Re: Njerezit e Shkelqyeshem!
Njerezit qe thoni ju, jane si kepucet.
Ka kepuce te "shkelqyeshme", te shndritshme, gjithe lluster, nga ato qe terheqin vemendjen, qe vishen nje here ne muaj per raste, me taban te forte, qe kercasin gjithe tangerllik kur shkelin mbi asfalt. - Dhe nga keto lloj kepucesh, s'eshte e thene qe te gjitha te jene te rehatshme. Ka nga ato qe te rrine te ngushta, e qe t'i bejne gishtat e thembrat plage kur i vesh. Kshu ne pamje te pare te marin me qafe ato, po kur i vesh heq te zite e ullirit.
Ka edhe kepuce te tjera, ato te shemtuarat qe gjrnden kudo me me shumice, qe vishen perdite, qe nuk e kane problem te futen ne balte, lluce, qymyr, beton, trase, ato kepuce qe e shkelin me rralle asfaltin, jo sepse nuk duan, po sepse nuk u pelqen te turperojne. Se ka dhe kepuce modeste, qe thoni ju. Ato vertet nuk jane te reja e gjithe shkelqim, po por lahen perdite e rrine gjithnje te pastra. Vertet s'jane te bukura e nuk kane ate ate kercitjen prej kapadaiu kur shkelin mbi asfalt, por ato jane me te rehatshmet, sepse jane ato qe vishen per cdo lloj pune, dhe jo vetem per raste.
Te tilla jane kepucet te dashur, dhe pak a shume te tille (pa bere pergjithesime) jane dhe njerezit qe i veshin. Jo e gjithe jane te "shkelqyeshem", sepse jo te gjithe i vene rendesi "shkelqimit".