Olldashi: Do lehtësoj uljen e çmimeve të shtëpive

Olldashi: Do lehtësoj uljen e çmimeve të shtëpive

Olldashi: Do lehtësoj uljen e çmimeve të shtëpive
17-01-2007

TIRANË- Kandidati demokrat për Bashkinë e Tiranës, Sokol Olldashi, deklaroi dje se shumë shpejt do të japë dorëheqjen si ministër i Brendshëm dhe do të dorëzojë mandatin e deputetit, për të vijuar garën elektorale ligjërisht. Në takimin me banorët e lagjes së "21 Dhjetorit", Olldashi tha se do të dorëzojë mandatin e deputetit dhe do të lerë postin e ministrit të Brendshëm, për t'u shërbyer qytetarëve të Tiranës. Ndërkaq, gjatë këtij takimi ka ardhur edhe premtimi i parë i bujshëm i Olldashit para banorëve të kryeqytetit. Sipas tij, duke mundësuar ngritjen e disa qendrave urbane në Tiranë, do të mundësohet edhe ulja e çmimeve të apartamenteve të reja. "Ne do të lehtësojmë dhe do të bëjmë uljen e shpejtë të çmimeve të apartamenteve në kryeqytet",- tha Olldashi, por pa sqaruar më tej strategjinë që do të ndiqet për të arritur deri në një ulje reale të çmimeve të ndërtimeve në Tiranë. Ndër të tjera, kandidati i të djathtëve për bashkinë më të madhe në vend, tha se ai do t'u ofronte një mandat në shërbim të qytetarëve dhe jo në shërbim të kryetarit të bashkisë.
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Olldashi: Do lehtësoj uljen e çmimeve të shtëpive

/pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif

tunxh Olldashi do boj uljen e çmimeve te apartamenteve... kjo po esht nje strategji e bukur fitimtare, origjinal si ajo e bisniesit t'vogel ku than qe do i ulin çmimet 50% e çmimet jan bo 125 %

e si do i uli çmimet e apartamenteve ky...? hajde popull hajde
 

shkodrani82

Primus registratum
Re: Olldashi: Do lehtësoj uljen e çmimeve të shtëpive

Te lumte zoteri Olldashi. Akoma mendon ky qe do i besojme keto perralla me mbret. Ishalla te ec mbare fushata Olldashi "ndoshta" edhe fiton...
 

MLK

Primus registratum
Re: Olldashi: Do lehtësoj uljen e çmimeve të shtëpive

Ajo qe eshte qesharake, ka te bej me faktin se tergu imobiliar eshte i bazuar si çdo treg tjeter ne raportin e ofertes dhe kerkeses ne treg.
Pra kryetari i bashkise nuk ka asnje lloj mekanizmi ligjor ne dore per te nderhyre dhe influencuar tregun.
 

cacol

Forumium maestatis
Re: Olldashi: Do lehtësoj uljen e çmimeve të shtëp

Ne fakt ka nje mekanizem ne dore, ai i rritjes se taksave mbi pronen e patundeshme ( qe ne kete rast e paguan bleresi ) dhe rritjen e cmimit te liçences se ndertimit ( qe ne kete rast e paguan ndertuesi ).

Sikur te aplikohet ky mekanizem, nuk do ulte cmimet, qe perkundrazi do rriteshin meqenese taksativiteti peson rritje, por do ulte blerjet pikerisht per shkak te kostove /pf/images/graemlins/smile.gif . Nuk duhet te harrojme sdq, as ASNJE apartament nuk ka ngelur pa u shitur/blere ne Tirane, pavarsisht nga kostoja e tij.

Jam i sigurt qe ka budallenj qe s'kane ndermend te blejne shtepi, te cilet do i besojne Olldashit dhe do i japin voten /pf/images/graemlins/lol.gif
 

cacol

Forumium maestatis
Re: Olldashi: Do lehtësoj uljen e çmimeve të shtëp

Me falni se harrova /pf/images/graemlins/laugh.gif, ne Shqiperi nuk ka taksim mbi shtepine private.
 

MLK

Primus registratum
Re: Olldashi: Do lehtësoj uljen e çmimeve të shtëp

Problemi i Olldashit eshte se se pari kemi te bejme me nje gazetar, i cili s'ka lidhje me ekonomine, keshtu qe eshte taktike teper e gabuar qe i futet nje loje te tille e flet per ulje çmimesh te apartamenteve!!
Specialistet me te medhenj ne bote e kane teper te veshtire te parashikojne se si zhvillohet tregu imobiliar, pasi elementet qe duhet parasysh jane divers e variabel, pra ekuacioni eshte me disa te panjohura!
Eshte mediokritet i kandidatit, mungese qartesie e vizioni per zhvillimin e nje qyteti, mungese idesh moderne, mungese eksperience, mungese stafi te afte.....dmth te gjitha keto mungesa e detyrojne te nxjerri broçkulla te tilla.
Kjo qe deklaron Olldashi quhet mashtrim, e nuk mendoj se Olldashi kishte nevoje te shkonte deri ne kete pike per te fituar elektorat, pasi ka nje back round te virgjer ne karier e tij, ndryshe nga Rama qe eshte konsumuar se tepermi si figure, dhe pse nuk duhet mohuar fakti qe ka bere jo pak per Tiranen ne krahasim me parardhesit e tij.
 

ados

Primus registratum
Re: Olldashi: Do lehtësoj uljen e çmimeve të shtëp

Do lehtesoj uljen e cmimeve te shtepive!!!..Nga e kane gjetur kete trap, dhe nxjerr xhevahire nga goja. Pse nuk thote se do u blej te gjitheve nga nje shtepi. Eshte me shume e besueshme..
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Olldashi: Do lehtësoj uljen e çmimeve të shtëp

Une gjykoj se kjo deklarate ka lidhje me nje pararendese ku ai ka bere ne Kinostudio qe thote se do e bej Tiranen me disa Qendra. Kjo me sa mbaj mend une ka qene edhe Teza e Ngjeles ne 2003-shin, por qe s'u shtjellua fort mire. Ideja qendron se duke e shtrire Tiranen ne disa drejtime presupozohet te gjenerohen troje te reja ndertimi te cilat do rrisin oferten per apartamente ne treg.
Gjithsesi nje e vertete eshte se tregu i ndertimit eshte informal. Kerkesa per apartamente qe ka kushtezuar dhe keto çmime stratosferike ka ardhur nga ata njerez qe blejne per te pastruar paret e nxjerra ne rruge te paligjshme. Ne momentin qe priten teresisht keto rruge, keni per te pare kur te vijne shitesit/ndertuesit e te thone "po hajde merre me kaq leke/m2, u pa puna jone".
Gjithe ato dyqane qe thone "Jepet me qera", jane shenja e pare e kesaj tkurrje te kerkeses.
 

MLK

Primus registratum
Re: Olldashi: Do lehtësoj uljen e çmimeve të shtëp

Po keto pare ku do investohen?! /pf/images/graemlins/wink.gif


Banka Botërore parashikon rritje të emigracionit


J.Llupo
17-01-2007



Janë më shumë se 1 milionë shqiptarë emigrantë jashtë Shqipërisë dhe sipas parashikimeve nga Banka Botërore, pritet që ky numër të rritet sërish. Pas lejimit të lëvizjes së lirë në vendet e ish-bllokut lindor, një pjesë e madhe e popullsisë lëvizi në drejtim të zonave të caktuara, brenda dhe jashtë vendit. Ekonomistët e BB, mendojnë se emigracioni në Evropën Lindore do të vazhdojë të jetë i pranishëm vazhdimisht dhe madje, pritet të rritet në vitet e ardhshme. Arsyeja është, që ndërsa në vendet lindore ka një përqindje të madhe të popullsisë në moshë të re, por nuk ka vende pune, në vendet e zhvilluara perëndimore është krejtësisht e kundërta. Problemi është që pjesa më e madhe e migracionit mbetet ilegal, gjë që është e dëmshme, si për vendet ashtu edhe për emigrantët, të cilët nuk kanë akses në shërbimet mjekësore, apo shërbime të tjera. Vendet "dërguese" vuajnë nga "largimi i trurit" pasi humbasin punonjës të kualifikuar dhe vendet "pritëse" humbasin të ardhura nga taksat, ose vuajnë kostot sociale të ardhjes së emigrantëve që punojnë në të zezë. Megjithatë, ka edhe përfitime dypalëshe, si paratë e dërguara nga emigrantët për vendet "dërguese" dhe plotësimi i vendeve bosh në ekonomitë e zhvilluara, "pritëse" të emigrantëve. Raporti i BB-së, sugjeron që vendet të nënshkruajnë marrëveshje mes tyre, në mënyrë që të rriten të ardhurat nga remitancat për vendet dërguese dhe të rriten të ardhurat nga taksa për vendet pritëse. Kështu, do të përfitojnë edhe emigrantët, të cilët do të punojnë në kushte më njerëzore dhe do të jenë më të lirë në lëvizjen e tyre.
Në mbarë botën, fluksi i remitancave i kalon 100 miliardë dollarët në vit. Vlerësimet e Bankës së Shqipërisë, tregojnë se totali i të ardhurave nga emigrantët ka arritur në më shumë se 1,028 miliardë dollarë, ose 13,5 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto, por mendohet se shifra reale është edhe më e lartë. Kjo vlerë është dy herë më e madhe se të ardhurat nga eksporti i mallrave, duke e bërë "fuqinë punëtore" eksportin kryesor të vendit. Gjatë 10 viteve të fundit, emigrantët kanë sjellë në vend mbi 6 miliardë dollarë, shumë më tepër se ndihmat e ardhura nga jashtë dhe 3 herë më shumë se flukset hyrëse në formën e investimeve të huaja direkte.
 

MLK

Primus registratum
Re: Olldashi: Do lehtësoj uljen e çmimeve të shtëp

Per sa i perket uljes se çmimeve nepermjet krijimit te qendrave te reja, kjo eshte utopike, dhe Ngjela nuk mer vesh fare nga ekonomia, ndaj dhe nxjerr budallalliqe te tilla nga goja !!
Nese hapen qendra te reja, me te vertete ndofta çmimet mund dhe te bihen te blloku, po do te ngrihen te qendrat e reja, dmth Kinostudjo nuk mund te kete te njetin çmim me kete te sotmin, pasi kemi te bejme me nje qender te re, po ashtu Lapraka, kombinati...
Tirana do kete dhe te pakten 5 vite ngritje çmimi ne fushen immobiliare, me pas mund dhe te flasim per fund cikli, po jo tani, e kete jo Olldashi, po e gjithe qeveria s'ka se si ta ndryshoje, pasi ky eshte ligji i tregut.
 

ujku81

Primus registratum
Re: Olldashi: Do lehtësoj uljen e çmimeve të shtëp

Ngjela premtoi dhe se do te zhvillonte Bursen e Tiranes atehere. /pf/images/graemlins/smirk.gif
 

Anana

Primus registratum
Re: Olldashi: Do lehtësoj uljen e çmimeve të shtëp

Cmimi i pronave eshte shume i falsifikuar dhe i rritur pertej vleres gjithandej. Besoj cmimet shume shume mund te ndalojne rritjen per nje periudhe te skurter po nuk shof ulje. Duhen gjetur menyra alternative per te blere shtepi tani, psh ta ndertosh vete...

Shqiperia akoma popullsi te re ka? Ashtu me duket. Bankat po japin kredi, njerezit po gjejne vende pune. Prostitucioni vazhdon sjell leke, pse te ulen cmimet?
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Olldashi: Do lehtësoj uljen e çmimeve të shtëp

Akoma i besoni politikes Shqiptare. /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/grin.gif
 

ssssssss

Primus registratum
Re: Olldashi: Do lehtësoj uljen e çmimeve të shtëp

normale qe mund te ulet sepse sdo kerkoje olldashi 1mln dollare per leje shfrytezimi...keto ndertues qe ndertojne paguajne ke edi po kto lek ku gjehen???nga rritja e cmimeve...kapeni problemin me thelle /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Olldashi: Do lehtësoj uljen e çmimeve të shtëp

Nuk e kane pas problem ndertuesit 15 Euro/m2 qe u merrte Edi, sepse nga 270-300 Euro/m2 qe u del kostoja e ndertimit ata e shesin me 800-1500 Euro/m2.
Jam i sigurt qe edhe Sokoli e kushdo tjeter qe te vij ka per ta "krefur taksen", prandaj kjo shifer as ul as ngre gje ne cmimet e shitjes se shtepive.
Qe te besh qendra te tjera nuk mjafton te shtrosh nje rruge me asfalt, por duhet te marresh parasysh qe te pakten duhet te vendosesh 2 seli ministrish, te kesh ndonje shesh te madh te pakten sa ai Nene Tereza, te kesh ndonje Kinema, ndonje Teater, ndonje park clodhjeje etj. gjera qe jane te pamundura te behen ne kushtet reale.
Po shihja tani nje foto te Tiranes e marre nga ajri dhe nuk te shihte syri per kilometra te tere ndonje hapesire te lire ku te mendoje te beje nje plan te tille urban.
 

cacol

Forumium maestatis
Re: Olldashi: Do lehtësoj uljen e çmimeve të shtëp

Aty ku eshte sot selia e PD-se ka vend boll per nje sinema /pf/images/graemlins/lol.gif
 

ssssssss

Primus registratum
Re: Olldashi: Do lehtësoj uljen e çmimeve të shtëp

EBM edi merr 35euro/m2..+ disa euro t tjera per m2 te marrin nepunesit e tjere ne bashki jo ca ne ministri e kshu shkon kjo pune. kostoja e ndertimit shkon 400 euro.por ti llogarit qe dhe pronaret e tokes duan 30% dhe llogarite aty dalin...ulja e cmimit vjen dhe si pasoje e shamngies te burokracive ne bashki,vjen si pasoje e nji pakete te re fiskale(ulje taksash)etj...edi ka 6 vjet qe thot plani urbanistik dhe akoma ska nje plan...
 

MLK

Primus registratum
Re: Olldashi: Do lehtësoj uljen e çmimeve të shtëp

Mund te na e thuash se nga i nxjerr keto shifra ne menyre qe te diskutojme ne baze te fakteve e jo te hamendjeve?
 

cacol

Forumium maestatis
Re: Olldashi: Do lehtësoj uljen e çmimeve të shtëp

I punon i ati ne bashki mer /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
Top