Re: Papa po vdes!
Mesazhi i shenjterisë Së tij Gjon Palit II për Kremtimin e Ditës Botërore
të
Paqes
1 Janar 2001
Dialogu në mes Kulturave
për një Qytetërim të Dashurisë e të Paqes
1. Me fillimin e një mijëvjeçari të ri, gjithnjë më e gjallë bëhet shpresa
se marrëdhëniet në mes njerëzve kanë për të qenë gjithnjë e më tepër të
frymëzuara nga ideali i një vëllazërimi me të vërtetë universal. Pa
mbështetjen e këtij ideali, paqa nuk mund të sigurohet në mënyrë të
qëndrueshme. Shumë shenja na detyrojnë që të mendojmë se kjo bindje është
duke u shquar me forcë gjithnjë më të madhe në ndërgjegjen e njerëzimit.
Vlera e vëllazërimit është shpallur nga «kartat» e mëdha të të drejtave të
njeriut; është shfaqur në mënyrë plastike nga institucionet e mëdhaja
ndërkombëtare dhe, në veçanti nga Organizata e Kombeve të Bashkuara; më në
fund po kërkohet me këmbëngulje, si kurrnjëherë më përpara, nga procesi i
globalizimit që po i bashkon përherë në rritje fatet e ekonomisë, të
kulturës e të shoqërisë. Vetë meditimi i besimtarëve, të feve të ndryshme,
është më i prirun që të nënvizojë se ndërlidhja me Hyun e vetëm, Atin e
përbashkët të të gjithë njerëzve, nuk mundet veçse të nxisë që të ndjehemi
e
të jetojmë si vëllezër. Në zbulimin e Hyut në Krishtin, ky parim shprehet
me
një radikalizëm të skajshëm: «Ai që nuk dashuron nuk e ka njohur Hyun,
sepse
Hyu është dashuri» (1 Gjn 4,8).
2. Por, njëheri, nuk mund ta fshehim se dritat, që posa rikujtuam,
terratisen nga hije të gjera e të dendura. Njerëzimi po e nis këtë pjesë
të
re të historisë së vet me plagë ende të hapura, është i goditur në shumë
vise nga konflikte të ashpra e të përgjakshme, njeh mundimin e një
solidarësie më të vështirë në marrëdhëniet ndërmjet njerëzve me kultura e
qytetërime të ndryshme, tashmë përherë e më të afërta e ndërvepruese në të
njëjtat treva. Të gjithë e dijnë se sa e vështirë ështe që të pajtohen
arsyet e palëve kundërshtare, kur shpirtërat janë të ndezur e të pezmatuar
për shkak të urrejtjeve të lashta e të problemeve të rënda qe me
vështirësi
gjejnë një zgjidhje. Porse jo më pak e rrezikshme për të ardhmen e paqes
është paaftësia për të përballuar me urtësi problemet e parashtruara nga
rregulli i ri që njerëzimi, në shumë Vende, po merr mbi vete, për shkak të
shpejtimit të proceseve të shtegtimit e të bashkëjetesës së re që rrjedh
ndërmjet personave me kultura e qytetërime të ndryshme.
3. Më ështe dukur, pra, e ngutshme që t'i ftoj besimtarët në Krishtin, e
me
ta të gjithë njerëzit vullnetmirë, që të meditojnë rreth dialogut midis
kulturave e traditave të ndryshme të popujve, duke treguar me të rrugën e
duhur për ndërtimin e një bote të pajtuar, të aftë për të parë me
kthjelltësi të ardhmen e vet. Kemi të bëjmë me nje temë vendimtare për
perspektivat e paqes. Jam i lumtur se edhe Organizata e Kombeve të
Bashkuara
e ka kuptuar e propozuar këtë ngutësi, duke e shpallur vitin 2001 «Vitin
ndërkombëtar për dialogun midis qytetërimeve».
Natyrisht jam larg nga mendimi se, përmbi një problem të tillë, mund të
jepen zgjidhje të lehta, të gatshme për t'u përdorur. Tashmë është i
vështirë qoftë edhe vetëm kuptimi i gjendjes, e cila na shfaqet në një
lëvizje të vijueshme, aq sa të dalë nga skemat e paracaktuara. Kësaj i
shtohet vështirësia për të bashkuar parime e vlera që, edhe duke qenë
idealisht të ujdisshme, mund të shfaqin në thelb elemente trysnie të cilat
nuk e lehtësojnë sintezën. Më në fund mbetet, në rrënjë, mundi që i vë
shenj
zotimit etik të çdo qenieje njerëzore, që ështe e detyruar tw ketw të bëjë
me egoizmin dhe me kufizimet e veta.
Por shi për këtë shoh dobinë e një meditimi të përbashkët në lidhje me
këtë
problematikë. Për këtë qëllim po kufizohem këtu te dhënia e disa parimeve
orientuese, në dëgjimin e asaj që Shpirti i Hyut u thotë Kishave (khs Zb
2,7) e gjithë njerëzimit, në këtë kapërcim vendimtar të historisë së tij.
Njeriu dhe kulturat e tij të ndryshme
4. Duke shqyrtuar tërë jetën e njerëzimit, gjithmonë mbetemi të çuditur
përballë shfaqjeve komplekse e të larme të kulturave njerëzore. Secila
sosh
dallohet nga tjetra për itinerarin specifik historik që e shquan, e për
tiparet karakteristike pasuese që e bëjnë të vetme, origjinale e organike
në
strukturën e vet. Kultura është shprehje cilësore e njeriut dhe e jetës së
tij historike, qoftë në nivelin vetjak qoftë në atë kolektiv. Në fakt ai,
pa
pushim, është i nxitur nga inteligjenca e nga vullneti që «të lëvrojë
pasuritë e vlerat e natyrës»,1 duke rregulluar në sinteza kulturore
gjithnjë
më të larta e sistematike njohuritë themelore që kanë të bëjnë me të
gjitha
pamjet e jetës e, në veçanti, ato që i përmbahen bashkëjetesës së tij
shoqërore e politike, sigurisë dhe zhvillimit ekonomik, përpunimit të
atyre
vlerave e kuptimeve ekzistenciale, sidomos natyre fetare, që i lejojnë
jetës
së tij vetjake e të bashkësisë që të zhvillohet simbas disa mënyrave vertè
njerëzore.2
5. Kulturat gjithmonë karakterizohen nga disa elemente të qëndrueshme e të
përhershme e nga disa të tjera dinamike e të rastit. Në një vështrim të
parë, shqyrtimi i një kulture na bën që të kapim sidomos anët
karakteristike, që e dallojnë nga kultura e vëzhguesit duke i dhënë një
fytyrë tipike, në të cilën përkojnë elemente me natyra të ndryshme. Të
shumtën e herëve, kulturat zhvillohen në treva të caktuara, në të cilat
elemente gjeografike, historike dhe etnike gërshetohen në një mënyrë
origjinale dhe të papërsëritshme. Ky «tipicitet» i secilës kulturë
pasqyrohet, në një mënyrë pak a shumë të spikatur, në njerëz që janë
bartësit e saj, me një dinamizëm të vijueshëm ndikimesh të pësuara nga
subjektet e veçanta njerëzore e ndihmesash që këta, simbas aftësive e
talentit të tyre, i japin kulturës së vet. Sidoqoftë, të jesh njeri do të
thotë në mënyrë të pashmangshme që të ekzistosh në një kulturë të caktuar.
Secili person ka shenjën e kulturës që thith nëpërmjet familjes e grupeve
njerëzore me të cilat hyn në marrëdhënie, nëpërmjet shtigjeve të edukatës
dhe ndikimeve ambjentale nga më të ndryshmet, nëpërmjet vetë marrëdhënieve
themelore që ka me trevën në të cilën jeton. Në të gjitha këto nuk ka
kurrëfarë determinizmi, por ka një konstante dialektike ndërmjet forcës së
kushtëzimeve dhe dinamizmit të lirisë.
Formimi njerëzor e përkatësia kulturore
6. Pranimi i kulturës vetjake si element strukturues të personalitetit,
sidomos në fazën e parë të rritjes, është një e dhënë me përvojë të
përgjithshme, së cilës është e vështirë që t'i mbivlerësohet rëndësia. Pa
këtë ngulitje në një humus të caktuar, personi vetë do të rrezikonte t'i
nënshtrohej, në një moshë ende të brishtë, një teprie shtysesh të
kundërta,
që nuk do të ndihmonin për një zhvillim të kthjelltë e të baraspeshuar.
Është në bazën e këtij raporti themelor me «origjinat» e veta - në nivel
familjar, por edhe tokësor, shoqëror e kulturor - që zhvillohet ndër
persona
ndjenja e «atdheut», e kultura priret të marrë, ku më shumë e ku më pak,
një
trajtë «kombëtare». Vetë Biri i Hyut, duke u bërë njeri, me një familje
njerëzore fitoi edhe një «atdhe». Ai është përgjithëmonë Jezusi i
Nazaretit,
Nazareni (khs Mk 10,47; Lk 18,37; Gjn1,45; 19,19). Kemi të bëjmë me një
proces, në të cilin kërkesa sociologjike e psikologjike veprojnë ndërmjet
tyre, normalisht me efekte pozitive e ndërtimtare. Dashuria për atdheun
është, për këtë arsye, një vlerë për t'u lëvruar, por pa ngushtësi
shpirti,
duke dashur në të njëjtën kohë tërë familjen njerëzore3 dhe duke shmangur
ato shfaqje patologjike që ndodhin kur ndjenja e përkatësisë merr tone
vetëmburrjeje e përjashtimi të atyre që janë ndryshe, duke u zhvilluar në
forma nacionaliste, raciste e ksenofobe.
7. Prandaj, në qoftë se është me rëndësi, nga njëra anë, që të dijmë të
vlerësojmë vlerat e kulturës vetjake, nga ana tjetër duhet të kihet
vetëdije
se secila kulturë, duke qenë një krijesë tipike njerëzore e kushtëzuar
historikisht, ka në vetvete detyrimisht edhe disa kufizime. Që ndjenja e
përkatësisë kulturore të mos shndërrohet në një mbyllje, antidot i
efektshëm
ështe njohja e kthjelltë, e pakushtëzuar nga paragjykime negative, e
kulturave të tjera. Veç kësaj, mbas një analize të vëmendshme e të rreptë,
kulturat shumë shpesh tregojnë, nën modulimet e tyre më te jashtme,
elemente
të përbashkëta kuptimplote. Kjo gjë shihet edhe në vijueshmërinë historike
të kulturave e të qytetërimeve. Kisha, duke shikuar Krishtin, që ia zbuloi
njeriun njeriut,4 dhe e fortë nga përvoja e përmbushur në dymijë vjetët e
historisë, është e bindur se, «me të gjitha ndryshimet, ka shumë gjëra që
nuk ndryshojnë».5 Një vijueshmëri e tillë është e mbështetur mbi
karakteristikat thelbësore e të përgjithshme të projektit të Hyut në
lidhje
me njeriun.
Prandaj, ndryshimet kulturore do të kuptohen në perspektivën themelore të
njësisë së gjinisë njerëzore, e dhënë historike e ontologjike parësore, në
dritën e së cilës është e mundur të kapet kuptimi i thellë i vetë këtyre
ndryshimeve. Me të vërtetë, vetëm përfytyrimi i njëkohshëm qoftë i
elementeve të njësisë, qoftë i ndryshimeve e bën të mundur kuptimin e
interpretimin e së vërtetës së plotë të secilës kulture njerëzore.6
Ndryshimet e kulturave e nderimi i anasjelltë
8. Në kohët e kaluara ndryshimet në mes kulturave shpesh kanë qenë burim
mosmarrëveshjesh midis popujve e shkak konfliktesh e luftash. Mjerisht,
endè
sot, në anë të ndryshme të botës, po shohim, me një shqetësim që po
shtohet,
rrënjosjen polemike të disa identiteteve kulturore kundër kulturave të
tjera. Ky fenomen, me kalimin e kohës, mund të përfundojë me tensione e
ndeshje shkatërrimtare e, në mos, e bën të dhimbshme gjendjen e disa
pakicave etnike e kulturore, që ndodh të jetojnë në një kontekst shumicash
që ndryshojnë në pikëpamje kulturore, të priruna për të mbajtur qëndrime e
sjellje armiqësore e raciste.
Para këtij skenari, secili njeri vullnetmirë nuk mund të mos e pyesë veten
në lidhje me orientimet etike themelore që karakterizojnë përvojën
kulturore
të një bashkësie të caktuar. Në fakt, kulturat, ashtu si njeriu që është
autori i tyre, përshkohen nga «misteri i mbrapshtisë» që vepron në
historinë
njerëzore (khs 2 Sel 2,7) dhe kanë nevojë edhe ato për pastrim e shpëtim.
Vërtetësia e secilës kulturë njerëzore, vlera e ethos-it që ajo përçon,
ose
qëndrueshmëria e orientimit të tij moral, në njëfarë mënyre mund të maten
nga qenia e saj për njeriun e për ngjitjen e dinjitetit të tij në çdo
nivel
e në çdo kontekst.
9. Në qoftë se kaq shqetësues është radikalizimi i identiteteve kulturore
që
bëhen të padepërtueshme ndaj çdo ndikimi të jashtëm të dobishëm, nuk është
më pak i rrezikshëm pranimi i kulturave duke iu nënshtruar, ose i disa
anëve
të rëndësishme, si modele kulturore të botës perëndimore që, tashmë të
shkëputura nga sfera e interesave të krishtera, janë të frymëzuara prej
një
konceptimi të shekullarizuar e praktikisht ateist të jetës e prej formave
rrënjësore të individualizmit. Kemi të bëjmë me një fenomen me përmasa të
mëdhaja, të përkrahur prej fushatash të fuqishme të mass-media-ve, që kanë
si qëllim të përhapin stile jetese, projekte shoqërore e ekonomike dhe,
përfundimisht një pamje të përgjithshme të njëmendësisë, që bren nga
brenda
rregullime kulturore të ndryshme e qytetërime shumë fisnike. Për arsye të
shenjave të tyre dalluese shkencore e teknike, modelet kulturore të
Perëndimit duken magjepse dhe tërheqse, por, mjerisht, tregojnë një
varfërim
humanistik, shpirtëror e moral në përparim. Kultura që i përfton bart
shenjën e mëtimit dramatik se po don të arrijë të mirën e njeriut duke
bërë
pa Hyun, të Mirën më të lartë. Por «krijesa - ka qortuar Koncili Vatikan
II
- pa Krijuesin zhduket!»7 Një kulturë që nuk pranon t'i drejtohet Hyut
humbet shpirtin e vet e çorientohet duke u bërë kulturë vdekjeje, si e
dëshmojnë ngjarjet tragjike të shekullit XX e si po e tregojnë përfundimet
nihiliste të pranishme sot në pjesë të rëndësishme të botës perëndimore.
Dialogu midis kulturave
10. Në mënyrë të ngjashme me sa ndodh për njeriun, që realizohet nëpërmjet
hapjes mirëpritëse të tjetrit dhe dhurimit shpirtgjerë të vetvetes, edhe
kulturat, të përpunuara nga njerëzit e në shërbim të njerëzve, duhen
trajtuar sipas dinamizmave tipike të dialogut e të bashkësisë, mbi bazën e
njësisë fillestare e themelore të familjes njerëzore të dalur prej duarve
të
Hyut i cili «krijoi prej një të vetmi të gjitha kombet e njerëzve» (Vap
17,26).
Në këtë vështrim, dialogu midis kulturave, temë e këtij Mesazhi për Ditën
Botërore të Paqes, shquhet si një kërkesë e brendshme e vetë natyrës së
njeriut e të kulturës. Si shprehje historike të ndryshme e të shkëlqyera
të
njësisë fillestare të familjes njerëzore, kulturat gjejnë brenda dialogut
mbrojtjen e veçantive të tyre e të mirëkuptimit e harmonisë. Koncepti i
harmonisë, që në zbulesën e krishterë e ka burimin e modelin më të lartë
te
Hyu një e trini (khs Gjn 17,11,21), kurrnjëherë nuk është rrafshim në
njëtrajtësi ose miratim i detyruar ose përvetësim; më mirë do t'ishte
shprehje e konvergimit të një larmie shumëtrajtshme, e bëhet prandaj
shenjë
pasurie e premtim zhvillimi.
Dialogu çon te njohja e pasurisë së ndryshimit e përgatit shpirtrat për
t'u
pranuar në mënyrë të anasjelltë, në pritje të një bashkëpunimi të
njëmendët,
qe i përgjigjet prirjes fillestare për njësinë e tërë familjes njerëzore.
Si
i tillë, dialogu ështe vegël e spikatur për të realizuar qytetërimin e
dashurisë e të paqes, që paraardhësi im i nderuar, Papa Pali VI, e ka
treguar si idealin nga i cili do të frymëzohet jeta kulturore, shoqërore,
politike dhe ekonomike e kohës sonë. Në fillim të mijëvjeçarit të tretë
është e ngutshme që t'i paraqitet përsëri udha e dialogut një bote të
përshkuar nga tepër shumë konflikte e dhuna, nganjëherë pa besim në
vetvete
dhe e paaftë që të vëzhgojë horizontet e shpresës e të paqes.
Potencialitete e rreziqe të komunikimit global
11. Dialogu në mes kulturave na shfaqet sot veçanërisht i nevojshëm, po
patëm parasysh ndikimin e teknologjive të reja të komunikimit në jetën e
personave e të popujve. Jemi në epokën e komunikimit global, i cili po i
jep
trajtë shoqërisë sipas modelesh të reja kulturore, pak a shumë të huaja
prej
modeleve të së kaluarës. Informacioni i kujdesshëm dhe i përdituar është,
së
paku si parim, praktikisht i arritshëm për këdo, në çdo anë të botës.
Rrjedha e lirë e figurave dhe e fjalëve në shkallë botërore po shndërron
jo
vetëm marrëdhëniet midis popujve në nivelin politik e ekonomik, por vetë
kuptimin e botës. Ky fenomen jep potencialitete të shumanshme, dikur të
pashpresuara, por paraqet edhe disa anë negative e të rrezikshme. Puna se
një numër i kufizuar Vendesh mban monopolin e «industrive» kulturore, duke
shpërndarë prodhimet e tyre në çdo skaj të dheut për një publik gjithnjë
në
rritje, mund të jetë një faktor i fuqishëm gërryerjeje për veçoritë
specifike kulturore. Janë prodhime që përmbajnë e transmetojnë sisteme të
pashtjelluara vlerash e që ndërkaq mund të shkaktojnë fenomene shpronësimi
e
humbjeje identiteti ndër marrësit.
Sfida e dyndjeve
12. Stili dhe kultura e dialogut janë veçanërisht kuptimplote në
problematikën e ndërlikuar të dyndjeve, fenomen i rëndësishëm i kohrave
tona. Eksodi i masave të mëdhaja nga njëra trevë në tjetrën të planetit, i
cili shpesh përbën nje odise njerëzore dramatike për të gjithë ata që janë
të përfshirë në të, ka si rrjedhim përzierjen e traditave e të zakoneve të
ndryshme, me një jehonë mjaft të madhe në vendet nga vinë dhe në ato ku
mbërrijnë. Pritja që u bëhet shtegtarëve në Vendet që i presin e aftësia e
tyre për t'u integruar në ambjentin e ri njerëzor përbejnë po aq masa
vlerësimi të cilësisë së dialogut në mes kulturave të ndryshme.
Në fakt, në lidhje me temën e integrimit kulturor, kaq të rrahur në keta
dit, nuk është e lehtë që të dallohen rregulla e rregullore të cilat të
garantojnë, në mënyrë të baraspeshuar e të paanshme, të drejtat e detyrat
si
të atij që pret ashtu të atij që pritet. Historikisht proceset e
shtegtimit
kanë ndodhur në gjithfarë mënyrash dhe me rezultate të ndryshme. Të shumta
janë qytetërimet që janë zhvilluar e pasuruar shi nga ndihmesa e dhënë nga
imigrimi. Në të tjera raste, ndryshimi kulturor i autoktonëve dhe i të
ardhurve nuk janë integruar, por kanë treguar aftësinë për të
bashkëjetuar,
nëpërmjet një praktike nderimi të anasjelltë të personave e të pranimit
ose
tolerancës së zakoneve të ndryshme. Mjerisht ende qëndrojnë situata në të
cilat vështirësitë e takimit ndërmjet kulturave të ndryshme nuk janë
zgjidhur kurrë dhe trysnitë janë bërë shkak konfliktesh të herëpashershme.
Në një lëndë kaq të ndërlikuar, nuk ka formula «magjike»; megjithatë është
e
detyrueshme të dallohen disa parime etike themelore të cilave t'u sillemi.
Para së gjithash, duhet kujtuar parimi sipas të cilit imigrantët duhet të
trajtohen gjithmonë me nderimin e duhur për dinjitetin e secilës vetje
njerëzore. Këtij parimi duhet t'i nënshtrohet edhe vlerësimi i duhur për
të
mirën e përbashkët, kur duhet të disiplinohen rrymat imigruese. Atëherë
duhet që të bashkohet pritja që u duhet bërë të gjitha qenieve njerëzore,
sidomos po qenë të varfra, me vlerësimin e kushteve të domosdoshme për një
jetë si i ka hije e paqësore për banorët vendas e të ardhur. Për sa u
përket
kërkesave kulturore, bartës të të cilave janë ardhësit, për aq sa ato nuk
vihen në antitezë me vlerat etike të përgjithshme, të rrënjosura thellë në
ligjin natyror, dhe me vlerat njerëzore themelore, duhet të nderohen e të
mirëpriten.
Nderimi i kulturave dhe «fizionomia kulturore» e trevës
14. Punë më e vështirë është që të përcaktohet se deri ku arrin e drejta e
ardhësve për njohjen juridike publike të shprehjeve kulturore të tyre
specifike, të cilat është e vështirë që të pajtohen me zakonet e shumicës
së
qytëtarëve. Zgjidhja e këtij problemi, në kuadrin e një hapjeje themelore,
ka të bëjë me vlerësimin konkret të së mirës së përbashkët në një çast të
dhënë historik dhe në një gjendje të dhënë tokësore e shoqërore. Shumë
varet
nga rrënjosja në shpirtra të një kulture të pranimit e cila, pa i lëshuar
pe
indiferentizmit në lidhje me vlerat, të dijë të bashkojë arsyet e
identitetit me ato të dialogut.
Nga ana tjetër, siç e kam vënë në dukje pak më parë, nuk mund të
nënvleftësohet rëndësia qw ka kultura karakteristike e një treve për
rritjen
e ekuilibruar, sidomos në moshën evolutive më të brishtë, të atyre të
cilët
i përkasin që nga lindja. Nga kjo pikëpamje, mund të mbahet si një
orientim
i pranueshëm ai për t'i garantuar një treve të caktuar njëfarë «ekuilibri
kulturor», në raport me kulturën që e ka shënuar në mënyrë mbizotëruese;
një
ekuilibër i cili, edhe duke iu hapur pakicave e duke respektuar të drejtat
e
tyre themelore, të lejojë qëndrimin e zhvillimin e një «fizionomie
kulturore» të caktuar, ose të asaj trashëgimie themelore të gjuhës,
traditave e vlerave që në përgjithësi lidhen me përvojën e kombit e me
kuptimin e «atdheut».
15. Por është e qartë se kjo kërkesë «ekuilibri», kundrejt «fizionomisë
kulturore» të një treve, nuk mund të plotësohet me instrumente të thjeshta
legjislative, sepse këto nuk do të kishin efektshmëri po qe se nuk do të
kishin në themel ethos-in e popullsisë, e do të ishin përveç kësaj, në
mënyrë të natyrshme, të dënuara për t'u ndërruar, kur një kulturë të ketë
humbur aftësinë për t'i dhënë shpirt një populli e një treve, duke u bërë
një trashëgimi e thjeshtë e ruajtur në muzé ose përmendore artistike e
letrare.
Në të vërtetë, një kulturë, për aq sa është me të vërtetë jetësore, nuk ka
arsye që të druaj se po e mundin, ndërsa nuk ka ligj që mundet ta mbajë
gjallë kur të ketë vdekur në shpirtra. Pastaj në perspektivën e një
dialogu
në mes kulturave, nuk mund të ndalohet që njëri t'i parashtrojë tjetrit
vlerat në të cilat beson, mjaft që kjo të ndodhë në një mënyrë plot nderim
për lirinë e për ndërgjegjen e personave. «E vërteta nuk detyrohet veçse
për
hir të vetë së vërtetës, e cila depërton me butësi në trurët e njëheri me
forcë».8
Vetëdija e vlerave të përbashkëta
16. Dialogu në mes kulturave, vegël e privilegjuar për të ndërtuar
qytetërimin e dashurisë, mbështetet mbi vetëdijen se ka vlera të
përbashkëta
për çdo kulturë, sepse të rrënjosura në natyrën e personit. Me këto vlera
njerëzimi shpreh anët e veta më të vërteta e cilësuese. Duke lënë pas
shpine
rezervat ideologjike dhe egoizmat partish, duhet që të lëvrohet në
shpirtra
vetëdija e këtyre vlerave, për të ushqyer atë humus kulturor me natyrë të
përgjithshme që bën të mundur zhvillimin frytdhënës të një dialogu
ndërtimtar. Edhe fetë e ndryshme munden e duhet të sjellin një ndihmesë
vendimtare në këtë drejtim. Përvoja ime e përmbushur kaq herë në takimet
me
përfaqësuesit e feve të tjera - kujtoj në veçanti takimin e Asizit më 1986
e
atë në Sheshin e Shën Pjetrit më 1999 - ma përforcon besimin se nga një
hapje e anasjelltë të ithtarëve të feve të ndryshme mund të rrjedhin
përfitime të mëdha për çështjen e paqes e të së mirës së përbashkët të
njerëzimit.
Vlera e solidarësisë
17. Përpara pabarasive në rritje, të pranishme në botë, vlera e parë për
të
nxitur vetëdijen, me siguri, gjithmonë më e përhapur, është ajo e
solidarësisë. Çdo shoqëri mbahet mbi bazën e raportit fillestar të
personave
midis tyre, i moduluar në rrathë marrëdhanorë gjithmonë e më të gjerë -
prej
familjes deri te grupet e tjera shoqërore ndërmjetëse - deri te ai i tërë
shoqërisë qytetare e të bashkësisë shtetërore. Edhe vetë Shtetet nuk mund
të
rrinë pa hyrë në lidhje në mes tyre: gjendja e sotme e ndërvartësisë
planetare ndihmon që të perceptohet më mirë bashkësia e fatit të tërë
familjes njerëzore, duke përkrahur në të gjithë njerwzit mendimtarë
nderimin
për virtytin e solidarësisë.
Në lidhje me këtë, megjithatë, duhet vënë në dukje se ndërvartësia në
rritje
e sipër ka ndihmuar nxjerrjen në dritë të shumë pabarasive, siç është
prishja e ekuilibrit në mes Vendeve të pasura e Vendeve të varfra; thyerja
shoqërore, brenda secilit Vend, në mes atij që jeton ne bollëk e të atij
që
është cënuar në dinjitetin e vet, sepse i mungon edhe ajo që është e
nevojshme; rënia e ambjentit dhe e njeriut, e shkaktuar dhe e përshpejtuar
nga përdorimi pa përgjegjësi i të mirave natyrore. Këto pabarasi e
shpërpjestime shoqërore në disa raste kanë ardhur duke u rritur, deri aty
sa
t'i çojnë Vendet më të varfra në një rravgim të pandalshëm.
Prandaj, në zemrën e një kulture të vërtetë të solidarësisë vendoset
nxitja
e drejtësisë. Nuk kemi të bëjmë vetëm me dhënien e asaj që është e tepërt
atij që ka nevojë, por që «të ndihmohen popuj të tërë, të cilët janë të
përjashtuar e të mënjanuar prej saj, që të hyjnë në rrethin e zhvillimit
ekonomik e njerëzor. Kjo do të jetë e mundur jo vetëm duke marrë nga e
tepërta, të cilën bota e jonë e prodhon me shumicë, por sidomos duke
ndërruar stilet e jetës, modelet e prodhimit e të konsumit, strukturat e
forta të pushtetit që sot mbajnë shoqërinë».9
Vlera e paqes
18. Kultura e solidarësisë është e lidhur ngusht me vlerën e paqes, qëllim
parësor për çdo shoqëri e për bashkjetesën kombëtare e ndërkombëtare.
Gjatë
rrugës drejt një marrëveshjeje më të mirë ndërmjet popujve, megjithatë,
ende
të shumta janë sfidat që do të përballojë bota: ato i vënë të gjithë
përballë zgjedhjeve që nuk mund të shtyhen për më vonë. Rritja shqetësuese
e
armatimeve, ndërsa e ka të vështirë të fortësohet zotimi për mospërhapjen
e
armëve bërthamore, ka rrezik që të ushqejë e të përhapë një kulturë të
garës
e të konfliktualitetit, e cila nuk përfshin vetëm Shtetet, por edhe
entitetet joinstitucionale, sikurse grupet paraushtarake e organizatat
terroriste.
Bota edhe sot e kësaj dite është duke u kapur me rrjedhimet e luftave të
kaluara e të sotme, me tragjeditë e shkaktuara nga përdorimi i minave
kundërnjeri e prej përdorimit të armëve të tmerrshme kimike e biologjike.
E
çka të themi për rrezikun e përhershëm të luftave midis shteteve, të
luftave
civile brenda Shteteve te ndryshme e të një dhune të përhapur kudo, që
organizatat ndërkombëtare e qeveritë kombëtare tregohen se janë thuejse të
pafuqishme t'u bëjnë ballë? Para kërcënimeve të tilla, të gjithë duhet ta
ndjejnë detyrën morale që të ndërmarrin zgjedhje konkrete e në kohën e
duhur, për të nxitur çështjen e paqes e të mirëkuptimit ndërmjet njerëzve.
Vlera e jetës
19. Një dialog i vërtetë midis kulturave, përveç ndjenjës së nderimit të
anasjelltë, nuk mund të mos ushqejë një ndjeshmëri të gjallë për vlerën e
jetës. Jeta njerëzore nuk mund të shihet si një send të cilin mund ta
përdorim arbitrarisht, por si njëmendësinë më të shenjtë e të paprekshme
që
gjendet në skenën e botës. Nuk mund të ketë paqe kur fiket mbrojtja e
kësaj
së mire themelore. Nuk mund të kërkohet paqa e të përbuzet jeta. Koha jonë
njeh shembuj të ndritshëm bujarie e kushtimi në shërbim të jetës, por edhe
një visore të trishtueshme prej qindra miliona vetësh të lëshuar nga
mizoria
ose nga indiferenca një fati të dhimbshëm e të ashpër.Kemi të bëjmë me një
spirale tragjike e cila përfshin vrasje, vetvrasje, aborte, eutanazi, si
edhe ushtrimin e gjymtimeve, torturat fizike e psikologjike, format e
shtrëngimit të padrejtë, burgimin arbitrar, përdorimin krejt të
panevojshëm
të dënimit me vdekje, internimet, skllavërinë, prostitucionin,
shit-blerjen
e grave dhe të fëmijëve. Kësaj liste duhet t'u shtohen praktikat e
papërgjegjshme të ingjenjerisë gjenetike, siç janë klonimi e përdorimi i
embrioneve njerëzore për kërkimet, të cilave duan t'u japin justifikim
duke
iu referuar padrejtësisht lirisë, përparimit të kulturës, nxitjes së
zhvillimit njerëzor.
Kur njerëzit më të brishtë e të pambrojtur të shoqërisë pësojnë mizori të
tilla, vetë nocioni i familjes njerëzore, i mbështetur mbi vlerat e
personit, e besimit dhe të nderimit e të ndihmës së anasjelltë, cënohet
rëndë. Një qytetërim i mbështetur në dashuri e në paqe duhet t'u vihet
kundra këtyre eksperimentimeve të padenja për njeriun.
Vlera e edukimit
20. Për të ndërtuar qytetërimin e dashurisë, dialogu midis kulturave duhet
të synojë kapërcimin e çdo egoizmi etnocentrik për të bashkuar vëmendjen e
identitetit të vet me mirëkuptimin e të tjerëve e nderimin e ndryshimit.
Në
këtë vështrim shfaqet themelore përgjegjësia e edukimit. Ajo duhet t'u
përçojë personave vetëdijen e rrënjëve të veta e të japë pika referimi të
cilat do të lejojnë që të përkufizohet vendi vetjak në botë. Njëkohësisht
duhet të zotohet që të mësojë nderimin për kulturat e tjera. Duhet shikuar
përtej përvojës vetjake të drejtpërdrejtë e të pranohen ndryshimet, duke
zbuluar pasurinë e historisë së të tjerëve e të vlerave të tyre.
Njohja e kulturave të tjera, e kryer me ndijën e duhur kritike e me pika
të
forta referimi etik, çon në një vetëdije më të madhe të vlerave e të
kufizimeve që gjenden brenda së vetes e zbulon, njëkohësisht, praninë e
një
trashëgimie të përbashkët për të gjithë gjininë njerëzore. Shi për hir të
këtij zgjërimi horizontesh, edukimi ka një funksion të posaçëm në
ndërtimin
e një bote më solidare e paqësore. Ai mund të ndihmojë në pohimin e atij
humanizmi integral, të hapur në drejtim të përmasës etike e fetare, që din
t'u japë rëndësinë e duhur njohjes e vlerësimit të kulturave e të vlerave
shpirtërore të qytetërimeve të ndryshme.
Falja dhe pajtimi
21. Gjatë Jubileut të Madh, dymijë vjet nga lindja e Jezusit, Kisha e ka
jetuar me një forcë të posaçme thirrjen kërkuese për pajtim. Është thirrje
kuptimplote edhe në kuadrin e tematikës të ndërlikuar të dialogut midis
kulturave. Në fakt, shpesh dialogu është i vështirë, sepse mbi të rëndon
hipoteka e trashëgimive tragjike të luftave, konflikteve, dhunëve e
urrejtjeve, të cilat kujtesa vijon t'i ushqejë. Për të kapërcyer pengesat
e
pakomunikueshmërisë, rruga për t'u bërë është ajo e faljes dhe e pajtimit.
Shumë vetë, në emër të një realizmi që s'ka më iluzione, e mendojnë këtë
rrugë utopike e të thjeshtë. Ndërsa, simbas vështrimit të krishterë, kjo
është rruga e vetme për të arritur cakun e paqes.
Shikimi i besimtarëve ndalohet të kundrojë ikonën e të Kryqëzuarit. Pak
para
se të vdiste Jezusi thërret: «Atë fali, sepse nuk dijnë se ç'bëjnë» (Lk
23,34). Keqbërësi i kryqëzuar në të djathtën e tij, duke dëgjuar këto
fjalë
të larta të Shëlbuesit që po vdes, e hap vetwn drejt hirit të kthimit,
pranon Ungjillin e faljes e arrin te premtimi për lumturinë e amshuar.
Shëmbulli i Krishtit na bën të jemi të sigurt se mund të shemben me të
vërtetë të gjitha ato mure që pengojnë komunikimin e dialogun ndërmjet
njerëzve. Shikimi i të Kryqëzuarit na ngjall besimin se falja e pajtimi
mund
të bëhen praktikë e rregullt e jetës së përditshme e të çdo kulture dhe,
prandaj, mundësi konkrete për të ndërtuar paqen dhe të ardhmen e
njerëzimit.
Duke kujtuar përvojën kuptimplote jubilare të pastrimit të kujtesës,
dëshiroj t'u drejtoj të krishterëve një thirrje të veçantë, që të bëhen
dëshmitarë e misionarë të faljes e të pajtimit, duke shpejtuar, në lutjen
vepruese ndaj Hyun e paqes, realizimin e profecisë së shkëlqyer të Isaisë,
që mund t'u shtrihet të gjithë popujve të dheut: «Atë ditë ka për të qenë
një rrugë që shkon nga Egjipti drejt Asirisë: Asiri ka për të shkuar në
Egjipt dhe Egjipciani në Asiri: Egjipcianët kanë për t'i shërbyer Zotit së
bashku me Asirët. Në atë ditë Izraeli, i treti bashkë me Egjiptin e
Asirinë,
ka për të qenë një bekim në mesin e dheut. Ka për t'i bekuar Zoti i
ushtrive: "I bekuar qoftë populli im Egjipcian, Asiriani vepër e duarve të
mia e Izraeli trashëgimi im"» (Is 19,23-25).
Një thirrje të rinjve
22. Dëshiroj ta mbyll këtë Mesazh paqeje me një thirrje të posaçme
drejtuar
ju, të rinj të krejt botës, që jeni e ardhmja e njerëzimit e gurët e
gjallë
për të ndërtuar qytetërimin e dashurisë. E ruaj në zemër kujtimin e
takimeve
të pasura me mallëngjim e me shpresë që kam pasur me ju gjatë Ditës së
fundit Botërore të Rinisë në Romë. Përkrahja juaj ka qenë e gëzuar, e
bindur
e premtuese. Te energjia e gjallëria juaj e te dashuria juaj për Krishtin
kam parandjerë një të ardhme më të kthjelltë e njerëzore për botën.
Duke ndjerë afërsinë tuaj, vë re brenda vetvetes një ndjenjë të thellë
mirënjohjeje ndaj Zotin, që më bëri nderin që të soditja, nëpërmjet
mozaiku
shumëngjyrësh të gjuhëve, kulturave, zakoneve e mendësive tuaja të
ndryshme,
mrekullinë e universalitetit të Kishës, e qenies së saj katolike, e
njësisë
së saj. Nëpërmjet jush kam parë pajtimin e mrekullueshëm të ndryshimeve në
njësi të së njëjtes fe, të së njëjtes shpresë, të së njëjtës dashuri, si
shprehje kuptimplote të njëmendësisë së mrekullueshme të Kishës, shenjë e
vegël e Krishtit për shëlbimin e botës e për njësinë e gjinisë
njerëzore.10
Ungjilli iu thërret për të rindërtuar atë njësi origjinare të familjes
njerëzore, që e ka burimin e vet te Hyu Atë e Bir e Shpirt i Shenjtë.
Shumë të dashur të rinj, të çfarëdo gjuhe e kulture, ju pret një detyrë e
lartë e që të nxit: të jeni burra e gra të zotët për solidarësi, për paqe
e
për dashuri të jetës, duke nderuar gjithkend. Të jeni krijuesit e një
njerëzimi të ri, në të cilin vëllezër e motra, të gjithë misë të së
njëjtës
familje, të mund të jetojnë më në fund në paqe!
Nga Vatikani, 8 dhjetor 2000.
Përktheu nga italishtja: Willy Kamsi