Ora e dashurise per Ty!

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Ora e dashurise per Ty!

Ehhh sa te lumtur do ishin shume njerez po te perjetonin merzitjen e nje pritje, pritjes per nje veshtrim, per nje buzeqeshje, per nje puthje, pritje per momente lumturie... Jo te gjithe e kan kete fat.

Jam i lumtur qe pres.
 

abs

nuk e di...
Re: Ora e dashurise per Ty!

tik taku i zemres e i ores...s`ndalojme...?!
luftova/mesova ti kem ne dore, ti akordoj te dyja bashke, tik taket e zemres me te ores...,
...edhe pse nganjehere ato stonojne...,
jam kompozitori i tyre, t`i akordoj e te krijoj `tinguj` `kenge`, `simfoni`, `operash` apo...
tik taku i zemres dhe i ores...qe mbeten ne klase, ne oren e dashurise se jetes...


---------------------

...nga e cila edha, dhe do iki...

---------------------
tik taku i Zemres i Ores dhe Une...(kto instrumente)`Orkester` qe krijon/luan Simfonine e Jetes time...
 

klevis_k.h.o

Primus registratum
Re: Ora e dashurise per Ty!

Mi ka rembyer Zoti ndeshkimtar,
Qetesi,shendet e gjume e gjithçka
Por prane meje veç ty te ta,
Qe une te mund ti falem si me pare.
f.tjutchev
 

Odea

Primus registratum
Re: Ora e dashurise per Ty!

Ora e dashurise per mua erdhi qe momentin qe syte e mi ndaluan mbi ty. Ne ato moment, dashuria fluturoi brenda meje dhe menjehere ngriti kalane e saje te mbrojtur mire nga ushtaret ndjenja qe menjehere shperndau neper trupin tim. Ti, me ate shikimin tend misterioz, solle ndihmen me te madhe per perforcimin e forteses se kesaj dashurie uzurpatore qe tashme me kishte pushtuar gjithe qenien. Ora e dashurise filloi e do mbaroje me ty.
Ne oqeanin e pafund te saj do humbas une nqs akrepat do pushojne se levizuri...


Odea
 

shkrimi

Forumium praecox
Re: Ora e dashurise per Ty!

DHJATA

Po hesht kryenece po hesht
As lutjet s'ta nxjerrin fjalën.
Dikur thoshe plot bindje :

Mo u bë i keq
- vret
Mos u bë i mirë
- të vrasin
Mos u bë i bukur
- vritesh

kalomë nëpër këtë Stuhi,
Shëromë nga Frika,
Se vdekja është e mbrama,

O Nanë!

BEQIR MUSLIU
 

qershia

Primus registratum
Re: Ora e dashurise per Ty!

...merrme si te duash mik, emerome kollajxhe, vec kryenece nuk jam...nuk jam mik...nuk kam sesi te jem,
rreth e qark kam erera qe egersisht me fryejne, ne bebe te syrit kam dyer qe s`reshtin se trokituri...e une...une mik do ta dish ku rri?
rri fshehur...kam frike mik, kam frike te them qe kam frike...nuk kam me fjale mik...vec pellembet gjak kam ...me thonjte e duarve qe me mbeten grusht...

(te lus per falje lutjesh...falme mik )
 

Djep

Forumium maestatis
Re: Ora e dashurise per Ty!

po ku je mi goc, nga ke humb gjithe kto kohe??!!
Me nis nei PM se na ka marre malli.
 

shkrimi

Forumium praecox
Re: Ora e dashurise per Ty!

ne vend te rruges se amshueshme te ikjes ...rekuiem per ardhje -ikjen tende ...

JETA

Jeta është një mundesi: kape
Jeta ështe një bukuri : admiroje
Jeta ështe një ëndërr : realizoje
Jeta ështe një detyrë : plotësoje
Jeta ështe një lojë : luaje
Jeta ështe një mister : njihe
Jeta ështe një premtim: mbaje
Jeta ështe një dhembje : kapërceje
Jeta ështe një këngë : këndoje
Jeta ështe një luftë : lufto
Jeta ështe një aventure : sfidoje

Nënë Tereza



... te mire jane ata qe falim :book:
 

qershia

Primus registratum
Re: Ora e dashurise per Ty!

(per 2-en me klas)

prush mu ndezen muzgjet sot,
bekuar qofshin pritjet qe sjellin lumturi,
je me fat o NJERI,
Ti qe lumturine e mban sot si ylber nder duar...
Ti qe vajzen_drite ke ne kraheruar...
/pf/images/graemlins/smile.gif

....

( qe dje e sot spo pushoj se qeshuri, po QESH ...vec me imagjino pak sa shkujdesur kam qeshur madje as pellemben se vura para buzeve...supersticiozitet tatuazhesh ndoshta...ku ta dish...ndosha eshte stina e shpirtrave qe e ben jeten me kuptim dhe zemren te rrahe fort...eshte stina e paemert qe shperthen gjithcka gjen perpara, zoti na ruajt nga shperthimi i ndjenjave te mbuluara...)


p.s
djep me preke aq sa me bere te ndryshoj firmen, mos me bej ta them hapur qe te dedikohet ty /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Ora e dashurise per Ty!

Nje buzeqeshje eshte nje stine me vehte, nje buzeqeshje tendja nje stine eksluzive per mua /pf/images/graemlins/smile.gif
......
Po te "marr hua stilin" po shkruaj pas pikave /pf/images/graemlins/wink.gif
......
Qershi ti me shton mallin edhe kur (gjoja) dukesh kendej apo andej.
Te perqafoj!
 

shkrimi

Forumium praecox
Re: Ora e dashurise per Ty!

asnjeher nuk erdhe vetem ...

...eshte fresket pak per dite te majit, dhe une ne pritje te shtegetimit tende te fundit ,barte e trasten e kujtimeve per flokekuqen e lagjes ... nga dritarja me armak te pavijonin C, merr tha nga dora ime boje per tatuazhe te te gjitha variacioneve per Lirine ... me pas me tha serish ike ....!? ikanak i ikur i vatje-ardhjeve te reja , ik tha serish ...me te gjitha variacionet e ardhjeve-ikjeve te reja ...se ikja kenka variacion i lirise ...
 

shkrimi

Forumium praecox
Re: Ora e dashurise per Ty!

po shkon dhe maji pa ty

... edhe nje gjysme maji po ikin si floket e tua duarve me gishterinje te kafshuar , sa her ke ardhur e qullur nga shiu dritares gjysme te hapur i ke rene si trumcak ...me thonje se gjitheher do te jesh e ardhur...ne kendin e pare te bulevardit me blire qe presin te celin (ne muajin tende )luleshitesja shet lule tmerresishte te verdha ...po vjen shiu i veres mike ..po vjen ...
 

Alanis

Primus registratum
Re: Ora e dashurise per Ty!

Mos e zgjat shume se e kemi bere nje here kete bisede une e ti!
 

shkrimi

Forumium praecox
Re: Ora e dashurise per Ty!

po thone e cfar nuk po thone e dashur ?!...
:book: ...nje tis i mistershem po i bie edhe me heshtjes tende ...po thone se ti ke harruar te duash .... po thone se dashuria eshte ligatine e piste ne te cilen akcili mbytet ne veten e pare ...
...llahtarshem te dashuruar e dashur , llahtarshem te lire ... udha e mare na qofte e dashur ne llahtarine tone te botes kaq te vogel pa dashuri dhe kaq shume eter-ike ...
 

alb_girl82

Primus registratum
Re: Ora e dashurise per Ty!

ora e dashurise... kush e njeh oren lal???

ku ka ore dashuria! per mua s'ka... une gjithmone e dashuruar jam! /pf/images/graemlins/wub.gif /pf/images/graemlins/wub.gif /pf/images/graemlins/wub.gif

po asnjehere di quello giusto! /pf/images/graemlins/cry.gif
 

shkrimi

Forumium praecox
Re: Ora e dashurise per Ty!

E po me vjen mire qe behesh e sinqerte, (kjo mbase shihet nga skuqja ne fytyr e figurave)..
eshte mire qe kethehesh vone...
(vazhdo te jesh e dashuruar eshte mire per shendet)

rrofte dashuria...
 

aquazur

Primus registratum
Re: Ora e dashurise per Ty!

Sleeping in your hand

...now just let me sleep
i don't wanna talk
have nothing nice to say
i'm just sleeping in your hand
don't wake me up too soon
i don't want to see the world
i need to be no one
all i want is just to be

ahahahahahi
ahahahahahi
ahahahahi

we can be so strange
we can be so wild
even when we talk
even when we lie
ahi ahi be conscious of my love love
ahi ahi ahi ahi
be conscious of my love love ....
 
Top