Një Shoqëri Perfekte!

bobo

marksist-enverist
Re: Një Shoqëri Perfekte!

se e prishem temen fare!
kerkoj falje tem`krijuesit dhe lexuesit.
sa per sqarim:-
llogjika:mesim nga format dhe ligjet e mendimit te drejte(e theksuar);...
mendimi:
puna shpirterore,gjykimi,konceptimi;besimi,nenkuptimi,perfytyrimi;akceptimi,vetkuptimi;pershkrimi,qellimi;parapercaktimi shpirteror,kuptimi,kuptim`dhenia

instikti:eshte form llogjike e te vepruarit...
-sesi arrihet kjo llogjik,per te udhehequr kete veprim...(???),hormonet...blablabla...etj!
e pavertetuar...
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Një Shoqëri Perfekte!

homerS-->Je gabim, per me shume lexo edhe tek forumi Psikologjia.Mbase ndricohesh.... /pf/images/graemlins/wink.gif
 

une_une

Primus registratum
Re: Një Shoqëri Perfekte!

Nje shoqeri (jo-perfekte) por qe e ka bazuar jeten dhe shoqerine e saj ne zbatimin sa me te mundur te ligjeve dhe rregullave eshte shoqeria hebreje. I kemi inat por per mua ata jane shoqeria me e organizuar dhe me e civilizuar. Grimce perfeksioni nga me humani qe mund te quhet nje humanizem qe vetem tek hebrenjte e gjen: Nuk ka jetimore ne Izrael, nuk ka femije hebrenj ne jetimore ne bote, nuk ka femije hebrenj per te u adoptuar. Nuk eshte shoqeri perfekte por shoqeria dhe njerezit me me pak kriminele ordinere ne bote.
 

durrsakja

Primus registratum
Re: Një Shoqëri Perfekte!

Me fal Olti qe nuk i jam permbajtur thelbit te temes, shih mp!!

Te ngacmoj se kam vene re edhe ne tema te ngjashme, kritiken ndaj Komunizmit e ke ne qender te cdo analize. (pa mohuar vlerat e ketyre te fundit).

"njeriu ne kete jete e kete planet nuk mund
dhe nuk duhet te pretendoje per ne shoqeri perfekte me barazi dhe liri perfekte; eshte
jashte natyres se tij qe nje enderr te tille ta beje realitet sepse si dhe e tregoi apo e
tregon ende aktualiteti kjo eshte e pamundur dhe kur pretendohet te materializohet behet
e rrezikshme per shoqerine dhe individet qe e perbejne kete shoqeri.
NJerezit ne thelb jane egoiste dhe jo perfekte dhe perfeksioni ne kete jete eshte i
rrezikshem per ta, me pasoja qe asnje enderr tjeter nuk i shkakton."


Bie ndesh titulli i temes me kete qe ke thene ti. E thane dhe te tjeret, nuk mund te pretendohet per "perfekte". Marksi nuk bie as me poshte e nuk qendron me lart se ndonje emer tjeter ne liste. Asnje nga filozofet qe citon zotrote nuk na ka dhene pergjigje definitive.
Per te analizuar nje ideologji, shpesh behen krahasime me parimet filozofike e politike te nje tjetre. Ti argumenton Komunizmin e une te permenda Kapitalizmin sepse keto ishin dy sistemet qe dominuan historine e shekullit qe lame prapa...e une e ti keto i kemi jetuar deri diku!!!
E vertete qe njeriu sipas teorise marksiste, konsiderohet si qenie materiale....s'po vazhdoj duke perseritur cfare dime te gjithe. Por une kur mendohem, arrij te kuptoj qe cfaredo strukture..sado te afert me idealen...sado efektive ne zgjidhjen e problemeve....gjithnje do te kete disa qe thone JO. Natyra e njeriut eshte egoiste, ne ndjekje te interesave personale....por ama eshte e padrejte te vesh etiketen "Deshtim" ne nje enderr apo beteje te humbur. Parimet te frutshme te nje sistemi edhe mund te pershtaten ne ate qe do ta quanim barazi shoqerore. Po sikur ne ndertimin e ndergjegjes se njeriut te lihet vend per jeten shpirterore?!!!( E mendova kete ne nje mbledhje me kete komunitetin mysliman ketu.)
Vellazeria qe thua ti nuk arrihet ne ato permasa qe enderrojme me sy hapur(paqja qenka iluzioni me i madh)....por me te realizueshme mund te jene interesat e perbashketa.
Po flas percart me duket se qenka dhe vone, por i dua endrrat....dhe ata qe guxojne te enderrojne. Ku i dihet mor vlla, mbase do jetojme aq sa te shohim nje cep te botes me draper e cekan prej floriri /pf/images/graemlins/laugh.gif .
Ne fund te kesaj corbe mendimesh desha te them se koha eshte mesues me i madh se historia...na le prapa....ndaj s'na lejohet te themi Kurre!!!


P.S. do kisha deshire te flisnim 1-1 ne msn se ketu nxehesh /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

olti

Neo
Re: Një Shoqëri Perfekte!

I nxitur nga nje batute e filmit "Star Trek - The First Contact", ne te cilen thuhej se ne shoqerine kohes (shek XXIV) si rezultat i zhvillimit te madh teknologjik, nuk ekzistojne me problemet qe per sot dhe sa eshte bota jane jetike, pra problemet ekonomike, varferia, semundjet epidemike, lufterat mes njerezve, etj. Ne shoqerine e ketij shekulli te se ardhmes njerezit i kane te gjitha cfare u duhet per te jetuar mire dhe qellim i vetem i jetes se tyre, eshte permiresimi si qenie njerezore. Tani pyes une; a eshte e mundur vertete qe me zhvillimin e madh teknologjik te arrije dhe shoqeria ideale, e cila nuk varet me nga marredheniet ne prodhim dhe paraja?! Pastaj ja u arrit kjo! Cila/et do jene synimet e njerezimit- dhe mbi te gjitha, a do te kete nje qellim dhe kuptim jeta; a eshte e mundur qe njerezit te arrijne ne nje pike te tille te zhvillimit dhe organizimit te tyre te gjithanshem?! :idea:
 

tyta

Primus registratum
Re: Një Shoqëri Perfekte!

Neo ti duhet ta dish me mire se ne pergjigjien ti e pive pilulen e kuqe!!!!Ja ku te coi zhvillimi i madh teknologjik besoj se Matrix eshte vete pergjigjia(nese nuk gabohem eshte bere nje film X-Files per ca aliene qe po kolonizonin token avash-avash dhe njerezit ju bindeshin urdherave dmth ishin bere te varur ata ndikonin ne sistemin nervor ne kete film nuk mendonin per para etj etj......e kam fjalen se nese nje force e "madhe" jep urdhera dhe nuk na lejon qe ne te mendojme me koken tone atehere ne bindemi tjeter menyre nuk ka dhe do kishim ate te ashtuquajturen "shoqeri perfekte" :cool:
 
C

catarina

Guest
Re: Një Shoqëri Perfekte!

Qe logjika eshte shkenca qe studion mendimin, nuk e kam shpikur une. Ka nje histori si shkence te pakten 2400 vjeçare me Aristotelin themeluesin e saj. Stdiuesi, nga me te njohurit e historise qe ne lashtesi e deri me sot kane percaktuar si objekt te logjikes MENDIMIN.
Format kryesore te mendimit jane:
KONCEPTI -kur ne themi psh: LIBER, menjehere ne trurin tone reflektohen nje sere vetish, karakteristikash, tiparesh, ose shenja qe i bejne te ngjashem, apo veçorish elementesh qe i ben ta dallojme nga koncepti, psh, QYTET.
Cdo koncept ka edhe madhesine e vet. Kur themi QYTET, ka permasa te medha si koncept sepse futen te gjithe qyetet qe kane qene, jane e do te jene. Por kur themi TIRANA madhesia e konceptit ndryshon sepse kemi te bejme me nje qytet te perveçem, kupto diçka e ngjashme me emrat, themi Homers, kuptojme nje njeri te veçante me tiparet e tij dhe kur themi NJERI kemi te bejme me tere njerzit e botes qe kane qene, jane e do te jene, ketu brenda futet edhe HOMERS. Madhesia e koncepteve perben klasen logjike.
Konceptet formohen ne disa menyra logjike: Psh:
Krahasimi -njohja e sendeve qe na rrethojne dhe dallimi qe bejme. Parim baze ne ndertimin e makinave llogaritese te cilat duhet te jene ne gjendje te krahasojne dy numra dhe te percaktoje nese jane te barabarte apo jo.
Analiza dhe sinteza-rruge tjeter logjike e formimit e koncepteve. dmth, nje objekt qe studiojme e ndajme ne pjese, elemente. Gje qe behet gjithmone kur pergatit nje mesim.
Abstragimi dhe pergjithesimi -rruge tjeter do te thote te veçosh nga moria e shenjave qe mund te kete objekti i mendimit tone, te veçosh me thelbesoret dhe te tjerat t'i lesh menjane. Ne nje fare menyre mund te quhet edhe vazhdim i analizes. LLojet e koncepteve jane te shumta, por s'kam per qellim te zgjatem me.
FORMA E DYTE NE TE CILIN SHFAQET MENDIMI eshte GJYKIMI.-si pohim ose mohim i diçkaje, mund te jete i vertete ose jo, por shpreh kurdohere raporte midis sendeve e fenomeneve. Psh: Tirana eshte kryeqytet. Ky eshte gjykim i ndertuar nga Onoma, fjale qe shpreh nje kuptim te caktuar, ne kete rast Tirana dhe nga Rhema, fjala qe shpreh diçka per sendin, Kryeqytet dhe midis fjala ESHTE. Ndryshe quhen: SUBJEKTI, (TIRANA) predikati (kryeqytet) dhe kepuja; eshte.
Si forme mendimi patjeter e kupton qe jane me e larte se koncepti sepse brenda tij ka koncepte.
Ka shume lloj gjykimesh dhe lista qe ben Emanuel Kant eshte e gjate.
Forma me e larte e mendimit eshte _ARSYETIMI. DHE NA SHERBEN PER TE ARRITUR NE NJE SHKALLE ME TE LARTE TE NJOHURISE SONE. Ndryshe quhen dije te terthorta. Eshte forma me e larte sepse ben lidhjen e gjykimeve dhe i vendos ne raport me njeri tjetrin per te arritur ne nje konkluzion te ri. Psh, marrim dy gjykime dhe i vendosim ne raport me njeri tjetrin:
SHKENCA ESHTE BURIM DIJESH. (gjykim)
ARITMETIKA ESHTE SHKENCE. (gjykim)Konkluzioni
ARITMETIKA ESHTE BURIM DIJESH
Dy gjykimet quhen PREMISA dhe rezultati KONKLUZION.
Arsyetimet jane Traduktive, induktive, deduktive.

U zgjata shume apo jo dhe ti besoj se merzitesh e kushdo tjeter te lexoje deri ne fund sepse te flasesh per nje shkence nuk mjafton jeta. Nuk rrojme 2400 vjet.
Pershendetje HOMERS!
 

gangsterja

Primus registratum
Shoqeri perfekte eshte ajo shoqeri qe gjendet ne momente te veshtere dhe ta tregon me veprime pa pasur nevoje per sakrifikime.Shoqeria perfekte nuk eshte ajo qe thote fjale te bukura,por ajo qe te mbeshtet dhe i realizon ato qe thote.
 

Sweety el

Locus omnem
shoqeria perfekte eshte ajo shoqeri qe ti ve ne dukje si te mirat dhe te metat qe ke....jo te torrollise mbrapa kraheve se pastaj ua pres gjuhen....
 
Top