Përkthime

makuciko

Forumium praecox
Re: Përkthime

Nëse e kam kuptuar mirë pyetjen tënde të fillimit, përgjigjia ime serioze do ishte kjo: Poezia në origjinal duhet shkruar në fillim dhe e ndarë preraz nga përkthimi i çdokujt. E bukur ose jo, poezia duhet lënë e papërlyer. Ajo që shkruaj unë poshtë është thjesht një përpjekje amatore për të dhënë në shqip atë mbresë që mua më le poezia në fjalë. S'detyroj kërrkënd ta lexojë. Unë e shkruaj se më jep kënaqsi për vete. Në kët' forum s'jam vetëm unë që shkruaj atë që më pëlqen. Edhe ti kështu bën, apo jo?

Abs, s'e kam dit që aq sa më pëlqejnë mua femrat e bukura, ty të pëlqejnë kërtollat.

abs

nuk e di...
Re: Përkthime

sa do rrosh do mesosh thot poplli,McCik.

Ndersa nga pyetja ime e me siperme del pyetja; - eshte interesante te shtosh numrin e postimeve ne kete rast? kur (simbas meje)poesia origjinale e perkthyer nga mijra amatore apo...prap origjinale mbet.
ktu gjen dhe pergjigjen ne lidhje me 'shijen' teme per kertollat.

...ceshtje kendveshtrimesh.

makuciko

Forumium praecox
Re: Përkthime

Për një gjë të jesh e sigurt, absi: Nëse do ishte fjala thjesht për shtimin e postimeve, do mjaftonte që mbas ndonjë shkrimi të dikujt të mbaspostoja ndonjë Ismajl të buzëqeshur, të zemëruar, ose gjuhënxjerrë. Tre fjalë dhe do numurohej si shkrim i imi. Mua s'më intereson aspak numri i shkrimeve. Beson ti ose jo, edhe në çastin që po shkruaj, s'e kam idenë as me përafri të dhjetsheve (madje edhe të qintsheve) se sa shkrime kam. Vërtet kujton se jam kaq Arschloch sa përpiqem të fitoj në numur me të tilla triks?! Kishe mundësi të tjera për të më fyer...

makuciko

Forumium praecox
Re: Përkthime

Der lag besonderes mühelos am Rand

Der lag besonderes mühelos am Rand
Des Weges. Seine Wimpern hingen
Schwer und zufrieden in die Augenschatten.
Man hätte meinen können, dass er schliefe.

Aber sein Rücken war(wir trugen ihn,
Den Schweren, etwas abseits, denn er störte sehr
Kolonnen, die sich drängten), dieser Rücken
War nur ein roter Lappen, weiter nichts.

Und seine Hand (wir konnten dann den Witz
Nicht oft erzählen, beide haben wir
Ihn schnell vergessen) hatte , wie ein Schwert,
Den hartgefrorenen Pferdemist gefasst.

Den Apfel, gelb und starr,
Als wär es Erde oder auch ein Arm
Oder ein Kreuz, ein Gott: Ich weiß nicht was.
Wir trugen ihn da weg und in den Schnee.

Walter Höllerer

makuciko

Forumium praecox
Re: Përkthime

Ishte plandosur pa regtirë në anë (1964)

Ishte plandosur pa regtirë në anë
Të rrugës. Qepallat i ishin varur
Të rënda, të kënaqura nën hijen e syve.
Gjithkush do thoshte se ai po fle.

Por shpinën e kishte ( ne e mbajtëm
ashtu të rëndë, pak mënjançe se pengonte
Kolonat që po dyndeshin), ajo shpinë
Ishte veç një rreckë e kuqe, kurrgjë tjetër.

Ndërsa dora (atë shaka s'mundëm ta thoshim
Aq herë sa duhej, të dy pastaj
E harruam shumë shpejt) kishte shtrënguar fort
Një bajgë kali të ngrirë akull si t'ish shpatë.

Bajga jeshile, e ngurosur,
Sikur të ishte tokë, apo edhe krah,
Ose një kryq, një Zot; ku ta di unë.
Ne e bartëm atë tutje dhe nëpër borë.

Valter Hëlerer (1922 - 2003)

makuciko

Forumium praecox
Re: Përkthime

Was schlimm ist

Wenn man kein Englisch kann,
von einem guten englischen Kriminalroman zu hören,
der nicht ins Deutche übersetzt ist.

Bei Hitze ein Bier zu sehn,
das man nicht bezahlen kann.

Einen neuen Gedanken haben,
den man nicht in einen Hölderlinvers einwickeln kann
wie die Professoren tun.

Nachts auf Reisen Wellen schlagen hören
und sagen, daß sie das immer tun.

Sehr schlimm: eingeladen sein,
wenn zu Hause die Räume stiller,
der Kaffee beser
und keine unterhaltung nötig ist.

Am schlimmsten:
nicht im Sommer zu sterben,
wenn alles hell ist
und die Erde für Spalten leicht.

Gottfried Benn

makuciko

Forumium praecox
Re: Përkthime

Ç'është keq (1953)

Kur nuk di anglisht,
të dëgjosh të flitet për një roman të bukur anglez,
që akoma s'është përkthyer.

Mes vapës një birrë të shohësh,
që s'mund ta paguash.

Të kesh një mendim të ri,
të cilin të mos mundësh ta thurësh në varg të rregullt
siç bëjnë profesorët.

Natën në udhëtim të dëgjosh turfullimën e valëve
dhe t'i thuash vetes, se ato atë punë kanë.

Shumë keq: Të jesh i ftuar,
kur në shtëpi dhomat janë më të qeta,
kafja më e mirë
dhe ti s'ke qejf për biseda.

Më keq nga të gjitha:
të mos vdesësh në verë,
kur gjithçka është e përndritur
dhe toka e lehtë për t'u gërmuar.

Gotfrid Ben (1886 - 1956)

makuciko

Forumium praecox
Re: Përkthime

Klaeine Aster

Ein ersoffener Bierfahrer wurde auf den Tisch gestämmt.
Irgendeiner hatte ihm eine dunkelhellila Aster
zwischen die Zähne geklemmt.
Als ich von der Brust aus
unter der Haut
mit einem langen Messer
Zunge und Gaumen herausschnitt,
muß ich sie angestoßen haben, denn sie glitt
in das nebenliegende Gehirn.
Ich packte sie ihm in die Brust höhle
zwischen die holzwolle,
als man zunähte.
Trinke dich satt in deiner Vase!
Ruhe sanft,
kleine Aster!

Gottfried Benn

makuciko

Forumium praecox
Re: Përkthime

Lulja e vogël aster (1912)

Shoferin e dehur të makinës së birrës e plasën mbi tavolinë.
Dikush i kishte ngjitur një aster ngjyrë lejla
ndërmjet dhëmbëve.
Në kohën kur unë prej kraharori
poshtë lëkurës
me një thikë të gjatë
ia preva gjuhën dhe qiellzën ,
duhet ta kem shtyrë, se rrëshqiti
tek truri i lënë aty mënjanë.
E mbështolla në kafazin e kraharorit
mes kashtës
kur e qepën.
Pi, ngopu në vazon tënde!
Prehu e qetë,
lule e vogël!

Gottfried Benn

Guest
Re: Përkthime

Komplimentet e mia per keto perkthime.
Poezite nuk kane humbur ngjyrat e tyre, perkundrazi, edhe ne shqip tingellojne shume origjinale.

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Përkthime

william blake

Të Gjitha Fetë janë Një

Zëri i njërit që qan në Shkretëtirë

Argumenti Ashtu si metoda e vërtetë e dijes është eksperimenti, aftësia e vërtetë e njohjes duhet të jetë aftësia që përjetohet.
Këtë aftësi unë trajtoj.
Parimi i parë se Gjenia Poetike është njeriu i vërtetë. dhe se trupi ose forma e jashtme e Njeriut rrjedh prej Gjenisë Poetike. Po njëlloj gjithë format e gjithë gjërave rrjedhin nga Gjenia e tyre. e cila nga antikët u quajt një Engjëll&Shpirt&Demon.
Parimi i dytë Ashtu i të gjithë njerzit janë të ngjashëm në pamje të jashtme, Ashtu (dhe me të njëjtin variacion të pafund) të gjithë janë të ngjashëm në Gjeninë Poetike
Parimi i tretë Asnjë njeri nuk mund të mendojë, shkruajë apo flasë nga zemra e tij, veçse ai nënkupton të vërtetën. Kështu të gjitha sektet e Filozofisë adaptuar prej Gjenisë Poetike në padobësinë e çdo vetje
Parimi 4 Si askush duke udhëtuar në toka të njohura mund të gjejë të panjohurën. Ashtu prej dijeve me kohë të përftuara Njeriu nuk mund të përftojë më. kësisoj një Gjeni Poetike ekziston
Parimi 5 Fetë e të gjithë Kombeve kanë rrjedhur prej bujtjes që çdo Komb i ndryshëm i ka bërë Gjensië Poetike që kudo quhet Shpirti i Profecisë.
Parimi 6 Testamentet Çifuto-Kristiane janë Një rrjedhje origjinale prej Gjenisë Poetike. kjo është nevojë prej natyrës së kufizuar të ndijimeve trupore
Primi i shtatë Si gjithë njerzit janë të njëjtë (aq sa dhe pafundësisht të ndryshëm) Ashtu gjithë Fetë & si gjithë të ngjashmit kanë një burim
Njeriu i vërtetë është burimi ai të jetë Gjenia Poetike

Nuk ka fe natyrale

Autori dhe shtypësi W Blake

[a]

Argumenti Njeriu nuk ka njohje të shëndetit moral veçse nga Edukimi. Natyrshëm ai është vetëm një organ natyral varësuar nga Shqisa.
I Njeriu nuk mundet natyrshëm të perceptojë veçse nëpërmjet organeve të tij natyrale apo trupore.
II Njeriu me fuqinë e tij të arsyes mundet vetëm të krahasojë dhe gjykojë për çfarë ndërkohë ka perceptuar.
III Nga një perceptim prej vetëm 3 shqisash apo 3 elemtësh askush nuk mund të deduktojë një të katër apo të pestë
IV Askush nuk mund të ketë të tjera veç mendimeve organike dhe natyrale nëse ai s’ka tjetër veçse perceptimeve organike.
V Dëshirat e njeriut janë të kufizuara nga perceptimet e tij. askush nuk mund të dëshirojë çfarë nuk ka perceptuar.
VI Dëshirat dhe perceptimet e njeriut të pamësuara nga ndonjë gjë përveç organeve të shqisave, duhet të kufizohen në gjësend të shqisës.

I Perceptimet e njeriut nuk janë të kufizuara nga organet e perceptimit. ai percepton me shumë se shqisa (dhe pse gjithherë aq e mprehtë) mund të zbulojë.
II Arsyeja apo shkallëzimi i gjithë çka ndërkohë dimë nuk është i njëjti që do jetë kur të dimë më shumë.
[III mungon]
IV E kufizuara neveritet nga zotëruesi i saj. I njëjti qark i trashë edhe i një universi duhet shpjet të bëhet një mulli me rrota të ndërlikuara.
V Nëse të shumtët bëhen njëlloj me të paktët, kur zotërohen, Më! Më! është britma e një shpirti të gabuar, më pak se Gjithçka nuk mund të kënaqë Njeriun.
VI Nëse njëri do dëshironte çfarë mundet që ta zotërojë, dëshpërimi do të ishte fati i tij i përjetshëm.
VII Dëshira e Njeriut të jetë i Pafund zotërimi është i Pafund dhe ai vete i Pafund.
Përfundim. Të mos ishte prej karakterit Poetik apo Profetik Filozofikja dhe Eksperimentalja shpejt do të ishin në shkallëzimin e gjithë gjërave dhe amulli, të pamundura për të bërë më shumë se përsëritnin të njëjtit qark të trashë përgjithnjë.
Aplikim. Ai që sheh Pafundësinë në gjithë gjërat sheh Zotin. Ai që sheh Shkallëzimin sheh vetëm vetveten.
Prandaj
Zoti bëhet si ne jemi,
që ne të jemi si është
ai

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Përkthime

Borges

Pendesë për çdo vdekje

I lirë nga kujtesa dhe shpresa,
I pakufi, abstrakt, pothuaj i ardhëm,
I vdekuri nuk është një i vdekur: është vdekja.
Si Zoti i i mistikëve,
Për të cilin ata ngulmojnë se s’ka tipare
I vdekuri kudogjendet i huaj
S’është veçse humbje dhe mungesë e botës.
Të gjithin e plaçkitim
Nuk lemë asnjë ngjyrë asnjë rrokje:
Këtu është lëndina që sytë e tij nuk e shikojnë,
Atje trotuari ku përgjon shpresa.
Bile mund të mendojë ato që ne mendojmë;
Ne kemi ndarë si hajdutë
Thesaret e netëve dhe të ditëve.

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Përkthime

Pablo Neruda nga estravagario

Po kërkoj qetësi

Tani më lini vetëm.
Mësoni të bëni pa mua.

Unë po mbyll sytë.

Dhe dua vetëm pesë gjëra,
Pesë rrënjët favorite.

E para është dashuria pafund.

E dyta është të shoh vjeshtën.
Unë s’mund të jem nëse gjethet
Nuk fluturojnë dhe bien në tokë.

I treti është dimri solemn,
Shiu që e doja, përkëdheljet
E zjarrit në dimrin e egër.

Në vend të katërt, vera
Rrumbullake sa një shalqin.

Gjëja e pestë janë sytë e ty.
Matilda ime, e shtrenjtë,
Unë nuk dua të fle pa sytë e tu,
Unë nuk dua të jem nëse ti nuk shikon në mua:
E jap pranverën
Që ti të vazhdosh të më shikosh mua.

Kjo, miq është gjithë ç’dua.
Gati asgjë dhe pothuaj gjithçka.

Tani ju mund të shkoni nëse dëshironi.

Unë jetova aq shumë sa një ditë
Ju do të më harroni
Do të më fshihni nga dërrasa e zezë:
Zemra ime shkoi përgjithmonë.

Por sepse po kërkoj qetësi
Mos mendoni se po shkoj të vdes.
Përkundrazi:
Ndodh që po shkoj të jetoj.

Kështu do të jetë vetëm brenda meje
Që gruri do të rritet,
Së pari filizat çajnë përmes
Tokën të shohin dritën,
Se nënë toka është e errët:
Unë jam si një pus në ujrat e të cilit
Nata lë yjet e saj
Që të shkojë e vetmuar përmes fushave.

Sepse jetova kaq shumë
Unë dua të jetoj dhe aq më shumë.

Kurrë nuk jam ndjerë kaq kumbues,
Kurrë nuk kam pasur kaq shumë puthje.

Tani, si gjithmonë, është shpejt.
Drita fluturon me bletët e saj.

Më lini vetëm me ditën.
Kërkoj lejë të lind.

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Përkthime

Bodler

Abeli dhe Kaini

Soj i Abelit, fli, pi dhe ha:
I kënaqur Zoti qesh,
Soj i Kainit, ndër nofulla
Tërbohu dhe vdis mjerimesh.

Soj i Abelit, sakrifica jote
Serafinin gicilon në hundë!
Soj i Kainit, dënimi yt
Vallë do të ketë një fund?

Soj i Abelit, tu shtofshin të korrat
Dhe bagëtia mirë të vafshin;
Soj i Kainit, ty zorrët
Si qenit plak i angullifshin.

Soj i Abelit, dëndu me gjellë
Në vatrën tënde atërore;
Soj i Kainit, në shpellë
Dridhu së ftohti, çakall i mjerë!

Soj i Abelit, duaju dhe shumoju!
Ar bëfsh dhe nga vogëlia.
Soj i Kainit, zemërdigju
Gatitu për orekset e mëdha.

Soj i Abelit, rritu dhe kullot
Porsi mizat në pemë!
Soj i Kainit, udha e çoftë
Familjen tënde në humnerë.

II.

Oh, Soj i Abelit, kërma jote
Do të lyrosë dheun e tymosur!
Soj i Kainit, puna jote
Me kaq nuk është sosur;

Soj i Abelit, turpi yt njikëtu:
Parzmi është shpuar shtije!
Soj i Kainit, në qiell ngjitu,
Dhe përdhe Zotin hidhe!

makuciko

Forumium praecox
Re: Përkthime

Schöne Jugend

Der Mund eines Mädchens, das lange im Schilf gelegen hatte,
sah so angeknabbert aus.
Als man die Brust aufbrach, war die Speiseröhre so löcherig.
Schließlich in einer Laube unter dem Zwerchfell
fand man ein Nest von jungen Ratten.
Ein kleines Schwesterchen lag tot.
Die anderen lebten von Leber und Niere,
tranken das kalte Blut und hatten
hier eine schöne Jugend verlebt.
Und schön und schnell kam auch ihr Tod:
Man warf sie allesamt ins Wasser.
Ach, wie die kleinen Schnauzen quietschen!

Gottfried Benn

makuciko

Forumium praecox
Re: Përkthime

Rini e bukur (1912)

Goja e vajzës që kishte mbetur shumë gjatë mes kallamishteve
dukej e rronitur.
Kur ia çanë kraharorin, gurmazi ishte gjithë vrima.
Sëfundi në një nga bronket, mbuluar nën diafragmë,
gjetën një fole minjsh të vegjël.
Një vëllaçko kishte ngordhur.
Të tjerët i kishin mbajtur gjallë mëlçia dhe veshkat,
kishin pirë gjakun e ftohtë dhe
kishin përjetuar aty një rini të bukur.
E bukur dhe e shpejtë u erdhi edhe vdekja:
I mbytën që të gjithë në ujë.
Ah, si kujisnin me turinjtë e veckël!

Gotfrid Ben

makuciko

Forumium praecox
Re: Përkthime

Kujt nuk i bëhet qejfi të lexojë komplimente të tilla:

Originally Posted By: Fantazia

Komplimentet e mia per keto perkthime.
Poezite nuk kane humbur ngjyrat e tyre, perkundrazi, edhe ne shqip tingellojne shume origjinale.

Të falenderoj, Fantazia! Vlerësimi jot ishte fantastik.

Guest
Re: Përkthime

Originally Posted By: McCik

Kujt nuk i bëhet qejfi të lexojë komplimente të tilla:

Originally Posted By: Fantazia

Komplimentet e mia per keto perkthime.
Poezite nuk kane humbur ngjyrat e tyre, perkundrazi, edhe ne shqip tingellojne shume origjinale.

Të falenderoj, Fantazia! Vlerësimi jot ishte fantastik.

Vleresim qe e meriton McCik. Duke qene se jam njohese e gjuhes gjermane dhe dashamirese e poezise, dalloj ne keto perkthime pervec emocionit origjinal qe iu fal poezive, gje qe nuk eshte e lehte (sidomos nga gjermanishtja) edhe ndjesine qe te falin, kur i lexon ne dy gjuhe. Nga njera ane tingellojne te njejta, pasi normalisht shprehin te njejtin kuptim, por dhe aq te ndryshme ne anen tjeter, kjo fale origjinalitetit qe tingellojne ne shqip. Komplimente dhe per bagazhin e pasur ne dy gjuhe. Kurre nuk arrihen te tilla perkthime me ndihmen e nje fjalori. Vazhdo te ndash me ne, emocionin qe ndjen gjate leximit dhe perkthimit te tyre.

gurax

Pan ignoramus
Re: Përkthime

Sonnet 55

Not marble, nor the gilded monuments
Of princes, shall outlive this powerful rhyme;
but you shall shine more bright in these contents
Than unswept stone, besmeared with sluttish time.
When wasteful war shall statues overturn,
And broils root out the work of masonry,
Nor Mars his sword nor war's quick fire shall burn
The living record of your memory.
'Gainst death and all-oblivious enmity
Shall you pace forth; your praise shall still find room
Even if the eyes of all posterity
That wear this world out to the ending doom.
So, till the judgment that yourself arise,
You live in this, and dwell in lovers' eyes.

- William Shakespeare -

gurax

Pan ignoramus
Re: Përkthime

Sonet 55

As mermeri, as monumentet me aq shije dekoruar
te princerve, sesa kjo poeme e fuqishme s'do jetojne me gjate;
Por ti edhe me teper do rrezellitesh ne 'kto vargje shkruar
sesa gur' i ashper, llangosur me kohen shkerdhate.
Kur luft' e cuar dem statujat t'i rrezoje,
dhe cmendia te shkule punen n'skulpture derdhur safi'
as e Marsit shpate apo flaka e luftes do shkrumboje
gjurmen plot jete te kujtimit qe je ti.
Kunder vdekjes dhe armiqve qe cdo gje shkaterrojne
Perpara do t'vazhdosh; admirimi yt prape do t'kete vend
edhe kur syte e atyre qe do t'pasojne
kur e lodhin kete bote drejt fundit qe merr cdosend.
Keshtu, deri kur dit' e gjykimit per ku je nisur, do te vi'
ti tek kjo jeton, dhe ne syte e atyre qe ndiejne dashuri.

- William Shakespeare -

Top