Përkthime

alinos

Forumium maestatis
Re: Përkthime

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: Diabolis Dassaretis</div><div class="ubbcode-body">Silvia Plath

Aplikanti

Së pari, a je yni o njeri?
A mban
Një sy xhami, dhëmbë të vënë a patericë,
Një ushkur a një çengel,
Sisë plastike a prej gome një bigë,

Penjë të tregosh se diçka mungon? Jo, jo? Atëhere
Si të të japim diçka?
Pusho së qari.
Hape dorën.
Bosh? Bosh. Ja një dorë

U zëntë dhe me urimin
Të sjellë gota çaji dhe largojë dhimbjen e kokës
Dhe të bëjë çfardo që ti thuash ti.
Do ta marrësh?
Ka garanci

Të ti mbyllë sytë me gishtin e madh në fund
Dhe të tresë hidhërimin.
Ne bëjmë mall të ri nga hiçi.
Vë re se ju jeni krejt i zhveshur.
Ç’thua për një kostum----

I zi dhe kreko, jo prerje e keqe.
Do ta marrësh?
I papërshkueshëm nga uji, s’zhubroset, i papërshkueshëm
Nga zjarri dhe bombat prej taracave.
Besomë, do të të varrosin me të.

Tani koka jote, të më falësh, është bosh.
Por kam zgjidhje për këtë.
Eja këtu, ëmbëlush, dil nga je fshehur.
Hë, ç’mendon për atë?
E zhveshur si letra sa për fillim

Por në njëzet e pesë vjet do të bëhet e argjëndtë,
Në pesëdhjet, e artë.
Një kukull me jetë, kudo ta shikosh.
Qep, gatuan,
Flet, flet, flet.

Punon, s’ka asgjë të keqe.
Ke një të çarë, është melhem.
Ke sy, është imazh.
Djali im, është streha jote e fundit.
Do ta marrësh, ta marrësh, marrësh.
</div></div>

strange, I was looking for her /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif
ndoshta... /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/wink.gif
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Përkthime

Rumi

Pranvera është Krishti

Çdokush ka ngrënë dhe rënë në gjumë. Shtëpia është bosh.
Ne shëtisim në kopësht të lemë mollën të pjekë pjeshkën,
Të përçojmë lajme ndërmjet trëndafilit dhe jaseminit.

Pranvera është Krishti,
Që ngre bimë martire prej qefinëve.
Gojët e tyre të hapura në mirënjohje, presin të puthen.
Shndrritja e trëndafilit dhe tulipani të thonë se një llambë
Është nga brenda. Një gjethe dridhet. Unë dridhem
Në bukurinë erore si një mëndafsh Turkmenistani.

Era është Shpirti i Shenjtë.
Pemët janë Mari.
Shih si burrë e grua luajnë lojra dinake me duart e tyre.
Perla resh prej Edenit hedhur përmbi të dashuruarit,
Si është zakoni i martesës.

Era e këmishës së Jozefit vjen tek Jakovi.
Një e qeshur Jemeni dyllë i kuq dëgjohet
Nga Muhamedi në Mekë.

Ne flasim për këtë dhe për atë. Nuk ka pushim
Përveçse në këto çaste degëzuese.
 

makuciko

Forumium praecox
Re: Përkthime

Landschaft

Wie alte Knochen liegen in dem Topf
Des Mittags die verfluchten Straßen da.
Schon lange ist es her, daß ich dich sah.
Ein Junge zupft ein Mädchen an dem Zopf.

Und ein paar Hunde sielen sich im Dreck.
Ich ginge gerne Arm in Arm mit dir.
Der Himmel ist ein graues Packpapier,
Auf dem die Sonne klebt - ein Butterfleck.

Alfred Lichtenstein
 

makuciko

Forumium praecox
Re: Përkthime

Peisazh

Si kocka të vjetra hedhur tek tenxherja
Ngjajnë rrugët në mesditë, pamj' e mallkuar.
Shumë kohë qëkur të pashë ka kaluar.
Një djalë po nduk një vajzë nga gërshetat.

Ca qenër nëpër pluhur po zhgërryhen.
Sa qejf kur përkrah ecnim unë e ti.
Si letër e zhubrosur qielli gri,
Ku ngjitur është dielli – njollë yndyre.

Alfred Lihtenshtain
 

Guest
Re: Përkthime

Urime per perkthimet, Diabolis dhe McCik.

Do doja miqesisht tek perkthimi i fundit (pa dashur kurrsesi te korigjoj McCik) te jap nje variant, BAZUAR MBI PERKTHIMIN ME LART. Pershendetje.


Si kocka te vjetra, ne tenxhere hedhur
Ngjajne rruget mesdites, c´pamje e mallkuar
Shume kohe ka kaluar qekur s´te kam pare
Nje djale, qe me gershetat e vajzes luan.

Ca qener neper dhera zhgerryer,
Une i lumtur, dore per dore me ty
Qielli, si nje leter e zhubrosur gri
E dielli mbi te ngjitur, si njolle yndyre.
 

makuciko

Forumium praecox
Re: Përkthime

Asqë e shoh si korrigjim ,përkundrazi. Është një variant joti dhe pa zili - duket të jetë më i mirë se imi (strofa e parë padyshim, për të dytën ndoshta do rezistoja pak për "variantin" tim). Do më bëhej qejfi edhe në të ardhmen për të tilla "korrigjime".
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Përkthime

Rumi


Ti je granite.
Une jam nje gote vere bosh.
Ti e di kur prekemi c’ndodh!
Ti qesh si dielli qe qesh kur del
Me nje yll qe ne te perhumbet.
Dashuria me hap kraharorin, dhe mendimi
Kthehet ne sinoret e tij.
Durimi dhe konsideratat racionale ikin.
Vetem deshira qendron, duke lotuar dhe percellonjese.
Ca burra bien ne rruge si rrecka te hedhura.
E, pa care koken, mengjesin tjeter
Galopojne me qellime te reja. Dashuria
Eshte realiteti, poezia eshte daullja
Qe na therret ne te. Mos u anko
Per vetmine! Lere gjuhen frigashe te kesaj teme
Te gjeje te care dhe te rrjedhe pertej. Prifti le te zbrese
Prej kulles se tij e te mos ngjitet me.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Përkthime

RUMI

Kështu

Nëse cilido të pyet
Se si do të duket kënaqsia e përkorë
E të gjithë dëshirave të tua seksuale,
Larto fytyrën dhe thuaj,
Kështu.

Kur dikush përmend hijeshinë
E qiellit të natës, hip përmbi çati
Kërce dhe thuaj,
Kështu?

Nëse cilido do të dijë “shpirti” ç’është
A “merma (aroma) e Zotit” çdo të thotë,
Përkul kokën drejt tij apo saj.
Mbaje fytyrën atje ngjitur.
Kështu.

Kur dikush përmend imazhin e vjetër poetik
Të reve që pak nga pak zhveshin hënën,
Zgjidh me ngadalë kotkë më kotkë
Rripat e rrobës tënde.
Kështu?

Nëse cilido habitet si Jezusi ngriti të vdekurin,
Mos u përpiq të shpjegosh mrekullinë.
Puthmë në buzë.
Kështu. Kështu.

Kur dikush pyet se çdo me thënë
“të vdesësh për dashurinë,”
ver gishtin
këtu.

Nëse dikush pyet sa i gjatë jam,
Vrenjtu dhe mat me gishta
Hapësirat në mes rrudhave në ballë.
Kaq i gjatë.

Shpirti herë-herë e le trupin, pastaj kthehet.
Kur dikush nuk e beson këtë,
Kthehu në shtëpinë time.
Kështu.

Kur dashnorët rënkojnë
Historinë tonë tregojnë.
Kështu.

Unë jam një qiell ku shpirtrat rrojnë.
Kundro në këtë blu të thellë
Ndërsa flladi thotë një të fshehtë.
Kështu.

Kur dikush pyet ç’duhet bërë atje,
Ndiz kandilin në dorën e tij.
Kështu.

Si erdhi era e Josefit tek Jakovi?
Huuuuu.

Si ju kthye Jakovit shikimi?
Huuuu.

Një erë e lehtë pastron sytë.
Kështu.

Kur Shemsiu kthehet prej Tabrizi
Ai do zgjasë kokën mbas cepit të derës
Për të na kapur në befasi.
Kështu.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Përkthime

Rumi

Duke folur permes deres

Ti the, “Kush eshte te dera?”
Une thashe, “Skllavi yt.”

Ti the, “Cfare kerkon?”
“Te te shoh dhe te t’ perulem.”

“Sa gjate do te presesh?”
“Derisa te me therresesh.”

“Sa gjate do te gatuash?”
“Deri diten e Ringjalljes.”

Ne folem permes deres.
Une u zotova per nje dashuri te madhe
Dhe se jepja gjithe boten
Qe te isha ne ate dashuri.

Ti the, “Te tilla zotime kerkojne deshmitar.”
Une thashe, “Ky mall, keta lote.”

Ti the, “Deshimtare te diskredituar.”
Une thashe, “Sigurish qe jo!”

Ti the, “Me ke erdhe?”
“Me perfytyrimin magjik qe ti me dhe.”

“Pse erdhe?”
“Myshku i veres tende ishte ne ajer.”

“C’qellime ke?”
“Miqesi.”

“C’kerkon prej meje?”
“Bamiresi.”

Atehere ti pyete, “Ku ke qene me rehat?”
“Ne pallat.”

“Cka pe atje?”
“Gjera te mrekullueshme.”

“Po pse eshte kaq i boshatisur.”
“Sepse gjithe ate ta marrin ne cast.”

“Kush mund ta beje kete?”
“Ky dallim i qarte.”

“E ku mund te rrosh i sigurt atehere?”
“Ne dorzim.”

“Po ky cka jep?”
“Nje paqe qe na shpeton.”

“Nuk ka rrezik per shkaterrim?”
“Vetem c’te kalon ne rruge,
Brenda dashurise tende.”

“Si ecet per atje?”
“Ne persosmeri.”

Tani qetesi. Nese them me shume nga kjo bisede,
Ata qe degjojne do braktisin vetvetet.

Atje s’do te kete as dere,
As cati dhe as dritare!
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Përkthime

Xhelal Rumi

Dashuria dhe unë flasim

Dashuria thotë, Ti s’mund të më mohosh. Provoje.

Unë them, Po, ti shfaqesh prej askundit
Porsi flluskat në verë, këtu, pastaj jo.

Dashuria thotë, Burgosur në trupin-shishe,
Duke kënduar në banket.

Unë them, Kjo ekstazë është e rrezikshme.

Dashuria thotë, E gjerb ditën e shijshme,
Derisa nata ma heq kupën tej.
Pastaj unë këmbëngul që nata ta kthejë.
Drita që shoh pranë kurrë nuk ndryshon.

Arabët e quajtën verën me fjalën mudam,
Që do të thotë e vazhdueshme. Më dhe më dhe më,
Sepse pijetarët e verës kurrë s’pijnë mjaft.

Uji i realizimit është vera që nënkuptojmë
Ku dashuria është lëngu, trupi yt flakon.

Hijeshia rrjedh në të. Forca e verës
Thyen shishen. Kjo po ndodh tani.

Ujii zgjimit bëhet ai që shtie,
Vera vetë, dhe çdo pjesmarrës në banket.

S’ka metaforë ta mbajë këtë të vërtetë
Që di si të mbajë sekretin
Dhe kur të shfaqë veten.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Përkthime

Xhelal Rumi

Ëmbëlsim i zi

Trualli merr blerim. Një daulle nis.
Vërejtjet në zemër mbrijnë në shtatë volume.
Pena ul kokën
Ti japë një ëmbëlsim të zi fletës.

Planetet shkojnë ku të duan.
Afërdita tërhiqet pranë Yllit Polar.
Hëna mbahet tek Luani.

Mikpritësi që s’ka të dytë është këtu.
Ne shihemi në sytë e njëri-tjetrit.

Një fëmijë është përsëri një fëmijë
Edhe mbasi ka mësuar alfabetin.

Solomoni ngre kupën e tij të mëngjezit maleve.
Ulu në këtë tendë,
Dhe mos dëgjo grindjet fetare.
Rri në heshtje ndërsa thithim pranverën.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Përkthime

Xhelal Rumi

Pa ja kërkuar

Ai që sjell verën e bekuar
Shtie sërish, pa ja kërkuar.

A i kërkon hënës të ngrihet
Dhe të japë sa ka dritë?

Kur ushtarët shpërndahen nga rreshti
Me lejë për një festë,

Kur një dorë që po humbet
E arrin dhe dorën që e shpëton prek,

Kur një kandil ndizet pranë
Kandeljerit me pasqyrë në anë

prania jote më hyn në shpirt.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Përkthime

Xhelal Rumi

Rubai 53

Sapo tamburi nis te marre nje melodi
Zinxhire keputen e zemra s’gjen qetsi.
Sepse nga telat avazi i dikujt fshehur
Del e thote: O shpirt i lodhur eja ti.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Përkthime

Nuk e di se cfare me ben per vete tek Rumi, por, e di, qe prej nje viti jam duke perkedhelur idene e perkthimit te botimit te Coleman Barks The Essentials of Rumi. Ndoshta e bejme bashke, ose ndoshta e ben ti... Per momentin kam nje liber qe duhet ta perfundoj deri ne fund te vitit, dhe nuk di nese do te kem kohe /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/frown.gif
Perkthimet jane te bukura si drafte te para, por kane nevoje per rishikim, sidomos "Keshtu".
Keep going /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Përkthime

Per Rumin:
Si te behet me mire, une nuk kam ndermend te bej gje.

nga Allen Ginsberg

Amerikë

Amerikë të dhashë gjithçka dhe tani jam asgjë.
Amerikë dy dollarë e njezet e shtatë cent 17 Janar 1956.
Po çmendem.
Amerikë kur do ti mbarojmë luftrat njerëzore?
Shko qiu me gjithë bombën tënde atomike.
Nuk ndjehem mirë mos më besdis.
S’mund ta shkruaj poemën time derisa jam me mendjen në vend.
Amerikë kur do të bëhesh ëngjëllore?
Kur do ti zhveshësh rrobat?
Kur do ta shohësh veten përmes varrit?
Kur do të jesh e denjë për milionat e Trockistëve të tu?
Amerikë pse janë libraritë e tua plot me lotë?
Amerikë kur do ti dërgosh vezët e tua në Indi?
Më sëmurin kërkesat e tua të çmendura.
Kur mund të shkoj në tregtore dhe të blej çka më duhet me pamjen time të mirë?
Amerikë në fund të herës je ti dhe unë që nuk jemi të përkorë për botën tjetër.
Makineria jote është shumë për mua.
Ti më bën të dëshiroj të bëhem shënjt.
Duhet të ketë një rrugë tjetër ta sheshojmë këtë argument.
Burrouhsi është në Tanxhier s’mendoj se do të kthehet është i majtë.
A po bëhesh e majtë a kjo është ndonjë formë shakaje praktike?
Po përpiqem të dal në pikë.
S’pranoj ti dorëzoj manitë.
Amerikë ndalo së më shtyri unë e di ç’po bëj.
Amerikë lulet e kumbullës po bien.
Nuk i kam lexuar gazetat me muaj, çdo ditë dikush shkon në gjyq për vrasje.
Amerikë prekem për Ubllizët.
Amerikë kam qënë komunist kur isha fëmijë dhe s’më vjen keq.
Pi marihujanë sa herë më jepet rasti.
Rri në shtëpi për ditë me radhë dhe shoh trëndafilat në musëndër.
Kur shkoj në Çinataun pihem dhe kurrë nuk shtrohem.
Më është mbushur mendja atje do të ketë ngatëresa.
Ti duhet të më kishe parë tek lexoja Marksin.
Psikoanalisti im thotë se jam për bukuri.
S’mund ta them Lutjen e Zotit.
Kam vizione mistike dhe dridhje kozmike.
Amerikë ende nuk ta kam thënë çfarë i bërë Xhaxha Marksit mbasi ai erdhi nga Rusia.
Po të drejtohem ty.
A do ta lesh ti jetën emocionale të prihet nga Revista Tajm?
E kam fiksim Revistën Tajm.
E lexoj çdo javë.
Kapaku i saj më vështron çdo herë që i vidhem qoshes së ëmbëltores.
E lexoj në bodrumin e Librarisë Publike të Berklit.
Gjithmonë më thotë për përgjegjësitë. Biznesmenët janë seriozë.
Prodhuesit e filmave janë seriozë. Të gjithë janë seriozë veç meje.
Më ngjan se unë jam Amerika.
Po flas me veten serish.

Azia po ngrihet kundër meje.
S’e kam fatin e një kinezi.
Më mirë të kem parasysh burimet kombëtare.
Burimet e mia kombëtare janë dy përzierje marihuane miliona gjinitale
një letërsi vetiake e papublikuar që fluturon me 1400 milje në orë
dhe njëzet e pesë mijë institucione mendore.
Nuk them asgjë për burgjet e mia as për milionat e të paprivilegjuarve që rrojnë
në saksitë e mia nën dritën e pesëqind diejve.
I kam zhdukur bordellanat e Francës, Tanxhiersi e ka rradhën.
Ambicia ime është të jem President pavarsisht faktit që jam Katolik.

Amerikë si të shkruaj një litani të shenjtë në gjendjen tënde të marrë?
Do të vazhdoj si Henri Fordi strofat e mia janë aq individuale sa makinat e tij dhe më shumë se janë të gjinive të ndryshme.
Amerikë ti shes strofat 2500$ një copë 500$ ulje për strofën tënde të vjetër
Amerikë liroje Tom Munin
Amerikë shpëtoi Mbretërorët Spanjollë
Amerikë Sako&Vanxeti nuk duhet të vdesin
Amerikë unë jam djemtë e Skotborosë.
Amerikë kur isha shtatë mëma me merrte në takimet e Celulës Komuniste
ata na shisnin qiqra një dorë plot një biletë një biletë kushtonte një nikël dhe
fjalimet ishin falas gjithsecili ishte ëngjëllor dhe ndjesor për
puntorët gjithçka ishte aq e dlirë ti nuk ja ke idenë ç’gjë e mirë
partia ishte në 1835 Skot Niring ishte një plak i madh një burrë
i vërtetë Ewig-Weibliche e Nënës Blur të Grevistëve të Mëndafshit më bëri për të qarë
njëherë pashë oratorin Jidish Izrael Amter afër. Gjithkush duhet të ketë qënë
spiun.
Amerikë ti nuk do vërtet të shkosh në luftë.
Amerikë janë ata Rusët e këqinj.
Ata Rusët ata Rusët dhe ata Kinezët. Dhe ata Rusët.
Rusia do që të na hajë të gjallë. Fuqia e Rusisë çmenduri. Ajo do të na marrë
makinat nga garazhet.
Dëshira e saj të rrëmbejë Çikagon. Nevoja e saj një Riders Dixhesti i Kuq. Ajo dëshiron uzinat e makinave në Siberi. Burokracia e madhe të drejtojë pikat e furnizimit.
Kjo nuk është mirë. Uh. Ai bëri indianët të mësojnë të lexojnë. Ai desh niger të mëdhenj të zinj. Ha. Ajo na bën të gjithëve të punojmë gjashtëmbëdhjetë orë në ditë. Ndihmë.
Amerikë kjo është krejt serioze.
Amerikë kjo është përshtypja që marr nga të parit në televizor.
Amerikë është kjo korrekte?
Më mirë të kthehem menjëherë në punë.
Është e vërtetë që nuk dua ti bashkohem Këmbësorisë a të vërtit tornot në uzinat e preçizionit, jam dritëshkurtër dhe psikopat gjithsesi.
Amerikë po i vë supin tim të pamundur rrotës.
 

jimmy84

Primus registratum
Re: Përkthime

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: McCik</div><div class="ubbcode-body">Bredhi dhe rrufeja

I lartë u rrita mbi njerëz, kafshë;
Askush s’më flet kur unë i flas.

Shumë lart u rrita, shumë i vetmuar –
Po pres: Çfarë pres, kush ma thotë mua?

Shumë pranë e kam mbretërinë e reve, -
Unë pres të parën e rrufeve

Fridrih Niçe

</div></div>

Gjeja me e qarte qe ka shkruar ndonjehere Nicja. Kjo eshte padyshim "Autobiografia e Nices ne vargje". Ishte totalisht jashte kohes se vet. Prandaj as e kundershtuan ose te pakten ta shanin, por ngeli deri ne fund pa pergjigje.
P.S. Ky Rumi s`me ka terhequr fare, po do ti qe po fillon te me pelqeje. Nuk e di pse me ngjan si "Majakovsk melankolik". /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Përkthime

Xhelal Rumi

Rubai 128

O c’eshte kjo qe fytyres i jep lezet?
Gje pa te cilen fytyra na sterroset?
Nje cast ne fytyre behet e padukshme,
Tjetrin nga pafundesia mbi fytyre godet.


Ân chist ke lezzat ást áz ôu dar sôrat?
Vân chist ke bi ôu-st mûkaddar sôrat?
Yek lahzeh nahân shavad ze sôrat ân chiz,
Yek lahzeh ze lâ-makân zanad bar sôrat.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Përkthime

Xhelal Rumi

Rubai 180

Ej skllav, bej kujdes zoteria eshte ne lindje,
Prej rese te xhevairte pafund te hedh rrufe.
Cfardo qe ti e thua e thua si ta pret mendja,
Ai rrefen cka pare me sy, ketu ndryshimi fle.

Èy bandeh bedân-ke khâjeh-ye sharq în-ást,
Áz ábr-e ghûhar bâr-e ázal barq în-ást.
Tô har cheh be-ghô'îe áz qîyâsî ghô'îe,
Ôu qesseh ze dîdeh mîkûnad, farq în-ást.
 
Top