Re: Nuk jam shqiptar por jam italiano di merda...
Merreni me shtruar njerez.
Te bejme disa krahasime te vogla:
Italianet kur emigronin ne Amerike nisnin dhe e quanin veten gjermane, franceze apo irlandeze.Edhe greket kete pune bene kur emigruan.
Pra kete nuk e bejne vetem shqiptaret. A eshte mire qe e bejne? Nqs jane debila dhe kriminela, pse jo? Aq me mire. Biles me duket se shume prostituta shqiptare kur i pyesnin thoshin "jemi moldave dhe kemi kaluar nga Shqiperia". (Keto psh kanebere nje pune "patriotike" /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif ).
Puna eshte se shume njerez (shqiptare e te huaj bashke) nuk e kuptojne qe nuk ka KOMB TE ZHVILLUAR dhe KOMB BARBAR. KOMBET perbehen nga NJEREZ. Dhe njerezit ne cdo vend te botes jane dembele dhe punetore, te ndershem dhe hajduta, mashtrues dhe te sinqerte, te mencur dhe debila, te afte dhe te paafte, krenare dhe lapanjoze. A thua se nuk ka ndonje italian debil, apo nuk ka ndonje ameriakan kriminel apo nuk ka ndonje gjerman te paafte, apo nuk ka ndonje francez hajdut apo nuk ka ndonje kinez dembel.
Dikush tha "ne flasim gjithmone me te kaluaren por kur vjen puna per te tashmen....". Nuk eshte puna thjesht tek e tashmja e kaluara apo e ardhmja. Cdo shtet ka kaluar nje situate politiko-ekonomike te erret qe nuk do ta kujtoje dhe qe(padrejtesisht) eshte perbuzur nga shtetet e tjera.
Merrni Europen: Greqia deri ne `80 shihej si fshati me i mbaruar i Europes. Italia qe ne 1900 kur nisen emigrimin ne Amerike e deri ne `60-`70 italianet shiheshin kudo si mafioze, kriminela dhe vrases seriale.Gjermanet pas luftes se pare boterore dhe pas asaj te dyte nuk besoj se ndiheshin shume komode me kombesine e tyre. Dhe gjithashtu cdo komb ka gjynahet e veta. Ka te drejte nje amerikan te shaje nje italian si vrases kur vete Amerika ka rekordin e vrasjeve pa permendur ketu ate qe u bene indianeve dhe meksikaneve? A ka te drejte nje francez te shaje nje arab kur Franca nuk ka lene krim pa bere ne Marok, Tunizi dhe shume shtete afrikane dhe sidomos ne Algjeri? A ka te drejte nje gjerman te shaje nje maroken kur vete Gjermania shkaktoi DY luftera boterore? A ka te drejte nje grek te shaje nje shqiptar me ato krime qe ka bere Greqia ndaj Shqiperise? Dhe a ka ***** nje shqiptar te shaje nje zezak (amerikan apo afrikan)?
Prandaj eshte idiotllik qe njerezit vleresohen nga kombesia dhe qe duke "zgjedhur" nje kombesi tjeter u duket se jane me te zhvilluar.