Re: Pablo Neruda
Fillimisht postuar nga Kordelja:
[qb] MUND TE SHKRUAJ VARGJE………
Kesaj nate mnd te shkruaj vetem vargje te trishtuara.
Te shkruaj pershembull: “pikelohet nata prej yjeve
e trupat e kalter qiellore rreqethen ne largesi”
Ne zemren e qiellit era e nates ben qerthuj, kendon.
Sonte vargjet jane tmerresisht te trishtuara:
e doja dhe here-here dhe ajo me dishi.
Neteve si kjo, nen krahet e mija e mbaja.
E perqafoja nen qiell…nen qiellin e hapur.
Me deshi.Kohe-pas-kohe e pata dashur dhe une.
Si te mos dashuroja syte e medhenj qe aq thelle me shikonin?
Kesaj nate mund te shkruaj vargje nga me te trishtuarat.
Kur mendoj qe nuk e kam me.E kuptoj qe e humba.
Kjo nate e pafundme behet me e madhe pa te…
Dhe vargjet bien ne shpirt si vesa mbi bar….
[/qb]
Po kjo si te duket Kordi? Jam kurioza sepse jam konfrontuar ne poezi, por kurre ne perkthim
Mund te shkruaj vargjet me te trishta sonte.
Te shkruaj, pershembull."E yjezuar eshte sonte nata,
e dritherohen, te kalter, yjet e largeta".
Dhe qiellit rrotullohet e kendon era.
Mund te shkruaj sonte vargjet me te trishta.
E kam dashuruar dhe ndonjehere dhe ajo me donte mua.
E kam puthur kaq here nen qiellin pafund.
Netesh si kjo e kam mbajtur ne duar.
Ajo me ka dashur e ndonjehere e dashuroja dhe une.
Syte e saj te thelle e te medhenj si t'i lija pa dashuruar.
Mund te shkruaj sonte vargjet me te trishta.
Kur mendoj se nuk e kam me. Kur ndiej se une e humba.
Kur ndiej naten e dendur, qe pa te eshte tis i erretuar.
Si vesa mbi lendina, i zbret vargu shpirtit te lenduar.
Pak rendesi ka qe s'e ndali dot zemra.
Ajo s'eshte me mua e plot yje ka nata.
Shpirti nuk me bindet se e humba.
Kjo eshte e gjitha. Larg, dikush kendon.
Larg.
Si per ta afruar veshtrimi im kerkon.
Zemra e kerkon, e ajo s'eshte me mua.
E njejta nate qe zbadh te njejtit drunj te shkuar.
Ne, ata te atehershmit, nuk jemi me njesoj, kemi ndryshuar.
S'e dua me, eshte e vertete, po sa e kam dashuruar.
Zeri me kerkonte eren per t'i peshperitur ne vesh.
E nje tjetri. E nje tjetri do jete. Si me pare i perkiste puthjeve te mia.
Zeri i saj, trupi i saj i qarte. Syte ku i prehej pafundesia.
Me s'e dashuroj tashme, eshte e vertete, po ndoshta prape e dua.
Kaq e shkurter eshte dashuria, kaq i gjate terri e humbja.
E meqe netesh te tilla e kam mbajtur krahesh te mia,
nuk bindet shpirti se e humba.
Megjithese kjo eshte dhembja e fundit qe ajo shkakton
dhe keto vargjet e fundit qe une i shkruaj.