Re: Njohuria e fundit!
Ah ato t'shkretat nuk i merr vesht se si t'hikin ngaqë je e zan gjith kohës /pf/images/graemlins/laugh.gif.
Linoso, rritja e nji fmije kërkon pak kurajo me e fillu se masnej s'del dot nga vallja. Aty mblidhet mendja e shtrohet menderja dhe shikon se ç'lloj prindi je. Receta nuk ka por ka veç parashikime se ç'lloj prindi mund të jesh.
Dikush që e njeh veten e ka më të thjeshtë të marrë një vendim të tillë.
Nga eksperienca personale mund të them që ka një shkallë të madhe vetëmohimi në rritjen e fëmijëve. S'ka më disko (veç sa me kujtu rinin /pf/images/graemlins/laugh.gif), bare, bredhje netëve të ngrohta të verës, qef pa preokupime, deri diku largim me shoqërinë, etj. Por nuk ka gjë më fantastike se kur një fëmijë qan (apo ankohet) nga diçka dhe ti arrin me paditurinë tënde ta qetësosh e ta sigurosh. Nuk ka gjë më përmbushëse se kur shikon që fryti yt arrin diçka dhe ndiehet krenar për këtë arritje (sado e vogël). Dhe shumë e shumë gjëra të tjera të cilat çojnë në dashurinë e pakushtëzuar të prindërve për fëmijët.
Duket si dënim që prindi i bën vetes por në realitet është një dhimbje përmbushëse të cilën e ndien përgjatë gjithë jetës dhe e cila të jep momente lumturie (që janë gjithmonë e më të rrallë në ditët e sotme), po aq sa dhe kokëçarje, deri ditën që do mbyllësh sytë.
Shkurt, të ndez dhe njëherë jetën brenda teje!
P.S. You know that I love you too /pf/images/graemlins/wub.gif /pf/images/graemlins/kiss.gif /pf/images/graemlins/kiss.gif?