popull i tille, e koha do arrije t'na ndryshoje, gradualisht e duke shajt perdite per ket gradualizem. po kur thone "dite me te mira do te vijne".
 

moonlight

Primus registratum
Re: Paragjykimet shqiptare dhe nacionalizmi i tepruar

Mua ne keto momente vec per nje gje po me vjen keq...
qe nuk kam fatin te jem e rrethuar me shqiptare si ju! /pf/images/graemlins/smile.gif
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Paragjykimet shqiptare dhe nacionalizmi i tepruar

m'raft i pik....

e mi lal, eshte malli, po te del shpejt e shpejt. qesin ca perla keta tanet knej qe eshte me ja math vrapit.
 

Guest
Re: Paragjykimet shqiptare dhe nacionalizmi i tepruar

Rrofte Shqiperia :thumbsup: :cool: /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

bimba81

Primus registratum
Re: Paragjykimet shqiptare dhe nacionalizmi i tepruar

Isi po te te kisha prane do te te shtrengoja doren.me pelqen diskutimi jot.shpresoj qe te ndryshoje dicka ne mendimet e shume shqiptareve qe e lexojne :shrug: . /pf/images/graemlins/smile.gif
 

miyuki

Primus registratum
Re: Paragjykimet shqiptare dhe nacionalizmi i tepruar

fjalim kuptimplote dhe me vend,
te jesh patriot eshte mire, po me kufi dhe siç duhet,
bravo Issi :thumbsup:
 

aurrel

Primus registratum
Re: Paragjykimet shqiptare dhe nacionalizmi i tepruar

...lexoni dhe admironi...
Isi sei grande... :thumbsup: :wave:
 

Guest
Re: Paragjykimet shqiptare dhe nacionalizmi i tepruar

Issi me pelqen menyra jote e arsyetimit!
Kjo eshte nje ane e realtit shqiptar...e hidhur apo jo????
Shume nga ne qe shkruajne ne forum flasin per shqiperine e mbrojen ketu ne forum me nje patriotizem qe thua "wow sa shume e duan vendin shqiptaret".... por kjo eshte vetem njera ane e medalies....
Pasi pak shuem pak persona i ndjejne ato qe shkruajne.
Kur kthehen ne shqiperi fillojne jo ketu sjetohet jo ketu sbehet jo ju jeni keshtu........etj etjjj Patriotizmi eshte deshira per perparimin e vendit tend! Duhet te jemi krenar per historine e popullit tone por jo te jemi akoma anadollaker qe mentaliteteve mesjetare....

Ps. komlimente per guximin e nxjerrjes ne pah te kesaj dukurie! :wave:
 

romeo

Forumium maestatis
Re: Paragjykimet shqiptare dhe nacionalizmi i tepruar

mendoj se çdo kush prej nesh duhet te beje diçka qe keto jgera te fillojne te ndryshojne. :angel:
 

moonlight

Primus registratum
Re: Paragjykimet shqiptare dhe nacionalizmi i tepruar

Si thone:
'Menyra me e mire per te mesuar dicka eshte prej 'imitimit'.
Tani kush eshte me e lehte per ne si shqiptare:
te behemi mesuesi apo majmuni?! /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
Re: Paragjykimet shqiptare dhe nacionalizmi i tepruar

Hena, si te jesh zgjuar nga gjumi letargjik, dhe nuk te mbushet plenci me albforum /pf/images/graemlins/laugh.gif . ke dy dite qe punon overtime /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

moonlight

Primus registratum
Re: Paragjykimet shqiptare dhe nacionalizmi i tepruar

Fillimisht postuar nga NeLk@:<br />[qb] Hena, si te jesh zgjuar nga gjumi letargjik, dhe nuk te mbushet plenci me albforum /pf/images/graemlins/laugh.gif . ke dy dite qe punon overtime /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif [/qb]
mua me han me pak kohe pjesmarrja vetjake ne af sesa vezhgimi i perhershem i cdo antari /pf/images/graemlins/laugh.gif
..pastaj une e kam me sezone kete pune. /pf/images/graemlins/smile.gif
pershendetje! :wave:
 
Re: Paragjykimet shqiptare dhe nacionalizmi i tepruar

Fillimisht postuar nga issi i vogel:
[qb] mendoj se çdo kush prej nesh duhet te beje diçka qe keto jgera te fillojne te ndryshojne. :angel: [/qb]
Pse u dashka bere dicka? Une personalisht ndihem teper "amused and entertained" kur ndodhem ne mes vorbullash patriotike, dhe s'kam ndermend t'ja prish kenaqesine vetes. Cfare do ndryshonte nje doze me pak nga patriotizmi yne patetik? Asgje per te huajt apo per imazhin tone, ato do vazhdonin te na pergjithesonin, ose te vendosnin te na shihnin si individe (varet nga njeriu), ne baze te sjelljeve tona ne shoqerite e tyre. Eshte gjyhah te mos e shikosh patrio-nacionalizmin tone per ate qe ne te vertete eshte, nje dege tek e cila zvarritemi me mund te varim egot tona. Se ka plot nga ne qe veten e perkufizojne se pari me etiketen e te qenit shqiptar, e pastaj nje individ i pavaruar. Se ka plot qe jane duke shtyre karrocat neper supermarkete ndersa enderrojne te jene dentiste. E nese e leshojne ate degen e patriotizmit, ka rrezik ta gjene veten te therrmuar pertoke. Lere te mjeret te balancojne inferioritetin a pakenaqsine qe ndiejne atje ku jetojne me patriotizimin. Pune nuk i prish kujt.
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Paragjykimet shqiptare dhe nacionalizmi i tepruar

ja iso si fillim te lexohen me vemendje menimet e ktyne gocave ktu siper.....masnej te perseriten mire e mire, e munsisht ti thush permenç me intonacjon kur je ne grup nacjonalistash /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Albinos

Primus registratum
Re: Paragjykimet shqiptare dhe nacionalizmi i tepruar

Perse zgjati kaq shume faza e tranzicionit shqiptar?
Disa vite me pare analiste te huaj theksuan se me hapjen e kufinjve shteterore shqiptare, do te shperthente nacionalizmi shqiptar dhe mos harroni bashke me te do te shperthenin edhe irredentizmat shqiptare.
Shqiptaret ne vitin 1991 dhe 1992 dhe me pas ishin "budallepsur" kaq shume nga propaganda berishjane saqe deri me 1997 mbajme mend Berishen te ulerinte si huligan me fjale te tilla te papershtatshme si "luga e Enverit", "te kuqte", "te zite", "te shkulim komunizmin nga themelet" :lol: :lol: etj duke treguar nje nivel fare te ulet si president i asaj kohe.
Populli si bageti qe ishte sebashku me "bariun" e maleve, e ndoqi nga pas dhe arriti deri aty puna sa dhe ata qe ishin komuniste te deklaruar deri ne vdekje, ngrinin dy gishtat perpjete. :lol:
E hatashme kjo lloj propagande pa krye.
Shqiptaret kishin te drejte te tregoheshin nacionaliste pa kufi sepse rregjimi enverist u a humbi autoritetin atyre si shqiptare, u humbi ndjenjen patriotike dhe dashurine per vendlindjen.
Sot nga padituria e madhe dhe horizonti i ngushte qe akoma shqiptaret kane, ju do vini re nje fakt:
Krijimi i shume partive, liria e individit e tepruar, intervenimi i shqiptareve ne politiken e shtetit dhe qeverise a thua keta linden me te ditur se ata qe jane te shkolluar neper universitet ,dine disa gjuhe te huaja me shume, a thua dine me mire se keta politikane te bejne politike etj.
Kujt do nga ne shqiptaret i ka rene nje pyetje e perbashket te cilesh i jane pergjigjur gjithmone pozitivisht edhe sepse kurre nuk e kane ditur ate pune.
Pershembull kur ika ne Greqi te punoja, greku me pyeste se a e di kete pune ose ate pune.
Dhe une i thoja po si jo, ja ta provojme.
Idene nuk ja kisha por mesova.
Edhe shqiptaret e tjere kush me gishta e kush me te folur vrapuan si te cmendur per tu deklaruar punetoret me te zgjuar ne vendet ku jetojne.
Dhe ja mesuam dicka qe nuk e dinim.
Me vjen te qesh se si arriten tere shqiptaret te kalojne keto situata shume te komplikuara duke u sulur si te uritur dhe te laskaruar pavaresisht shqelmave dhe diskriminimit te bere ne dem te toni.
Sot besoj shume prej tyre jane ndergjegjesuar dhe thone "or shoq kam qan i pime e nuk mbaj mend qa kam than" :lol:
Per mendimin tim gjithshka ndodhi ne keta 13 vjet ishte faji i sistemit i cili i budallepsi dhe i la ashtu te varfer´, te pashkolluar dhe te pahorizont dhe cfare asht me e keqja i la te pakulturuar.
Dott Esa thote se shqiptaret e ndiejne dashurine per atdheun vetem neper forume.
Ahhhh moj goce si nuk e poqe pak ate bostanin.
Po ti nuk e di se ne Shqiperi rriten vetem ato filiza te shtremberuar dhe kur e sheh i shtrembti te drejtin e shtrembron :wink:
Une kam pasur nje mendim te tille per ta shprehur nga here por sot mendova se eshte koha e pershtatshme se duket se ka rene qetesi ne "vathen" e albforumit.
Tani do te jete "lufta e vertete" pasi keta 13 vjet ishin vetem etapa e pare e zhvillimit te shqiptareve, ose kjo mund te jete e krahasuar me periudhen e revoliúcionit borgjez francez te vitit 1789.
Sa vite i takojne te arrijme ne fazen e francezeve te sotshem?
2003-1789 = 214 vite
U desh te merrja makinen llogaritese per te bere llogarine se zbritja matematikore kishte shume shifra :lol ,:lol.
Sot sipas llogarise time i bie te jemi ne vitin 1789 ha ha ha ha ha ha ha dhe ne vitin 2217 ne do te arrijme nivelin e Frances se sotshme.
Evropa deklaroi se ne mund te pranohemi ne EU vetem ne vitin 2020, ndoshta na genjyen.
Ju shqiptaret qe jetoni ne Shqiperi, akoma kaleroni kuaj?
Ha ha ha ha ha.
Mos u merzitni se do behet me mire per te gjithe.
 

escobar

Primus registratum
Re: Paragjykimet shqiptare dhe nacionalizmi i tepruar

ne shqiperi paragjykime ka plot, por nacionalizm eshte e veshtire te gjesh. shume thone se jan 'antishqipetare', gjeja me me pakuptim qe mund te egzistoje.

nacionalizmi ne shqiperi nuk egziston.

edhe ata qe jetojne jashte e teprojne ca kur thone se do kthehen ne shqiperi si do qe te vij puna; per tu kthyer ne shqiperi duhet te gjesh te pakten nje pune, dhe kjo eshte shume e veshtire, sidomos po te konsiderosh qe rritja ekonomike e shqiperise ne 5 vitet e fundit eshte gati 0.

gjithe c'ka po ndodh ne shqiperi eshte pasoje llogjike e injorances, e paaftesise per te gjykuar dhe per te pare duart ne vend te syve dhe fjaleve te bukura. kuptohet eshte faji i 50 vjetve diktature qe la gjithe shqiptaret te pashkolluar dhe te vegjel, te paafte per te menduar, sepse nuk kishin nevoje te mendonin, ishte shteti qe mendonte per te gjitha.

albinosi na foli per propaganden berishiane.
shqiperia ka patur me shume zhvillim ne ato vite se sa ne 5 vitet e fundit.
sidoqofte mbase do ishte me mire te evitoheshin shprehje si: "bariun" e maleve kur flitet per nje teme mbi paragjykimet.
 

b.k.

Primus registratum
Re: Paragjykimet shqiptare dhe nacionalizmi i tepruar

Isi ke bere nje permbledhje te shkelqyer, prandaj nuk te vjen keq nese bazohem tek ajo per te dhene mendimet e mia (ndoense do te kete dhe mbipergjithesime ne kete diskutim) :thumbsup:


Ndjenja e patriotizmit: meqenese shqiptaret jane nje grup i vogel, dhe jane konsideruar ne pergjithesi nga grupe apo kombesi te tjera si inferior, atehere reagimi i tyre do te jete i tille:

a. do te mundohen te distancojne veten nga grupi i shiptareve. dmth mohojne te jene shqiptare
b. nese kjo nuk eshte e mundur do te reagojne ne menyre kolektive

reagimi kolektiv do te thote:

a. te mohosh cdo nenvleresim te grupeve te tjera, dhe cdo paragjykim, duke nxjerre ne pah vlerat qe shqiptaret kane, dhe nese keto vlera nuk konsiderohen shume te rendesishme, qendron tendenca e rritjes/egzagjerimit te rendesise te ketyre vlerave.
b. ose sulmimin e grupeve te tjera duke i akuzuar per vleresim te padrejte te shqiptareve, dhe krijimin e armiqesise te hapur ose te fshehur (varet kur nuk shikojne rrezik). rasti me tipik eshte Greqia me italine, pasi keto vende jane goxha intolerante dhe paragjykues ndaj shqiptareve, keshtu qe jane nje target i lehte dhe i pershtatshem (i justifikuar para botes-ata vertet kane paragjykime ndaj shqiptareve)


Dicka me rendesi per te u theksuar eshte fakti se njeriu arrin vete-vleresim te larte nese grupi ku ai ben pjese ka arritur nje vleresim te larte si nga anetaret brenda dhe jashte grupit (kjo eshte vetem nje nga menyrat- dhe ka vlere nje nje shoqeri deri diku kolektiviste si Shqiperia).

Per kete arsye patriotizmi ekstrem eshte nga nje ane injorance - e imponuar nga prapaganda boshe dhe mese normale ne nje vend si i yni, per vet poziten ne te cilin ndodhet- dhe nga ana tjeter nga tendenca mese njerezore per te arritur nje vete-vleresim te larte, qe mund te arrihet nese grupi ku ata bejne pjese eshte vleresuar pozitivisht.


Ata qe veprojne individualisht, kuptojne se vete-vleresimi mund te arrihet dhe ne menyra te tjera, per kete arsye i vene rendesi vlerave individuale ne vend te atyre grupore-kombesise.

Sulmimi i grupeve te tjera- kur ato konsiderohen te kene me shume vlera- vjen si e injorances (propaganda te kota) dhe si pasoje e nje tentative tjeter per te arritur vete-vleresim dhe vleresim te larte te grupit.

Sulmimi i grupeve te tjera- kur ato konsiderohen me vlera me te ulta- vjen si pasoje e injorances, dhe si pasoje e deshires per te diferencuar grupin ku bejne pjese (te bardhe- me ngjyre) si nje menyre shume e lehte per te arritur vete-vleresim te larte, ose vleresim te grupit ku bejne pjese.

p.s. me injorance nenkuptoj mungese te njohurive dhe mungese te aftesise per te pare boten nga kendeveshtrime te ndryshme, por mbi te gjitha mohimin e faktit qe nuk kane keto njohuri.
 

zog

Primus registratum
Re: Paragjykimet shqiptare dhe nacionalizmi i tepruar

Fillimisht postuar nga issi i vogel:
[qb] Ngelem akoma me i shqetsuar kur degjoj disa teorira mbi pastertine e races sone, neve gjoja jemi ariane. Kjo krenari e shfrenuar mendoj se eshte negative sepse çdo gje duhet te jete ne sasine e duhur, dhe neqoftese duam me te vertete te ndryshojme vendin tone dhe te ardhmen, duhet te fillojme te ndryshojme mentalitet, te ndryshojme menyrat e gjykimit, te lirohemi nga paragjykimet.
[/qb]
pikerisht i dashur issi, per te ndryshuar mentalitet do te duhet "te krijohen" teorira te tilla qe ty per momentin te duken absurde, si race ariane, pellazge, etj.
gjermanet (deri dje, popull pa histori) u mbeshteten ne te tilla "budalliqe" per te fituar vlere e marre nje pozicion te ri.

ndersa mendoj qe per ne, kot shqetsohesh, s'jemi aq koqe sa gjermanet, ndryshe Enveri do na kish ndryshu me kohe.

ps; ka mundesi me ma shpjegu, çfare quan ti PARAGJYKIM.
dhe pse nacionalizmi eshte i tille.
 

romeo

Forumium maestatis
Re: Paragjykimet shqiptare dhe nacionalizmi i tepruar

ne rradhe te pare historia gjermane nuk eshte historia e Nazizmit, perkundrazi nazizmi eshte faqja me e zeze jo vetem e historise gjermane po e tere historise evropiane. Mentaliteti mik i dashur nuk nderrohet duke u bazuar ne teori raciste, sepse automatikisht bazimi ne teori te tilla i heq mentalitetin nje etnie tjeter qe diskriminohet.
Persa i perket pargjykimit e thote edhe fjala vete, eshte nje gjykim qe jepet pa e njohur nje gje dhe mbi te gjitha pothuajse asnjehere nuk eshte obiektiv.
Nacionalizmi nuk eshte nje paragjykim, por bazohet ne shume paragjykime, dhe ketu qendron lidhja.
 
Top