Përse e vrasin njerëzit veten?

Hilari Klinton

Primus registratum
Re: Përse e vrasin njerëzit veten?

Mendoj se ceshtja e vetevrasjes ne Shqiperi eshte me serioze sesa duket. Eshte budallallek ne vetvete ti atribohet "budallallekut" apo "fukarallekut" shkaku i vetvrasjes. Le ta marrim se shkaku eshte fukaralleku. Nje perqindje e madhe e Shqiperise jeton ne nivelin e varferise. Duhet te vetvriten te gjithe. Eshte e vertete se mjerimi dhe mizerja te shtyn te besh gjithcka por ne si shqiptare kemi nje te mete e cila tani ka filluar e po del ne pah. Duke qene se familja shqiptare ka qene mjaft konservatore, kjo ka shkaktuar nje kompleks temperamentesh ne brezat e ketij gjysemshekulli te fundit. Pra dashurickat ishin tabu, po te thyeje televizorin nuk duhet te vije me ne shtepi, po te merrje nente ose tete do ishe nje jave ne denim dhe druri kercet vendce. Fillimisht, duhet vene re influenca e familjes tek femija. Ne ne shqiperi e lidhim femijen ne krevat e jo qe nuk i flasim vazhdimisht por presim te na jape ai shenjen e pare qe ne te bashkeveprojme. Mirop[o cfare ndodh. Ndodh qe deri ne kete faze, femija ka shkuar kater muaj dhe nje faze e tere zhvillimi ka shkuar dem. Kjo shkakton nje problem tek aftesia komunikuese qe ky femije do te kete ne te ardhmen. Pika tjeter me e rendesishme eshte se ne Shqiperi (po flas per shqiperine sepse ajo me intereson) ideja se druri ka dale nga xheneti vazhdon te jete kryesore. Femijet rrihen ne publik, rreptesia eshte me e rende se c'duhet dhe prindi vazhdon disi te kete ate rigorozitet me femijen. Kjo con ne nje cregullim e mocional. Femijes i krijohet kompleksi i inferioritetit i cili i shoqeruar me nje temperament te dobet dhe presione sociale mund te coje ne crregullime psikologjike, depresione akute dhe nese gjendja nuk ka rrugedalje (ose ashtu duket) individi e sheh zgjidhjen tek vetvrasja. Jam tronditur shume kur para 2 vjetesh kur isha ende ne mature ne Shqiperi degjova se nje studente kishte varur veten sepse nuk kishte kaluar ne dy provime. Edhe pastaj? E pra. Nese ben nje analize te thelle te shkaqeve mund te jete sepse familja e saj eshte shume e rrepte apo se familja po sakrifikon ekonomikisht qe kjo vajze te ece perpara. Por, duke mos pasur nje dialog dhe nje lidhje emocionale te ngushte, femija ka frike t'ia percjelle lajmin prindit sepse e di qe nuk do gjeje mbeshtetje sociale dhe rrugedalja e vetme eshte vetevrasja. E dyta, ne moshat e medha ka te beje trysnia e kaq viteve izolim,frika e internimit, frika e burgut kane shkaktuar jo stress po distress (ankth te vazhdueshem) tek individet. Se si keto ndikojne mbi ne eshte fare e thjeshte. Cdo dite qe kalon regjistrohet ne hard-diskun tone dhe gjithcka ne dime e perdorim qofte ne menyre te ndergjegjshme qofte ne menyre te pandergjegjshme ndaj problemeve qe kemi. Dihet qe te mesuarit eshte baza e jetes se nje njeriu (jo vetem shkolla, gjithcka). Kur njeriu mesohet te jete i persekutuar (edhe pse nuk ka qene perseri e ka jetuar per vite me rradhe atmosferen e rende te survejimit) mendon se eshte turp se e la i shoqi e shoqja, e dahsura i dashuri, se theu celularin se mori note te keqe se nuk gjen kuptim ne jete, do te veproje si i persekutuar dhe per ti shpetuar ndjekjes se bulkthit (ndergjegja tek Pinoku) i japin fund jetes
 

Hilari Klinton

Primus registratum
Re: Përse e vrasin njerëzit veten?

Aq me teper, ne Shqiperi, njerezit me nje problem psikologjik te kalueshem si depresioni konsiderohen si debile, njerez te humbur, te marre nga mendte e te tjera. Familjet e tyre i rendojne aq me teper sepse te rrime shtrember e te flasim drejt, takti mungon tek shumicat e familjeve shqiptare. Ata konsiderohen si fajtore per gjedjen e tyre, ata qe kujdesen i shohin si te mjere qe kane nevoje per meshire.
Po beja oren e praktikes prane pedagoges sime dhe kishim seance keshillimi me nje pacient. Sa hyri ne zyre fjala e pare qe that eshte: "Kam tendenca vetevrasjeje". E pra nuk eshte turp te perjetosh nje melankoli apo nje depresion. Te gjithe ne, ne nje moment te caktuar te jetes sone do kemi faza qe do kalojme nje dobesi dhe degjojeni mire. Nese kemi kujdes te vecante nga te tjeret, mundesite qe te vrasim veten do te jene 0.0001 per qind.
Shqiperia ka nevoje urgjente per qendra keshillimi. Duhet bere nje sensibilizim i gjitheanshem. Duhet te kete psikologe neper biznese (qe te ngrene moralin e punetoreve), neper shkolla (urgjentisht) gjithashtu duhet te dalin artikuj te mirefillte psikologjie ku cdo njeri te gjeje pergjigje e te ndihmoje vetveten . Po kujt ia thua! Ne vend te shikojne se po kalon ne krize popullsia, qeveria dhe qeverite lokale dredhin zinxhirin. Gjithesesi do te vije nje dite me e mire dhe ju lutem .Jo racizem per njerezit qe vuajne nga semundje mendore. Nuk ke cfare ti kritikosh. Shumica e rasteve (pervec skizofrenise) jane te sherueshme prandaj mos merrni vendime te gjykoni para kohe. Respekte
 

Oliver/Andi

Forumium praecox
Re: Përse e vrasin njerëzit veten?

Fillimisht postuar nga PESHKATARI...:
ky paska premisa me vra veten...Une nuk i justifikoj dot ata qe vrasin veten.per mua jane te dobet ne karakter dhe me siguri shume shume te panevojshem
Ktu ka edhe perjashtime padyshi...P.s ata qe e vrasin veten pa dashje [/QB][/QUOTE]

hmmm eshte dicka qe sme ka shkuar ndonjehere nermend...
por mesa shoh kjo teme eshte nje ngarkese teper e madhe per intelektin tend...
 

oliver1

Primus registratum
Re: Përse e vrasin njerëzit veten?

Ndonjehere nuk ke force ne vete per te reaguar dhe gjen si zgjidhje te vetme vetevrasjen.

Gjithsesi eshte nje veprim teper i gabuar per mendimin tim.
 

qorri26

Primus registratum
Re: Përse e vrasin njerëzit veten?

thjesht!
nuk jane ne gjendje tw perballojne situatat e veshtira qe te ofron jeta .
 

ladouce2005

Primus registratum
Re: Përse e vrasin njerëzit veten?

Fillimisht postuar nga INTRIG:
[qb] thjesht!
nuk jane ne gjendje tw perballojne situatat e veshtira qe te ofron jeta . [/qb]
nuk thuhet "OFRON" POR "FLAK TURINJVE" :smash:
 

daje ceni

Primus registratum
Re: Përse e vrasin njerëzit veten?

nuk e kuptoj, pse te gjithe i konsideroni vetevrasesit, ose me probleme mendore, ose si hallexhinj, ose me te dyja bashke. nuk ka mundesi qe dikush ta beje thjesht nga merzia, ose sepse deshiron qe te shkoje ne parajse, ose sepse eshte budist dhe shpreson te rimisherohet ne nje jete me te bukur, ose kot, per te provuar nje emocion te panjohur, per te provuar si ndihesh para se te vdesesh, apo per te pare ne se te shfaqet vertet nje tunel drite, kur vdes etj. etj. etj.?!!! perse ne shqiperi, nese nuk je i nje mendimi me dike, duhet te jesh medoemos i marre, dhe nese nuk i perjeton gjerat njesoj, apo i ndjen ndryshe, duhet te jesh i marre?!!! a jei ndopak tolerante? apo albforumi eshte vetm per te ngulur kembe ne timen? une desha te dija dhe mendova se do te kishte edhe te tjere si une se c'mendim keni per vetevrasjen dhe vetevrasjen, nuk desha te dija a jeni te afte t'i gjykoni, apo t'i meshironi.
dikujt, do t'i kishte mjaftuar edhe vetm te shihte filmin "Shogun" per te kuptuar, qe te vrasesh veten nuk eshte as e lehte dhe as dobesi. beni mire te konsideroni te gjitha mundesite para se te shpreheni nxitueshem
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: Përse e vrasin njerëzit veten?

3000 shqiptar ne vit vetvriten ose tentojne ....
“Progres” me litar në grykë


Feti ZENELI
Shkak për një titull të tillë shkrimi nuk është bërë dhe aq libri “Reportazh me litar në grykë” i Julis Fuçik, i cili më ka mbetur në mendje qysh nga rinia e hershme, teksa përdorja vend e pa vend shprehjen: “Njerëz ju dua! Jini vigjilentë!”, sesa disa fakte tronditëse nga jeta e sotme shqiptare, në fshatrat dhe qytetet e vendit tonë ...Në një njoftim të para disa ditëve, Organizata Botërore e Shëndetësisë e rendit Shqipërinë në vendin e tretë në botë për numrin e lartë të vetëvrasjeve që ndodhin në vendin tonë. Më tej, në këtë njoftim nënvizohet fakti se, në mbi 90% të rasteve, shkak për një veprim të tillë ekstrem, bëhet mjerimi ekonomik që na rrethon, veçanërisht këto vitet e fundit. Në këtë kuadër, shefi i toksikologjisë në Spitalin Ushtarak, në një intervistë dhënë jo shumë kohë më parë, një të përditshmeje të pavarur, theksonte se janë mbi 3 mijë shqiptarë në vit që varin veten në litar, helmohen me fostoksinë, vetaksidentohen në forma të tjera apo tentojnë drejt këtyre veprimeve çnjerëzore, për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike. Dhe së fundi, sipas raportit vjetor të OSBE-së, mbajtur në Vjenë më 26 shkurt 2004, “varfëria dhe mjerimi ekonomik, nxitësit e emigrimit të shqiptarëve, kanë arritur nivele që nuk mund të shpërfillen më tej”. Natyrisht, lista e denoncimeve dhe statistikave të tilla është e gjatë, dhe publikimin e mëtejshëm të tyre nuk e ndërpresim thjeshtë për hir të shprehjes popullore: “Në shtëpinë e të varurit nuk përmendet litari”, po për të treguar në vazhdimësi hipokrizinë qeveritare përballë një realiteti të tillë vrasës. Edhe në mbledhjen më të fundit të KPD-së socialiste, kreu i PS-së dhe njëherësh kryeministër i vendit, Fatos Nano, gjatë fjalimit para “kongresmenëve të pranishëm”, nuk iu nda traditës së tij demagogjike lidhur me “progresin e gjithanshëm të vendit”, “forcën socialiste progresiste që qeveris Shqipërinë” e të tjera sllogane të kësaj natyre. Sipas kryeministrit tonë të nderuar, shqiptarët “shkokan në litar vetë”, ndoshta për t’u flijuar për “partinë e progresit”, si dikur që “e jepnin jetën si me le” për “Partinë dhe Enverin”.

Po si mundet të ta nxëri goja fjalën “progres”, zoti kryeministër, kur çdo ditë mbi 10 qytetarë të vendit tënd vetëvaren në litar apo vetëhelmohen me fostoksinë, për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike që kanë?! Dhe nëse e ka të pamundur të thotë të vërtetën për një realitet të tillë, nuk duhet t’i vijë turp të heshti.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Përse e vrasin njerëzit veten?

Kaq shume editime per nje teme si vetevrasja :confused: .

Mendoj se ka te beje me :momentin psiqik ne te cilin ndodhet ai/ajo.Dhe,vetevrasja nuk vje tak-fak,eshte mendim i konsoliduar me kohe derisa personi nuk gjen rrugezgjidhje tjeter pervec vetevrasjes.
Gjethsesi keta njerez futen tek njerezit e dobet,por qe nuk i bejne keq askujt(kuptohet,pervec familjes/te dashurve te tyre)!!!
 
Top