O erion Veliu, po ti kur do i tregosh Paratë

O erion Veliu, po ti kur do i tregosh Paratë

erion Veliu u kurdis perseri gjat uikendit.
Ai i kerkon Parate Saliut.
Cilat para?
Po erion Mjafti kur do i tregoj Paratê?


Ne KJ erioni pëllet:



E Hene, 16 Janar 2006


M'I TREGO PARATE!

Nga Erion Veliaj

A ju kujtohet filmi me i mire i mesit te viteve '90, Jerry Maguire me Tom Cruise? Nostaligjiket e kinemase mbajne mend tri fjalet qe ky film i ktheu ne batuten e dekades se shkuar: M'i trego parate! Mbajini ne maje te gjuhes keto fjale sa here qe zoti Berisha ju pyet: "C'mund te bej per ju me qeverine e sherbesave?"

-Jerry Maguire: Cfare mund te bej per TY, Rod?

-Rod Tiduell: Eshte dicka shume personale, shume e rendesishme. Dreqin, eshte nje moto e familjes sone. A je gati per kete? Dua te sigurohem qe je gati ta degjosh "ule volumin e muzikes) ja po ta them, - m'i trego parate. "Tani e ngre zerin e muzikes, gjer ne maksimum) OHHHHH!!!! M'I TREGO! PARATE! A nuk ndihesh mire kur e thua kete, Jerry? Thuaje bashke me mua vellacko!

-Maguire: T'i tregoj parate.

-Tiduell: Oh, te lutem, ti ke me shume fuqi se aq! Dua ta thuash vellacko sikur e ke me tere mend. Ej, kam njerin ne telefon dua qe ta degjoje dhe ai, ta thuash fort!

-Maguire: Mire, mire, dakord, t'i tregoj parate!

-Tiduell: AH! Jo t'i tregoj parate! M'i trego parate!

-Maguire: M'i trego parate!

-Tiduell: Bravo vellacko, ja keshtu, po thuaje me ze te larte dreqin!

-Maguire: M'i trego parate!

-Tiduell: Me fort!

-Maguire: M'I TREGO PARATE!

* * *

Ja keshtu pra. Kur kryeministri te flase per kursimet ne Kryeministri, pa permendur apartamentin qe po nderton aty, ai duhet pyetur: M'i Trego Parate?. Kur te flase per progresin me integrimin, pa permendur shperblimet e ministres, duhet pyetur po ashtu, parate, mik i dashur, m'i trego parate! Kur te flase per duart e pastra duke dorezuar bosh deklarimin e pasurive, perseri duhet pyetur. Sepse nuk e dime c'eshte me e sikletshme, te jesh qytetar i nje vendi ku kryeministri i kaluar nget makine milioneresh pa e deklaruar apo ku ai aktual deklaron se ne moshe te thyer kinse s'ka as llogari bankare. Kur premton se do te rrise buxhetin e arsimit, por e vetmja rritje eshte inflacioni propagandistik, duhet pyetur: Do m'i tregosh ato parate?. Kur avokon prishjen e nje nyje rruge ne favour te ndertuesve donatore te fushates se tij, perseri te themi: M'i trego parate qe te financuan fushaten or mik!. Sa here s'mban fjalen dhe lejon kazinote e atyre qe jashte logjikes se tregut blejne gazetat e tij, perseri duhet pyetur: A do m'i tregosh parate qe te blene?.

E se fundi, zoti Berisha duhet te tregoje dhe parate qe i pagoi kompanise grimuese te imazhit te tij parazgjedhur. Jo sepse e kerkuan socialistet, te cilet na duhet te themi sikur s'e kane kete te drejte morale pas kerdise financiare te ish-qeverise se tyre. Dhe jo vetem sepse BG&R punon tani me serbet kunder kosovareve. Dhe as pse zoti Berisha pabesisht e yshti BG&R-in per te hedhur ne gjyq organizatat loale qe organizuan sondazhe qe s'i leverdisnin atij, pasi BG&R jo vetem humbi gjyqin, por privatisht dhe pranoi se s'kish sondazh te parashikonte Xhuvel-politiken ne Shqiperi. Jo, arsyeja e vetme pse zoti Berisha duhet te beje transparence eshte e thjeshte. Gjate ketij viti, ai zuri me mijera metra katrore ne te gjithe Shqiperine e pafundesisht vale televizive me sloganin "Me Duar te Pastra". Ndaj, mbani mend, sa here qe i shihni keta "pastertore" ne rruge, institucione, televizione a kudo propagandojne sherbime e sherbesa, shikojini ne sy dhe u kerkojuni nje sherbim te vetem: "M'I TREGO PARATE!" Bravo vellacko, ja keshtu! "M'I TREGO PARATE!"


,,,,,,,,,,,,

E ti erion Veliu kur do i tregosh Paratë?
 

MLK

Primus registratum
Re: O erion Veliu, po ti kur do i tregosh Paratë

Me duket se ka shume sens si demarche. Cdo gje qe behet ne nje menyre konstruktive, ligjore e moderne, qe ka per qellim ti hape syte popullit duhet mbeshtetur.
 

pppppaa

Primus registratum
Re: O erion Veliu, po ti kur do i tregosh Paratë

O Guri o trim me flete..... Mire ate shkrimin e Erionit e kuptova....po ti c'ne???!!!! Se i lexova ato pak fjale qe kishe shkruajtur mbi 1645 here dhe se mora vesh se c'lidhje kishin me kete shkrimin ketu... Jo per gje, po ky robi qe i kerkon leket Berishes, ja kerkon se ja jep ai ato leke sic ja jap dhe une dhe gjithe te tjeret me taksat qe paguajme, ndersa ti, me ironine tende therrese /pf/images/graemlins/cry.gif /pf/images/graemlins/cry.gif, i kerkon leket atij , kur ti s'ke piken e lidhjes me ate dhe per me teper ja kerkon dhe me prepotence, sikur je ti personalisht qe e mban me leke MJAFTin.... Dhe me forta kete e ke shitur dhe si ndonje gje te mencme......

Ej e ke pare filmin "Mengjese Lufte":
Sander Prosi - Hajde Guri zhvishu dhe hidhu ne liqen mos dyshoje gjermani, o burra....
 

Santiago

Primus registratum
Re: O erion Veliu, po ti kur do i tregosh Paratë

Ne nje situate te tille nuk do thoja asnje me teper se sa nenshkrimi im:
"OJQ-te jane organizma qe parate e te varferve nga vendet e pasura ia sjellin te pasurve ne vendet e varfra"
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: O erion Veliu, po ti kur do i tregosh Paratë

Tregoja Posterit ate se edhe pak e do mbetet një foto e rëndomtë pa nënshkrime në të!
 

pppppaa

Primus registratum
Re: O erion Veliu, po ti kur do i tregosh Paratë

E s'po di si ta marr ate shprehjen tende Santiago, se nga sa me duket mua s'po shof ndonje gje te keqe, vetem se dhe ajo eshte komplet pa lidhje me artikullin.
Ka filluar te me neveritet kjo cmira pa lidhje, qe ketu ne Shqiperi eshte bere si Benzat 2400 qe i gjen kudo.... Se kam kuptuar asnjehere se perse njerezit ne momentin me te pare qe shikojne dike te protagonizohet, fillojne dhe e urrejne vetem e vetem se ai person ka arritur dicka qe ata vete do te jepnin dhe by.then vetem ta kishin.

Monoizem deshtakesh langaraqe ......Keshtu titullohet gjithe kjo tendenca per t'iu kundervene njerzve te afte qe protagonizohen fale aftesive te tyre.... Keshtu qe cuna, hapni krahun ne ndonje vend dhe rrini beni llogje kavaje aty, se vetem keto te fundit jane per te paaftet..... Dhe hajt se shifna.......
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: O erion Veliu, po ti kur do i tregosh Paratë

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Se kam kuptuar asnjehere se perse njerezit ne momentin me te pare qe shikojne dike te protagonizohet, fillojne dhe e urrejne vetem e vetem se ai person ka arritur dicka qe ata vete do te jepnin dhe by.then vetem ta kishin.


[/ QUOTE ]

/pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif

Me lon by.thën me u bo si Erion Veliaj. /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif

O rrypo je i modh.

Ajo që kërkon të thotë Guri (por që ti s'e kupton dot) është që kur je i lyer me m.ut mos thuaj që të tjerëve i vjen erë e keqe.
 

pppppaa

Primus registratum
Re: O erion Veliu, po ti kur do i tregosh Paratë

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Monoizem deshtakesh langaraqe ......Keshtu titullohet gjithe kjo tendenca per t'iu kundervene njerzve te afte qe protagonizohen fale aftesive te tyre.... Keshtu qe cuna, hapni krahun ne ndonje vend dhe rrini beni llogje kavaje aty, se vetem keto te fundit jane per te paaftet..... Dhe hajt se shifna.......

[/ QUOTE ]

S'kam ndonje gje per te shtuar tjeter o toç kuklle.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: O erion Veliu, po ti kur do i tregosh Paratë

Harrova të them që ti e shumë të tjerë si puna jote i keni hundët e zëna si qyrrashë që jeni e nuk e ndieni erën.

Megjithatë, Erion Veliaj bën shumë mirë që i kërkon llogari qeverisë /pf/images/graemlins/winkwink.gif. Këtë duhet ta bëjmë të gjithë, por jo duke lehur si Mustafa Nano tek Opinion. E vetmja gjë që arrihet në atë mënyrë është diskreditimi i vetes (pra nxjerrja në sipërfaqe e m.utit).
 

pppppaa

Primus registratum
Re: O erion Veliu, po ti kur do i tregosh Paratë

E ca e ke zene dhe me Mucin tani vallahi...Tani dhe ai duhet te tregoje paret....
E di ca po menoja...Sesi mund ti kerkosh ti llogari Berishes....
"Z.Berisha, me falni se mund edhe te nxitohem paksa, po te lutem, nese keni mundesi dhe deshire t'ju bej nje seks oral si per fillim dhe pastaj te me tregoni se cfare keni nder mend te beni me taksat tona, jo per gje por po te keni deshire mund edhe te mos pergjigjeni...."
E po te ka verbuar fare Berisha mor koqe kanari.... Dhe me e forta eshte se i ke vene gjoksin per ta mbrojt pale... /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif
 

Santiago

Primus registratum
Re: O erion Veliu, po ti kur do i tregosh Paratë

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
E s'po di si ta marr ate shprehjen tende Santiago, se nga sa me duket mua s'po shof ndonje gje te keqe, vetem se dhe ajo eshte komplet pa lidhje me artikullin.
Ka filluar te me neveritet kjo cmira pa lidhje, qe ketu ne Shqiperi eshte bere si Benzat 2400 qe i gjen kudo.... Se kam kuptuar asnjehere se perse njerezit ne momentin me te pare qe shikojne dike te protagonizohet, fillojne dhe e urrejne vetem e vetem se ai person ka arritur dicka qe ata vete do te jepnin dhe by.then vetem ta kishin.

Monoizem deshtakesh langaraqe ......Keshtu titullohet gjithe kjo tendenca per t'iu kundervene njerzve te afte qe protagonizohen fale aftesive te tyre.... Keshtu qe cuna, hapni krahun ne ndonje vend dhe rrini beni llogje kavaje aty, se vetem keto te fundit jane per te paaftet..... Dhe hajt se shifna.......

[/ QUOTE ]

Ne fakt nenshkrimi im nuk ka lidhje direkte me shkrimin e Veliajt por me ate qe perfaqeson autori i shkrimit. Nese Veliaj do te ishte nje politikan do ishte tjeter gje. Por nese nga llogoret e te ashtequajtures "shoqeri civile" ben mercenarin per nje politikan te caktuar, atehere kjo eshte gje tjeter. Pse nuk ben nje shkrim Veliaj per cmimet e larta te celulareve? Sepse Veliaj/Mjaft eshte thjesht nje çete mercenaresh qe kane menyren e tyre te manipulimit te opinionit publik.
Pavaresisht se nuk kam aspak simpati per Erion Bracen dua te kujtoj dicka qe ka thene ne momentet kur nje drejtues i MJAFT (ish i denuar) kishte dale protagonist ne nje debat:
-Nuk ka gje te keqe te komentoje cdokush per ate qe eshte e drejte, por ama duhet edhe pak moral /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Oltion Rrumbullaku

Primus registratum
Re: O erion Veliu, po ti kur do i tregosh Paratë

Shkrimi ishte i bukur...
I guximshem...
Koherent...
Me interes Publik...
Erion Veliaj nuk perdor tatimet qe paguaj une, dhe une s'mund t'i kerkoj asfare gje, b.fj. edhe nese ka sukses ne detyren e tij.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: O erion Veliu, po ti kur do i tregosh Paratë

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
E ca e ke zene dhe me Mucin tani vallahi...Tani dhe ai duhet te tregoje paret....
E di ca po menoja...Sesi mund ti kerkosh ti llogari Berishes....
"Z.Berisha, me falni se mund edhe te nxitohem paksa, po te lutem, nese keni mundesi dhe deshire t'ju bej nje seks oral si per fillim dhe pastaj te me tregoni se cfare keni nder mend te beni me taksat tona, jo per gje por po te keni deshire mund edhe te mos pergjigjeni...."
E po te ka verbuar fare Berisha mor koqe kanari.... Dhe me e forta eshte se i ke vene gjoksin per ta mbrojt pale... /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif

[/ QUOTE ]

Nuk e kam zënë me Muçin o jo por e kam zënë me të gjithë ata që edhe kur shkon në banjo Berisha fillojnë e ankohen se ndoti ambjentin apo se kishte një qëllim politik.

Berisha ka bërë gomarlliqet e dynjasë dhe të vetmet gjëra që ju nxirrni janë budallalliqe. Pra unë kapem me amatorizmit e partizanëve socialistë.

Të kishit patur 2 pare mend e hundët e lira Sala nuk do kishte arritur aty ku është sot në radhë të parë, socialistët nuk do kishin bërë kërdinë me paratë tuaja të cilat tani ja kërkoni Berishës dhe së fundi Rama nuk do ju tërhiqte nga hunda juve për të mbështetur kompaninë e tij, Bashkinë e Tiranës (e mos hajde tani të më thuash që nuk e ka burimin kryesor të të ardhurave-milionave në dollarë).

Pra o kanoçe mundohu të kuptosh që halli im është që me opozitën që mundoheni të bëni ju i zgjatni jetën pushtetit rrumpallë shqiptar, qoftë i PD qoftë i PS apo qofte me mish qeni.
 

pppppaa

Primus registratum
Re: O erion Veliu, po ti kur do i tregosh Paratë

O cuni, mundohu te kuptosh nje gje, nese ti vazhdon ti besh pompinin Berishes dhe te luftosh si Moisi Golemi qe asnjeri mos ta preki liderin tone legjendar, me fal po per ke duhet ta bej oppoziten une...Kur une apo Erjoni apo dikush tjeter si puna e atij e kundershtojme, japim argumenta, tregojme pafytyresine e Dr.Jeckil, ti e mbron thjesht per tifozllek dhe me e keqja eshte se kete e ben me nje pathos te verber dhe nuk len qe te hyje asnje fije opozicioni ne strukturen tende te korracuar, atehere a ka mundesi te me shpjegosh se per ke po behet kjo opozite????....Vetes sime i eshte mbushur mendja dhe nuk ka nevoje per argumenta shtese....
Problemi kryesor me ju ithtaret e Berishes eshte se qendroni stoike ne llogore, mbyllni dhe syte edhe veshet, dhe vetem yxhxhym atij qe ju del perpara se eshte komunist, enverist e budallalleqe te tjera si puna e ketyre....Kur ju te ndergjegjesoheni dhe mos ti vini gjerave qe ben Berisha xhama me ngjyra qe te duken sa me te bukura, te filloni te besoni se Berisha eshte po aq njeri sa dhe ju te tjeret dhe qe llogjika e tij duhet sheruar nga shume viruse, atehere dhe ai nuk do te beje me arrogantin dhe opozita qe bejne te tjeret nuk eshte aq ne tym sa ju ka bere ai te mendoni aktualisht......Vetem se kjo gje nuk funksionon per njerezit qe perfitojne dpd nga pushteti i Berishes (flas ne aspektin material) dhe nese ti je nje nga ata te jap te drejte qe kundershton ata qe bejne opozite. Prandaj nese do te ishe nje nga keta te fundit te lutem mos i merr ne konsiderate ato qe kam shkruajtur me lart rreth ndergjegjesimit...
 

pppppaa

Primus registratum
Re: O erion Veliu, po ti kur do i tregosh Paratë

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Ne fakt nenshkrimi im nuk ka lidhje direkte me shkrimin e Veliajt por me ate qe perfaqeson autori i shkrimit. Nese Veliaj do te ishte nje politikan do ishte tjeter gje. Por nese nga llogoret e te ashtequajtures "shoqeri civile" ben mercenarin per nje politikan te caktuar, atehere kjo eshte gje tjeter. Pse nuk ben nje shkrim Veliaj per cmimet e larta te celulareve? Sepse Veliaj/Mjaft eshte thjesht nje çete mercenaresh qe kane menyren e tyre te manipulimit te opinionit publik.
Pavaresisht se nuk kam aspak simpati per Erion Bracen dua te kujtoj dicka qe ka thene ne momentet kur nje drejtues i MJAFT (ish i denuar) kishte dale protagonist ne nje debat:
-Nuk ka gje te keqe te komentoje cdokush per ate qe eshte e drejte, por ama duhet edhe pak moral

[/ QUOTE ]

E di c'me ben te kujtoj ky shkrimi yt? Nje histori dikur me nje fshatar i cili po i ankohej nje mikut te vet qe shitesi i traktorit ja kishte hedhur pasi ai s'e perdorte dot traktorin vecse per te pluguar token. "Po, ma ka hedhur-ulerinte fshatari,- se me gjithe ate mrrokell une vetem plugoj, as ujis, as prashis dot. Pse vetem per te pluguar token kam nevoje une????" Keshtu eshte edhe kjo puna e kerkesave te tua ndaj MJAFT apo Erjonit. Me qe ra fjala pse nuk flet Erjoni dhe per Statusin e Kosoves...Do te ishte shume dobisjellese per staturen e tij politike? Ti s'mendon keshtu??? /pf/images/graemlins/tongue.gif Kjo puna e universalizimit te individit ka qene projeksioni me i keq i karakterit shqiptar, cinik dhe ziliqar.....

Ke pare ndonjehere futboll? ( /pf/images/graemlins/laugh.gif c'pyetje per nje shqiptar?? /pf/images/graemlins/laugh.gif) Gjithkush ka rolin e tij te percaktuar. Nje mbrojtes i djathte nuk mund te jete asnjehere nje portier i mire, por askush nuk fillon dhe e shan mbrojtesin pse ai nuk eshte nje portier i mire, thjesht e lavderojne per punen qe ben si mbrojtes qe eshte. Ndersa ketu tek ne, per shkak te nje fryme cmire egoike qe eshte bere per tu prere thike (kaq e trashe eshte), ne i themi "A po ti s'je gje, se ti je portieri me i keq ne bote..." Nuk te thote njeri "O Z.Mbrojtes, faleminderit per ndihmesen tende si mbrojtes, pasi jane te tjere ata qe pergjigjen per porten... Dhe ekipi nuk ka vetem nje njeri po 11 te tille per 11 role". Jo ne shofim gjithmone negativen te tjetri, dhe cdo gjeje i vendosim nje perde gri qe ti shuhen ngjyrat, pasi kemi nje ego te shemtuar dhe shume negative...Dhe kjo me bezdis mua tek te gjithe antigonistet (kundershtari i protagonistit). Dhe ti me shkrimin tend thjesht keshtu po paraqitesh; nje antigonist instiktual
 

Hey Joe

Primus registratum
Re: O erion Veliu, po ti kur do i tregosh Paratë

hajt pra edhe ket here i zgjidhet te gjitha .
 

pppppaa

Primus registratum
Re: O erion Veliu, po ti kur do i tregosh Paratë

Tonce rrofsh. Ajo fjala qe them une eshte e ndryshme nga antagonisti, prandaj dhe kam vene sqarimin ne kllapa
ANTAGONIST- Kundershtar deri ne shkaterrim (dmth deri sa ta shkaterroje) i nje procesi, individi, ideologjie etj.
ANTIGONIST- Kundersh-tar/tues i protagonistit.

Shpeshhere ngaterrohen po s'jane e njejta fjale /pf/images/graemlins/smile.gif.
Ciao
 

Santiago

Primus registratum
Re: O erion Veliu, po ti kur do i tregosh Paratë

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Ne fakt nenshkrimi im nuk ka lidhje direkte me shkrimin e Veliajt por me ate qe perfaqeson autori i shkrimit. Nese Veliaj do te ishte nje politikan do ishte tjeter gje. Por nese nga llogoret e te ashtequajtures "shoqeri civile" ben mercenarin per nje politikan te caktuar, atehere kjo eshte gje tjeter. Pse nuk ben nje shkrim Veliaj per cmimet e larta te celulareve? Sepse Veliaj/Mjaft eshte thjesht nje çete mercenaresh qe kane menyren e tyre te manipulimit te opinionit publik.
Pavaresisht se nuk kam aspak simpati per Erion Bracen dua te kujtoj dicka qe ka thene ne momentet kur nje drejtues i MJAFT (ish i denuar) kishte dale protagonist ne nje debat:
-Nuk ka gje te keqe te komentoje cdokush per ate qe eshte e drejte, por ama duhet edhe pak moral

[/ QUOTE ]

E di c'me ben te kujtoj ky shkrimi yt? Nje histori dikur me nje fshatar i cili po i ankohej nje mikut te vet qe shitesi i traktorit ja kishte hedhur pasi ai s'e perdorte dot traktorin vecse per te pluguar token. "Po, ma ka hedhur-ulerinte fshatari,- se me gjithe ate mrrokell une vetem plugoj, as ujis, as prashis dot. Pse vetem per te pluguar token kam nevoje une????" Keshtu eshte edhe kjo puna e kerkesave te tua ndaj MJAFT apo Erjonit. Me qe ra fjala pse nuk flet Erjoni dhe per Statusin e Kosoves...Do te ishte shume dobisjellese per staturen e tij politike? Ti s'mendon keshtu??? /pf/images/graemlins/tongue.gif Kjo puna e universalizimit te individit ka qene projeksioni me i keq i karakterit shqiptar, cinik dhe ziliqar.....

Ke pare ndonjehere futboll? ( /pf/images/graemlins/laugh.gif c'pyetje per nje shqiptar?? /pf/images/graemlins/laugh.gif) Gjithkush ka rolin e tij te percaktuar. Nje mbrojtes i djathte nuk mund te jete asnjehere nje portier i mire, por askush nuk fillon dhe e shan mbrojtesin pse ai nuk eshte nje portier i mire, thjesht e lavderojne per punen qe ben si mbrojtes qe eshte. Ndersa ketu tek ne, per shkak te nje fryme cmire egoike qe eshte bere per tu prere thike (kaq e trashe eshte), ne i themi "A po ti s'je gje, se ti je portieri me i keq ne bote..." Nuk te thote njeri "O Z.Mbrojtes, faleminderit per ndihmesen tende si mbrojtes, pasi jane te tjere ata qe pergjigjen per porten... Dhe ekipi nuk ka vetem nje njeri po 11 te tille per 11 role". Jo ne shofim gjithmone negativen te tjetri, dhe cdo gjeje i vendosim nje perde gri qe ti shuhen ngjyrat, pasi kemi nje ego te shemtuar dhe shume negative...Dhe kjo me bezdis mua tek te gjithe antigonistet (kundershtari i protagonistit). Dhe ti me shkrimin tend thjesht keshtu po paraqitesh; nje antigonist instiktual

[/ QUOTE ]

Ky krahasimi i futbollit eshte i gjetur vetem se per Veliajn ose Mjaft nuk ka vlere. Keta nuk eshte se luajne ne nje pozicion te caktuar ne fushe (me duket se jane mbrojtes te lire). Eshte vete Mjaft qe ka marre persiper te godase fenomene qe thuhet se shqetesojne shoqerine. Une thjesht nuk mund te marr si te sinqerte reagimin e tyre pasi jam i ndergjegjshem qe jane nje grup interesash qe i sherbejne sponsorve te tyre.
Hajt shnet /pf/images/graemlins/devil.gif
 
Top