Ora e Mungeses

fallen angel

Primus registratum
Re: Ora e Mungeses

parku mbeti shkrete...
mbi gjethe vec nje ritem,vec nje hap,vec nje zemer.
e keni parasysh nje buzembremje te vranet,ne mes te nje parku?
pemet qe zgjaten te perqafojne njera-tjetren,era qe me oine e saj duket sikur qan bashke me to,e per nje ndjenje banale solidariteti bashkohet me to dhe dhimbja jote.po,vetem per solidaritet.
fundja,c'te lidh me keto krijesa pa shpirt,pa sy.
te mund te shihnin vetem per nje cast dhimbjen time,lotet e mi,do ta kuptonin qe ato nuk kane arsye te ndjehen vetem,pa dashuri.
po pemeve as i rruhet fare per mua.e kush jam une?
dikush qe tek e fundit po fshihet pas tyre per t'ju fshehur vetmise.
e pra,ato po me ndihmojne ne nje fare menyre,dhe te mendosh qe nuk kane shpirt...!
e prape jam vetem,nuk kam me ke te flas,askush nuk me degjon,nuk me sheh,nuk me ndjen...
vetmi...dolce assenza di sguardi do thosh pena ironike ne doren e kunderes.
po mua nuk me mungon vetem aq,perkundrazi,tani nuk dua t'ja di per shikimet qe rreshte se me dheni!
me mungon ajo rrahje diku ne kraharor qe me bente te ndjehesha cuditerisht mire... /pf/images/graemlins/frown.gif

po shetis edhe pak ne park,mbase e gjej,diku ketu duhet te jete patjeter,nuk humbi kaq shpejt...


e aty mbeta,pas pemeve,duke ju fshehur vetmise... /pf/images/graemlins/frown.gif
 

Blendi

Primus registratum
Re: Ora e Mungeses

Vdekja nuk e harron kure njeriun ashtu si hija e vet, e cila po njesoj nuk e leshon njeriun kurre por e lidh per kembesh, apo e perqafon ashtu si mundet me mire? Ora e mungeses (se kujt?) i troket cdo te vdekshmi qe zvarritet neper ditet e veta, ora e...
...E cila eshte e trishte ashtu si jane te trishte syte e atij te denuarit me vdekje mengjesin e egzekutimit kur cohet nga shtrati per t'u paraqitur perpara toges se pushkatimit. Ngrihet ngadale. C'ngut ka ne kete ore te fundit? Me floket e shpupuritura dhe mjekren e parruar, i tretur larg ne veshtrimin e vet qe thyhet para cdo pamjeje dhe rrezohet pertoke. Pastaj ai nuk i ngre dot syte, var koken dhe ecen ne heshtje. I mungon guximi per te pare gjekundi tjeter pervec kembeve te veta qe hiqen ngadale, te lidhura me hijen e tij besnike, ne paste dale dielli. Hija e ndjek pa bere pyetje, c'mik!!, bashke me te do te qendroje edhe ajo pas murit, dhe kur ai te rrezohet pertoke si nje kafshe gjahu, me te do te shembet ne pluhur dhe hija, besnike, ne paste dale dielli.
Ne ajer do te ndihet ere baroti, por ai nuk do t'a ndjeje, as hija e tij. Kane kaluar 2 minuta qe nga ora...tani ai eshte vetem pjese e mungeses.
 

Ema

Goddes
Re: Ora e Mungeses

Do doja te me kishin lidhur syte,me shall te madh e te zi.Keshtu jo-guximtaret si puna ime nuk do kishin sy tge shihnin vdekjen.Do ndjehej vetem nje ere baroti,nje shkulm ne stomak,dhimbje per kohen qe nuk u ndal aty ko do deshironim...

...Blenxh,missed you and...I suposse smth happend to you :shrug:
 

Ema

Goddes
Re: Ora e Mungeses

Kesaj nate me hene te vjeshtes

Kesaj nate me hene te vjeshtes
Dola fushes te bredh kuturu.
Rete shtohen me vrap pa reshtur,
Hena duket aty-ketu.
Porsi vete mendimet e mia
Po me shtyhen nder mend me shpesh
dhe pas tyre gjithnje gjendesh ti
si kjo hene qe duket mes resh.
Hena shpejt do te zhduket dhe netet
do te mbeten pa te, kurse ti
ne enderrimet e mia pa jete
perendim s'do te kesh kurrsesi.
D.Agolli
 

Blendi

Primus registratum
Re: Ora e Mungeses

Jam me i zene me pune nga c'eshte mire per shendetin. As kete nuk e zgjas dot. Me vini nje M ne regjister. Mungoj. /pf/images/graemlins/wink.gif por do vij sapo te bej pak kohe.
Ciao
 

renea

Primus registratum
Re: Ora e Mungeses

Fillimisht postuar nga Blendi:
[qb] Vdekja nuk e harron kure njeriun ashtu si hija e vet, e cila po njesoj nuk e leshon njeriun kurre por e lidh per kembesh, apo e perqafon ashtu si mundet me mire? Ora e mungeses (se kujt?) i troket cdo te vdekshmi qe zvarritet neper ditet e veta, ora e...
...E cila eshte e trishte ashtu si jane te trishte syte e atij te denuarit me vdekje mengjesin e egzekutimit kur cohet nga shtrati per t'u paraqitur perpara toges se pushkatimit. Ngrihet ngadale. C'ngut ka ne kete ore te fundit? Me floket e shpupuritura dhe mjekren e parruar, i tretur larg ne veshtrimin e vet qe thyhet para cdo pamjeje dhe rrezohet pertoke. Pastaj ai nuk i ngre dot syte, var koken dhe ecen ne heshtje. I mungon guximi per te pare gjekundi tjeter pervec kembeve te veta qe hiqen ngadale, te lidhura me hijen e tij besnike, ne paste dale dielli. Hija e ndjek pa bere pyetje, c'mik!!, bashke me te do te qendroje edhe ajo pas murit, dhe kur ai te rrezohet pertoke si nje kafshe gjahu, me te do te shembet ne pluhur dhe hija, besnike, ne paste dale dielli.
Ne ajer do te ndihet ere baroti, por ai nuk do t'a ndjeje, as hija e tij. Kane kaluar 2 minuta qe nga ora...tani ai eshte vetem pjese e mungeses. [/qb]
Bravo!
 

Eni_883

Primus registratum
Re: Ora e Mungeses

How do you miss someone you have never had? Is it possible to even think it? Or is it just a perpetual trist, a challenge, perhaps an excuse so you dont miss other things or people? I dont really know but it's the worse feeling ever to miss something you dont really know ? So
I think i like you therefore I miss you, but how can I like you if I dont even know you that well. I am reaching a point of oblvion, I want things I know I cant have.

Perhaps I do it purposely because I know I have left my heart elsewhere with someone who has made a pact with life to pretend he does not share the same feelings. How absurd really. He knows he misses me just as much as I miss him yet we both ignore the fact or excuse is by saying that reality is harsh today. Life has made us go separate ways and therefore to have an "us" is impossible. No one is willing to make the slightest sacrifice to be with the other yet we both claim we greatly love and esteem each another and even admit that perhaps we would never find a replacement. But at the same time we are both constantly looking for something worthy of replacing that 'something lost' that will never be replaced. How hipocritical....

And fate with its unpecable sense of humour sends people our way that are worth a notice if nothing more. Some we choose to ignore, some others we choose to keep close for as long as we can or it is convenient. So then do us both a favour will you? Leave me alone, dont call me, dont talk to me, dont tell me how you can't find anyone like me because that is a fact, no one is like me. They are better, worse, just different but not like me. Let me miss someone who deserves it.
Ora e mungeses mbaron ketu................
 

Emusftdmmkh

Primus registratum
Re: Ora e Mungeses

Bota eshte gremisur ne gjinite.Aq sa mashkullores i perngjasnja pengje e dimra dhe femerores mjellma dhe dashuri.Ish me siguri ndonje rreng tundues i qiellit te vetmise...


Pati kohe kur shimbja ish bere dashuri e dashuria,dhimbje!Kur aq fort ishin perzier sa nuk dalloja me nese ishe ti ajo qe doja apo ishte dhimbja e dashurise tende.Ne dendur kemi adhuruar rruget e mundimshme,perlotjet.
Mendova sot se c'kuptim ka per mua fjala Sakrifice.Si imazh paresor,si pacient nenshturar ndaj unit psikolog,me erdh ne mendje nje qengj qe i prene fytin.Gurgullima e gjakut me turbullon rrjedhen e mendimit te kulluar.Vendos se ky imazh duhet hedhur tutje,per tu zevendesuar nga nje tjeter qe me shqeteson me pak.
Perpiqem te ndjek kujtesen.Gjurmet me shpien ne nje fron flijimi.Babe e bir,dashuri madhore...
Tani termat shtyhen pa pushim me njeri-tjetrin.Kerkojne cilesim,konkretesi te dashurise qe s'eshte si pararendesja.
Humbem serish...
Bota eshte krisur ne zverk.

Rimendoj Sakrificen.Mendoj udhet qe me rreshqasin nen sy,lule te pahedhura per kushedi c'arsye.Zemer kruspull,zemer-mbyllur ne krahet e zemres.Dite-nete te pafundme.
Nuk jam bosh.Po kerkoja brenda e vetes.Gjej rrenoja,varreza,lapidare me data te gdhendura,yje te shuar.Me duket sikur bredh mes galaktikash.

Me kujtohet nje mik i imi qe shurrepsej metra larg duke u krenuar heshturazi ndaj atyre qe hynin e dilnin ne banje gjate ritualit.
Me vjen per te peshtyre mbi pompozitetin artificial te kukullave qe i ngaterron dora e zeze.
...Dua rete qe krijojne forma ne qiell.I japin fryme imagjinates.
Tutje lart shoh nje mjellme bardhoshe.Vendos ta quaj sakrifice!
 

Blendi

Primus registratum
Re: Ora e Mungeses

1


Nje dite para vdekjes se tij Profesor Robert Verina ishte zgjuar nga gjumi prej nje trishtimi te madh ne zemer i cili ishte bere akoma me zemerthyes e mbytes kur ishte perzjere me kujitjet e qenve te qytetit qe kishin bere zakon te mblidheshin ne oborret e pasem te shtepive te rrugices per te shkerdhyer nje buce te vjeter e te pazot qe i shnderronte kopshtet plot hije ne bordellon e saj te dashurise se lire sapo eresira e nates behej e plote.
Ai ishte cuar gati i zemeruar nga shtrati i madh prej alabastre te gdhendur me format e dy elafanteve te medhenj me nockat e ngritura perpjete i cili kishte qene dikur shtrati i prinderve te tij fisnike dhe duke u perpjekur neper erresiren e ftohte te paramengjesit kishte gjetur udhen per ne banje. Duke menduar se nuk kishte energji elektrike ashtu si ishte bere zakon te mos kishte gati kurre ne oret me te nevojshme te dites ne Tirane, Profesor Robert Verina kishte rremuar per te gjetur shkrepsen ne xhepin e pizhamave te tij prej mendafshi te zbukurara me vija vertikale ngjyre te gjelbert te erret te cilat e shoqja, zonja e fuqishme Maria Verina ia kishte zgjedhur me merak ne nje dyqan te vogel te dores se dyte ne Milano, ne menyre qe te shkonin me syte e tij te erret dhe elefantet e gdhendur ne koken e shtratit te tyre martesor. Ajo kishte nuhatur se si e gjelberta e erret e pizhamave e perzjere me ca tegela prej peri te arte qe zbrisnin bashke me vijat pergjate cohes se bute te kujtonte ngjyrat e fushave paane te Afrikes te cilat i kishte pare shpesh ne televizor, ku barisnin elefante te medhenj e te qete me nockat e varura apo te ngritura perpjete ashtu si elefantet e gdhendur te shtratit ku ata kishin fjetur sebashku per gati pesedhjete vjet. Ai nuk i kishte pelqyer aspak ato pizhama aq te errta te cilat sapo i kishte pare, ne menyre te cuditshme i kishin falur ndjesine se do ishin rroba qe do mbante ne trup castin e vdekjes. Kishte rrudhur nje here vetullat e trasha prej kerubini per te shprehur pakenaqsine por kishte reshtur se kundershtuari menjehere kur kishte pare shprehjen carmatosese dhe mbledhjen e buzeve te se shoqes, duke u habitur me veten e tij se si pas gjithe ketyre vjeteve nuk kishte ngulitur plotesisht ne mendje se ishte e kote te nisje me te zenka e kundershtime te cilat sidoqofte do ti humbte, i detyruar te hapte rruge perpara vullnetit te saj te hekurt.
Ai e kishte ndjere qe diten e pare kur ishte prezantuar me kete grua atehere teper te bukur, ne nje menyre tejet formale duke i dhene doren nga nje distance paksa e tepruar, se prej cfare forcash te pakontrollueshme te ujit dhe te dheut ishte gatuar shpirti i saj magnetik. E kishte ndjere qe me shtrengimin e lehte te asaj dore te brishte me gishtat e holle elegante, njeri prej te cileve i zbukuruar me nje unaze smeraldi i se ciles shkelqente nje drite qiellore se asgje nuk do te ishte me njesoj pas ketij takimi. Intuita e tij prej djaloshi te shkolluar denjesisht i cili qe ne rinine e hershme kishte shetitur shumicen e kontinentit nderkohe qe moshataret e tij rralle here kishin dale jashte Shkodres, dhe vetem per ndonje nevoje urgjente, ia kishte bere te ditur qe ne fillim se zonjusha plot sqime qe i buzeqeshte me nje mesazh te fshehte ne syte, te cilin ai nuk mund ta deshifronte aty per aty, ishte krejt ndryshe nga vajzat e tjera te cilat nenat i sillnin ne shtepine e prinderve te tij ne takime te sajuara e ne vizita te paarsyeshme ne kohet me te papershtatshme te dites kur ai bente gjumin e drekes, ne menyre qe zoteria i ri, i pashem dhe i pasur, te mund te zgjidhte prej tyre nje bashkeshorte fatlume qe do te hynte ne deren fisnike te Verineve.
Kur ishte perpara pasqyres se banjes rrahu fort njeren nga kunjat e shkrepses pas kutise dhe ndezi qiriun e verdhe ne formen e nje molle gjysme te djegur te cilin bashkshortja e linte kasten ne banje per rastet e mungeses se energjise. Drita anemike e qiriut u mundua te depertonte erresiren e banjes por nuk mundi. Ishte e zbehte dhe e verdhe e ngjante me shume si nje re gati e tejdukshme nga ato te perendimit te hershem te cilat e lejojne diellin ti caje mbare e prape me rrezet e veta pa shfaqur asnje lloj kundershtimi apo qofte edhe nje shenje krenarie. Ne driten e dobet Profesor Robert Verina u mundua te shquante imazhin e vet ne pasqyren e banjes, e megjithate, nuk arrinte te shihte asgje pervec erresires prej varri ne kornizene e xhamte. U rrenqeth ne cast pasi pati ndjesine se ai ishte atje, perballe pasqyres e njekohesisht mungonte, a thua se ishte i padukshem apo akoma me keq, nje i vdekur qe bariste neper shtepi duke menduar se ishte i gjalle. Ishin bere tashme disa muaj qe Profesor Robert Verina ndjente se do te vdiste shume shpejt. Nuk ishte i sigurt nese kete pershtjellim te tmerrshem ia shkaktonte kapitja e gjithkoheshme e moshes se thyer, mosbindja e gjymtyreve ashtu si ishte mesuar ti kishte nen kontroll gjithe jeten, minutat e gjata ne banje perballe nevojtores kur i duhej te luftonte me shpirt per te derdhur disa pika urine apo prezenca e engjellit te vdekjes i cili kishte te pakten qe mbas Krishtlindjes se shkuar qe vinte ta takonte ne bibloteken e shtepise per te cilen thoshte se ishte i vetmi vend plotesisht i shenjteruar ne ate shtepi, per shkak se e shenjte ishte dija qe gjallonte mes fleteve te vdekura te librave te shumte. Ne fillim ai shkonte te bisedonte me engjellin e vdekjes vetem pasditeve me shi kur shtepia zhytej ne nje murgetire te padurueshme qe profesorit i kujtonte pjesen me dramatike te viteve te veta. Ulej ne tavolinen e vet te punes me fytyren nga dritarja prej nga hynte ne dhome hiri i reve te qytetit dhe qendronte ashtu me ore te tera, pa levizur duke demonstruar kaliber madheshtor durimi i cili ne fund shperblehej me shfaqjen e engjellit te vdekjes. Ata kishin folur per shume gjera te trishta dhe te gezueshme, engjelli i erret i tregonte Profesorit per vdekjen dhe boten e pertejme, per qytetet e medha ne barkun e vdekjes ku gjerat po shkonin gjithnje e me keq. Engjelli ankohej se ne boten e tij ku dikur sundonte nje rregull i paperkulshem te cilit i bindeshin te gjithe dhe nje respekt i ndersjellte, tani kishin nisur te ndodhnin gjera qe e trishtonin dhe e trembnin, gjera thuajse po aq te tmerrshme sa ato qe kryenin njerzit mbi toke. Profesori ishte kurjoz te mesonte gjithmone me shume per vendin ku do te shkonte pasi ishte i tille burre qe nuk i kishte pelqyer kurre surprizat, nderkohe qe engjelli i vdekjes shfaqte nje interes mrekullues per jeten dhe mbi te gjitha per natyren njerezore e cila sipas tij ishte padyshim paradoksi me i madh qe kishte egzistuar ndonjehere, pasi ai nuk arrinte ta mberthente me mendjen e tij se si dicka e mire mund te ishte ne gjendje te shkaktonte kaq shume te keqija. Te dy kalonin ore te gjata perballe njeri tjetrit duke rrefyer dhe degjuar, ne erresiren e plote te biblotekes, ashtu si engjelli i vdekjes ia kishte vene kusht pasi ai nuk ndihej mire ne drite, justifikim te cilin Profesori nuk e kishte besuar asnjhere por qe kishte patur miresine te mos behej i besdisshem, gje te cilen e kishte urryer dhe druar gjithe jeten. Per kete arsye Profesor Robert Verina nuk e kishte pare asnjehere fytyren e tij por nderkohe ishte familjarizuar me zerin e thelle e te ngrohte te krijeses se erret qe per arsye qe ai nuk arrinte t’i mberthente i kujtonte psheretimat e nje vullkani te shuar dhe miqesia mes tyre sa vinte e behej me e forte. Profesori mendonte se engjelli i vdekjes ishte nje krijese mrekulluese, ai vleresonte tek te gjithe intelektin, shkathtesine dhe pjekurine mendore dhe dukej se engjelli i zoteronte qe te treja ne nivele per tu admiruar. Bisedat e tyre ne fillim ishin te akullta, gati armiqsore, pasi Profesor Robert Verina ishte tmerruar kur e kishte pare te hynte ne bibloteke nga dritarja dhe kishte rrembyer per ta sulmuar nje vizore te hekurt, te gjate plote dyzet centimetra te cilen normalisht e perdorte per te krruar kurrizin ne vendet qe nuk i arrinte dot. Keshtu ne fillim ai qendronte ne kembe ne njerin skaj te dhomes me vizoren e rende ne duar duke i bere pyetje te befta te paftuarit dhe duke i perseritur vazhdimisht se do te therriste policine. Vetem tre jave me vone, mbas vizitash te perseritura gati cdo nate dhe mbasi engjelli i vdekjes i kishte permendur Profesor Robert Verines te tilla detaje te jetes se tij qe askush nuk mund ti kishte ditur, ai kishte pranuar te ulej per te biseduar me shtruar dhe kishte nisur te mendoje se personi ne dhomen e tij ishte vertete nje krijese e perboteshme.
Aq shume ishin miqesuar me njeri tjetrin Profesori dhe i derguari i vdekjes saqe qofte njeri qofte tjetri benin gjithcka qe kishin ne dore per te respektuar orarin e takimit te tyre dhe per te mos munguar asnjehere. Ne fakt Profesor Verina ishte nje burre te cilit koha nuk i mungonte tani qe ai nuk praktikonte me asnje lloj veprimtarie pervec leximit te cilin sidoqofte e kryente gjate dites, kur drita ishte e forte, per shkak te gjendjes se renduar te syve te tij. Te gjithe miqte e tij kishin vdekur ose ishin zhdukur pa lene as nam as nishan, ndaj tashme ai thuajse nuk dilte fare nga shtepia pervec ndonje rasti te rralle, sidomos se fundi ngase i dukej e pasjellshme te mos ishte mikprites ndaj mikut qe ndermerte nje rruge aq te gjate, e sipas imagjinates se tij, te lodhshme, per ta vizituar. Me pare dilte ne mengjes per te blere gazeten e perditshme ne menyre qe te mund te mesonte se c’ndodhte jashte murit te oborrit te tij, por qe kur te gjitha faqet u mbushen me lajmin e vetem te falimentimit te skemave piramide qe shfarrosen kursimet varfanjake te shqiptareve, Profesor Robert Verina vendosi se nje tetedhjete e shtate vjecari si ai i mjaftonte mosha per te qene nevrik dhe nuk i duhej asnje arsye me shume per te shfryre, prandaj rreshti se bleri gazeten. Mbremjeve kur engjelli i vdekjes nuk vinte ta takonte, Profesori nxitonte te shkonte ne dhomen tjeter ku therriste dhe te shoqen e cila nderkohe merrej me pune te ndryshme te vetat dhe duke e terhequr zonjen pas vetes me xheste alarmante ndizte i shqetesuar televizorin. Ai e dinte tashme nga pervoja se ne rast se engjelli nuk vinte, do te thoshte se nje katastrofe njerezore kishte ndodhur diku dhe atij i duhej te udhehiqte shpirtrat e viktimave per ne Had. Maria Verina nuk e ngacmonte me te shoqin per shkak te respektit te thelle per te, prandaj kur ai kishte nisur te tregonte per takimet me engjellin e vdekjes, sepse Profesor Verina e kishte te pamundur te mos i tregonte gjitcka bashkeshortes se tij edhe pse miku i perbotshem e kishte detyruar te betohej se nuk do te fliste me askend per te, ajo ishte shtirur si e intriguar dhe kishte degjuar pa folur, duke menduar se ishte me mire ta linte Robertin e saj te shtrenjte te qete ne cmendurine e tij. Por kur ngutjet e tij per te ndezur televizorin, apo radion ne rast se nuk kishte energji, me parashikimin se dicka katastrofike kishte ndodhur diku ne bote nisen te konfirmoheshin me lajme te mirqena per termete, permbytje dhe luftra te reja ballkanike, Maria Verina nisi te besoje se ai vertet perjetonte dicka te mbinatyrshme ne biblioteken e vet, por asnjehere nuk hetoi me tej sepse besonte me fanatizem se nje grua e mire duhet ti lere te shoqit hapsiren e tij. Sidoqofte, dicka shqetesuese kishte ndodhur naten e shkuar, dicka qe po e brente Robert Verinen se brendshmi. Profesori kishte pritur engjellin deri sa ishte bindur se ai nuk do te vinte pastaj kishte zbritur ne dhomen e ndenjes ku ndodhej televizori per te mesuar se cila ishte katastrofa e rradhes. Maria Verina e kishte degjuar te zbriste shkallet e drunjta me rrembimin e nje adoleshenti, njesoj sic kishte pas bere dikur kur ata ishin bashkeshorte te rinj dhe ndiqnin njeri tjetrin neper shtepi krejt lakuriq, te dehur nga avujt e seksit. Kishte lene hapur permbys mbi komodine librin me poezi japoneze qe po lexonte dhe kishte shkuar prane te shoqit i cili me telekomanden ne dore kerkonte stacionet e lajmeve per te mesuar mbi gjemen qe kishte ndodhur. Por lajmet ate nate nuk permenden as edhe nje rast te vetem vdekjeje. Kishte qene nje dite e qete me mot te mrekullueshem ne te gjithe token, nuk kishte ndodhur asnje aksident i rende ajror, asnje traget nuk ishte mbytur, ne Afrike uria nuk kishte vrare me shume se ne nje dite te zakonshme, as serbet dhe as kroatet nuk e kishin shkelur armepushimin, madje Profesori pati pershtypjen se degjoi prezantuesen te thoshte dicka mbi nje marreveshje per paqe mes Izraeliteve dhe Palestinezeve ne Lindjen e Mesme por pastaj shkundi koken me mosbesim, i bindur se i kishin bere veshet. Menjehere shqetesimi per tmerrin qe duhet te kishte ndodhur iu kthye ne ankthin qe shkakton pasiguria. Sepse profesor Robert Verina gjate gjithe jetes se tij kishte qene nje njeri ne dijeni te plote te gjerave qe ndodhnin rreth tij, jo per shkak te ndonje manie kontrolli por prej faktit se miqte dhe familjaret e tij gjithmone i kishin besuar cdo te fshehte, te bindur ne miresine e tij pa paragjykime, gjenialitetin ne zgjidhjen e cdo problemi dhe aftesine e tij per t’i bere balle cdo veshtiresie. Pasi kishte lujatur me butonat e radios me vale te shkurtra ndonje ore a me shume, per tu siguruar se asgje e tmerrshme nuk kishte ndodhur ne ndonje skaj te larget te botes, Profesori u bind se ajo kishte qene nje nate pa ngjarje dhe njekohesisht ndjeu nje ngushtim ne zemer te cilin ia shkaktoi ai ankth i papritur qe e perfshiu kur u bind plotesisht se engjelli i vdekjes kishte munguar ate nate pa ndonje arsye per te qene. Pervec mysafirit te vyer ate nate nuk i erdhi as gjume. U perpoq ne shtrat pa gjetur rehat dhe pa mundur te flinte, here i dukej se dhoma ishte teper e ftohte e here flakte larg vetes jorganin kur ndjente te tille nxhetesi perveluese ne trup sa dyshoi mos kishte ethe. Kishte mundur te flinte vetem nje ore dikur prane mengjesit, i lekundur ne nje enderr pa kuptim ne te cilen kishte pare veten si skllav te lidhur me zinxhire te rende kembe e duar, ne amfiteatrin e Durresit ku kishte per detyre te ushqente luanet e ngopur me mishin e bashkevuajtesve te tij gladiatore. Ne njeren nga gropat e luaneve cuditerisht gjeti nje qen te zi per te cilin ne enderr vetevetiu dinte se ishte me gjakatar se te gjithe shtazat e tjera te mara sebashku por qe ndaj tij sillej cuditerisht bute. Kishte zbritur brenda gropes per ta perkedhelur bishen vrasese dhe me gishtat qe i dridheshin kishte marre guximin ta ferkonte mbas vesheve. Ne kembim qeni i zi kishte tundur bishtin dhe e kishte pare me ca sy te pervuajtur si prej xhami te cilet, Profesor Robert Verina pati bindjen se ishin syte e engjellit te vdekjes, edhe pse syte e mikut qe e vizitonte ne biblioteke ai nuk i kishte shquar dot asnjehere ne erresiren verberuese te dhomes. Pastaj qeni kishte nisur te kujiste aq dhimbshem sa Profesori ishte ndjere i detyruar moralisht te qante bashke me te. Nderkohe qe kishin nisur te kujisnin edhe luanet, jo me hungerimen e tyre shurdhuese por me zera qensh qe e benin shpirtin e tij te dridhej ethshem brenda gjoksit nga dhimbja. Pikerisht atehere ishte zgjuar dhe kishte mbajtur vesh ne heshtje, me frymarjen e renduar si te nje maratonomaku ne fund te gares se tij te gjate, kishte mundur te pergjonte rrahjet e dobeta te zemres se tij te plakur, kur ishte nderprere nga kujitje te tjera akoma me therese dhe i zemeruar kishte kuptuar se ishin qente qe mbanin rradhen per tu shkerdhuer me bucen e pamoralshme qe vinte verdalle oborreve te pasme te shtepive te rrugices.
Keto gjera qe kishin ndodhur mbremjen e shkuar dhe naten e pagjume po i sillte edhe nje here neper mend ne driten e dobet te qiririt ne banje, ndersa mundohej te shquante veten ne pasqyren perballe tij. E mori ne njeren dore qiririn ne forme molle qe vazhdonte te digjej nen nje flake qe dridhej ashtu si ishte dridhur fort shpirti i tij ate mengjes dhe e afroi prane pasqyres se bashku me fytyren e tij ne menyre qe te mund te shihej dhe vetem atehere vuri re se imazhi i tij ne pasqyre ishte po aq i trishtuar sa ai vete dhe po mendonte te njejtat gjera.

/pf/images/graemlins/wink.gif Vijon, por boll per ketu.
 

bebi

Primus registratum
Re: Ora e Mungeses

Dielli shtriu krahet mbi fytyren time dhe gjithe siperfaqen e dhomes. Nuk ishte ai qe me perkedheljen e tij mbi qepalla si zakonisht me zgjoi nga gjumi. Ishte hena ajo qe me kishte mbajtur zgjuar tere naten. Nuk e kujtoja sa kohe kishim folur derisa yjet filluan te ngjanin te perhimte, atehere kuptova.
Nuk e dija me as per cfare kishim folur, ishin aq shume gjera qe kishim besuar tek njera-tjetra. Me duart e kryqezuara mbi jastekun blu, nen koken time, levizja qepallat ngadale tek mundohesha te vjedhja dicka nga ajo qe hena i kish' peshperitur vellackos se saj aq perkedheles ne oret e para te mengjesit.
Ishin endrra ato qe kam pare deri sot?! Nuk po rritem, si mund te rriten njerezit keshtu...
Te gjithe jane ndryshe dhe perseri te gjithe perfundojme ne te njejten bote, ecim tek e njejta rruge, hame te njejtin ushqim, luftojme "pothuajse" ne te njejten menyre . Per cfare? Jemi shume te ngjashem, por shume ndryshe.
Dal perballe vetes dhe per nje moment nuk arrij ta shikoj ne sy. I kisha premtuar qe nuk do ta trajtoja me ashtu, kaq shume here tashme. I kisha premtuar qe nuk do ti flisja me, i kisha premtuar qe do te le te rrjedhoje ashtu sic duhet. E ne fakt e kam mashtruar. Me shume se asnje. Gjithnje e me shume.
Nuk me pelqen vetja ime e re. Me mungon ajo e vjetra. E une perseri vazhdoj te iki. Asnjehere nuk e therrita veten te kthehem mbrapsht. Asnjehere vetja ime nuk u njoh me ate te vjetren.
Mbase keshtu funksionon, eshte i teri nje proces... si tani. Eshte prill, jemi ne vjeshte. Endem rrugeve duke permbushur nje pjese qe me kishte munguar gjate vitit. Renia e gjetheve. Keshtu ndodh edhe ne pranvere, aspak me ndryshe.... Cuditem si femi kur sythat e para gjelberojne deget e braktisura muaj me pare.
Sot te pashe ne foto. Cuditerisht te fola, te pashe ne sy edhe pse shikimi yt ishte drejtuar diku tjeter.
Sa te cuditshme jane fotot! Dy sy qe te ndjekin ngado, nderkohe ti s'mund ti shmangesh dot. Kercen neper shtepi dhe syte perseri te ndjekin...
Harrova te them, sot degjova nje kenge... E di cilen?

Monday, april 28th 2003
 

Nei

Primus registratum
Re: Ora e Mungeses

Fillimisht postuar nga Emusftdmmkh:
[qb] "Bota eshte gremisur ne gjinite.Aq sa mashkullores i perngjasnja pengje e dimra dhe femerores mjellma dhe dashuri.Ish me siguri ndonje rreng tundues i qiellit te vetmise..."


Pati kohe kur dhimbja ish bere dashuri e dashuria,dhimbje!Kur aq fort ishin perzier sa nuk dalloja me nese ishe ti ajo qe doja apo ishte dhimbja e dashurise tende.Ne dendur kemi adhuruar rruget e mundimshme,perlotjet.
Mendova sot se c'kuptim ka per mua fjala "Sakrifice".Si imazh paresor,si pacient nenshturar ndaj unit psikolog,me erdh ne mendje nje qengj qe i prene fytin.Gurgullima e gjakut me turbullon rrjedhen e mendimit te kulluar.Vendos se ky imazh duhet hedhur tutje,per tu zevendesuar nga nje tjeter qe me shqeteson me pak.
Perpiqem te ndjek kujtesen.Gjurmet me shpien ne nje fron flijimi.Babe e bir,dashuri madhore...
Tani termat shtyhen pa pushim me njeri-tjetrin.Kerkojne cilesim,konkretesi te dashurise qe s'eshte si pararendesja.
Humbem serish...
Bota eshte krisur ne zverk.

Rimendoj "Sakrificen".Mendoj udhet qe me rreshqasin nen sy,lule te pahedhura per kushedi c'arsye.Zemer kruspull,zemer-mbyllur ne krahet e zemres.Dite-nete te pafundme.
Nuk jam bosh.Po kerkoja brenda e vetes.Gjej rrenoja,varreza,lapidare me data te gdhendura,yje te shuar.Me duket sikur bredh mes galaktikash.

Me kujtohet nje mik i imi qe shurrepsej metra larg duke u krenuar heshturazi ndaj atyre qe hynin e dilnin ne banje gjate ritualit.
Me vjen per te peshtyre mbi pompozitetin artificial te kukullave qe i ngaterron dora e zeze.
...Dua rete qe krijojne forma ne qiell.I japin fryme imagjinates.
Tutje lart shoh nje mjellme bardhoshe.Vendos ta quaj "sakrifice"! [/qb]
:book:
 

Alba Shehi

Primus registratum
Re: Ora e Mungeses

Nuk kishte hapur akoma syte kur zilja e telefonit filloi te uleriste dhe as qe kish nder mend te pushonte , sikur te mos ish cuar rreshqanthi ta kapte me mundim .Ishte Adi nga zyrat e punes .Zeri I tij dukej shqetesues dhe ligjeraten e mbaroi me nje fryme .Pasi uli receptorin u cua me pertese e filloi te shtriqej sikunder bente cdo mengjes .Floket I kishte te shpupuritura dhe syte i kish akoma te pergjumur . Me nje capitje te lodhur shkoi drejt banjos dhe ne pasqyre u ndesh me fytyren e tij .Vetullat e erreta dhe te drejta kishin marre nje forme te trishtueshme.

Vete jeta e tij kishte qene e trishtueshme .Jo dhe aq sa duket nga kjo fjali por gjithsesi nje grime e kishte te vertete . I ish dashur shume mund dhe sakrifica per te arritur aty ku ishte , ndonese nuk kishte kapur majen e endrres se tij .Ashtu si me kedo , fati e kish hedhur , tallur , perbuzur e pastaj serisht e kish marre e perkedhelur . Qe ne femijeri ish rritur pa afeksionin memesor dhe ish perkundur ne krahet e vrazhda te babait te tij te stermunduar nga jeta e aq me teper me dy femije te vegjel pas vetes.
Kish qene I vogel , shume I vogel ndaj dhe ne ato vite nuk e kish ndjere mungesen femerore ne familje.Me vone , atehere kur do te perballej me shume faktore te shoqerise dhe do shihte diferencen midis moshatareve , do te ndjehej vertet keq . I ndodhte shpesh te shkonte I perlotur ne shtepi e mbyllej ne banjo duke u mbeshtetur pas murit e duke pytur kushedi ke : “ Perse ? “ . Se as tek motra e tij e vogel nuk mund te shfryhej e as tek babai qe me shume s’ishte. Shoket I kish teper feminore per ta kuptuar . Ish rritur para kohe .

Ashtu sic ndodh rendom , njeriu di t’u shtatet fatkeqesive dhe me kalimin e kohes te duket sikur s’I ke me ose me keq akoma, sikur je pjese e tyre.
Jo se jeta e tij kishte ecur mbrapsht e gjithshka ishte prishur , se ndryshe s’do ta quanim jete fare . Kishte pasur edhe ai ato momente , te cilat formojne ate qe ne quajme lumturi . Ndoshta te perkohshme , por qe gjithsesi kishin ndodhur e ndikuar pozitivisht. Ishte ndjere edhe ai duke fluturuar ne qiejt e shtate dhe zemra I kishte rrahur aq fort sa per t’u mbajtur mend .E kishin pershkuar morrnicat dhe ishte mbushur embel me fryme kur ndjenjat e mrekullueshme I kalonin ne trup, mendje e shpirt . E cuditerisht I kish harruar te gjitha , po po , te gjitha . Se privilegji I atyre momenteve ky eshte . Te duket se je merzitur kot nga jeta dhe cdo ankth e frike zhduket si me magji . Ndonese I kish perseritur vetes se e gjithe kjo do te mbaronte , ia perseriste kot . Vertet I dukej teper e bukur per te qene e vertete , se nga jeta e tij nuk priste kurre me shume . I dukej si I kish borxh dikujt ate lumturi, se thelle ne unin e tij e ndjente veten te pamerituar e kjo e bente akoma me te lumtur.

Tani kur cohej ne mengjes mendonte hidherueshem per te dhe disa morrnica i pershkonin trupin.Ajo s’do te ishte me prane tij…
 

Ema

Goddes
Re: Ora e Mungeses

-Kujtoja se trishtimin e mbanit keshtu ,per mode-Thote Ndricim xhepa Luiza Xhunait ne "Une e dua Eren"
...
 

Alba Shehi

Primus registratum
Re: Ora e Mungeses

Vallaj shume mode ngjitese eshte... Behet kaq normale sa fillon e meson te qeshesh edhe nga trishtimi biles. :rolleyes:
 

Ema

Goddes
Re: Ora e Mungeses

/pf/images/graemlins/frown.gif
Dhimbja behet lekure,fundja pse merzitesh keshtu?Kete e kishe pritur!Kishe dashur me sy-mbyllur,me zemer ne dore,me nje mije mundesi per te humbur e nje per te fituar.
Perleshje e pamundur mes armiqsh qe mendojne se dashurohen...

...Mesuam te qeshim.... :shrug:
Albushka :kiss:
 
Top