Ora e dashurise per Ty!

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Ora e dashurise per Ty!

Cdo fjale e rresht lexova qershize ne kete teme, e perdellyera e ikur, ikanake e keqe, desha te gjej pergjigjen e ikjes, s'arrita, s'desha ta gjej.

Shto dhe kryenecesine time: S'ke justifikime per ikjen, s'ke asnje te tille bindes.

...dua me shpirt te mos ndiej nder veshe kete kercellitje xhamash, dicka qenka thyer, sa varfer mbeti kujtimi, sa ikanake e keqe paske qene...si nuk pate dhimbje kur fshive gjurmet dhe ike rreshqanazi pa lene nje korije per ne te permalluarit, pa thyer degeza te njoma si shenja per gjurmuesit.Sa ikanake e keqe paske qene. Falme qe ta prisha qetesine, nuk e kam aq te larte timbrin sa te te prish gjumin tend te gjate, qe te mund te zhurmoj me rrapellima heshtjen tende te stisur.Ikanake e keqe.Dil dhe me shaj tani po deshe,`te kam zene shah-mat, ndoshta u zure vete, nuk e di.Ndonjehere gjahtaret harrojne ku i ngrene leqet.Pertypsh rreze diejsh e tinguj qetesie.
 

abs

nuk e di...
Re: Ora e dashurise per Ty!

Ika
nga barku i nenes,
takova ajrin...
braktisa gjirin e nenes,
eca...
u gezova!
lash prinderit
u dashurova...
u rrita …
kerkoja…
vrapoja…
u rrezova, u ngrita, u lodha…ika…vazhdova...ne rrugen time…
duke e ngjyrosur ate, me ngjyrat e ndijimeve...
...,ne ikje...
u rrita?!
 

shkrimi

Forumium praecox
Re: Ora e dashurise per Ty!

Fillimisht postuar nga Kordelja:
[qb] Cdo fjale e rresht lexova ...Pertypsh rreze diejsh e tinguj qetesie. [/qb]
... si gjitheher vie urimi i pershpirtshem per ikjen ... natyrishte se te pergezojme edhe per ikjen ...sepse nuk na mbetet gje tjeter ,vetem se per te te urur ...

...mbareikje te mbare te uroj dhe une ..., thene ndryshe sdo te doja te thoja se je e mire vetem ne ikje , ose nuk dua te pranoj se je e mire vetem kur je ne ikje ,,ke frik po ! , por nga cka ,nga kush ??!!... ik se nuk je e para as dhe e fundit qe ik nga vetja dhe behesh ikja vete ,gjer ne ikjen e fundit jepja me fund ....asgje nuk te rri me mire se ikja ... disi si pizhame me lulka te vockela boje perpuri...

...ne notesin e njohjes me personazhin me ke folur shume per bardhesine qe ka ikja jote, me ke thene se ka pluhur kimik me ngjyre drite ,e hija xhan ?! te vie pas gjer ne qepallen tende te pergjumur ...

...i knoj shiut te ftohte
tuj kthye nji mjesi te vrant te jetes ...


...u rritesh ne ikje , (mos )ta pafte pleqeria e bardhe "kthimin"
 

abs

nuk e di...
Re: Ora e dashurise per Ty!

dhe zilja ra...me gjeti pa pregadit...
se dija c`lend kisha sot...dija se kisha disa ore...te renda...
oh sa te renda...s isha pregadit...ta mbaja kte peshe...
dhe zilja ra...e me shkeputi nga ora e dashurise...oh c`peshe...
nje fillim e nje fund u shkeputen perseri...
..., ne provim...

------------------------


ps: shkrimi, gjithmone mendoje se une isha personi me nickname qershia. te kam thene disa here, nuk kam ndrruar nick dhe s jam ajo.
tani qe ne avatarin tim, kam nje qershi,mendova te ta shkruaj ktu dhe njehere, nuk jam une ai person! /pf/images/graemlins/smile.gif

me kte rast te pershendes ty dhe qershine...diten e mire /pf/images/graemlins/smile.gif
 

shkrimi

Forumium praecox
Re: Ora e dashurise per Ty!

Fillimisht postuar nga abstract:
[qb]
ps: shkrimi, gjithmone mendoje se une isha personi me nickname qershia. te kam thene disa here, nuk kam ndrruar nick dhe s jam ajo.
tani qe ne avatarin tim, kam nje qershi,mendova te ta shkruaj ktu dhe njehere, nuk jam une ai person! /pf/images/graemlins/smile.gif

me kte rast te pershendes ty dhe qershine...diten e mire /pf/images/graemlins/smile.gif [/qb]
...po nuk prishe pune nese nuk je ti qershia ( a nuk nenkuptohet kjo nga nicku yt =abstrak??!!) me rendesi eshte te formesohet kjo teme e kesaj faqeje se edhe keto vargje pro dhembjes eterike se kane dromca letersie a dashurie ??!!!.... per me shume ,une do te doja te vazhdoje te jesh ajo qe je ,provokim i mire per te sprovuar dashurin e virtule si pjese e pandashme e shpirti te trazuar kosmopolite te shqiptares se ikur diku larg , ne boten perbindeshe...
gjithe te mirat dhe shendet
 

qershia

Primus registratum
Re: Ora e dashurise per Ty!

(bete c`bete...pas kaq kohesh me bete te rri 1/2 ore per te kujtuar passwordin e nickut "qershia"...)

Shkrim, vazhdo shkruaj se vec "TI di te shkruash si TI"... une do te kthehem ndonje dite...

KORDE, e di qe te dua, ateher' pse me detyron te bie ne perseritje te vetvetes???

Absi, falma qershine qe ke nen vete...

p.s
Mars, ndoshta nje dite do me duhet te hap thesin e justifikimeve me ty...


________

jam lodhur keto kohe, ndoshta lodhja merrte kuptim e vertete kur gjente shplodhje ne mendimet e mbrapshta, por ne shumicen e rasteve lodhem ne nje lodhje pa shplodhje...mbeta e mbytur duke kerkuar celsin e drites ne dhomen time ...
_______________
 

abs

nuk e di...
Re: Ora e dashurise per Ty!

Fillimisht postuar nga qershia:
[qb]
Absi, falma qershine qe ke nen vete...


________

jam lodhur keto kohe, ndoshta lodhja merrte kuptim e vertete kur gjente shplodhje ne mendimet e mbrapshta, por ne shumicen e rasteve lodhem ne nje lodhje pa shplodhje...mbeta e mbytur duke kerkuar celsin e drites ne dhomen time ...
_______________ [/qb]
ta fali vetem nese nuk ban mungesa ma!s ka vec marrje ktu :wink:
masanej futju fjalve t mrapshta qe te clodhesh ma n fund /pf/images/graemlins/laugh.gif

:wave:


--------------------------

ajo orë...qe u krijova...erdha...te takova...eshte ora pikrrefyese ...e dashurise...per ty,ty dhe ty... :angel:
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Ora e dashurise per Ty!

Fillimisht postuar nga qershia:
......

KORDE, e di qe te dua, ateher' pse me detyron te bie ne perseritje te vetvetes???

.......
jam lodhur keto kohe, ndoshta lodhja merrte kuptim e vertete kur gjente shplodhje ne mendimet e mbrapshta, por ne shumicen e rasteve lodhem ne nje lodhje pa shplodhje...mbeta e mbytur duke kerkuar celsin e drites ne dhomen time ...
Nuk te detyroj me jo, qysh ka ca kohe jam me e qete, ndryshe isha dke hapur fletet e verdha....te them te drejten e dashur, perhere pyes veten perse nuk i quajne jeshile por te verdha, ndoshta sepse ka shume persona me te njejtin emer e mbiemer e ndoshta po i njejti me ate qe ti kerkon, e pikerisht ai qe ti kerkon, s'eshte asnjeri prej tyre...e ndaj mbeten flete te verdha se asgje nuk te sigurojne, ndodh qe s'te hapin asnje rruge te blerte.

E ndiej lodhjen tende, te te them qe me dhemb nuk do me besosh, te te them qe me dhemb mungesa jote qe vjen prej lodhjes tende, per kohet e pakoha, per lodhjet e pashplodhura, per netet e gdhira, per agimet e qurrepsura, do me besosh e di....s'di pse une e ti mendojme kaq njesoj.
As une s'kam shume kohe e dashur, mbeta rrugeve, veshtire te nderroj keto kordinata te mallkuara qe me hedhin kaq larg nga vendi ku do doja te isha. Jam nje zogth ne shtegetim, jemi zogj ne shtegetime te akullta, mbetem qiejve.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Ora e dashurise per Ty!

shtegtime te akullta Korde???
Give me a break will you? Ne eshte i akullt shtegtimi yt, imi eshte akullnaje shekullore qe as llava e Vezuvit dhe as bomba atomike nuk e shkrin dot.
Nganjehere mjafton kaq pak per te shkrire nje shpirt, kaq pak dhe dhene ne menyre kaq iracionale sa jemi ne medyshje midis reales dhe ireales, gje qe na ha aq shume kohe sa ajo "pak" eshte tretur e bere pluhur mes smogut dhe aromave te ushqimit kinez qe te kermosin brenda dhe jashte, para se ne te vendosim nese do ta prekim apo jo...
...e nese mendohemi nese do ta prekim apo jo, ajo na ka prekur tashme, na ka ndryshuar, na ka shperfytyruar; aq shume sa nuk e njohim me veten dhe ndersa perpiqemi te kthehemi tek vetja e vjeter, ne te njejten kohe perpiqemi te krijojme nje vete te re.
...e ne mes te kesaj vorbulle emocionesh djegese, shikohemi ne pasqyra te errta, duke pare vec imazhe kllounesh fatkeqe qe bejne per te qeshur duke rreshkitur mbi nje lekure imagjinare bananeje, te ngrene e te hedhur pa kujdes para kembeve tona...
Who is the monkey? Askush!
...oret kalojne dhe ti ngjan gjithnje e me shume si dicka qe kam pare a lexuar diku... gjithnje e me shume i ngjan nje endrre te larget, qe nuk jam e sigurte nese e kam pare vete, apo ma kane treguar te tjeret... gjithnje e me shume kerkoj prova se ke ekzistuar, ndersa kuptoj se nuk ka kuptim! asgje nuk ka kuptim! as turbullira, as te ardhurit keq, as trishtimi!
...oret kalojne... me ngadale mes tymit te nje cigare dhe smogut te qytetit tim...
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Ora e dashurise per Ty!

Shtegetime te akullta ne kerkim te luleve te portokallit alinos. Cfare arome qe kane. Une dahsuroj jaseminet, aromen e forte e dehese dhe perdellimet marramedese te petaleve te tyre vene nje mbi nje.Mjafton te mbyllesh syte prane nje degeze te tille dhe duket se shijon pranveren nen hunden tende, e gjitha e shtrire ne ngrohtesine ndjellese te aromave te fresketa.

Po vjen pranvera, do thurim kurore mos harro. me luledele qe thone te verteten.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Ora e dashurise per Ty!

si mundet nje lule e vogel dhe e brishte, nje krijese e eger si luledelja te thote te vertetat e mia?
Enderrova dike mbreme, dike qe e mendoja shume larg vetes tashme, dike qe nuk e kam pare, s'me ka pare "ashtu" prej shume kohesh, dhe e di cfare?
Dhe ne enderr nuk e genjej dot veten; pavaresisht se si dua te jete, gjerat jane ndryshe, e duke qene ndryshe, kam humbur kontrollin mbi to.
S'jam control freak, por ndjehem shume e pafuqishme /pf/images/graemlins/frown.gif

Lulet e portokallit? Are you thinking what I am thinking? Then there is the two of us, and someone else, as well! /pf/images/graemlins/wink.gif
I would be so happy for you /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Ora e dashurise per Ty!

E dashur mike, do te te shkruaj pakez me vone. Kam gjera per te te thene /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Ora e dashurise per Ty!

Mos i nenvlereso lulet, madje as gjethet, ato tregojne te vertetat, e ke pare ne "sy" ndonjehere nje lule te trishtuar, ka nevoje per perkujdesje, ajo flet me mefshtesine e saj me shume se mijera fjale.Duan uje, e ujin e marrin nga lotet tone, qe na dalin kur shohim se lulja ka nevoje per perkujdesjen tone qe te jetoje. E hidhur duket, te marresh jete nga lotet. Por a nuk te dritheron pershperima qe ben lulja, dritherima nga loti, i duket se i hodhem uje, e vec nje pikez me kripe ka marre.Ehhhhhh ajo dritherima zgjon pranveren, ajo mefshtesia afron dimrin, dimrin e madh, ate grine qe eshte po aq i perkohshem sa gjithe stinet e tjera, fundja cdo gje eshte e perkohshme, madje edhe endrra, eshte ajo qe na zgjon kur eshte e forte, e shkurter eshte pupulitja e syve, por te largon mjegullen qe ben syri i lodhur. Kemi nevoje per pak pushim mike e dashur, kemi nevoje per pak qartesi, e di qe na lodhen ditet gri me balte qe s'dihet c'kepuce i sollen neper rrugen ku shkelim shpesh, se e kemi bere rrugen tone prej kohe, e s'bejme qeder se shkelim mbi gjurme qe jo pak kembe i kane shkelur e rishkelur. E s'kemi pse zeme mend, do gjejme dhe rruge te pashkelura, mjafton te guxojme....
Une po pres te celin lulet e portokallit, do pres nje jete, s'kam gajle, ato do celin e une e di qe do i bej nje tufeze me bisht te shkurter qe kur ta hedh me syte mbyllur e me kurriz nga ti, TI do jesh ajo qe do e kapesh. Une e di.... /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Odea

Primus registratum
Re: Ora e dashurise per Ty!

Fillimisht postuar nga alinos:
[qb] shtegtime te akullta Korde???
Give me a break will you? Ne eshte i akullt shtegtimi yt, imi eshte akullnaje shekullore qe as llava e Vezuvit dhe as bomba atomike nuk e shkrin dot.
Nganjehere mjafton kaq pak per te shkrire nje shpirt, kaq pak dhe dhene ne menyre kaq iracionale sa jemi ne medyshje midis reales dhe ireales, gje qe na ha aq shume kohe sa ajo "pak" eshte tretur e bere pluhur mes smogut dhe aromave te ushqimit kinez qe te kermosin brenda dhe jashte, para se ne te vendosim nese do ta prekim apo jo...
...e nese mendohemi nese do ta prekim apo jo, ajo na ka prekur tashme, na ka ndryshuar, na ka shperfytyruar; aq shume sa nuk e njohim me veten dhe ndersa perpiqemi te kthehemi tek vetja e vjeter, ne te njejten kohe perpiqemi te krijojme nje vete te re.
...e ne mes te kesaj vorbulle emocionesh djegese, shikohemi ne pasqyra te errta, duke pare vec imazhe kllounesh fatkeqe qe bejne per te qeshur duke rreshkitur mbi nje lekure imagjinare bananeje, te ngrene e te hedhur pa kujdes para kembeve tona...
Who is the monkey? Askush!
...oret kalojne dhe ti ngjan gjithnje e me shume si dicka qe kam pare a lexuar diku... gjithnje e me shume i ngjan nje endrre te larget, qe nuk jam e sigurte nese e kam pare vete, apo ma kane treguar te tjeret... gjithnje e me shume kerkoj prova se ke ekzistuar, ndersa kuptoj se nuk ka kuptim! asgje nuk ka kuptim! as turbullira, as te ardhurit keq, as trishtimi!
...oret kalojne... me ngadale mes tymit te nje cigare dhe smogut te qytetit tim... [/qb]
Alinos, shkruan me verte shume bukur. Nuk e di pse por menyra jote e te shkruarit me duket sikur ngjason pak me ate te Isabel Allendes. Duhet te jesh e njohur me shkrimet e saj jam e sigurte.
Anyway, urime per shkrimet. Ishin te gjitha teper te bukura! Te lutem vazhdo, dua te lexoj, ndjej e fantazoj pak me shume...


Odea :wave:
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Ora e dashurise per Ty!

Fillimisht postuar nga Kordelja:
[qb] ...
Une po pres te celin lulet e portokallit, do pres nje jete, s'kam gajle, ato do celin e une e di qe do i bej nje tufeze me bisht te shkurter qe kur ta hedh me syte mbyllur e me kurriz nga ti, TI do jesh ajo qe do e kapesh. Une e di.... /pf/images/graemlins/smile.gif [/qb]
/pf/images/graemlins/smile.gif
...do jem atje patjeter! Do vi te shikoj diellin, do vi te shikoj henen, do vi...
mes shume a pak, mes pemesh, a kodrash renore, atje do te jem me nje fustan te kuq si gjaku rinor te te uroj, te te gezoj, te te pergezoj!

...edhe sikur keto kembet e mia te lodhura te mos arrijne gjer atje, zemra ime do te kete mberritur me kohe per te zene vendin e pare, ne piken kulmore, ku te gjithe do te cohen ne kembe e do te duartrokasin per fitoret ndaj garave me pengesa...

... do jem per gjithe kete, para teje, por jo pas! Lulet e portokallit do mbushin me arome rruget e qytetit dhe hena do te buzeqeshe e dehur, por une nuk kam per t'i prekur portokalleshat...

...jo nuk eshte ajo qe mendon, thjesht nuk eshte koha, vendi dhe personi i duhur. Secili nga ne e di c'vend ze, dhe une e kam pranuar timin kudo qe me eshte caktuar. /pf/images/graemlins/smile.gif
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Ora e dashurise per Ty!

Odea flm /pf/images/graemlins/smile.gif
E njoh Allende, dhe nuk ka krahasim me shkarravitjet e mia ne oren 2 te nates. Ndoshta me pelqen nje gje tek ajo: pershkruan vende/skena per te ngjalluar ndjenja tek lexuesi, dhe duke qene se ndjenja eshte e gjalle brenda nesh, themi se edhe shkruesi eshte i zoti /pf/images/graemlins/wink.gif
 

shkrimi

Forumium praecox
Re: Ora e dashurise per Ty!

Fillimisht postuar nga qershia:
[qb] (bete c`bete...pas kaq kohesh me bete te rri 1/2 ore per te kujtuar passwordin e nickut "qershia"...)

Shkrim, vazhdo shkruaj se vec "TI di te shkruash si TI"... une do te kthehem ndonje dite...

KORDE, e di qe te dua, ateher' pse me detyron te bie ne perseritje te vetvetes???

Absi, falma qershine qe ke nen vete...

p.s
Mars, ndoshta nje dite do me duhet te hap thesin e justifikimeve me ty...


________

jam lodhur keto kohe, ndoshta lodhja merrte kuptim e vertete kur gjente shplodhje ne mendimet e mbrapshta, por ne shumicen e rasteve lodhem ne nje lodhje pa shplodhje...mbeta e mbytur duke kerkuar celsin e drites ne dhomen time ...
_______________ [/qb]
...nuk e kane lehte , ata qe kane vendosur te ikin , e per me shume ata qe kane vendosur te k'thehen ...por se te hapesh thesin e justifikimeve per ikjen a per kthimin , natyrishte se do te vemendje me te madhe ,por le te presim , se koha kenka ilaqi me i mire ??!!! pranvera e sivjeme , mund te jete si te gjitha te tjerat , dhe ti si ikaneke qe je mund te ikesh sa here qe do , dhe te k'thehesh sa here qe ...une jam i bindur se pranvera te rri llahtarshem bukur - si tatuazh ne buze /pf/images/graemlins/smile.gif
 

shkrimi

Forumium praecox
Re: Ora e dashurise per Ty!

©
Quo vadis?

S’ka dert në je ombrellë moderne
E blerë në qendër të Bernës
nga qifuja krenare që flet me zë të lartë për alkiminë
nuk prishë punë që pika e kanës në ballë të ka mbetur
në hamamin e arabit plak
që numëron virgjëreshat në kokrra tespihesh
S’ka dert në shpina jote mbështetet në mure të lagura në tokë abstrakte
Si të jeshë e nëmur nga 1001 jevgjë që shesin bestitni dhe luajnë
polka me vallen tënde në dashurisë
Ti delfin i oqeanit të poetit të çmendur që “mbrëmë fjeti me vjeshten”
Gjumë mbretëror bën në shelgun e katedrales së shën gjergjit
Për një varg të qartur currril shpinëes 1001 herë ia lëshon sytë dritares
Mbledhë pikat e ofshmës nëqelq për të larë mëkatin e ikjes ....
©
p.s. ..kjo poezi eshte e nje poeti - mikut tim te mire ... eshte pikerishte ai poeti i cili ka bere ato vargejt e tashme te famshme vetem Ty te kam si Ty
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Ora e dashurise per Ty!

ardhur, ikur - pranvera, dimri
vdekur, ngjallur - drita, sythet
mbetur, shkuar - une, ti

...e sa e sa analogji te tjera me bien ne mend ne nje dite te diellte dhe te akullt, te re ne mengjes e te vjeter tani ne mbremje. Ne nje cep buze mbetet shkelqimi i praruar i nje vijeze qe koha e gdhend me shume durim.Durimin qe koha e mori per vete e s'na la neve as edhe nje cikez.
Sot eshte nje dite e re, duhej te ish nje moment i gjelbert, i lulezuar, por eshte pa tempizem.
Ca ore bien pa dashje kur s'i presim.
 
Top