Re: Ora e Mungeses
1
Nje dite para vdekjes se tij Profesor Robert Verina ishte zgjuar nga gjumi prej nje trishtimi te madh ne zemer i cili ishte bere akoma me zemerthyes e mbytes kur ishte perzjere me kujitjet e qenve te qytetit qe kishin bere zakon te mblidheshin ne oborret e pasem te shtepive te rrugices per te shkerdhyer nje buce te vjeter e te pazot qe i shnderronte kopshtet plot hije ne bordellon e saj te dashurise se lire sapo eresira e nates behej e plote.
Ai ishte cuar gati i zemeruar nga shtrati i madh prej alabastre te gdhendur me format e dy elafanteve te medhenj me nockat e ngritura perpjete i cili kishte qene dikur shtrati i prinderve te tij fisnike dhe duke u perpjekur neper erresiren e ftohte te paramengjesit kishte gjetur udhen per ne banje. Duke menduar se nuk kishte energji elektrike ashtu si ishte bere zakon te mos kishte gati kurre ne oret me te nevojshme te dites ne Tirane, Profesor Robert Verina kishte rremuar per te gjetur shkrepsen ne xhepin e pizhamave te tij prej mendafshi te zbukurara me vija vertikale ngjyre te gjelbert te erret te cilat e shoqja, zonja e fuqishme Maria Verina ia kishte zgjedhur me merak ne nje dyqan te vogel te dores se dyte ne Milano, ne menyre qe te shkonin me syte e tij te erret dhe elefantet e gdhendur ne koken e shtratit te tyre martesor. Ajo kishte nuhatur se si e gjelberta e erret e pizhamave e perzjere me ca tegela prej peri te arte qe zbrisnin bashke me vijat pergjate cohes se bute te kujtonte ngjyrat e fushave paane te Afrikes te cilat i kishte pare shpesh ne televizor, ku barisnin elefante te medhenj e te qete me nockat e varura apo te ngritura perpjete ashtu si elefantet e gdhendur te shtratit ku ata kishin fjetur sebashku per gati pesedhjete vjet. Ai nuk i kishte pelqyer aspak ato pizhama aq te errta te cilat sapo i kishte pare, ne menyre te cuditshme i kishin falur ndjesine se do ishin rroba qe do mbante ne trup castin e vdekjes. Kishte rrudhur nje here vetullat e trasha prej kerubini per te shprehur pakenaqsine por kishte reshtur se kundershtuari menjehere kur kishte pare shprehjen carmatosese dhe mbledhjen e buzeve te se shoqes, duke u habitur me veten e tij se si pas gjithe ketyre vjeteve nuk kishte ngulitur plotesisht ne mendje se ishte e kote te nisje me te zenka e kundershtime te cilat sidoqofte do ti humbte, i detyruar te hapte rruge perpara vullnetit te saj te hekurt.
Ai e kishte ndjere qe diten e pare kur ishte prezantuar me kete grua atehere teper te bukur, ne nje menyre tejet formale duke i dhene doren nga nje distance paksa e tepruar, se prej cfare forcash te pakontrollueshme te ujit dhe te dheut ishte gatuar shpirti i saj magnetik. E kishte ndjere qe me shtrengimin e lehte te asaj dore te brishte me gishtat e holle elegante, njeri prej te cileve i zbukuruar me nje unaze smeraldi i se ciles shkelqente nje drite qiellore se asgje nuk do te ishte me njesoj pas ketij takimi. Intuita e tij prej djaloshi te shkolluar denjesisht i cili qe ne rinine e hershme kishte shetitur shumicen e kontinentit nderkohe qe moshataret e tij rralle here kishin dale jashte Shkodres, dhe vetem per ndonje nevoje urgjente, ia kishte bere te ditur qe ne fillim se zonjusha plot sqime qe i buzeqeshte me nje mesazh te fshehte ne syte, te cilin ai nuk mund ta deshifronte aty per aty, ishte krejt ndryshe nga vajzat e tjera te cilat nenat i sillnin ne shtepine e prinderve te tij ne takime te sajuara e ne vizita te paarsyeshme ne kohet me te papershtatshme te dites kur ai bente gjumin e drekes, ne menyre qe zoteria i ri, i pashem dhe i pasur, te mund te zgjidhte prej tyre nje bashkeshorte fatlume qe do te hynte ne deren fisnike te Verineve.
Kur ishte perpara pasqyres se banjes rrahu fort njeren nga kunjat e shkrepses pas kutise dhe ndezi qiriun e verdhe ne formen e nje molle gjysme te djegur te cilin bashkshortja e linte kasten ne banje per rastet e mungeses se energjise. Drita anemike e qiriut u mundua te depertonte erresiren e banjes por nuk mundi. Ishte e zbehte dhe e verdhe e ngjante me shume si nje re gati e tejdukshme nga ato te perendimit te hershem te cilat e lejojne diellin ti caje mbare e prape me rrezet e veta pa shfaqur asnje lloj kundershtimi apo qofte edhe nje shenje krenarie. Ne driten e dobet Profesor Robert Verina u mundua te shquante imazhin e vet ne pasqyren e banjes, e megjithate, nuk arrinte te shihte asgje pervec erresires prej varri ne kornizene e xhamte. U rrenqeth ne cast pasi pati ndjesine se ai ishte atje, perballe pasqyres e njekohesisht mungonte, a thua se ishte i padukshem apo akoma me keq, nje i vdekur qe bariste neper shtepi duke menduar se ishte i gjalle. Ishin bere tashme disa muaj qe Profesor Robert Verina ndjente se do te vdiste shume shpejt. Nuk ishte i sigurt nese kete pershtjellim te tmerrshem ia shkaktonte kapitja e gjithkoheshme e moshes se thyer, mosbindja e gjymtyreve ashtu si ishte mesuar ti kishte nen kontroll gjithe jeten, minutat e gjata ne banje perballe nevojtores kur i duhej te luftonte me shpirt per te derdhur disa pika urine apo prezenca e engjellit te vdekjes i cili kishte te pakten qe mbas Krishtlindjes se shkuar qe vinte ta takonte ne bibloteken e shtepise per te cilen thoshte se ishte i vetmi vend plotesisht i shenjteruar ne ate shtepi, per shkak se e shenjte ishte dija qe gjallonte mes fleteve te vdekura te librave te shumte. Ne fillim ai shkonte te bisedonte me engjellin e vdekjes vetem pasditeve me shi kur shtepia zhytej ne nje murgetire te padurueshme qe profesorit i kujtonte pjesen me dramatike te viteve te veta. Ulej ne tavolinen e vet te punes me fytyren nga dritarja prej nga hynte ne dhome hiri i reve te qytetit dhe qendronte ashtu me ore te tera, pa levizur duke demonstruar kaliber madheshtor durimi i cili ne fund shperblehej me shfaqjen e engjellit te vdekjes. Ata kishin folur per shume gjera te trishta dhe te gezueshme, engjelli i erret i tregonte Profesorit per vdekjen dhe boten e pertejme, per qytetet e medha ne barkun e vdekjes ku gjerat po shkonin gjithnje e me keq. Engjelli ankohej se ne boten e tij ku dikur sundonte nje rregull i paperkulshem te cilit i bindeshin te gjithe dhe nje respekt i ndersjellte, tani kishin nisur te ndodhnin gjera qe e trishtonin dhe e trembnin, gjera thuajse po aq te tmerrshme sa ato qe kryenin njerzit mbi toke. Profesori ishte kurjoz te mesonte gjithmone me shume per vendin ku do te shkonte pasi ishte i tille burre qe nuk i kishte pelqyer kurre surprizat, nderkohe qe engjelli i vdekjes shfaqte nje interes mrekullues per jeten dhe mbi te gjitha per natyren njerezore e cila sipas tij ishte padyshim paradoksi me i madh qe kishte egzistuar ndonjehere, pasi ai nuk arrinte ta mberthente me mendjen e tij se si dicka e mire mund te ishte ne gjendje te shkaktonte kaq shume te keqija. Te dy kalonin ore te gjata perballe njeri tjetrit duke rrefyer dhe degjuar, ne erresiren e plote te biblotekes, ashtu si engjelli i vdekjes ia kishte vene kusht pasi ai nuk ndihej mire ne drite, justifikim te cilin Profesori nuk e kishte besuar asnjhere por qe kishte patur miresine te mos behej i besdisshem, gje te cilen e kishte urryer dhe druar gjithe jeten. Per kete arsye Profesor Robert Verina nuk e kishte pare asnjehere fytyren e tij por nderkohe ishte familjarizuar me zerin e thelle e te ngrohte te krijeses se erret qe per arsye qe ai nuk arrinte t’i mberthente i kujtonte psheretimat e nje vullkani te shuar dhe miqesia mes tyre sa vinte e behej me e forte. Profesori mendonte se engjelli i vdekjes ishte nje krijese mrekulluese, ai vleresonte tek te gjithe intelektin, shkathtesine dhe pjekurine mendore dhe dukej se engjelli i zoteronte qe te treja ne nivele per tu admiruar. Bisedat e tyre ne fillim ishin te akullta, gati armiqsore, pasi Profesor Robert Verina ishte tmerruar kur e kishte pare te hynte ne bibloteke nga dritarja dhe kishte rrembyer per ta sulmuar nje vizore te hekurt, te gjate plote dyzet centimetra te cilen normalisht e perdorte per te krruar kurrizin ne vendet qe nuk i arrinte dot. Keshtu ne fillim ai qendronte ne kembe ne njerin skaj te dhomes me vizoren e rende ne duar duke i bere pyetje te befta te paftuarit dhe duke i perseritur vazhdimisht se do te therriste policine. Vetem tre jave me vone, mbas vizitash te perseritura gati cdo nate dhe mbasi engjelli i vdekjes i kishte permendur Profesor Robert Verines te tilla detaje te jetes se tij qe askush nuk mund ti kishte ditur, ai kishte pranuar te ulej per te biseduar me shtruar dhe kishte nisur te mendoje se personi ne dhomen e tij ishte vertete nje krijese e perboteshme.
Aq shume ishin miqesuar me njeri tjetrin Profesori dhe i derguari i vdekjes saqe qofte njeri qofte tjetri benin gjithcka qe kishin ne dore per te respektuar orarin e takimit te tyre dhe per te mos munguar asnjehere. Ne fakt Profesor Verina ishte nje burre te cilit koha nuk i mungonte tani qe ai nuk praktikonte me asnje lloj veprimtarie pervec leximit te cilin sidoqofte e kryente gjate dites, kur drita ishte e forte, per shkak te gjendjes se renduar te syve te tij. Te gjithe miqte e tij kishin vdekur ose ishin zhdukur pa lene as nam as nishan, ndaj tashme ai thuajse nuk dilte fare nga shtepia pervec ndonje rasti te rralle, sidomos se fundi ngase i dukej e pasjellshme te mos ishte mikprites ndaj mikut qe ndermerte nje rruge aq te gjate, e sipas imagjinates se tij, te lodhshme, per ta vizituar. Me pare dilte ne mengjes per te blere gazeten e perditshme ne menyre qe te mund te mesonte se c’ndodhte jashte murit te oborrit te tij, por qe kur te gjitha faqet u mbushen me lajmin e vetem te falimentimit te skemave piramide qe shfarrosen kursimet varfanjake te shqiptareve, Profesor Robert Verina vendosi se nje tetedhjete e shtate vjecari si ai i mjaftonte mosha per te qene nevrik dhe nuk i duhej asnje arsye me shume per te shfryre, prandaj rreshti se bleri gazeten. Mbremjeve kur engjelli i vdekjes nuk vinte ta takonte, Profesori nxitonte te shkonte ne dhomen tjeter ku therriste dhe te shoqen e cila nderkohe merrej me pune te ndryshme te vetat dhe duke e terhequr zonjen pas vetes me xheste alarmante ndizte i shqetesuar televizorin. Ai e dinte tashme nga pervoja se ne rast se engjelli nuk vinte, do te thoshte se nje katastrofe njerezore kishte ndodhur diku dhe atij i duhej te udhehiqte shpirtrat e viktimave per ne Had. Maria Verina nuk e ngacmonte me te shoqin per shkak te respektit te thelle per te, prandaj kur ai kishte nisur te tregonte per takimet me engjellin e vdekjes, sepse Profesor Verina e kishte te pamundur te mos i tregonte gjitcka bashkeshortes se tij edhe pse miku i perbotshem e kishte detyruar te betohej se nuk do te fliste me askend per te, ajo ishte shtirur si e intriguar dhe kishte degjuar pa folur, duke menduar se ishte me mire ta linte Robertin e saj te shtrenjte te qete ne cmendurine e tij. Por kur ngutjet e tij per te ndezur televizorin, apo radion ne rast se nuk kishte energji, me parashikimin se dicka katastrofike kishte ndodhur diku ne bote nisen te konfirmoheshin me lajme te mirqena per termete, permbytje dhe luftra te reja ballkanike, Maria Verina nisi te besoje se ai vertet perjetonte dicka te mbinatyrshme ne biblioteken e vet, por asnjehere nuk hetoi me tej sepse besonte me fanatizem se nje grua e mire duhet ti lere te shoqit hapsiren e tij. Sidoqofte, dicka shqetesuese kishte ndodhur naten e shkuar, dicka qe po e brente Robert Verinen se brendshmi. Profesori kishte pritur engjellin deri sa ishte bindur se ai nuk do te vinte pastaj kishte zbritur ne dhomen e ndenjes ku ndodhej televizori per te mesuar se cila ishte katastrofa e rradhes. Maria Verina e kishte degjuar te zbriste shkallet e drunjta me rrembimin e nje adoleshenti, njesoj sic kishte pas bere dikur kur ata ishin bashkeshorte te rinj dhe ndiqnin njeri tjetrin neper shtepi krejt lakuriq, te dehur nga avujt e seksit. Kishte lene hapur permbys mbi komodine librin me poezi japoneze qe po lexonte dhe kishte shkuar prane te shoqit i cili me telekomanden ne dore kerkonte stacionet e lajmeve per te mesuar mbi gjemen qe kishte ndodhur. Por lajmet ate nate nuk permenden as edhe nje rast te vetem vdekjeje. Kishte qene nje dite e qete me mot te mrekullueshem ne te gjithe token, nuk kishte ndodhur asnje aksident i rende ajror, asnje traget nuk ishte mbytur, ne Afrike uria nuk kishte vrare me shume se ne nje dite te zakonshme, as serbet dhe as kroatet nuk e kishin shkelur armepushimin, madje Profesori pati pershtypjen se degjoi prezantuesen te thoshte dicka mbi nje marreveshje per paqe mes Izraeliteve dhe Palestinezeve ne Lindjen e Mesme por pastaj shkundi koken me mosbesim, i bindur se i kishin bere veshet. Menjehere shqetesimi per tmerrin qe duhet te kishte ndodhur iu kthye ne ankthin qe shkakton pasiguria. Sepse profesor Robert Verina gjate gjithe jetes se tij kishte qene nje njeri ne dijeni te plote te gjerave qe ndodhnin rreth tij, jo per shkak te ndonje manie kontrolli por prej faktit se miqte dhe familjaret e tij gjithmone i kishin besuar cdo te fshehte, te bindur ne miresine e tij pa paragjykime, gjenialitetin ne zgjidhjen e cdo problemi dhe aftesine e tij per t’i bere balle cdo veshtiresie. Pasi kishte lujatur me butonat e radios me vale te shkurtra ndonje ore a me shume, per tu siguruar se asgje e tmerrshme nuk kishte ndodhur ne ndonje skaj te larget te botes, Profesori u bind se ajo kishte qene nje nate pa ngjarje dhe njekohesisht ndjeu nje ngushtim ne zemer te cilin ia shkaktoi ai ankth i papritur qe e perfshiu kur u bind plotesisht se engjelli i vdekjes kishte munguar ate nate pa ndonje arsye per te qene. Pervec mysafirit te vyer ate nate nuk i erdhi as gjume. U perpoq ne shtrat pa gjetur rehat dhe pa mundur te flinte, here i dukej se dhoma ishte teper e ftohte e here flakte larg vetes jorganin kur ndjente te tille nxhetesi perveluese ne trup sa dyshoi mos kishte ethe. Kishte mundur te flinte vetem nje ore dikur prane mengjesit, i lekundur ne nje enderr pa kuptim ne te cilen kishte pare veten si skllav te lidhur me zinxhire te rende kembe e duar, ne amfiteatrin e Durresit ku kishte per detyre te ushqente luanet e ngopur me mishin e bashkevuajtesve te tij gladiatore. Ne njeren nga gropat e luaneve cuditerisht gjeti nje qen te zi per te cilin ne enderr vetevetiu dinte se ishte me gjakatar se te gjithe shtazat e tjera te mara sebashku por qe ndaj tij sillej cuditerisht bute. Kishte zbritur brenda gropes per ta perkedhelur bishen vrasese dhe me gishtat qe i dridheshin kishte marre guximin ta ferkonte mbas vesheve. Ne kembim qeni i zi kishte tundur bishtin dhe e kishte pare me ca sy te pervuajtur si prej xhami te cilet, Profesor Robert Verina pati bindjen se ishin syte e engjellit te vdekjes, edhe pse syte e mikut qe e vizitonte ne biblioteke ai nuk i kishte shquar dot asnjehere ne erresiren verberuese te dhomes. Pastaj qeni kishte nisur te kujiste aq dhimbshem sa Profesori ishte ndjere i detyruar moralisht te qante bashke me te. Nderkohe qe kishin nisur te kujisnin edhe luanet, jo me hungerimen e tyre shurdhuese por me zera qensh qe e benin shpirtin e tij te dridhej ethshem brenda gjoksit nga dhimbja. Pikerisht atehere ishte zgjuar dhe kishte mbajtur vesh ne heshtje, me frymarjen e renduar si te nje maratonomaku ne fund te gares se tij te gjate, kishte mundur te pergjonte rrahjet e dobeta te zemres se tij te plakur, kur ishte nderprere nga kujitje te tjera akoma me therese dhe i zemeruar kishte kuptuar se ishin qente qe mbanin rradhen per tu shkerdhuer me bucen e pamoralshme qe vinte verdalle oborreve te pasme te shtepive te rrugices.
Keto gjera qe kishin ndodhur mbremjen e shkuar dhe naten e pagjume po i sillte edhe nje here neper mend ne driten e dobet te qiririt ne banje, ndersa mundohej te shquante veten ne pasqyren perballe tij. E mori ne njeren dore qiririn ne forme molle qe vazhdonte te digjej nen nje flake qe dridhej ashtu si ishte dridhur fort shpirti i tij ate mengjes dhe e afroi prane pasqyres se bashku me fytyren e tij ne menyre qe te mund te shihej dhe vetem atehere vuri re se imazhi i tij ne pasqyre ishte po aq i trishtuar sa ai vete dhe po mendonte te njejtat gjera.
/pf/images/graemlins/wink.gif Vijon, por boll per ketu.