O erion Veliu, po ti kur do i tregosh Paratë

O erion Veliu, po ti kur do i tregosh Paratë

erion Veliu u kurdis perseri gjat uikendit.
Ai i kerkon Parate Saliut.
Cilat para?
Po erion Mjafti kur do i tregoj Paratê?


Ne KJ erioni pëllet:



E Hene, 16 Janar 2006


M'I TREGO PARATE!

Nga Erion Veliaj

A ju kujtohet filmi me i mire i mesit te viteve '90, Jerry Maguire me Tom Cruise? Nostaligjiket e kinemase mbajne mend tri fjalet qe ky film i ktheu ne batuten e dekades se shkuar: M'i trego parate! Mbajini ne maje te gjuhes keto fjale sa here qe zoti Berisha ju pyet: "C'mund te bej per ju me qeverine e sherbesave?"

-Jerry Maguire: Cfare mund te bej per TY, Rod?

-Rod Tiduell: Eshte dicka shume personale, shume e rendesishme. Dreqin, eshte nje moto e familjes sone. A je gati per kete? Dua te sigurohem qe je gati ta degjosh "ule volumin e muzikes) ja po ta them, - m'i trego parate. "Tani e ngre zerin e muzikes, gjer ne maksimum) OHHHHH!!!! M'I TREGO! PARATE! A nuk ndihesh mire kur e thua kete, Jerry? Thuaje bashke me mua vellacko!

-Maguire: T'i tregoj parate.

-Tiduell: Oh, te lutem, ti ke me shume fuqi se aq! Dua ta thuash vellacko sikur e ke me tere mend. Ej, kam njerin ne telefon dua qe ta degjoje dhe ai, ta thuash fort!

-Maguire: Mire, mire, dakord, t'i tregoj parate!

-Tiduell: AH! Jo t'i tregoj parate! M'i trego parate!

-Maguire: M'i trego parate!

-Tiduell: Bravo vellacko, ja keshtu, po thuaje me ze te larte dreqin!

-Maguire: M'i trego parate!

-Tiduell: Me fort!

-Maguire: M'I TREGO PARATE!

* * *

Ja keshtu pra. Kur kryeministri te flase per kursimet ne Kryeministri, pa permendur apartamentin qe po nderton aty, ai duhet pyetur: M'i Trego Parate?. Kur te flase per progresin me integrimin, pa permendur shperblimet e ministres, duhet pyetur po ashtu, parate, mik i dashur, m'i trego parate! Kur te flase per duart e pastra duke dorezuar bosh deklarimin e pasurive, perseri duhet pyetur. Sepse nuk e dime c'eshte me e sikletshme, te jesh qytetar i nje vendi ku kryeministri i kaluar nget makine milioneresh pa e deklaruar apo ku ai aktual deklaron se ne moshe te thyer kinse s'ka as llogari bankare. Kur premton se do te rrise buxhetin e arsimit, por e vetmja rritje eshte inflacioni propagandistik, duhet pyetur: Do m'i tregosh ato parate?. Kur avokon prishjen e nje nyje rruge ne favour te ndertuesve donatore te fushates se tij, perseri te themi: M'i trego parate qe te financuan fushaten or mik!. Sa here s'mban fjalen dhe lejon kazinote e atyre qe jashte logjikes se tregut blejne gazetat e tij, perseri duhet pyetur: A do m'i tregosh parate qe te blene?.

E se fundi, zoti Berisha duhet te tregoje dhe parate qe i pagoi kompanise grimuese te imazhit te tij parazgjedhur. Jo sepse e kerkuan socialistet, te cilet na duhet te themi sikur s'e kane kete te drejte morale pas kerdise financiare te ish-qeverise se tyre. Dhe jo vetem sepse BG&R punon tani me serbet kunder kosovareve. Dhe as pse zoti Berisha pabesisht e yshti BG&R-in per te hedhur ne gjyq organizatat loale qe organizuan sondazhe qe s'i leverdisnin atij, pasi BG&R jo vetem humbi gjyqin, por privatisht dhe pranoi se s'kish sondazh te parashikonte Xhuvel-politiken ne Shqiperi. Jo, arsyeja e vetme pse zoti Berisha duhet te beje transparence eshte e thjeshte. Gjate ketij viti, ai zuri me mijera metra katrore ne te gjithe Shqiperine e pafundesisht vale televizive me sloganin "Me Duar te Pastra". Ndaj, mbani mend, sa here qe i shihni keta "pastertore" ne rruge, institucione, televizione a kudo propagandojne sherbime e sherbesa, shikojini ne sy dhe u kerkojuni nje sherbim te vetem: "M'I TREGO PARATE!" Bravo vellacko, ja keshtu! "M'I TREGO PARATE!"


,,,,,,,,,,,,

E ti erion Veliu kur do i tregosh Paratë?
 

HajdarMozi

Primus registratum
Re: O erion Veliu, po ti kur do i tregosh Paratë

Pune na prish te gjithve, se me veprimtarine e tij Mjafti fokuson vemndjen ne probleme qe nuk jane jetike per shqiptaret dhe shqiperine ne momente te caktuara, vetem se ai ka megafonin. Per pune dhe problemet qe ngre Albforumi punon shume here me teper se Mjafti po puna eshte se Albforumi nuk Ka megafon, ndersa VELIAJ paguan televizionet qe ti vine nga mbrapa.
Si kujtoni ju se mjafton te dalesh te sheshi dhe do mblodhen televizionet (ose mund te mblidhen gjithe TV dhe te dizinformojne opinionin).

Prandaj VELIAJ eshte marionete, ne duar te kujt tanime eshte marre vesh.

PS per VELIAJn
nqs e ke pare filmin: SHOW ME THE MONEY- nuk i thuhet Berishes qe te tregoje leket e tija po te na jape ne LEKET "qe na premtoi" /pf/images/graemlins/smash.gif
 

Santiago

Primus registratum
Re: O erion Veliu, po ti kur do i tregosh Paratë

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Jan hap nja pese forume per erion/erjon veliu/veliaj ketu..pse si permblidhni tek THe Best of Mjaft COmpilation...po pse ore takstiratet tuaja me mjaftit do degjojme ne ketu...apo sfusni dhe ca argumente klishe nga ato qe formohen ne rradhet e protestuesve, te cilet nuk e dine pse protestojne por pyesin shoqi-shoq, "ca po ndodh?" "se di, po e kom inat kte tipin", dhe fillojne pastaj "POshte Tipi!!" ose "Hajde rrime ketu perballe ksaj kameras, edhe kur te drejtohet nga ty beja me dore, do dhihen ata ne shpi duke ne pare" ose "Pse je ne proteste?" "Po U BONE KTA, KOT KTA" "po ca kane bere?" "JA PRA, U BONE KTA!" "po aktualisht ca verejtje ke, pse hahesh me ta? " "U BONE TI!!???Hajt aty, pse ca te dukem nonji idiot un qe gjoja se di pse jom ktu!!" haha..ja dhe puna e ankesave nga mjafti...dhe cdo ankese tjeter...pa asnje argument te mirefillte...qe une e quaj..."ARgumentus Kopeje Proletare" ha ha ha

[/ QUOTE ]

Me tenden e ke mire, por nese rri dhe ca ne kete teme do te kuptosh qe nje pjese e mire e atyre qe shkruajne ketu, "falen" cdo dite tek rruga e Elbasanit nr. 17 /pf/images/graemlins/tipsy.gif
 

pppppaa

Primus registratum
Re: O erion Veliu, po ti kur do i tregosh Paratë

Ose te Kullat Binjake para kryeministrise. Se eshte bere si zyre punesimi tani. Rri ke Bar West dhe gjen pune....
 

Juela

Primus registratum
Re: O erion Veliu, po ti kur do i tregosh Paratë

ej po une kam shku te bar west, sme ka ofruar njeri pune, vetem se nji kafe lori bente 2500 leke te vjetra. NE fakt me ato cmime, bejne mire te me ofrojne nje pune. E di cfare do iki qe neser do ulem aty dhe nuk do cohem derisa t eme gjejne nje pune. Dua pune!!
 

Santiago

Primus registratum
Re: O erion Veliu, po ti kur do i tregosh Paratë

Ka dhe nga ata qe duken ndonje mbasdite tek Fame se mos u buzeqesh shanci /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

trazovaci

Primus registratum
Re: O erion Veliu, po ti kur do i tregosh Paratë

Bobobobo, ketu spaska debat, paska ca cuna qe folin...
 
Top