Re: Ora e Mungeses
sa me shume i afrohesha vendit aq me shume me merrte malli!
e dija shume mire se pas pese minutash do te te shihja serish e cuditerisht me mungoje...
e pashpjegueshme sesi nje njeri te mungon me shume kur ke bindjen e plote se e ke prane...
por gjynah qe eshte thjesht bindje dhe jo siguri..
ku ndryshon bindja nga siguria?
ti mund te jesh i bindur qe sot je me fat,po nuk je i sigurt qe do fitosh ne llotari.
eshte pune zgjedhjesh.
rri e mendohesh para garderobes se cfare te veshesh,duhet te jesh i bindur qe teshat do te te rrijne mire,po nuk je i sigurt nese do te dukesh bukur...
atehere per imbarazzo della scelta do te dilnim rrugeve lakuriq!
apo ndoshta duhet te ecim pa e vrare mendjen per fjalet e botes,te mbyllur ne nje korace hermetike ku gjykimet nuk te prekin...
te ecesh pa e kthyer koken pas.
kjo eshte pilula e duhur.
e prape,sidoqofte,pashmangshmerisht vazhdojme te shohim prapa,une i pari.
edhe plot te tjere si une...
eshte vertete mungese,mall,apo thjesht nostalgji per dicka te bukur qe mbeti diku larg?
dhe ne bashke me te,ose mbase vetem nje pjese e jona...
aty mes pemeve?
edhe! mjaft qe te mos mbetesh ne hapesire boshe,vetem,pa ajer.
ajri duhet,ndryshe si do jetonim?
sa keq qe nuk duhet vetem ai!
sa mire do ishte,te jetonim vec me ajer,te mos na duhej tjeter,maximumi edhe nje cd-player ku te degjoje kenget e tua te preferuara.
po edhe ne kete rast do te rrezikoje te bije pre e nostalgjise...
nje kenge,nje kujtim,dhe te dhjefsha mu ne cd pastaj.
e koka serish kthehet pas,e me te shpatullat,duart,kembet,syte,dhe natyrisht zemra.
po kete te fundit rrezikon te mos e marresh me,te pakten jo sic ishte.
tek tuk ndonje gervishtje do ta kete,megjithese tashi eshte bere si nje vazo qelqi qe bie e bie.
e ti e ngjit dhe e ringjit,derisa kupton qe nuk ke ku te vendosesh me skoc.
e ne rrotullohemi ne argumentime boshe derisa kuptojme qe ai person eshte shume i shtrenjte per ne,ose me mire bindemi,ose me mire akoma jemi te sigurt.
si ja ben te jesh i sigurt...?
ne sirtar nuk ke me skoc.