Olldashi: Do lehtësoj uljen e çmimeve të shtëpive

Olldashi: Do lehtësoj uljen e çmimeve të shtëpive

Olldashi: Do lehtësoj uljen e çmimeve të shtëpive
17-01-2007

TIRANË- Kandidati demokrat për Bashkinë e Tiranës, Sokol Olldashi, deklaroi dje se shumë shpejt do të japë dorëheqjen si ministër i Brendshëm dhe do të dorëzojë mandatin e deputetit, për të vijuar garën elektorale ligjërisht. Në takimin me banorët e lagjes së "21 Dhjetorit", Olldashi tha se do të dorëzojë mandatin e deputetit dhe do të lerë postin e ministrit të Brendshëm, për t'u shërbyer qytetarëve të Tiranës. Ndërkaq, gjatë këtij takimi ka ardhur edhe premtimi i parë i bujshëm i Olldashit para banorëve të kryeqytetit. Sipas tij, duke mundësuar ngritjen e disa qendrave urbane në Tiranë, do të mundësohet edhe ulja e çmimeve të apartamenteve të reja. "Ne do të lehtësojmë dhe do të bëjmë uljen e shpejtë të çmimeve të apartamenteve në kryeqytet",- tha Olldashi, por pa sqaruar më tej strategjinë që do të ndiqet për të arritur deri në një ulje reale të çmimeve të ndërtimeve në Tiranë. Ndër të tjera, kandidati i të djathtëve për bashkinë më të madhe në vend, tha se ai do t'u ofronte një mandat në shërbim të qytetarëve dhe jo në shërbim të kryetarit të bashkisë.
 

99999

Primus registratum
Re: Olldashi: Do lehtësoj uljen e çmimeve të shtëp

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />

Ata qe kane nje apartament te blere me shume sakrifica duke punuar si skllav ne bote, dhe qe e japin me qera apo qe mendojne se mund ta japin me qera kane humbje nga ky "premtim" i olldashit.
Edhe ata qe apartamentin e blene ne vitet '90 kane humbje kur mendojne se dhenia e shtepise me qera mund ti lehtesoje eventualisht koson e emigracionit (e ke lexuar besoj qe parashikohet nje rritje).
Nuk di ku jeton ti po me sa shoh raporti i qerase me pagen eshte i njejte edhe ketu ne padova. (750 qera 1000 page)


[/ QUOTE ]

Ai qe e ka ndertuar ate apartament nuk ka pse e jep me qira sepse ai duhet te jetoj vete atje. Ai qe ka blere nje apartament ne Shqiperi por jeton ne Evrope, nuk do ta dije per ate fitim te vogel qe mund ti sjelle ky apartament. Beni nje krahasim me rrogen qe kemi ne ne Evrope apo vend tjeter. Ndersa ai qe ka ndertuar pallate dhe kerkon te beje para pa prodhuar asgje ndoshta eshte gabuar.
Ti bere krahasimin me Padoven, por nuk e di ti qe Padova apo edhe Venecia, Parisi e ku di une jane ne krise persa i perket ketij problemi. Ne Paris psh, 200 mije franceze flene jashte, ne çadra qe ne Shqiperi nuk fle as qeni, vetem sepse eshte qiraja e larte. Aq me keq kur 30% e apartamenteve jane bosh. A te duket kjo dinjitoze, humane per nje vend qe flet per te drejtat e njeriut.Kjo eshte nje plage e sistemit kapitalist nga e cila Shqiperia duhet te ruhet.
Olldashi ndoshta insiston te ndertoje sa me shume banesa per te pastrehet, ndoshta jepen me shume leje ndertime, ndoshta zgjerohet Tirana. Ai nuk flet kot.
 

MLK

Primus registratum
Re: Olldashi: Do lehtësoj uljen e çmimeve të shtëp

9-ta pa fund,
Se pari Ai qe ka blere apartament me nje pjese te kursimeve te tij me qellim ta japi me qira per te patur nje kompliment te ardhurash i kercet aq shume sa ty nuk ta mer menia, problemi eshte se ti nuk e kupton dot pasi nuk e di çdo te thote investim ne immobiliare ( e per kete s'ta kam fajin une, per fatin tat te keq dhe Olldashi qe ke zgjedh me mbrojt nuk ta shpjegon dot pasi as ai se di ).

Sa per Parisin qe ti thua se ka 30% te apartamenteve boshe, qe ka 200 mije njerez qe flejne jashte te ftoj te rishikosh shifrat se s'ka lidhje me realitetin, po vetem me gazetat shqiptare.
Qe njerezit nuk duhet te flejne perjashta dhe duhet te kene nje minimum garancie per jetesen kjo eshte humane, problemi eshte se asnje nuk detyron njeri te jetoje ne Paris, Franca eshte teper e madhe e ka vende boll per te jetuar me çmime shume me te ulta, biles me te ulta se dhe ato te Tiranes /pf/images/graemlins/wink.gif

Ps. Nuk na the metoden se si do ti ulte Olldashi çmimet /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Boby

Primus registratum
Re: Olldashi: Do lehtësoj uljen e çmimeve të shtëp

Olldashi ka ndermend ti ule cmimet e apartamenteve duke filluar qe nga baza, dmth duke luftuar vjedhjet qe behen nga bashkia per ngritjen e nje pallati.Neqoftese, sipas Olldashit, nuk vidhet ne bashki per marrjen e lejeve, atehere dhe kostoja per ngritjen e pallateve nga pronaret do te jete me e ulet.Pronaret, gjithmone sipas Olldashit, nuk do kerkojne te vjelin parate e humbura ne bashki nga konsumatoret; si rrjedhoje dhe cmimi i nje apartamenti do mbuloje vetem kostot e ndertimit dhe kuptohet fitimin.

Dicka te tille kam degjuar dhe meqe eshte e qarte se partia Olldashit "lufton korrupsionin" duket per momentin menyra e vetme per arritjen e uljeve te cmimeve...

Ishalla i ecen keshtu si e ka ndare mendjen...edhe po si eci s'ka problem popullli tashme eshte mesuar me premtimet e PD
 

MLK

Primus registratum
Re: Olldashi: Do lehtësoj uljen e çmimeve të shtëp

Cmimet e apartamenteve = oferte /kerkese, keshtu qe premtime fushate mund te japi kushdo.
Nese do ta pyesnit Olladashit: si shpjegohet qe çmimi i naftes u be disa muaj qe ka kaluar nga 75$ barila ne 50-55 dhe ne Shqiperi çmimi eshte i njete 125-130 lek/liter?

Pra jo se kosto del me çmim me te ulet qe do te thote ulje çmimi per klientin final. Nese pranojme kete lloj llogjike eshte me e ndershme me thene qe nuk kemi asnje lloj eksperience dhe nocioni te ekonomise.
 

Daniel H

Primus registratum
Olldashi: Do sistemojme parkingjet e Tiranes

“Do sistemojme parkingjet e Tiranes”
E Merkure, 24 Janar 2007
Kandidati demokrat per bashkine e kryeqytetit premton implementimin dhe sistemimin e te gjitha parkingjeve te Tiranes. Kjo do behet per parkingjet publike, por duke stimuluar edhe investimet private, per te bere nje gershetim qe do te zgjidhe problemin. Sipas Olldashit, kjo do te sillte perfitime te te ardhurave plus ne buxhetin e Bashkise se Tiranes, per te investuar ne sektore te tjere. “Ne do te investojme ne transportin publik, qe sot eshte ne gjendje te turpshme. Ka vite te tera qe ky problem eshte i pazgjidhur dhe njerezit jane te detyruar te vuajne mungesen e nje sistemi te transportit publik, te vlefshem per qytetaret”, nenvizoi ai. Duke argumentuar se Tirana eshte i vetmi qytet evropian me nje transport publik primitiv, te mbetur ne te njejtin nivel ku ka qene vite me pare. Kandidati demokrat garantoi se, sapo ai te vije ne krye te Bashkise se Tiranes, do te permiresoje te gjithe administrimin e qytetit, si dhe do te beje planin e madh rregullues urbanistik te Tiranes, per te mos lejuar qe zhvillimi i qytetit te mbetet kaotik dhe te behet sipas tekave te nje njeriu. “Ne zonen e “Komunes se Parisit”, per shkak te mungeses se planifikimit nga Bashkia e Tiranes, sot qytetaret vuajne mungesen e te gjitha sherbimeve, te furnizimit me uje te pijshem, energji dhe probleme ne infrastrukture”, nenvizoi Olldashi. Me po te njejten shpejtesi, sipas tij, do te perfundoje unaza e madhe e Tiranes, e cila do te zgjidhe nje nga problemet me gangrene, sic eshte trafiku i tmerrshem ne rruget e kryeqytetit. Keto premtime kandidati demokrat i beri gjate takimit me Partine e Ballit Kombetar Demokrat, te cilet e prezantuan si kandidatin e tyre.
 

marina s.

Forumium maestatis
Re: Olldashi: Do sistemojme parkingjet e Tiranes

/pf/images/graemlins/lol.gif m'raft pika sa i preokupuar qe eshte...me shume se sa eshte per hunden e vet qe ka ngaterru korsi /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Olldashi: Do sistemojme parkingjet e Tiranes

Program medioker, kjo eshte e reja qe sjell kandidati per Kryetar bashkie.
 

marina s.

Forumium maestatis
Re: Olldashi: Do sistemojme parkingjet e Tiranes

Hajt te ndjekim pak shembullin e kryeministrit tone te dashur...po them dy fjale per kandidatin per kryetar bashkie ne rrethin e Tiranes...po i hyj ne jeten private /pf/images/graemlins/laugh.gif

Qy Koli...na eshte i nipi i Dashnor Mamaqit,i cili ka pas qene sekretar i pare i PARTISE ne Durres dhe minister ne qeverine e atij qe Kyeministri jone i thoshte "te rroje partia" sa here i bente noj gjylpane ne s*** /pf/images/graemlins/laugh.gif. Nashti qy Dashnori denohet e internohet per IMORALITET dhe jo vetem ky,po e gjithe familja e tij...gruaja, vajzat dhe djali i vetem. Shtoj qe gruaja ishte njesoj si burri vet dhe femijet u ngjanin prinderve.Sidomos dajen ja njohin te gjithe ne Durres...i pelqen shume te pije i shkreti /pf/images/graemlins/laugh.gif Ky Dashnor Mamaqi ka pas ne ate kohe nje klub nate ku kercenin femra nudo(klubi ishte ilegal dhe i fshehur)...imagjinoni sa perpara ka qene Durrsi /pf/images/graemlins/laugh.gif
Nejse...kur e gjithe famijla e te jemes se Sokolit u internua,i ati i Kolit si besnik i partise dhe njeri me bindje te thella komuniste, ndahet nga gruaja dhe merr djalin ne ngarkim. Nuk ja njoh familjen nga i ati por nga e jema....komshi me jovan bregun?????? /pf/images/graemlins/laugh.gif puuuuuuuuuuuupupupupu!!!
 

marina s.

Forumium maestatis
Re: Olldashi: Do sistemojme parkingjet e Tiranes

Uuuuu se harrova /pf/images/graemlins/laugh.gif

I ati i Edi Rames ka qene burre i respektuar ne Durres,po na e mori Tirana.Na pelqen edhe i biri /pf/images/graemlins/laugh.gif...kalojeni ne Durres po s'e deshet ju...ndersa Kolin mbajeni s'e s'na duhet...shyqyr qe jua ngecem /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

MLK

Primus registratum
Re: Olldashi: Do sistemojme parkingjet e Tiranes

Keto qe thote per problemin e unazes, parkingeve apo transportin urban ne Tirane kane sens, dhe jane me te vertete probleme te cilat duhen zgjidhur sa me shpejt e ne kopetencen e bashkise, keshtu qe nuk duhet kritikuar per çdo gje!!
Qellimi i kritikes duhet te jete konstruktiv dhe me sens e jo thjesht te pergjithesohet per çdo ide qe kane kandidatet.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Olldashi: Do sistemojme parkingjet e Tiranes

kane sens por asgje te re nga fronti i perendimit

fjale per to kemi degjuar nga te gjithe kandidatet deri sot

ah po, nuk kemi degjuar mbi parkingjet sepse ne fillim duheshin bere rruget per ti cuar makinat deri aty (po nejse). Ajo qe nuk na thote olldashi eshte perseri: SI?
 

MLK

Primus registratum
Re: Olldashi: Do sistemojme parkingjet e Tiranes

Si eshte teper e thjeshte, e kete ja kam then dhe Rames nje here, me kocesion.
Psh Parku Rinia ka pronare toke, te cilet nuk mund te ndertojne apo ta shfrytezojne token e vet pasi eshte park.
N e krahun tjeter, shteti nuk i ka ç'pronesuar pasi nuk ka para e aq toke sa ka aty e me ate çmim....
Per te zgjidhur kete problem, le te jepet nentoka me koncesion nje kompanie private, e cila ta shfrytezoje per parking. Ky projekt do te zgjidhte nje pjese te padhe te problemit te parkingut ne zonen e bllokut.
Lete krijojne kushtet, se qe neser ua sjell une numer njeshin ne bote per parkinget.
 

ados

Primus registratum
Re: Olldashi: Do sistemojme parkingjet e Tiranes

Parkimi ka te beje me trafikun..Jane te lidhura bashke.Gjithashtu ka te bej edhe me shume edukata dhe kete as qe e konceptojne aspak...Si ka mundesi nje qytet me rreth 700.00 banore te kete 250.000 makina ne levizje. Duhet "curfew" ne trafik..Ne mos ai qytet do kthehet ne Bangkok. Me maska ne fytyre..
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Olldashi: Do sistemojme parkingjet e Tiranes

mbase edhe do te mjaftonte qe bashkia te fillonte vertet te vilte tarifen aty ku parkimi eshte me pagese! Mbase keshtu shume vete nuk do i hipnin makines per 200m rruge dhe ta parkonin ne qender (me thoni nje vend te botes ku parkimi ne qender nuk eshte problem)

thjesht pra FILLO BESOJA TREGUT!

Vetem se per kete duhet veprimi i policise qe aktualisht varet nga olldashi (eshte policia qe mund te vendose gjoba nese ti ke parkuar pa paguar).
Nese bashkise i vjen turp te vjele tarifen e parkimit atehere edhe mund t'ia besoje kete rol privateve (kundrejt nje "qeraje" apo koncesioni)
Keshtu do te shihni se rregullohet edhe trafiku.

Pastaj, pse pikerisht tek parku rinia, ne kishim gropen e pas pallatit te kultures gati per parkim dhe e mbushem!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! (dhe te gatrantoj se ajo zone ka shume nevoje per parkime)
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Olldashi: Do sistemojme parkingjet e Tiranes

Olldashi pra mund te kish bere me shume per trafikun dhe parkimet si minister rendi dhe anetar i qeverise sesa mund te beje si kryetar bashkie.
 

cufi_bardhit

Primus registratum
Re: Olldashi: Do sistemojme parkingjet e Tiranes

Kjo eshte gallat fare. Nga njera ane thot qe nuk do e betonoje Tiranen. Nga ana tjeter thot qe do ul cmimet e shtepive.
Po si ka mundesi te ulen cmimet e shtepive kur nuk do ndertohen shume pallate te reja?
 

MLK

Primus registratum
Re: Olldashi: Do sistemojme parkingjet e Tiranes

Eshte shume kollaj te thuash, po qe te besh eshte komplet gje tjeter.
 

99999

Primus registratum
Re: Olldashi: Do sistemojme parkingjet e Tiranes

Ku e ka te keqen kjo shprehja "Do sistemoj parkingjet e Tiranes,, apo s'ka asnje lloj problemi per kete çeshtje deri tani?
 

cufi_bardhit

Primus registratum
Re: Olldashi: Do sistemojme parkingjet e Tiranes

gjith muhabetin e kisha ketu:- nuk ka mundesi qe ne te njejten kohe edhe te mos kete shume ndertime te reja edhe te ulen cmimet e shtepive. Sepse duke mos pas shume shpi te reja, ato pak qe do jene do sulen te gjith per ti blere. Edhe duke pas shume kerkesa per shtepi nuk ka si te ulet por per kundrazi do shumefishohen.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Olldashi: Do sistemojme parkingjet e Tiranes

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Ku e ka te keqen kjo shprehja "Do sistemoj parkingjet e Tiranes,, ...

[/ QUOTE ]

Tek fakti qe eshte nje tallje tr...pi perderisa nuk shoqerohet me nje propozim konkret
Tek fakti qe eshte tallje tr...pi perderisa nuk ia ka idene nga fillon problemi (perndryshe do kish perdorur deri tani policine rrugore aty ku parkimi eshte me pagese e nuk paguhet).

Po ti mbase nuk e ke problem kur politikatet tallin ... me ty!!!!!!!!!!
 
Top