Nostalgjiket e RITFOLKUT

ana tutulani

Primus registratum
Nostalgjiket e RITFOLKUT

Te gjith ju nostalgjiket e RITFOLKUT
Ca mendimi keni per ALTIN GOCIN dhe SAJMIR BRAHON(RITFOLK)?A ja vlen te bashkohen prap, apo mire jane keshtu sic jan?
 

loaded

Primus registratum
Re: Nostalgjiket e RITFOLKUT

Ai qe ben tekstet e kengeve quhet Ervin Hatibi.Eshte poet dhe piktor.Do hapi nje ekspozite ktu ku jam une pas ca ditesh.Mendoj se tekset e kengeve jane ato qe godasin me shume tek kenget e Ritfolk.Muzika e tyre eshte pasuri e artit shqiptar.Personalisht me pelqejne jashte mase.
 

Rambla

Primus registratum
Re: Nostalgjiket e RITFOLKUT

kesaj here ne shqiperi, tek "house of art", degjova nje nga ato çunat e ritfolk qe kendonte live (nuk ja di emrin secilit). ka ze te bukur ky, dmth ai qe i biente flautit (keshtu me duket se quhet strumenti /pf/images/graemlins/blush.gif ). me kane pas pelqyer perhere, tekstet, muziken e kane pas shume te bukur. gjynah qe u ndane, te pakten keta benin vertet muzike , jo si keto kenget e fundit shqiptare. shpresojme te vazhdojne te kompozojne bukur edhe si soliste.
 

Rambla

Primus registratum
Re: Nostalgjiket e RITFOLKUT

tani qe pashe temen mu kujtua nje nga klasiket e ketyre..

..sa dua te jem larg, larg merzitjes pa kufi, ju o yje me degjoni kenga ime eshte per ju..endrrat ndjekin njera tjetren, endrrat jo nuk kane mbarim...sonte do kendoj per ju, ju qe njihni veç trishtim

sa nostalgji /pf/images/graemlins/frown.gif

p.s. shpresoj mos kem bere ndonje gabim tek teksti, kam kohe pa e degjuar kete kengen :wub:
 

Rambla

Primus registratum
Re: Nostalgjiket e RITFOLKUT

Drejt fatit tim



O merrmë o fllad
dhe si një gjethe lëshomë ti larg
O lërmë trishtim
më ler të endem drejt fatit tim

Makina ecën me shpejtësi
plepat lëmon i ëmbli fllad
Drejt horizontit nxitoj unë tani
ku me thërret shpirti im endacak

Fotografia e nënës në xhep
dhe një cigare e shtypur aty
O nënë po iki diku atje tej
Do te mësohem të rroj dhe pa ty

O merrmë o fllad
dhe si një gjethe lëshomë ti larg
O lërmë trishtim
më ler të endem drejt fatit tim

Kjo vesë e hënës
sytë po mi lag, mi laaaag

Kjo hënë e vogël sa pika e vesës
të tjerë qytete ndriçon këtë natë
rrugë e panjohur është liria
ku më thërret shpirti im endacak

Në çdo qytet ku unë do ndaloj
vec i panjohur dua të jem
një kalimtar pa lidhje me turmën
dua qetësi, çdo lidhje më tremb

O merrmë o fllad
dhe si një gjethe lëshomë ti larg
O lërmë trishtim
më ler të endem drejt fatit tim

Kjo vesë e hënës
sytë po mi lag, m'i laaaag.

O merrmë o fllad
dhe si një gjethe lëshomë ti larg
O lërmë trishtim
më ler të endem drejt fatit tim


/pf/images/graemlins/frown.gif
 

Rambla

Primus registratum
Re: Nostalgjiket e RITFOLKUT

Ëndërroj



Teksti i këngës (ai komplet)

Sa dua të jem larg
larg mërzitjes pa kufi
sonte do këndoj për ju
ju që njihni veç qetësi

Kënga ime ngjitet lart
atje lart në qiellin blu
ju o yje më besoni
kënga ime është për ju

Ëndërrat ndjekin njëra - tjetrën
ëndërrat jo nuk kanë mbarim
ju o yje më dëgjoni
tek ju prehet shpirti im

Sa herë ju pyes:
Yje, sa larg jeni ju?
Ju më duket sikur thoni:
Fluturo në qiellin blu!

Sa do të doja në ktë natë
këngën time mos ta mbyll
dhe të ngjitem atje lart
e të kthehem në një yll

Sa dua të jem larg
larg mërzitjes pa kufi
sonte do këndoj për ju
ju që njihni veç qetësi

Sa herë ju pyes:
Yje, sa larg jeni ju?
Ju më duket sikur thoni:
Fluturo në qiellin blu!

Sa do të doja në ktë natë
këngën time mos ta mbyll
dhe të ngjitem atje lart
e të kthehem në një yll

Sa herë ju pyes:
Yje, sa larg jeni ju?
Ju më duket sikur thoni:
Fluturo në qiellin blu!

Sa do të doja në ktë natë
këngën time mos ta mbyll
dhe të ngjitem atje lart
e të kthehem në një yll

:wub:
 

Rambla

Primus registratum
Re: Nostalgjiket e RITFOLKUT

Parku i dhimbjeve


Ka një park ku vetëm rri shikon
Edhe në darkë dhimbje dha të shtogve
…dridhje shpirti parkun e kënaq
Trotuarët tingujt vuajtjet vallëzojnë mbi park
E pas me hap një tren harresash
…mundohet të më kapë

E në krahë kam netët
Që ëmbël më vajtojnë
E parë kthema vajzën
Që lehtë ti këndoj

Më kan thënë se e kanë parë
Mbi një lot duke qarë
Dua sytë ti shoh prapë
Ti flas fjalë si i marrë

Në errësirë flokët mi prek
Goten time kanë lënduar
Arome e vajzës po më pret
Nuk më le as për tu larguar
----------------

Para meje buzëqesh nga pas liqenit gri
Unë lundroj mbi valët e ndjenjës time
...që nesër do të më ikë
Mërmëritet që vrapojnë pa mua nëpër shi
Ndezin vonë në park një dritë kujtimesh
…dhe i shuajnë përsëri

E në krahë kam netët
Që ëmbël më vajtojnë
E parë kthema vajzën
Që lehtë ti këndoj
 

Rambla

Primus registratum
Re: Nostalgjiket e RITFOLKUT

vetem ne

Kur ti të ndihesh keq
Kur nata të vijë drejt teje
Dhe shkëlqimi kur të largohet
Nga sytë e tu

Trishtimi të zbresë tek ti
Për jetën e një fëmije
Kur djajtë e ditës ty të të frikësojnë

Atëherë eja tek unë
Mbylli sytë edhe më përqafo
Gjithçka ikën larg
Dhe mbetemi vetëm ne të dy
Në këtë botë

Kur vjen me buzë në gaz
Djejtë të rrijnë përqark
Dhe era ndalon kur ti i kalon pranë

Atëherë eja tek unë
Mbylli sytë edhe më përqafo
Gjithçka ikën larg
Dhe mbetemi vetëm ne

Kur vetmia pranë të vjen
Dhe trishtimi lotin gjen
Unë këtu jam prapë, mikja ime

Kur vjen me buzë në gaz
Dhe gjithçka ndalon në çast
Unë këtu jam prapë, mikja ime


Kur ti të ndihesh keq
Dhe netët të vijnë drejt teje
Dhe era të ndalojë kur i kalon pranë

Atëherë eja tek unë
Mbylli sytë edhe më përqafo
Gjithçka ikën larg
Dhe mbetemi vetëm ne

Ëngjëjt po këndojnë
Kanë zbritur këtu në tokë
Për ty... /pf/images/graemlins/frown.gif
 

Rambla

Primus registratum
Re: Nostalgjiket e RITFOLKUT

Afrohu



Dua t'i harroj sot fjalët
le të flasin vetë vështrimet
Le të flasë dora që dridhet
këtu mbi kitarën time

Se kur herët bie nata
një dritë ndizet brenda meje
Njerëzit, fytyrat fiken
asgjë tjetër s'ndjej veç teje

Nëpër javë rrjedh trishtimi
cigaren prapë kam filluar
nuk je ndryshe nga te tjerat
vetëm unë kam ndyshuar

E tërheq imazhin tënd
me vete nëpër gjumë
jemi bashkë por në agim
i vetëm mbetem unë

Të shoh me qartë kur ti je larg,
afrohu te te dua
Edhe nëse kjo është lojë
nuk më pëlqen te luaj

Diçka mirë e kam ditur
vajzat vdesin porsi lule
Një petal që m'solli vjeshta
nëpër flokë vjen e më ulet

E tërheq imazhin tënd
me vete nëpër gjumë
Jemi bashkë por në agim
i vetëm mbetem unë

Dua ti harroj sot fjalët
kuptoji ti vështrimet
Nata dridhet mbi rrugica
dhe ti mbi doren time
 

Rambla

Primus registratum
Re: Nostalgjiket e RITFOLKUT

Dëshirë dhe heshtje


Tej dritares është ngrohtë
njerëz janë ulur në tavolina
qyteti nis e del prej vetes
në rrugë bredhin klube e makina

Nuk është e thënë të jem krejt i vetëm
s'është e thënë të jem as vet' i dytë
me miq të rastit po më mbushët nata
një vënd do gjej ku të çlodh sytë

Kam ftohtë e s'të shoh pranë
mendoj, mendoj se si
avujt e ngrohtë të frymës sime
si zogj të bardhë e të vërbuar
mbërrijnë tek ti.

Në ëndërr vijnë e qetë këndojnë
e unë, me syte pak mbyllur rri
kokën ngre lart, dëgjoj ngadalë
këngën e hënës të brishtë si zanë
që solle ti…

E di pse hesht hija ime
e di që lotët s'flasin kurrë
prandaj dëgjoji dhe fjalët e mia
në heshtje këndojnë dhe ata si unë

Pas pak ngadalë do të iki
që lotët të shkoj ti fshij diku
këtu pranë, mbase atje larg
pas pak ngadalë do kthehem unë
 

fabiola

Primus registratum
Re: Nostalgjiket e RITFOLKUT

Tekstet e "Ritfolk" jane poezi autentike,muzike per veshe femerore.Une i pata vleresuar shume.Mbaj mend qe ne periudhen para '97(une isha ne gjimnaz) ekzistonte ne Shqiperi dhe ne Tirane sidomos nje atmosfere "exciting",kishte entuziazem,vrull,energji,deshire per tu shprehur.Personaliteti i nje artisti(dhe per pasoje cilesia e vepres se tij)vetem mund te perfitonin nga kjo.Grupe si "Ritfolk" apo "Centaur" dhe shume te tjere arrinin ti jepnin forme pervojes se brendshme te adoleshenteve te atehershem.Ata kishin ate qe Mick Jagger(ose John Lennon)e quan "Primitive energy with no bull*shit".Tani ne Shqiperi dhe Tirane mentaliteti eshte degraduar.Ritfolk u zhyt ne Limbo.Arti eshte nje profesion ekonomikisht i pasigurt,aq me teper ne Shqiperi.Ritfolk kishin poezine brenda.
 

Boby

Primus registratum
Re: Nostalgjiket e RITFOLKUT

Edhe mua me pelqejn jashte mase.Kam nje kasete ketu qe e kam blere para shume vitesh dhe eshte e vetmja qe degjoj akoma.Saimiri dhe Altini te mrekullueshem,por shume i rendesishem eshte Ervin Hatibi.Pa Ervinin per mua veshtire te kete nje Ritfolk te meparshem.
 

loaded

Primus registratum
Re: Nostalgjiket e RITFOLKUT

Grupe si "Ritfolk" apo "Centaur" dhe shume te tjere arrinin ti jepnin forme pervojes se brendshme te adoleshenteve te atehershem.

Harvey,ke shume te drejte.Ka qene,dhe me behet shume qejfi qe kam bere pjese dhe une tek ata,nje brez adoleshence tamam i mbushur me ndjenja te vlefshme,ndoshta brezi i fundit.Adoleshenca ka nisur te degradohet shume,te duket sikur kane kaluar dhjetra vite qe nga ajo kohe.
 

fabiola

Primus registratum
Re: Nostalgjiket e RITFOLKUT

Fillimisht postuar nga Boby:
[qb] Edhe mua me pelqejn jashte mase.Kam nje kasete ketu qe e kam blere para shume vitesh dhe eshte e vetmja qe degjoj akoma.Saimiri dhe Altini te mrekullueshem,por shume i rendesishem eshte Ervin Hatibi.Pa Ervinin per mua veshtire te kete nje Ritfolk te meparshem. [/qb]
ervin hatibi me duket se ka rrjedhur.ka rene pre e injorances,erresires,e idealeve te mykura,te mumifikuara,te kalbezuara,mesjetare te arabise. nje humbje e madhe per kultin e te bukures.
 

ana tutulani

Primus registratum
Re: Nostalgjiket e RITFOLKUT

Edhe une do thoja te njejten gje per Ritfolk.Ato kane qene te pa zevendesueshem si ne muziken qeato benin ashtu dhe ne mesazhet qe ato jipnin ne tekset e tyre.Kurse per sa i perket njerit prej tyre(Altinit mos gaboj)edhe une e kam pare te hous of arts,nuk e dija qe kishte nje ze aq fantastik.Kam pershtypjen se dhe vetem eshte goxha mire sidomos me kengen "me ty kaq prane"apo me kete te fundit ne top fest sepse i pershtatet kohes ose te themi me mire Trendy.
 

fabiola

Primus registratum
Re: Nostalgjiket e RITFOLKUT

altin goci dhe saimir braho kishin substance te kulluar intelektuale,krijonin tekste sikur mendimi i botes te ishte i dyti ne mendjen e tyre pas artit.tani edhe ata jane influencuar ne menyre te pashmangshme nga kjo atmosfere e pergjithshme mungese idesh dhe shtytjesh.me duket se nuk e zoterojne me ate shkendije te dikurshme,ate freski mendimi te asaj kohe.
 

true confidental

Forumium maestatis
Re: Nostalgjiket e RITFOLKUT

Fillimisht postuar nga harvey:
[qb] altin goci dhe saimir braho kishin substance te kulluar intelektuale,krijonin tekste sikur mendimi i botes te ishte i dyti ne mendjen e tyre pas artit.tani edhe ata jane influencuar ne menyre te pashmangshme nga kjo atmosfere e pergjithshme mungese idesh dhe shtytjesh.me duket se nuk e zoterojne me ate shkendije te dikurshme,ate freski mendimi te asaj kohe. [/qb]
Edhe atehere kane qene te influencuar nga dicka tjeter /pf/images/graemlins/laugh.gif , por qe smund te kete efekt ne vazhdimesi.
Anyways kur u shfaqen ne fillim, kenget e tyre perbenin nje risi dhe nota muzikore qe kapeshin lehte dhe kendoheshin nen buze nga te gjithe /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Guest
Re: Nostalgjiket e RITFOLKUT

Fillimisht postuar nga baby anna:
[qb] Te gjith ju nostalgjiket e RITFOLKUT
Ca mendimi keni per ALTIN GOCIN dhe SAJMIR BRAHON(RITFOLK)?A ja vlen te bashkohen prap, apo mire jane keshtu sic jan? [/qb]
Me vinka keq sepse jane nje nga grupet emija te preferuara pas elita 5 /pf/images/graemlins/frown.gif
 

Genta

Primus registratum
Re: Nostalgjiket e RITFOLKUT

Grupi Ritfolk me pelqen shume, kenget e tyre i degjoj cdo dite, i kam mesuar permendesh tani te gjitha. Kane tekste te mrekullueshme, sidomos "Drejt fatit tim" dhe "Hija". Mendoj se ishin grupi me i mire shqiptar. Nje bashkim i tyre do ishte mire, por nuk e di ne do bejne kenge kaq te bukura. :wave:
 
Top