"Panic atack" ,si mund te sherohet kjo semundje?

L

lupi2

Guest
Re: "Panic atack" ,si mund te sherohet kjo semundje?

Ok, po flas per rastin tim me shprese se do ndihmoj ata qe po kalojne te njejten gje. Para se te me ndodhte heren e pare, as nuk e kisha iden ca ishin Panic Attacks, dhe nuk kishte asgje per momentin qe te ma shkaktonte. Po luaja basketboll me shoket, si c beja zakonisht, kur pernjehere mu rendua stomaku sikur te me kishte ren nje gjyle hekuri brenda, mu erresuan syt dhe mu moren ment -- ishte nje ndjenje qe dukej sikur nga momenti n'moment do m'binin t'fiket. Si tip moskokcares qe jam s'e vrava shume mendjen se thash kushedi ca do kem ngrene. Kur me ndodhi heren e dyte gjate mesimit ne nje klase, m'zuri frika. Shkova u kontrollova se kushedi mund te ishte imbalancim sheqeri ne gjak, po m'than qe kalova nje Panic Attack -- dhe fakti qe ky ishte i dyti pa asnje lloj shkaku tregonte qe te tjere do vijonin. Shkova te WebMD dhe lexova me shume per kete gjendje. Aty lexova qe kjo eshte gjendje kalimtare dhe nje pjese e madhe e popullsise e kalon, dhe ne pergjithsi pa pasoja permanente.

Te WebMD sugjerohej qe te beje ushtrime frymemarrje. Me thon te drejten vetem fakti qe po beja ushtrime specifike per te luftuar panic attacks me shqetesonte shume se e bente me reale faktin qe s'jam mire /pf/images/graemlins/laugh.gif . Kshu qe i nderpreva dhe fillova ta luftoja me menyren time. Fillova te vija re se ne cfare situatash me fillonin simptomat. Atehere kundra deshires time fusja veten ne ato situata dhe mundohesha te ruaja vet kontrollin ndaj vetes -- sepse Panic Attacks nuk jane gje tjeter vecse humbja e kontrollit te vetvetes. Gjeja me e mire eshte ta besh kte gje kur ke njerez qe i beson afer, nuk eshte e nevojshme ta din ata se cfare ke ti. Psh, deri tani qe po shkruaj ne kete forum, askush nga shoket e mi nuk e di -- bile e kam te qarte qe edhe ata qe me njohin ketu ne forum do cuditen -- po s'po m'rref shum /pf/images/graemlins/laugh.gif (kohet e fundit mesova qe kete e kam gjenetike). Nejse, por kur ke njerez qe i beson afer, je i sigurt qe cfardo te ndodhi me ty, dikush do jet aty per tu kujdesur per momentin (e kam te qarte qe eshte patetike si ndjenje, po ca ti bosh -- it's not like you're crisp at the moment anyway!) kshu qe e heq mendjen nga "po sikur t'me bin t'fiket," dhe perqendrohesh te simptomat duke i then vetes qe "asgje s'po ndodh."

Nejse, ka rreth 1 vit e gjys qe s'kam pasur me gje dhe pamvarsisht se s'vej dot doren ne zjarr qe s'kan per te ndodhur me, fakti qe nuk po me vijn me tregon qe ne menyre instinktive tani luftoj simptomat para se te behem koshient rreth tyre.

Sido qe te jete, nese vuni nga kjo gje dhe doni te dini gjera me specifike se si e kalova une, me coni nje PM. Fakti qe une e kalova, tregon qe edhe ju mund ta kaloni. Sidoqofte, mos i hyni ilaceve se nuk eshte aq serioze sa e bejn doktoret amerikan. Mua me dhan 2 zgjedhje kur u kontrollova: "Ose fillo ilacet, ose shkaterro melcin me pije alkolike." Un edhe ilaceve i nejta larg, edhe me alkolin nuk abuzova, kshu qe sado tragjike ta bejn situaten tende, mos i vej shume veshin.
 
L

lupi2

Guest
si mund te kontaktojme per nje bisedim me te hollesishem...???
 

grande

Primus registratum
Re: "Panic atack" ,si mund te sherohet kjo semundje?

Po kam degjuar dhe kam pas paciente te cilet i kam ndihmuar me sukses.

Do pregaditi nje artikull ne te cilin do te flasim pak ma detalisht ne lidhje me Panik - Sulm, cfar thot shkenca medicinale dhe cfar preferon per terapi dhe kuptohet, rekomandimet me mjeksi popullore me baroja.
qysh muj met kontaktu
vuaj nga i njejti problem flm
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
Panic-attack nuk eshte semundje.

Panic attack ashtu si dhe ndjesia e dhembjes nuk jane gje tjeter vecse mekanzima mbrojtese te trupit.

Psh une nuk e ndjej te ftohtin por kjo nuk do te thote se nuk ftohem ne se dal jashte me gjoksin zbuluar kundrejt eres se acarte.

Une nuk ndjej gjithashtu lodhje dhe jam nje nga peshengriteset me te medha, por kjo nuk do te thote se trupi im eshte i pathyeshem.

Ajo qe une jam nuk eshte thjeshte trupi im. Une jam mbi te gjitha nje shpirt i cili nuk njeh frike, ftohje, peshe te rende etj.

Im ate ndjente panik te madh ne vende te ngushta dhe te izoluara. E cuam ne Niagare dhe ai panikoi. E cuam ne kullen e larte te Torontos dhe ai e mallkoi momentin qe hipi ne teleferikun prej xhami te kulles.

Keto panike jane jo vetem per te treguar kush jemi dhe prej nga vijme por edhe per te n'a ruajtuar nga sulme te natyres apo njeriut.

Njerezit qe fluturojne apo njerezit te cilet kane deshire per ngritje me mjete transporti jane nga natyra floaters, dmth trupa jo solide. Njerezit qe kerkojne nje siperfaqe te madhe si dhe tavane te larte (si une psh) jane trupa solide apo sinkers (heavy apo heavenly).

Disa si puna ime vijme nga nje bote fizike. Ju te tjeret jeni thjeshte trupa te shpirtrave te ricikluar.


El
 
Top