O erion Veliu, po ti kur do i tregosh Paratë

O erion Veliu, po ti kur do i tregosh Paratë

erion Veliu u kurdis perseri gjat uikendit.
Ai i kerkon Parate Saliut.
Cilat para?
Po erion Mjafti kur do i tregoj Paratê?


Ne KJ erioni pëllet:



E Hene, 16 Janar 2006


M'I TREGO PARATE!

Nga Erion Veliaj

A ju kujtohet filmi me i mire i mesit te viteve '90, Jerry Maguire me Tom Cruise? Nostaligjiket e kinemase mbajne mend tri fjalet qe ky film i ktheu ne batuten e dekades se shkuar: M'i trego parate! Mbajini ne maje te gjuhes keto fjale sa here qe zoti Berisha ju pyet: "C'mund te bej per ju me qeverine e sherbesave?"

-Jerry Maguire: Cfare mund te bej per TY, Rod?

-Rod Tiduell: Eshte dicka shume personale, shume e rendesishme. Dreqin, eshte nje moto e familjes sone. A je gati per kete? Dua te sigurohem qe je gati ta degjosh "ule volumin e muzikes) ja po ta them, - m'i trego parate. "Tani e ngre zerin e muzikes, gjer ne maksimum) OHHHHH!!!! M'I TREGO! PARATE! A nuk ndihesh mire kur e thua kete, Jerry? Thuaje bashke me mua vellacko!

-Maguire: T'i tregoj parate.

-Tiduell: Oh, te lutem, ti ke me shume fuqi se aq! Dua ta thuash vellacko sikur e ke me tere mend. Ej, kam njerin ne telefon dua qe ta degjoje dhe ai, ta thuash fort!

-Maguire: Mire, mire, dakord, t'i tregoj parate!

-Tiduell: AH! Jo t'i tregoj parate! M'i trego parate!

-Maguire: M'i trego parate!

-Tiduell: Bravo vellacko, ja keshtu, po thuaje me ze te larte dreqin!

-Maguire: M'i trego parate!

-Tiduell: Me fort!

-Maguire: M'I TREGO PARATE!

* * *

Ja keshtu pra. Kur kryeministri te flase per kursimet ne Kryeministri, pa permendur apartamentin qe po nderton aty, ai duhet pyetur: M'i Trego Parate?. Kur te flase per progresin me integrimin, pa permendur shperblimet e ministres, duhet pyetur po ashtu, parate, mik i dashur, m'i trego parate! Kur te flase per duart e pastra duke dorezuar bosh deklarimin e pasurive, perseri duhet pyetur. Sepse nuk e dime c'eshte me e sikletshme, te jesh qytetar i nje vendi ku kryeministri i kaluar nget makine milioneresh pa e deklaruar apo ku ai aktual deklaron se ne moshe te thyer kinse s'ka as llogari bankare. Kur premton se do te rrise buxhetin e arsimit, por e vetmja rritje eshte inflacioni propagandistik, duhet pyetur: Do m'i tregosh ato parate?. Kur avokon prishjen e nje nyje rruge ne favour te ndertuesve donatore te fushates se tij, perseri te themi: M'i trego parate qe te financuan fushaten or mik!. Sa here s'mban fjalen dhe lejon kazinote e atyre qe jashte logjikes se tregut blejne gazetat e tij, perseri duhet pyetur: A do m'i tregosh parate qe te blene?.

E se fundi, zoti Berisha duhet te tregoje dhe parate qe i pagoi kompanise grimuese te imazhit te tij parazgjedhur. Jo sepse e kerkuan socialistet, te cilet na duhet te themi sikur s'e kane kete te drejte morale pas kerdise financiare te ish-qeverise se tyre. Dhe jo vetem sepse BG&R punon tani me serbet kunder kosovareve. Dhe as pse zoti Berisha pabesisht e yshti BG&R-in per te hedhur ne gjyq organizatat loale qe organizuan sondazhe qe s'i leverdisnin atij, pasi BG&R jo vetem humbi gjyqin, por privatisht dhe pranoi se s'kish sondazh te parashikonte Xhuvel-politiken ne Shqiperi. Jo, arsyeja e vetme pse zoti Berisha duhet te beje transparence eshte e thjeshte. Gjate ketij viti, ai zuri me mijera metra katrore ne te gjithe Shqiperine e pafundesisht vale televizive me sloganin "Me Duar te Pastra". Ndaj, mbani mend, sa here qe i shihni keta "pastertore" ne rruge, institucione, televizione a kudo propagandojne sherbime e sherbesa, shikojini ne sy dhe u kerkojuni nje sherbim te vetem: "M'I TREGO PARATE!" Bravo vellacko, ja keshtu! "M'I TREGO PARATE!"


,,,,,,,,,,,,

E ti erion Veliu kur do i tregosh Paratë?
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: O erion Veliu, po ti kur do i tregosh Paratë

O rrypo. Po sikur n'fush t'kesh vetëm nji mbrojtës të krahut të djathtë si i bëhet? Ta lejmë të luajë vetëm në krahun e djathtë? Krahun e majt apo mesin t'i lejm bosh?

E pra Poster, situata në Shqipëri është e atillë që Mjaft duhet të marrë përsipër shumë më tepër si shoqëri civile që pretendon të jetë. Biri i botës ka mbaruar për drejtësi në USA por nuk e ka ngritur njëherë zërin për të denoncuar një hale me ligje të shtrembëra. Nuk e ka vërejtur këtë Veliaj?

Sa për atë pompinin e Berishës, e ke pa gabim or ti mik.
Dhe më e forta është se më akuzon që quaj komunist gjithë kundështarët e qeverisë Berisha /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif.

Më ke parë t'i kundërvihem gjë LSI (Megjithëse Metën nuk e respektoj fare si njeri)? Më ke parë të ngrihem kundër institucioneve të tjera demokratike të cilat kanë kritikuar me bazë PD (Presidenti, Avokati i Popullit, etj)?

Hapi syt e liro hunët çuno se kur të zhytesh deri në grykë në gropë të halesë nuk të ndihmon dot njeri.
 

pppppaa

Primus registratum
Re: O erion Veliu, po ti kur do i tregosh Paratë

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
O rrypo. Po sikur n'fush t'kesh vetëm nji mbrojtës të krahut të djathtë si i bëhet? Ta lejmë të luajë vetëm në krahun e djathtë? Krahun e majt apo mesin t'i lejm bosh?

[/ QUOTE ]

Te kesh nje ekip me nje mbrojtes ka dy motive:
1. trajneri eshte idiot dhe s'merr vesh nga ajo pune
2. trajneri eshte idiot dhe s'merr vesh nga ajo pune

thelbin se ke kapur dhe mesa duket s'ke shance ta kapesh...Keshtu qe te keshilloj ta lexosh dhe nje here......ose me mire leje fare, se do tia fusesh si kau peles si kete here tani....
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
E pra Poster, situata në Shqipëri është e atillë që Mjaft duhet të marrë përsipër shumë më tepër si shoqëri civile që pretendon të jetë. Biri i botës ka mbaruar për drejtësi në USA por nuk e ka ngritur njëherë zërin për të denoncuar një hale me ligje të shtrembëra. Nuk e ka vërejtur këtë Veliaj?


[/ QUOTE ]

Nuk e di ti, po une MJAFT e kam njohur pikerisht nga kjo gje, sepse dikur, kur Berisha as nuk dallohej ne harten qeverisese po ishte vite drite larg pushtetit, MJAFT i peshtynte Nanos mu ne fytyre paturpesite qe bente ne hartimin e ligjeve dhe te tjerave....
-Po ti kur e ke njohur?

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Sa për atë pompinin e Berishës, e ke pa gabim or ti mik.
Dhe më e forta është se më akuzon që quaj komunist gjithë kundështarët e qeverisë Berisha

Më ke parë t'i kundërvihem gjë LSI (Megjithëse Metën nuk e respektoj fare si njeri)? Më ke parë të ngrihem kundër institucioneve të tjera demokratike të cilat kanë kritikuar me bazë PD (Presidenti, Avokati i Popullit, etj)?

[/ QUOTE ]

E, po te lutem......sinqerisht te lutemm, gjeja qe nuk duroj dot eshte hipokrizia....O tregohu burre dhe mbroji ato qe thua deri ne fund ose me duhet te te jap duart dhe te te them qe me ty s'behet debat, se me dukesh si "bjeri gajdes"....Po fillove me keto jo po une ashtu e jo po une keshtu.....aha qenke pa by.the pastaj....


</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Hapi syt e liro hunët çuno se kur të zhytesh deri në grykë në gropë të halesë nuk të ndihmon dot njeri

[/ QUOTE ]

Kjo eshte gjeja me pa lidhje qe kam degjuar.... S'ka shance qe nje kundershtar i qeverise te zhytet.....persa kohe je kundershtar i sistemit s'ndodh, e kunderta eshte llogjike...

P.S. Edhe ate "rrypo" plako mos e perdor me se ka dale nga moda ka 5 vjet....Me dukesh mu si triko e vjeter e gjyshit, e harruar ne senduk kur perdor ate fjale....
 

pppppaa

Primus registratum
Re: O erion Veliu, po ti kur do i tregosh Paratë

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Ky krahasimi i futbollit eshte i gjetur vetem se per Veliajn ose Mjaft nuk ka vlere. Keta nuk eshte se luajne ne nje pozicion te caktuar ne fushe (me duket se jane mbrojtes te lire). Eshte vete Mjaft qe ka marre persiper te godase fenomene qe thuhet se shqetesojne shoqerine. Une thjesht nuk mund te marr si te sinqerte reagimin e tyre pasi jam i ndergjegjshem qe jane nje grup interesash qe i sherbejne sponsorve te tyre

[/ QUOTE ]

Pike se pari shembulli i futbollit donte te tregonte qe nuk mund te priten te gjitha nga nje element i vetem shoqeror, dhe qe gjithsecili ka rolin e vet strikshmerisht te percaktuar ne dinamiken e jetes se nje vendi.... Nese dikush eshte mbrojtes i djathte atehere ai duhet te luaje vetem ne krahun e djathte te mbrojtjes dhe kaq, nuk mund te kaloje kur ti doje trapi ne mesfushe, ne sulm apo ne porte, pasi e vetmja gje qe do te beje do te jete nje mish-mash i madh qe do te prishi lojen e skuadres....
Ne analogji duhet te funksionoje dhe jeta social-politike... Nese je NJERA nga organizatat e shoqerise civile, mundohu te besh detyren tende mire ne ato fusha ku ti je orientuar....Nuk mund te merresh dhe me detyrat e te tjereve, p.sh. me gjera per te cilat duhet te merret opozita apo organizime te tjera politiko-shoqerore, se e vetmja gje qe do te beje do te ishte nje mish-mash i madh ku edhe ti vete nuk do ta kuptoje se c'ishe, shoqeri civile apo shoqeri politike....Ketu qendronte analogjia e futbollit me shoqerine civile...
Por gjeja qe une i meshoj fort eshte kjo sindroma e paragjykimit qe na ka pushtuar me keq se Gripi i Pulave....
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Une thjesht nuk mund te marr si te sinqerte reagimin e tyre pasi jam i ndergjegjshem qe jane nje grup interesash qe i sherbejne sponsorve te tyre.


[/ QUOTE ]

Plako ne thjesht vazhdojme te paragjykojme duke besuar te intuita jone meskine dhe egoiste.....
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: O erion Veliu, po ti kur do i tregosh Paratë

O rrypo, (s'kom ç'boj, nuk e ndjek modën) qeke içik, po içik fare, sylesh e mendjeshkitur.

Jo se kur thua që s'kam shance të kap thelbin e pastaj përgjigjesh më poshtë pikërisht me atë thelb që unë kam kapur e të kam shpjeguar më duket se pikërisht ti nuk arrin të kuptosh alegorinë të cilën shpesh mundohesh ta përdorësh.

Në Shqipëri nuk ka shumë organizata të cilat të ngrenë zërin për të gjitha çështjet, atëherë i takon atyre që egzistojnë të mundohen të ngrenë sa më shumë zërin për sa më shumë çështje. Dhe kjo s'ka të bëjë me trainerin por ka të bëjë me basenin nga dalin lojtarët.
Kur s'ke talente apo interesim për futbollin sigurisht që nuk mund të nxjerrësh futbollista.

Fakti që Mjaft ngriti zërin njëherë e një kohë kundër ligjeve gjysmake do të thotë që më pas duhej ta ulte atë edhe pse asgjë nuk u ndryshua? Jo se faktikisht problemi nuk është as Berisha e as Rama apo Nano, problemi kryesor në Shqipëri janë ligjet që lejojnë të bëhet pallë në atë vend e askush me 2 pare men nuk paguan gjë. Pra Veliu e ka kap për s'mrapshti punën. Anej ka onët tona i thojn nryshe kti muhabeti.

E sa për ate punën e hipokrizisë të lutem mos u ngref si gjeli n'maj t'çengelit sikur ke zbulu nai karakteristik timen e sikur ke marrë revanshin.

Sa shkrime ke shkruar qysh nga koha që PD mori pushtetin? Po më parë? Shiko pak se sa kam unë. Nga këto një pjesë të mirë tek Politika Shqiptare. E sa e sa herë më janë hedhur kundër njerëz si puna jote vetëm se nuk mendoja si ata.
Parimi im është "Jepi Çezarit atë që i takon Çezarit". Dhe në këtë rast është shumë herët për t'i ngulur thikat pas shpine (e ke parasysh se si vdiq Çezari? Jo që të kuptosh se ku e kam.).

Hapi syt e liro hunët çuno se kur të zhytesh deri në grykë në gropë të halesë nuk të ndihmon dot njeri.
E nuk ka të bëjë me pushtetin apo opozitën por me mentalitetin tënd o rryp.
 

gurax

Pan ignoramus
Re: O erion Veliu, po ti kur do i tregosh Paratë

/pf/images/graemlins/laugh.gif Si e ka emrin ajo gjeja Kondre, "Une shes fjale"? /pf/images/graemlins/lol.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: O erion Veliu, po ti kur do i tregosh Paratë

Jo fjalë por ... pak a shum ky llafi i funit /pf/images/graemlins/laugh.gif.
 

jestersworld

Primus registratum
Mua me vjen te qaj kur lexoj mendimet e disa delev

O popull injorant dhe militant i nje politike me shume se irrituese dhe partive me shume se kriminele ne nje vend me shume se te vuajtur. O dele me koken ne torbe kur do filloni te mendoni vete. Dhe te ecni me kembet tuaja. O Dele zgjohuni Dele dhe filloni te kuptoni se c'eshte demokracia.
Erion Veliu ja kerkon leket kryeministrit o dele se eshte Taksa pagues.......................
Erion Vehliut ja kerkojne leket sponsorat e shumte te mjaft.

Atyre duhet ti japi llogari ai dhe jo ty o njeri i paafte te mendosh. Nuk arrij si ke arritur te mesosh te lexosh po meqenese ja ke dale mbane mesa duket shfrytezoje kete dhunti dhe Cudi per te futur dicka ne ate masen e qullte qe ke brenda kafkes me shpresen se mbase nje dite do te kthehet ne nje tru.
A po sa ka njerez si puna juaj nuk ka per te ecur ndonjehere ky komb se popullohet nga militante politik dhe jo qytetare qe shohin jeten dhe interesat e tyre vetjake.
 

HajdarMozi

Primus registratum
Problematikat e verteata shqiptare degjenorhen nga

Kondre jam 100% dakort me ty robo. eshte fakt qe ne 15 vjetet e harbimit te deleve cdo problematike serioze eshte degjeneruar nga ceshtje idiote qe sjane te denja te diskutohen as ne kafe, shembulli me i fundit 29Nentori. Sa per Mjaftin me duket se ka ardhur koha qe Mjafti te beje mjaft se na merziti, gjeja e pare qe beri kur erdhi Berisha ne pushtet vari nje pankarte ne mur ku i kerkonte Kryeministrit te zhvendoste kazinone. Ku qendron problemi te kazonija???? nuk e di e as nuk e kam marre vesh kurre.Argumenti i Mjaftit "Eshte tallje per shqiptaret e verfer..bla bla bla"!!! Une mendoj qe tallje eshte edhe kur del te themi dhe ne Maqedoni dhe shikon nje shtet model dhe e krahason me baraken tone.
Probleme ka, pse MJAFT nuk bertet MJAFT ME ME gjuetine e shtrigave ne institucionet shteterore, Pse nuk ebertet MJAFT ME ME Zogune ZI, pse nuk bertet MJAFTME ME ME erresiren qe na u be gangrene, me CELULARET qe na rropen skalpin, e sa e sa te tjera. Nanos iu hodh ne gryke, ngriti nje re dizinformimi ndaj gjithe punes se qeverise socialiste dhe pasojat ja ku jane.

O Erion Velia ishe shume i ri per tu bere marjonete ne duart e ndyra te atyre qe nuk e duan Shqiperine. E shite veten shume lire.
Show me the money. Morali nuk eshte qe Berisha te na tregoje leket e tij , po te na tregoje leket qe ne ta ndjekim nga mbrapa. Po edhe kete here do na tregoje grminen, dhe sic duket gremina do jete me e thelle.
 

pppppaa

Primus registratum
Re: O erion Veliu, po ti kur do i tregosh Paratë

Evito ofendimet

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Jo se faktikisht problemi nuk është as Berisha e as Rama apo Nano, problemi kryesor në Shqipëri janë ligjet që lejojnë të bëhet pallë në atë vend

[/ QUOTE ] E te lutem mi kurse keto prognozat pa lidhje qe ben, te tipit njerez te mire dhe ligje te keqija, se sinqerisht me shkaktojne dhimbje barku dhe diarre sa here qe i degjoj....Te lutem mendo dhe per ne.....
Dhe ate shembullin me futbollin mos e perdor me se jo vetem qe je vite drite larg, po edhe nese me shpjegimin e fundit (qe ne fakt s'ishte fare per ty po per Santiagon) mendova se dicka do te te hynte ne ate trurin tend te myshkur nga ajri i kondicionuar, prape ti je i pashprese... Po qe mos te te le te vdesesh injorant, po ta shpjegoj: lojtaret e futbollit nuk jane organizatat e shoqerise civile, por strukturat shoqerore, ku njeri lojtar eshte shoqeria civile, lojtari tjeter eshte opozita dhe gjithashtu ka dhe lojtare te tjere dhe rolet nuk duhen ngaterruar se shkaktojne mish-mash dhe s'merr vesh i pari te dytin dhe duken te tere sikur kane te njejten pergjegjesi. Mundohu ta shikosh ne kete prizem dhe do ta kuptosh pse Kau nuk ia gjen dot Peles.....



Evito ofendimet
 

pppppaa

Primus registratum
Re: O erion Veliu, po ti kur do i tregosh Paratë

O tOncE po ky ka 70 heret e fundit qe po ofendon... S'behet Forumi me shoqni mer plak....

O Kondra jepi vete debatit plak....jepi gaz
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: O erion Veliu, po ti kur do i tregosh Paratë

Po pse ëre "rryp" e qun ofendim ti? Tonçja o realist dhe e kupton drejt realitetin. Ai e din se kush është ofendim e kush është titull nderi /pf/images/graemlins/laugh.gif

Dhe mos e vrit mendjen se muhabet po bëjmë. Ti ke idetë e tua e unë të miat dhe po diskutojmë në radhë të parë që të kuptohemi.

P.S. O socialist i keq e mashtrus, nuk janë bërë akoma 70 herë /pf/images/graemlins/laugh.gif.
 

mirseardhja

Primus registratum
Re: O erion Veliu, po ti kur do i tregosh Paratë

Po c'rendesi ka kush bertet kur ajo qe thuhet eshte e sakte, na sherben te gjitheve. C'rendesi ka nese e thote veliaj apo guri, x apo y. ne na duhet transparenca, qartesia e veprimeve qe nje qeveri ben. erioni nuk ka marre pushtetin me votat tona, prandaj as nuk ka pse te vrasim mendjen ku i gjen e si i perdor parate.
 

Juela

Primus registratum
Re: O erion Veliu, po ti kur do i tregosh Paratë

Jan hap nja pese forume per erion/erjon veliu/veliaj ketu..pse si permblidhni tek THe Best of Mjaft COmpilation...po pse ore takstiratet tuaja me mjaftit do degjojme ne ketu...apo sfusni dhe ca argumente klishe nga ato qe formohen ne rradhet e protestuesve, te cilet nuk e dine pse protestojne por pyesin shoqi-shoq, "ca po ndodh?" "se di, po e kom inat kte tipin", dhe fillojne pastaj "POshte Tipi!!" ose "Hajde rrime ketu perballe ksaj kameras, edhe kur te drejtohet nga ty beja me dore, do dhihen ata ne shpi duke ne pare" ose "Pse je ne proteste?" "Po U BONE KTA, KOT KTA" "po ca kane bere?" "JA PRA, U BONE KTA!" "po aktualisht ca verejtje ke, pse hahesh me ta? " "U BONE TI!!???Hajt aty, pse ca te dukem nonji idiot un qe gjoja se di pse jom ktu!!" haha..ja dhe puna e ankesave nga mjafti...dhe cdo ankese tjeter...pa asnje argument te mirefillte...qe une e quaj..."ARgumentus Kopeje Proletare" ha ha ha
 

pppppaa

Primus registratum
Re: O erion Veliu, po ti kur do i tregosh Paratë

When You'll grow up You will be as sexy, trendy and seductive as Makbule Ceco
 

HajdarMozi

Primus registratum
Re: O erion Veliu, po ti kur do i tregosh Paratë

O ZOT O ZOT , sa mire qe dime anglishten ne shqiptare.

sa padrejtesi te ben natyra te lind ne shqiperi me nje gjuhe shqipe qe si duhet as dreqit!!!!
Po ne kemi lind per Amerike mer plak, dum me fol vetem anglisht. /pf/images/graemlins/rockband.gif /pf/images/graemlins/rockband.gif /pf/images/graemlins/rockband.gif
 

mirseardhja

Primus registratum
Re: O erion Veliu, po ti kur do i tregosh Paratë

parukiere je i vetmi njeri qe te frymezon leshi kokes se ke vertet shume humor. edhe une jam me ty, po e ekzagjerojne shume me kete erjon velian. mjafti nuk eshte vetem ai dhe krahasuar me kohen kur nisi tani me duket me shume si parti politike. une vete skam ndonje respekt te vecante per te me duket nje nga te ardhurit e shumet nga jashte i lexuar qe perdoret nga poltikane per tu bere dhe vete nje dite minister apo kryeminister. keshtu bejne te gjithe edhe ne bote dhe nuk eshte ndonje merite e vecante e erjonit.
 

Brisi

Primus registratum
Re: O erion Veliu, po ti kur do i tregosh Paratë

Erion Veliaj dhe jo Veliu te pakten ben nje pune dhe paguhet per ate qe jep. S'e kuptoj se kujt i prish kaq pune rroga e Erionit. Lerini te punojne njerezit e kur tju kene ngrene buken tuaj atehere kerkojini llogari dhe deklarimin e pasurise.
 
Top