OSCARS' NIGHT

Blendi

Primus registratum
OSCARS' NIGHT

Nata e cmimeve Oscar eshte te Dielen ne mbremie me date 29 Shkurt. Albforumi iu jep mundesine juve, te apasionuarve pas kinematografise dhe filmit ne pergjithesi te votoni per te preferuarit tuaj.
Shpesh ne naten e "Oscar"-ve luhen politikat e industrise por ketu perzgjedhjet tuaja jane te bazuara ne pershtypje te sinqerta qe iu kane bere filmat.
anketa.jpg
 

Blendi

Primus registratum
Re: OSCARS' NIGHT

Une per filmin me te mire te vitit nuk kisha si te mos votoja per "Kthimi i Mbretit" Triologjia Zoti i Unazave eshte ndoshta vepra me heroike qe ka njohur arti i kinemase, pas pionereve te fillimit.

Ju ftoj qe pervecse te votoni, te flisni per arsyet qe iu bene te votoni ashtu. Apo te diskutoni kategorite e ndryshme.
 

disku

UNI
Re: OSCARS' NIGHT

Un votova pervete i pari /pf/images/graemlins/smile.gif
Qe thu ti corapekuqo per filmin jam dakort me ty.
Aktor kryesor nuk pashe Tom cruise tek "Last samurai". nejse sjane te gjithe ne nje mendje.
Edhe mbaj mend qe Charlize theron me pelqeu tek monster.
Nga vizatimoret "Finding Nemo"

Edhe si aktor mbeshtetes ate japonezin..Wattanabe me duket e kish.
Pershendetje
 

disku

UNI
Re: OSCARS' NIGHT

Se harrova aktor me te mire votova "johny Depp" tek piratet e karaibeve. /pf/images/graemlins/smile.gif
 

ameba

Forumium maestatis
Re: OSCARS' NIGHT

mua nuk mu hap moduli i votimit ketu ku jam tani
por voten time ja jap Kthimit te mbretit qe nuk po e shof dot akoma ne shqiperi ...
per aktorin po ne te njejtin film Elija Wood...
 

Odea

Primus registratum
Re: OSCARS' NIGHT

Nuk e di pse por per filmin me te mire votova Mystic River. Serine e trete te Lord of the Rings e kam pare dhe ishte fantastik por per mendimin tim nuk ka aq vlera sa Mystic River.

Per aktorin me te mire jam e sigurte qe do e marri Sean Penn. Boo, e qan ate rolin aty (literally se me verte gjate gjithe kohes vetem qan ai rob aty).

Aktorja me e mire them Charlize Theron se shume buje i kane dhene kshu qe tere kjo sdo jete thjesht rumour, por nuk jam shume e sigurte. Ndoshta ajo e vogla edhe ia merr se ishte me verte e jashtezakonshme ne film.

Aktori mbeshtetes me i mire, Ken Wattanabi, kam nje ndjenje qe ky do e fitoje edhe pse se kam pare The Last Samurai akoma.

Aktorja mbeshtetese me e mire duhet te jete Renee Zellweger pasi me verte eshte madheshtore ne film. Ia kalo 1000 here Kidman-it.


Regjizori me i mire dihet qe do jete Peter Jackson me ate pune dhe arritje kolosale qe ka bere.


Skenari i adaptuar me mire nga letersia do jete ajo e Lord of the Rings pasi eshte e veshtire per nje liber si ai i Tolkien te reduktohet ne menyre qe te mos i uli vlerat tregimit.

Skenari origjinal me i mire duhet te jete ai i Canadezit tone (keta kanadezet me verte jane te talentuar ne fushat e artit) Denys Arcand.


Filmi vizatimor do jete Finding Nemo pasi eshte simply great, teper i bukur. Kane arritur te argetojne te gjitha moshat dhe kjo mendoj eshte gje per tu vleresuar teper. :thumbsup:


Cmimi per efektet pamore sdiskutohet qe i perket Lord of the Rings, gje qe as e ve ne dyshim pasi te gjithe jemi perballuar me madheshtine e realizimit te ngjarjeve ne menyre kaq realistike sa te lene me goje hapur.

Une per vete do doja shume qe Oscarin ta fitonte ajo goca e vogel. Imagjinoni cfare nderi do ishte...papapa, ne njerezve normale sna ngelet gje tjeter vecse te rrijme pas ekranit te televizorit e imagjinojme veten tone aty perballe per dy ore tera. Eh, lojerat qe i puno truri njeriut :shrug:

Odea
 

glamdring

Forumium praecox
Re: OSCARS' NIGHT

Lord of the Rings: Return of the King kapi 11 Oscar. Ne selicin kategori per te cilen ishte bere propozimi ju dha çmim. Eshte hera e pare ne histori qe nje gje e tille ndodh. Per nga sasia e çmimeve, LotR rradhitet me Ben Hur dhe Titanic.

Çmimet qe ju dhane ishte:

1) Filmi
2) Regjizori
3) Kolona zanore
4) Kenga
5) Kostumet
6) Efektet speciale
7) Art-design
8) Pershtatje e librit ne film
9) Prodhues
10) Skenari
11) ?!?

Me se fundit iu dha çezarit çfare i perket çezarit. Do me kishte pelqyer qe Ian Kellen te kishte marre çmimin e aktorit ne rol mbeshtetes dy vite me pare, por nejse... Per mendimin tim çmimet u dhane me shume per filmin si triologji sesa per pjesen e III-te ne veçanti. Ne fund te fundit, ka edhe me shume logjike keshtu.

Hera e pare ne jeten time qe pashe naten e Oscar nga fillimi ne fund. Gjithmone e kisha pare me shkurtime, por kesaj rradhe vendosa ta shikoja nga fillimi ne fund, pavarsisht qe me kushtoi nje nate gjume. Nejse, nuk besoj ta bej me serish. Nje here mjafton...
 

Blendi

Primus registratum
Re: OSCARS' NIGHT

11) Sound Editing

Barazuan rekordin qe mbante Titanic me 11 Oscars.
Asnje film nuk i kishte fituar te gjitha emerimet deri mbreme. Titanic fitoi 11 por ishte emeruar per 13. Hera e pare qe nje film i bazuar ne fantazi fiton "Filmi me i mire".
 

Goca

Primus registratum
Re: OSCARS' NIGHT

Sa e cuditshme , une s`kam pa as 1 as 2 as 3. Anjehere s`ma ka terhequr vemendjen per ta pare, as nga titulli as nga reklamat. :confused:
 

D-J

Forumium maestatis
Re: OSCARS' NIGHT

Gossiiiiip gossipppppppp kto na duhen thats what oscars r all about... red carpet Chanel Gucci versace diamonds Charlizeee real old glamour fantastic best dress what a face liked her hairstyle...small boobs desha icik more... renneeeee fashion disaster? Scarlet dukesh icik mo e madhe se osht po e pash lost in translation dy her vetem per te Nicole asnjiher se kom pelqy ka bo i kontrat tjeter me chanel peter well done son qekam dhe un si grat /pf/images/graemlins/laugh.gif

mir qe marun se me dukesh se po vinte mileniumi prap
 

Isabelle

Valoris scriptorum
Re: OSCARS' NIGHT

Fillimisht postuar nga Penelja e V.G.:
[qb] Sa e cuditshme , une s`kam pa as 1 as 2 as 3. Anjehere s`ma ka terhequr vemendjen per ta pare, as nga titulli as nga reklamat. :confused: [/qb]
Marr dhe une 'guximin' ti behem njish mesazhit te ksaj anetares ktu /pf/images/graemlins/laugh.gif .
 

I love new york

Primus registratum
Re: OSCARS' NIGHT

Mgjth nuk e kam pare akoma Mystic River (it's the first movie in my to-see-movies list /pf/images/graemlins/laugh.gif ) m'u be shume qejfi per Sean Penn sepse eshte vertet brillant si aktor. Edhe Ben Kingsley me pelqen shume. Jude Law, not my type in movie and real life, bohhhh he's nice though.
Persa i perket femrave me erdhi mire qe e mori Charlize pamvaresisht se ne vend t'a permiresonte look-un qe e ka dhurate nga Zoti si blessing e kishte prishur me ate self-tanning ne ekses. Looku i viteve 20 nuk ishte keq ne te por duhej dicka tjeter.
Edhe what was Uma Thurman thinking me ate fustan :smash: (pamvaresisht ajo mbetet femer shume seksi dhe aktore e mire).
Julia looked stunning me fustanin e saj dhe zbutjen e flokeve ne gjyre.
René si nje nuse fshati qe e kishte marr fustanin me qira per $150 dollare. :smash:
Nejse kaq per tani /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Odoakri

Primus registratum
Re: OSCARS' NIGHT

Puna e oskarve eshte e kote, i dhane 11 cop kthimit te mbretit, por ne te vertete po vleresohej e gjithe saga, ateher si mund psh mistik river nje filem me buxhet te jo te larte te perballet jo me nje po me 3 filma, me nje buxhet stratosferik?
Qe ju dhane 11 cope ju dhane vetem se duheshin dhene se ishin shpenzuar miliona, dha mes bisnesmenve keto gjera i dine mire.
Ca vlera ka nje filem , flas edhe per titanic edhe ky me 11 cope, qe nuk arrin te marr oscar me aktorin me te mire apo aktoren me te mire?!
Per mua mistik river, pervec 2 qe mori, duhet te merrte edhe nje per regjine ose per filmin me te mire, klinti eshte tregur ,madheshtor.
 

Petroninsja

Primus registratum
Re: OSCARS' NIGHT

E ndoqa ceremonine e Oscar te djelen mbrema, kishte momente goxha interesante vetkuptohet veshjet ne red carpet nga larmite e shumta por ajo qe me pelqeu me shume ishte Angelina Jolie me fustanin e saj te bardhe qe e tregonte shume sensuale.
Nga cmimet qe u dhane e meritoi Charlize Theron ne filmin "Monster" sepse ka luajtur vertet shume bukur dhe transformimi i saj ishte i hatashem.Dhe Sean Pen sigurisht me ate interpretim te shkelqyer tek "Mystic River" dhe " Dead Man Walking".
Verejtja qe kisha ishte me filmin " The last Samurai" qe cuditerisht su nominua pasi me la me shume mbresa sesa "Cold Mounting". Tom Cruise duhet te ishte nominuar kete vit.
 

Odoakri

Primus registratum
Re: OSCARS' NIGHT

aty i vetmi qe mund te kandidohej ishte ai japonezi qe bente shefine samurajve, ai e meritonte nje kandidim si aktor jo protagonist, pjesa tjeter nuk ja vlente, biles mua me eshte dukur i merzitshem si filem, shume i parashikueshem
 

D-J

Forumium maestatis
Re: OSCARS' NIGHT

iiiii Voglushi edhe tija mendoke si una edhe una u zhgenjeva pak nga Cold Mountain too much hype thash dhe per mua it really burst to life when Renee came, kurse Last Samurai me pelqeu me teper, apo nuk e pash dhe me nje japoneze qe mezi e pushova se qari edhe mbasi dolem nga kinemaja. edhe mua mu be njecik si tip kocke ne fyt po e mbajta veten ama se po te qaja dhe une hajt te na pushonte njeri pastaj /pf/images/graemlins/laugh.gif Ishte dhe first date po jo per gje dhe ne ato momente ajo i krahasonte te gjithe me Samurajt :eek: . apo nuk e loz mire rolin kur nje femer fillon e qan, sdesha te humbisja rastin to impress prandaj :devil: Nejsee...

Samurajt per nga nderi, besnikeria trimeria kokefortesia rezistenca per ndryshime, demistifikimi i vdekjes si tabu e fundit qe ka mbetur, menyra si e konceptojne jeten dhe shume te tjera i ngjajn shume malesorve tane mendova. Po prap pyeta kush ishte samuarai i fundit? American? Bloody helll...

Gladiator ka rifilluar kete epiko-heroizem trend (Troja po pres kur te dali) qe mendoj se do vazhdoj dhe qe eshte nje lloj escapizmi almost sureal nga individualizmi dhe materializmi i kesaj bote te ndyre pa principe dhe te korruptuar shpirterisht. Kemi nevoje mendoj per kete lloj terapije just to make you think back and realize that there are much more valuable things ne kete bote to care and think about

Sa per oscart (lord of the Rings, me teper celebrim teknolologjie me ngjajti) duken si nje tjeter US presidential election fiasko ku votat shiten dhe blihen nga big budget films dhe filmat me buxhet te vogel qe mua me ngjajne si home-made meal per nga natyrshmeria dhe ngrohtesia qe percjellin simply lose out to big McDonalds apo Starbucks te kinematografise se skane para to lobby around.

ehuuu..
 

glamdring

Forumium praecox
Re: OSCARS' NIGHT

Fillimisht postuar nga Odoakri:
[qb] Puna e oskarve eshte e kote, i dhane 11 cop kthimit te mbretit, por ne te vertete po vleresohej e gjithe saga, ateher si mund psh mistik river nje filem me buxhet te jo te larte te perballet jo me nje po me 3 filma, me nje buxhet stratosferik?
Qe ju dhane 11 cope ju dhane vetem se duheshin dhene se ishin shpenzuar miliona, dha mes bisnesmenve keto gjera i dine mire.[/qb]
Ne pergjithesi kjo qe thua eshte e vertete, por jo ne kete rast. Shume njerez qe pelqejne The Lord of the Rings dhe kane perbuzje ndaj Oscar (perfshire mua ketu) shpresonin qe Academy Awards nuk do jepte çmim fare filmit, sepse do shkonte ne history per neglizhencen dhe aneshmerise ndaj filmave qe vijne nga Holliwood. Por siç duket Academy Awards nuk mund ta bente kete gje, sepse do humbte aq shume ne syrin e publikut.

Ki parasysh qe ajo qe Peter Jackson ka bere me The Lord of the Rings eshte e papare ne kimatografine boterore. Nuk mund te shkosh aq kollajshem te mohosh nje pune te tille. Kjo mund te vleresohet akoma me shume duke u nisur nga fakti qe filmi nuk u be ne Holliwood.

Pyetja ne fund te fundit ngelet, a i meriton 11 Oscar Lord of the Rings, dhe nuk ma ha mendja te guxoje njeri te thote "Jo".

Fillimisht postuar nga Odoakri:
[qb]Ca vlera ka nje filem , flas edhe per titanic edhe ky me 11 cope, qe nuk arrin te marr oscar me aktorin me te mire apo aktoren me te mire?!
Per mua mistik river, pervec 2 qe mori, duhet te merrte edhe nje per regjine ose per filmin me te mire, klinti eshte tregur ,madheshtor. [/qb]
Nuk dua ta ndyj gojen te flas per Titanic, mund te mendosh ç'te duash per te.

Se pari, po e shikon Lord of the Rings si nje film te zakonshem, dhe nuk eshte i tille. Nuk ka ne kete film aktor kryesor. Frodo ka po aq rendesi per filmin sa Aragorn, Gollum apo Gandalf. Nga ana tjeter nuk ekziston nje çmim per grup aktoresh, sepse "hobbits" duhet te pakten te ishin te pakten propozuar.

Se dyti, nese ke lexuar librin Ian McKellen duhet te kishte marre Oscar per pershtatjen e perkryer qe ka bere te Gandalf. Le mos flasim per Gollum. POR a do ishte Academy Awards kaq moderne sa te propozonte apo t'i jepte çmim nje qenie gjysem kompjuterike gjysem aktoreske si Gollum?

Se treti, Academy Awards ka neglizhuar me dhjetra vite fantazine per filma tip drame. Nese per nje here te vetme ne histori velresohet fantazia me shume sesa drama Holliwoodiane (qe na ka ardhur ne maje te hundes), duhet te jemi te lumtur...

Nejse, ne fund te fundit eshte çeshtje shijesh!!!
 

Blendi

Primus registratum
Re: OSCARS' NIGHT

U be pak e perseritshme, sa here jepej nje cmim:

"..and the winner is..."Lord of the Rings, The Return of the King." -POR-

Ndryshe nga 11 Oscar per "Titanic" - (booo!) - "LotR" ka merituar plotesisht secilin prej cmimeve. Nuk mund te vlersosh Clint Eastwood me lart se Peter Jackson pasi Peter Jackson i ka falur artit boteror nje veper te vyer.
J.R.R. Tolkien imagjinoi 'middleearth' - Peter Jackson na shpuri atje.
Kostumet, veshjet, fytyrat, floket, shpellat, malet - imagjinoni c'pune eshte dashur te vishen gjithe ata hobbits e orcs, wizards, elfs men etc. Te krijohen ato qenie nga pershkrimi i nje imagjinate pa fre, te ndertohen ato pejsazhe, Mordor, The Shire, Gondor, Rohan....qytete te tera, ushtri...

Une nuk kam problemin me te vogel kur vleresohet puna. i jam falenderues Peter jacksonit qe per $8 (nje bilete kinemaje) me dha mundesine te hyj ne boten tjeter.
 
Top