Re: Nuk gjen dot paqen duke evituar jeten!
"Metamorfaza", kish marre kete emer, qe nga ajo dite nofka i kish mbetur e tille.Cudi se nga kish mbire, si nuk shqitej,prane perjetoja te ftohte, c'uleritje qe instikti i vetembrojtjes i pervishte kunder.
Perjetim Vdekjeje... me te vertete asnjehere prane asnje njeriu nuk kam perjetuar dot vdekje afer, me nje dije subkonshienciale gjithe qenia ime kerkonte ikje.Ndodhesha nen pergjim, nen vrojtim,nen studim,ndihesha e pafryme, ne kurth.
per cudi leximi i cdo mendimi ndaj gjithckaje ishte kaq i erret sa akoma me ndillte vdekje.
Une e adhuroja jeten, po po, jeten, por kur pasqyrimi i gjithckaje te bukur ishte i permbysur ne aprovim e ne ndeshkim ne baze te nje loje te ndyre ku gjykatesi ishte anshem, nuk ngelte vetem se te mblidhja shenjat dhe te vereja reagimet e gabimet e zhgenjyer nga vetja, pasi e shihja te dobet, te pafuqishme ndaj nje reagimi frontal...
ndaj kujt do reagoja? ...ndaj cfare ne vecanti apo pergjithesi?...
si ta argumentoja faktikisht reagimin: Zeri im i brendshem po uleret???!!!
Ne nje moment te erret, ne nje moment te ngushte, aty ku Alice kuptonte se ajo bote ishte ndertuar vetem nga letra spathi dhe rritej, ne nje moment kur kupton se rendesia e nje mbretereshe letrash eshte nje hiç, se pozita eshte nje hiç se rrezikon permbysjen nga hiçi, kupton se ca dmth nje vrime e zeze ne univers kupton se nuk mund tu besosh as engjejve, as shenjtoreve vec vetes.
Ky shkrim nuk ka lidhje me askend as ne pergjithesi as ne vecanti.