NJE BRAZILIAN NE KOMBETAREN SHQIPTARE ?!!

andon

Primus registratum
NJE BRAZILIAN NE KOMBETAREN SHQIPTARE ?!!

Miredita te gjithe albforumsave,

Duke lexuar ne net komentet per humbjen tone dje me Danimarken hasa ne kete lajm ne siten futbolli.com ...
http://www.futbolli.com/vetem/futboll/article.php?story=20041005225533762
Edhe ne vete komentet qe jane poshte ketij lajmi pashe nje diskutim te zjarrte per kete teme dhe e shikoj te arsyeshme qe te hapim nje diskutim persa i perket kesaj teme.
Ju ftoj te gjitheve te jepni mendimin tuaj.
Ja kalofshi mire
 

andon

Primus registratum
Re: NJE BRAZILIAN NE KOMBETAREN SHQIPTARE ?!!

Briegel: Brazilianin Eduardo e dua në kombëtare
Lajmi i bujshëm është konfirmuar nga vetë lojtari brazilian, i cili ka mbërritur në Shqipëri vetëm disa javë më parë. Brigel ka asistuar në derbin Partizani-Tirana, ku Karlos Eduardo debutoi me fanellën e kuqe. Ndonëse Partizani humbi thellë, braziliani bëri një paraqitje të mirë, duke treguar një teknikë të lartë në fushën e lojës dhe siguri në veprimet e tij. Ka mjaftuar vetëm kjo ndeshje, që numri një i pankinës së kuqezinjve të dashurohet me brazilianin, duke kërkuar që të krijohet menjëherë mënyra që Eduardo të jetë kontigjent i kombëtares. Gjithësesi, mësohet se mbrojtësi i të kuqve nuk ka kthyer një përgjigje gjermanit, pasi ka kërkuar kohë të mendohet.
Vetë Eduardo, pasi ka pranuar se ka pasur një ftesë nga Brigeli për në kombëtare, nuk ka preferuar të thotë se cili ka qenë mendimi i tij i parë rreth kësaj oferte. Pasi të ketë diskutuar edhe me drejtuesit e klubit të Partizanit, me të cilët do të marrë edhe vendimin përfundimtar, ai do të takohet me drejtuesit e kombëtares për t'i komunikuar atyre zgjedhjen. E gjitha mendohet të zgjidhet brenda dy ose tre javëve, nëse Karlos Eduardo vendos t'i thotë "Po" trajnerit të kombëtares, atëherë drejtuesit e FSHF-së do të vihen në punë për të pajisur sa më shpejt me pasaportë shqiptare lojtarin amerikano-jugor. Ky do të ishte rasti i parë që kombëtarja shqiptare të kishte në kontigjentin e saj një futbollist të huaj, madje jo evropian, por nga Brazili i largët. Një vit më parë, u përfol për një afrim të portierit të PSG-së, Zherom Alonso, në kombëtaren shqiptare, por që nuk u realizua. Ende nuk ka pasur një prononcim zyrtar në lidhje me këtë çështje, si nga trajneri i kombëtares, ashtu edhe nga drejtuesit e Federatës. Sidoqoftë, pritet që ngjarjet të marrin një zhvillim të mëtejshëm pas dy ndeshjeve të radhës së kuqezinjve. panorama
 

zog

Primus registratum
Re: NJE BRAZILIAN NE KOMBETAREN SHQIPTARE ?!!

me folen per ate diskutim te zjarrte qe plasi tek "futbolli com".
ne fakt e gjithe ideja perçohet prej shprehjes; me mire nje VEZE sot apo nje PULE mot.

brigeli dhe partizanet e "rekrutimit te lojtareve te huaj" jane per "me mire nje veze sot", ndersa une mendoj se ne si KOMB duhet te na motivoje e dyta: "me mire nje PULE neser."

fitorja me te huaj TE TILLE (qe s'jane rritur as kane lindur ne vend), asnje nuk do ngrohte, bile do ti benim keq dhe atij tipit vete, duke e shtrenguar te behej shqiptar.
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: NJE BRAZILIAN NE KOMBETAREN SHQIPTARE ?!!

Sa lojtare te huaj ka kombetarja Franceze?

Asnji! Megjithe se jan te gjithe te zinj, jan te gjithe me kombsi francze. Kush luan mire mer kombsine.

Nuk mendoj se duhet te jemi kaq strikt sa per te mos lene asnje te huaj te luaj per kombetaren tone, por mendoj se duhet te jemi strikt ne kufizimin e numrit te tyre.

Po te kishte dhe kombetarja jon nji t'zi ne sulm, nji n'mes fushe e nji n'mbrojtje nuk do behej qameti, rendesi ka te fitonim.

Ps. Gocat mos nderhyjn ne keto muhabete futbolli duke shfaqur deshirat e tyre! /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: NJE BRAZILIAN NE KOMBETAREN SHQIPTARE ?!!

LR!

Po erdhi bythziu pare mbaje mend qe pas 3 vjetesh gjithe kombetarja do jete e zeze dhe nga qe jemi vend i vogel dhe i padukshem ne harte dynjoja do kujtoje se jemi te zi...
 

Prodigychild01

Primus registratum
Re: NJE BRAZILIAN NE KOMBETAREN SHQIPTARE ?!!

Nuk mund te krahasojme Shqiperine me Francen. Neve kemi nje perberje teper homogjene. Mos harroni se ata pak te huaj ne kampionatin shqiptar heqin te zite e ullirit nga thirrjet rraciste te kampeve kundershtare.

Per here te pare ne albforum jam dakort me "satrapin" Zog
/pf/images/graemlins/laugh.gif per sa i perket investimit ne fushen e futbollit. Forcat dhe energjite duhet te shkojne tek femijet shqiptare, dhe mundesite qe ju duhen dhene atyre per te avancuar.

Sjellja e mercenareve, s'eshte vetem nje ndermarrje per te mbuluar diellin me shoshe.
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: NJE BRAZILIAN NE KOMBETAREN SHQIPTARE ?!!

nuk eshte muhabet qe behet ky me jahu. franca eshte tjeter gje fare. me francen futbollistet me ngjyre ose pa ngjyre (Zidane eshte franko-algjerin) identifikohen si nenshtetas te saj. e kjo per faktin qe Franca i ka pat koloni e i ka shti faren e kulturen e vet ne ato shtete nga vijne kta lojtare.

ne ça lidhje kemi me Brasilin? apo se eshte sportist i mire e yxhym. kombetarja eshte kombetare, e klubi klub. sharmi qe ka bluza e kombetares, te lozesh nen fanellen e saj, te kendosh himnin ne Qemal Stafa e kudo ne Shqipri, eshte nje gje qe njeriu duhet ta kete te lindur. mu m'duket budallik per vete. muhabet koti. gjo fallco.
 

disku

UNI
Re: NJE BRAZILIAN NE KOMBETAREN SHQIPTARE ?!!

Nuk mendoj si LR-je per punene Francezeve. Ata te pakten i lidh dicka me Francen. Gjuha, fakti qe vijne nga shtete qe kane qene koloni franceze edhe sidomos fakti qe shumica jane lindur e rritur ne France.
Nje ngjarje koherente me kete ndodhi 4 muaj me pare kur lojtari Brazilian i Shalke 04 kerkoi ne Uefate behej pjestar i ekipt kombetar te Katarit. ky edhe nje tjeter Brazilian qe sme kujtohet emri u joshen nga milionat e sheikeve edhe kerkuan te benin ate qe une do ta quaja cmenduria me e madhe e sportit te futbollit. Nacionalizmi vdes me te tilla sipermarrje. Ligji bosman duhet te zbatohet vetem nga klubet jo nga ekipet kombetare.
Fati i ketyre 2 te siperpemendurve ishte: uefa nuk i lwjoi edhe ne Brazil perbuzja i beri objekt te vetin.
Mendoj qe ky veprim eshte i pamatur edhe vret disa parime qe e kalojne cakun e sportit. Keshtu vritet ndjenja kombetare.
 

ViNi1

Primus registratum
Re: NJE BRAZILIAN NE KOMBETAREN SHQIPTARE ?!!

Krejt dakort.
Nese per te fituar ne loje dhe rezultat jemi gati te sajojme nje "kombetare-nderkombetare" c'u pa pastaj qe perfaqeson Shqiperine?
C'mesazh u jepet dhe lojtareve qe nje dite enderrojne te veshin fanellen e kombetares?!
Franca eshte rast jo i vetem; edhe Polonia ka lojtar me ngjyre (ish-nigerian) po nqse kjo eshte e vetmja menyre per te fituar, kurre mos fitofshim!
 

marion

Primus registratum
Re: NJE BRAZILIAN NE KOMBETAREN SHQIPTARE ?!!

vte Brigeli ka thane se po luajti ne shqiperi nuk mund te hyje ne kombtare,ja ka xane rrota bishtin dhe ska qa ban se skishte marre asnje qe jane sot ne kombtare,une se kam pa duke luajte,por duhet te jete pak special per ta marre ne kombtare
 

ervin

Primus registratum
Re: NJE BRAZILIAN NE KOMBETAREN SHQIPTARE ?!!

Po te behej fjala te merrje ndonje si Sheva, Henri, Adriano, Makay, Rooney apo ndonje i klasit te tyre ja kishim bere hallall.Po te arrij Kombetarja Shqiptare deri aty sa te marri keto plehrat e Brazilit qe nuk ja kane idene futbollit gjithe jaten kane llustruar kepucet apo kane mbledhur kafe neper plantacione dhe kurre nuk kane gjuajtur nje top me kembe,por thjesht vetem nga origjina e tyre qe jane brazilian ky eshte turpi me i madhe qe mund ti behet kombit Shqiptar.Dhe e e gjitha kjo perse per nje kaprico dhe ego te nje traineri qe kerkon te afirmohet.Mos kujtoni se arritjet e kombetares jane merite e Brigelit.Ne asnje menyre, ai ka pjesen e tij te fatit qe ka arritur te gjej nje grup lojtaresh qe jane pergatitur nga te tjere dhe qe tani jane ne perfundim te karrieres se tyre si futbolliste dhe qe motivohen nga deshira per te fituar dicka (ketu perfshihen edhe leket qe jep Don Nano per fitore ne vend qe ti shpenzoj diku tjeter).
Nejse se u zgjata shume por ajo qe dua te them eshte se nqs biem pre e deshirave te shfrenuara te nje traineri qe edhe ky nuk eshte shqiptar dhe afrojme ne kombetare njerez te tille si keta te huajt qe luajne ne kampionatin tone une do te bej tifozllek per Ruanden.

Gjithe te mirat dhe do zoti rrihemi 2 me 0 prape nga Kazakistani qe te zhduket ky Brigeli.

Para Shqiperia !!!
 

Enion

Primus registratum
Re: NJE BRAZILIAN NE KOMBETAREN SHQIPTARE ?!!

Edhe une e kam lexuar kete deklarim te brigelit.
Puna eshte se fshf ka dashur edhe me perpara ti jepte pashaporte shqiptare disa afrikaneve. Une nuk e njoh si luan ky braziliani por kur u be edhe camoranesi italian le te behet edhe braziliani shqiptar po te doje.
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: NJE BRAZILIAN NE KOMBETAREN SHQIPTARE ?!!

po edhe camoranesi muhabet i sikletshem ka qene per italjont. po tek e funit nenshtetesia italjone mund te merret nese ti ke lidhje gjaku te drejtperdrejte me nenshtetas italjan, e camoranesi ka stergjysherit nga Marche-t.

kombtarja e futbollit eshte institucion ere! te vlo gjaku sa here qe e kujto. mu personalisht do ma zbehte qejfin nji ndeshje ku te bente gol ky braziljoni, e do e shifsha si vari trapit. te ishte per nai shqipo-braziljon hajde dè, po shko e gje njonin anej nga Brazili e sille me lujt me komtaren? amon!
 

Enion

Primus registratum
Re: NJE BRAZILIAN NE KOMBETAREN SHQIPTARE ?!!

Edhe kjo qe thua ti eshte e vertete. Nuk eshte se te ngjall ndonje ndjenje te modhe po boni gol brazilioni. Nuk e di cfare roli ka por po ishte sulmus dhe i mire me thene te drejten na duhet nje se ngelem tu then, beri loje te bukur shqiperia por sbom gol. Ta pret menja me ato sulmues qe kemi ne ku te bejme gol. Golshenuesi me i mire i shqiperise eshte Aliaj mere me men.
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: NJE BRAZILIAN NE KOMBETAREN SHQIPTARE ?!!

o plako eshte çeshtje karakteri te kombit per te cilen behet fjale. ne jena nacjonalista ne kulm. braziljoni mund te jete Ronaldinho i vogel, po un vej bast do ishin te pakte ata qe do i ngelej shije e mire pas nji fitoreje me gol te ktij mjeshtrit....e do ishin ata qe ja kan von emrin çunit Roni, Ronaldo, Ronaldinjo /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

disku

UNI
Re: NJE BRAZILIAN NE KOMBETAREN SHQIPTARE ?!!

Fillimisht postuar nga s@ilor:<br />[qb] Nje vetem e? Un them na duhen shtate. [/qb]
pse mre osht fajo jon qe je ala me televizor bardh e zi ty edhe me zorr te duket e bardha? /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: NJE BRAZILIAN NE KOMBETAREN SHQIPTARE ?!!

Fillimisht postuar nga s@ilor:<br />[qb] Nje vetem e? Un them na duhen shtate. [/qb]
Ho mer pra fol! Ketyne me duket se i pelqe me u rraf jo vetem si kombetare po edhe si rrace! /pf/images/graemlins/laugh.gif

Nuk e din qe po te kishte humb kombetarja jon me shtat braziljon do ja vinim fajin atyre dhe gjermonit, e jo shqiptareve! /pf/images/graemlins/laugh.gif

Une them ma mire qe ne kombetare te morim 7 braziljon dhe nji paraguajan! /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

TEO

Primus registratum
Re: NJE BRAZILIAN NE KOMBETAREN SHQIPTARE ?!!

Une e kam vendos te bej nje investim. Do bej nje udhetim nga Brazili dhe do kap nja 50 femra aty. 50-60 kalamoj(se mund te kete dhe binjake) Nga fisi e kam qe zakonisht bejme cuna keshtuqe sikur t'ja fusim 50-50 i bej rreth 25 cuna. U them grave qe te mi stervisin cunat si futbollista. Mbas nja 20 vjetesh e krijoj gjithe kombtaren. Gjakun shqiptar e kane keshtuqe pa problem. Per trajnier propozoj Hajdutin e Hurmave se ky te pakten eshte hajdut hurmash e jo lekesh.
Ndihme nuk dua per kombtaren se e bej vete sakrificen per cunat. Nqs doni ndonje futbollist argjentinas, a peruvian, a anglez me sillni femrat nga vendet perkatese dhe e mbyllim ate pune. Hajde shnet
 
Top