Nuk dua femije!

Nuk dua femije!

Kohet e fundit kam takuar disa njerez ne moshe madhore (mbi 35 vjec) te cilet jane te vendosur qe nuk duan te kene femije. Disa mund ti quajne egoiste por ata jane shume involved (shqip) ne jeten e familjes/fisit te tyre, te shoqerise, te komunitetit - madje shpenzojne goxha kohe edhe me pune vullnetare.

Si mendoni ci shtyn njerezit te vendosin perfundimisht qe nuk duan femije?

Per ju qe keni femije, si vendoset? Ishte aksident? /pf/images/graemlins/smile.gif Ishte nje hap i natyrshem ne lidhjen tuaj? U merzitem te dy bashke dhe krijuam nje te trete? Ideja se po kalon mosha? Kishit enderruar gjithmone te ishit prind?

Pse e kemi teper te veshtire te pranojme vendimin e atyre qe nuk duan femije?
 

cacol

Forumium maestatis
Re: Nuk dua femije!

Ata qe qellimisht nuk bejne femije, kur te plaken, nqs plaken, do ta kuptojne vertete se cfare kane humbur. Njeriu ne jete mund te arrije shume maja, mund te behet i famshem, fuqishem, pasur, por KURRE nuk ka per tu ndjere i " mbushur " nga jeta. Femija eshte si çelesi muzikor ne fillim te partitures, i jep kuptim cdo gjeje!

Flas per njerez qe kane mundesi ekonomike per ti dhene nje femije nje jetese normale. Ata qe s'kane buke te hane vete, le te mos bejne...

Ky ishte mendimi im subjektiv i shprehur shume subjektivisht! /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Nuk dua femije!

Menidmi im se përse disa njerëz nuk duan fëmijë është se ata kanë frikë. Është madje edhe e kuptueshme ndjenja e frikës kur analizon jetën e tyre. Shesh marrja e përgjejgjësisë është art më vete.
Megjithatë, fëmija është edhe qëllimi final i jetës së njeriut, përcjellja e species.

Për vete, pasjen e fëmijëve e kam parë si rrjedhën normale të jetës dhe e kam marrë këtë përgjegjësi pasi gjykova se gjeta njeriun me të cilin mund ta ndaja këtë përgjegjësi. Faktikisht më shumë përgjegjësinë e ka patur ajo se unë e kjo është normale pasi në moshë të vogël është nëna ajo që duhet të kujdeset më shumë për fëminë (për arsye biologjike, psikologjike e natyrore).

P.S. Për meshkujt është më normale të mos duan fëmijë pasi e shikojnë si një barrë më shumë se sa një përmbushje (kjo nga vëzhgimet e mia e jo nga eksperiencat personale)
 

regele

Forumium maestatis
Re: Nuk dua femije!

Une s'kam akoma kalamaq, por premtoj ketu, para AF qe do te bej sa me shume borokocer, por pak me vone ama /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Anana

Primus registratum
Re: Nuk dua femije!

Nje shoqja ime qe eshte nja 30 vjec vertet s'do kalamaj. Ajo edhe donte kur ishte me e re dhe ne dashuri me njerin para disa vitesh po qe kur u prish ai muhabet s'do me kalamaj. Cudi me vjen po kshu e ka vendosur. Ndoshta po te gjeje njeri qe ta doje vertet i nderrohet prape mendja.
 

peson

Primus registratum
Re: Nuk dua femije!

eh ku ka gezim me te madh se femija Jeta do te ishte pa kuptim pa to
 

Dolores

Primus registratum
Re: Nuk dua femije!

Pse pjellja e femijeve nuk quhet egoizem?....ke tjeter ben te lumtur pervec vetes?.......sidoqofte ka njerez qe nuk u puqen kushtet personale per te bere femije...keshtu qe vendosin mos te sjellin edhe nji human tjeter te vuaj ne kete bote....kjo them une eshte me pak egoiste se sa kur ben femije edhe nuk je i pergjegjshem per jeten edhe zhvillimin e tyre.....shif c po ndodh ne shume zona rurale te varfra te vendit tone...ka femije rrugeve cdo dite .
 

Blendi

Primus registratum
Re: Nuk dua femije!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Si mendoni ci shtyn njerezit te vendosin perfundimisht qe nuk duan femije?


[/ QUOTE ]

Kjo pyetje u duhet bere atyre qe nuk duan femijet, ne fakt, ne mundemi vetem te hamendesojme se cfare i shtyn keta njerez te mos duan femije.

Sa here nje mashkull admiron trupin e nje femre, pa e kuptuar po admirojme PJELLORINE e saj. Femra ben te njejten gje. Eshte detyra qe na ka dhene natyra. Une nuk mund te imagjinoj te mos kem femije, edhe pse s'kam, dua.
 

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: Nuk dua femije!

Nese e do nje njeri vertete shume... patjeter qe do te besh nje femije me te...mua me duket e natyrshme fare..evidente... deri ne kete pike sa qe...isha gati te beja nje femije me dike qe e njihja vetem prej gjashte muajsh...nuk u be gje...por e di qe po te dua dike vertete...deri ne fund ... do te dua edhe nje femije prej tij...por i kuptoj edhe ata persona qe nuk duan femije... jam dakort me Kondren qe thote qe kane frike...ndoshta kane...nje shoqja ime... nuk do femije...se shpejti ben 34 vjeç... ka 10 vjet qe jeton me dike...nuk do femije sepse thote qe eshte shume e tmerrshme te jetosh gjithe jeten me frike se mos i ndodhe gje...femijes...u semur...u vra... u rrezua... u rrit... mori rruge te keqe... eshte vajze...duhet bere kujdes ne adoleshence...etj etj...ajo e ben si te ajo anektoda qe tregonin me perpara...me ate nusen e re qe eshte shtatezane dhe fillon e qan kur shkon ne ahur... sepse shikon nje kungull te madh dhe frikesohet se mendon qe kur i biri te kaloje aty kur te rritet mund ti bjere ne koke!!!
Them se jeta pa femije eshte pa kuptim... sidomos per femrat...
 

pinkparadise

Forumium maestatis
Re: Nuk dua femije!

shume dakort me te dyja parafoleset
te besh femije eshte egoiste
te mos besh edhe gjithashtu egoiste

mendoj se tek nje femer, deshira per tu bere prind eshte shume me e madhe se ke nje mashkull, sepse femra ka shancin te kuptoj çdo te thote te japesh jeten, te mbash diçka brenda vetes,
ndersa nje mashkull mund ta ket me te lehte per te thene JO nuk dehsiroj te behem prind...sepse ne fund te fundit ska per ta jetuar kurre eksperjencen e shtatezanis...
 
Re: Nuk dua femije!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Si mendoni ci shtyn njerezit te vendosin perfundimisht qe nuk duan femije?


[/ QUOTE ]

Kjo pyetje u duhet bere atyre qe nuk duan femijet, ne fakt, ne mundemi vetem te hamendesojme se cfare i shtyn keta njerez te mos duan femije.


[/ QUOTE ]

Blendi arsyet mendoj reflektojne eksperiencat e tyre te kaluara dhe sistemin e tyre te besimeve (beliefs). Une po mundohesha te gerrmoja poshte siperfaqes per te kuptuar ci shtyn? Eshte e veshtire te shkosh kundra dickaje aq te fuqishme si natyra, sidomos kur je i programuar qysh kur je prodhuar me qellimin e vetem te shumohesh.

Kondra e di ti qe hezitimi per te marre pergjegjsi eshte intesifikuar aq shume 50 vitet e fundit sa jane duke e studiuar si nje fobi te mundshme?
 

alban bala

Primus registratum
Re: Nuk dua femije!

une jam totalisht kunder me ate se ça mendon Pinku. Femra dhe mashkulli te dy kane nje deshire te papermbajtur qe te behen prind me thuaj nje qe ska deshire. ska deshire per momentin por jo me vone. ja mungesa e te ardhurave fakti se nuk eshte legjitime lidhja qe mund te kete nje çift apo ambiciet personale ne karrieren profesionale bejne qe ta ulin kete deshire. por nese ke njeri qe kerkon te mos kete femije eshte pikerisht femra sepse mashkullit nuk i takon shume. te jape kontributin e tij qe ja ka percaktuar Zoti dhe aty mbaron çdo gje.(flas ne pergjithesi).kurse per femren i duhet ta mbaje si barre 9 muaj dhe nje perkujdesje te jashtezakonshme pas lindjes. ato qe jane nena(dhe sidomos ato te qe sapo jane bere)mund ta kuptojne kete qe thashe une. ato qe nuk jane bere prind akoma flasin ne ajer se nuk dine asgje. edhe une ec me opionion dhe nga ndjesite qe kane perjetuar ato qe kam rreth e rrotull por akoma se kam kuptuar ne te vertete nje detyre te tille. thjesht sa e marr me mend. por çdo gje qe eshte per here te pare dhe per gjera te paperjetuara me pare ekziston njefare ndrojtje pastaj marrin nje force te paimagjinueshme.

po i kthehem edhe nje here rreth asaj se sa ekziston te mashkulli. ekziton nje shprehje:"nuk eshte e veshtire te behesh baba e veshtire te jesh baba". edhe une shpresoj te jem baba jo thjesht te behem i tille.
pershendetje nga shkodrani_1980
 

I love new york

Primus registratum
Re: Nuk dua femije!

Une mendoj qe duhet filluar te diskutosh pa paragjykim.
eshte vertet ceshtje shume personale, qe pak me vone ne jete behet me sociale duke perfshire familjen.
Une mendoj qe femija eshte vertet kurorezimi i nje dashurie tek e cila qofte femra qofte mashkulli ka vendosur te investoje shpirterisht, koherisht, menderisht etj.
Mgjth ka edhe raste ku femijet behet "aksidentalisht" qofte nga nje cift qe kane dashurine ne mes, qofte ka dikush qe ka vetem nje "one night stand".
Nuk ka formula sesi jeta e e te dyve "turns out to be".
Gjithsesi mendoj se femija makes you complete mgjth une nuk i paragjykoj absolutisht njerezit qe qofte per momentin qofte ne long term kane vendosur mos ja japin vetes ate qe per ne te tjeret quhet "arritja e qenies".

Nje shoqja ime, 30 vjec, e pastabilizuar karierisht,pamvaresisht se per momentin ka dike qe ndan krevatin por edhe zemren me tha: "kjo bote eshte shume e ashper dhe e padrejte, me vjen keq te sjell nje femije ne jete".
Si mendova une?? - e drejta e saj te ndjehet ashtu per momentin dhe mbase ky moment zgjat shume, dhe kur ora biologjike fillon tikon, nuk mendoj se ka femer qe nuk ndjen nje regret, qofte i shprehur ose i heshtur.....

Nje mikeshe tjeter, goxha me e madhe se une ne moshe qe ka patur jete shume te bukur me bashkeshortin deri para se te ndaheshin ka nje femije 23 vjec.
Kur po flisnim ne telefon para ca ditesh me tha "e di kush eshte gjeja me e bukur qe s'do e harrosh asnjhere ne jete? - Momenti kur te nxjerresh nga trupi/qenia jote nje bebe dhe te jetosh gjithe jeten per te".

Dmth ka varjante te ndryshme sesi njerezit ndjehen per kete ceshtje. Gjithsesi eshte veshtire te luftosh me biologjine dhe instiktin, sidomos ai maternal. Ka njerez qe e bejne... por asnjehere nuk do e marrim vesh nese kane pishmane apo ndjehen mire...
 

Anana

Primus registratum
Re: Nuk dua femije!

Me duket pak justifikim dhe mendjelehtesi kur thone nuk sjell femije ne kete bote te poshter. Cdo gje ka veshtiresite e veta dhe nuk mund ta parashikosh se c'do ndodhi, vetem mund te punosh qe te ndodhi me e mira.

Me e besueshme me duket kur thone qe s'dua femije se s'dua pergjegjesine ose s'dua te me prishet trupi.

Kaq.
 

alban bala

Primus registratum
Re: Nuk dua femije!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Kohet e fundit kam takuar disa njerez ne moshe madhore (mbi 35 vjec) te cilet jane te vendosur qe nuk duan te kene femije. Disa mund ti quajne egoiste por ata jane shume involved (shqip) ne jeten e familjes/fisit te tyre, te shoqerise, te komunitetit - madje shpenzojne goxha kohe edhe me pune vullnetare.

Si mendoni ci shtyn njerezit te vendosin perfundimisht qe nuk duan femije?

Per ju qe keni femije, si vendoset? Ishte aksident? /pf/images/graemlins/smile.gif Ishte nje hap i natyrshem ne lidhjen tuaj? U merzitem te dy bashke dhe krijuam nje te trete? Ideja se po kalon mosha? Kishit enderruar gjithmone te ishit prind?

Pse e kemi teper te veshtire te pranojme vendimin e atyre qe nuk duan femije?

[/ QUOTE ]

po te jete per mashkullin them se eshte absurde te mendosh te mos kesh femije pasi te jesh bere 35 vjeç(flas ne pergjithesi duke perjashtuar martesat e hershme).kurse per femren nese ben femije kur te jete mbushur 35 vjeçe biles do thoja se eshte kujtuar vone per nje muhabet te tille. çdo gje eshte e lidhur me moshen dhe me periudhen qe kalon qenia njerezore. si thoni a duket e logjikshme qe njeri te filloje nje universitet ne moshen 60 vjeç. jo se nuk ben perkundrazi por e theksoj se çdo gje lidhet me moshen. apo sportisti a mund te kete futbollista qe vazhdojne karrieren duke qene 50 vjeça. keshtu i bie. por ne fund te fundit nese nje femer deshiron te kete femije pasi te jete bere 35 vjeç nuk duhet paragjykuar se ashtu i ka menduar etapat jetesore. por dhe ajo qe kerkon te mos kete femije ne kete moshe duhet kuptuar se ashtu e ka menduar sistemin jetesor te saj. pershendetje

p.s. perderisa thua ne moshe madhore dhe thua moshen e pranon dhe ti vete indirekt se eshte diçka anormale.
 

alban bala

Primus registratum
Re: Nuk dua femije!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Nese e do nje njeri vertete shume... patjeter qe do te besh nje femije me te...mua me duket e natyrshme fare..evidente... deri ne kete pike sa qe...isha gati te beja nje femije me dike qe e njihja vetem prej gjashte muajsh...nuk u be gje...por e di qe po te dua dike vertete...deri ne fund ... do te dua edhe nje femije prej tij...por i kuptoj edhe ata persona qe nuk duan femije... jam dakort me Kondren qe thote qe kane frike...ndoshta kane...nje shoqja ime... nuk do femije...se shpejti ben 34 vjeç... ka 10 vjet qe jeton me dike...nuk do femije sepse thote qe eshte shume e tmerrshme te jetosh gjithe jeten me frike se mos i ndodhe gje...femijes...u semur...u vra... u rrezua... u rrit... mori rruge te keqe... eshte vajze...duhet bere kujdes ne adoleshence...etj etj...ajo e ben si te ajo anektoda qe tregonin me perpara...me ate nusen e re qe eshte shtatezane dhe fillon e qan kur shkon ne ahur... sepse shikon nje kungull te madh dhe frikesohet se mendon qe kur i biri te kaloje aty kur te rritet mund ti bjere ne koke!!!
Them se jeta pa femije eshte pa kuptim... sidomos per femrat...

[/ QUOTE ]

me vjen keq per shoqen tende se dua ta "paragjykoj".eshte me e madhe se une. por di te them kete se jane justifikimet me idiote qe kam degjuar ne jete rreth kesaj teme. po si u semur u vra. po si moj a thua ka njeri qe nuk eshte semure ndonjehere ne jete. epo ti leme semundjet e zakonshme grip e ku ta di une.

une neser kur te me vije momenti qe te behem baba do e marr me mend se ky femije qe po vjen ne jete edhe mund te semuret edhe mund te vritet edhe mund te mbytet ta zeje makina. jane gjera qe nuk i dua asnjehere ne jeten time dhe inshallah jo vetem mua por askujt mos ti ndodhe. por nuk mund te thuash qe sndodh nje gje e tille. une e di shume mire se nese femijes tim i ndodh diçka e keqe si ato qe permenda me siper patjeter qe ajo ka qene rrisku i tij qe ja ka caktu Zoti.ajo qe me mbetet mua eshte te bej durim ne nje rast te tille. a e dime se kur do te vdesim. a e dime si do te vdesim. nese ka njeri qe i di le te flase. kur nuk e di kete per vehte si mund ta dish per te tjeret duke fillu qe nga femija yt.

edhe nje here e them qe jane absurdite gjera te tilla si kjo qe lexova me lart. askush nuk do te ishte ne jete nese do te frenoheshin te gjithe per arsye te tilla.

kjo persa i perket shkaqeve natyrore. ske asgje ne dore. por justifikime te tjera si mori rruge te keqe u be keshtu ashtu si per vajzen dhe per djalin them se çdo gje lidhet me prinderit pra ne aspektin edukativ. e nese ndodh qe behet i tille do te thote se nuk i ke kushtuar dhe aq vemendje edukates qe duhet ti jepje femijes tend.kjo eshte totalisht ne doren tende. edukimi i femijes nuk nis kur te behet 15 vjeç. edukimi i tij fillon qe diten qe lind. nese eshte e nevojshme te sjelle burime fetare them kete se ekziston nje hadith i Pejgamberit A.S. qe thote se "edukimi i femijes nis 20 vjet para se te linde ai". per shume kohe nuk e kam kuptuar se çka ka dashte me thene me te. por eshte me se e logjikshme permbajtja e nje hadithi te tille. do te thote qe njeriu qe pretendon te jete prind dhe ti jape nje edukate qe neser te mburret me femijen e tij(kete mburrjen te merret ne menyren me pozitive te mundshme shpresoj te kuptohem se çka jam tu thane)duhet ti kete cilesi te veta qe ne rinine e hershme. por kjo sdo te thote qe te mos kete perjashtime pra qe prindi te jete shembullor dhe femija te jete i tmerrshem apo e kunderta.tek trendafili ndodhet dhe gjembi thone.

me kaq besoj se eshte e mjaftueshme dhe ju uroj nje jave sa me te kendshme. pershendetje nga shkodrani_1980
 

ujku81

Primus registratum
Re: Nuk dua femije!

hahaha ti ke fol tamam /pf/images/graemlins/thumbsup.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
Sa femije ke bere deri tani? Edhe sa ke nder mend te besh? /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: Nuk dua femije!

Alo o Shkodra miredita si je ti? /pf/images/graemlins/smile.gif
Po ça jane keto absurditete?.... Pse te vjen keq per njerezit... ti ke mendjen tende dhe une e respektoj ashtu siç respektoj edhe ate tjetren qe nuk do femije...Ajo ashtu mendon e kemi diskutuar shpesh dhe me e bukura eshte se ajo as nje bebe nuk eshte e zonja ta mbaje ne dore...SEPSE NUK DO...ndoshta kane lidhje me femijerine...me adoleshencen...probleme psikologjike? Ankthe? Frike? Pasiguri? Fobi ndaj semundjeve...ndoshta fobi ndaj bebeve?...une e solla si shembull per tu diskutuar meqe tema ishte e tille...zgjedhja e secilit prej nesh...por paragjykimet nuk vlejne...
 

TranofiljA

Primus registratum
Re: Nuk dua femije!

une 11 /pf/images/graemlins/smile.gif

Mos dil nga tema. /pf/images/graemlins/smile.gif

Cdo gje qe ben dhe nuk ben njeriu mund te merret si egoizem dhe ne ate rast i bie me mire te mos egzistosh. Une mendoj se si breza ne pergjithesi jemi me "egoiste" sesa paraardhesit tane. Ndoshta ngaqe shoqeria qe na rrethon na ben qe te perqendrohemi me shume ne vetveten, ne ate cfare ndejme, cfare duam nga jeta, cfare mund te bejme e cfare mund te arrijme...etj etj. Kjo i ben njerezit te shtyjne te menduarit per familje, per femije.
Duam te bejme shume, te shohim shume, por koha kalon shume shpejt. /pf/images/graemlins/shrug.gif
 
Top