Re: Një Shoqëri Perfekte!
nga homerS:
[qb] per atman-in;
si qeka llogjika shkenca qe studion mendimin!?
llogjika eshte nje form e t`shprehurit te mendimit.
kurse arsyetimi,eshte vertetimi i mendimit.,i cili nuk eshte e then te jete llogjik.
pra llogjika eshte nje,kurse arsyetimi eshte disa. [/qb]
Qe logjika eshte shkenca qe studion mendimin, nuk e kam shpikur une. Ka nje histori si shkence te pakten 2400 vjeçare me Aristotelin themeluesin e saj. Stdiuesi, nga me te njohurit e historise qe ne lashtesi e deri me sot kane percaktuar si objekt te logjikes MENDIMIN.
Format kryesore te mendimit jane:
KONCEPTI -kur ne themi psh: LIBER, menjehere ne trurin tone reflektohen nje sere vetish, karakteristikash, tiparesh, ose shenja qe i bejne te ngjashem, apo veçorish elementesh qe i ben ta dallojme nga koncepti, psh, QYTET.
Cdo koncept ka edhe madhesine e vet. Kur themi QYTET, ka permasa te medha si koncept sepse futen te gjithe qyetet qe kane qene, jane e do te jene. Por kur themi TIRANA madhesia e konceptit ndryshon sepse kemi te bejme me nje qytet te perveçem, kupto diçka e ngjashme me emrat, themi Homers, kuptojme nje njeri te veçante me tiparet e tij dhe kur themi NJERI kemi te bejme me tere njerzit e botes qe kane qene, jane e do te jene, ketu brenda futet edhe HOMERS. Madhesia e koncepteve perben klasen logjike.
Konceptet formohen ne disa menyra logjike: Psh:
Krahasimi -njohja e sendeve qe na rrethojne dhe dallimi qe bejme. Parim baze ne ndertimin e makinave llogaritese te cilat duhet te jene ne gjendje te krahasojne dy numra dhe te percaktoje nese jane te barabarte apo jo.
Analiza dhe sinteza-rruge tjeter logjike e formimit e koncepteve. dmth, nje objekt qe studiojme e ndajme ne pjese, elemente. Gje qe behet gjithmone kur pergatit nje mesim.
Abstragimi dhe pergjithesimi -rruge tjeter do te thote te veçosh nga moria e shenjave qe mund te kete objekti i mendimit tone, te veçosh me thelbesoret dhe te tjerat t'i lesh menjane. Ne nje fare menyre mund te quhet edhe vazhdim i analizes. LLojet e koncepteve jane te shumta, por s'kam per qellim te zgjatem me.
FORMA E DYTE NE TE CILIN SHFAQET MENDIMI eshte GJYKIMI.-si pohim ose mohim i diçkaje, mund te jete i vertete ose jo, por shpreh kurdohere raporte midis sendeve e fenomeneve. Psh: Tirana eshte kryeqytet. Ky eshte gjykim i ndertuar nga Onoma, fjale qe shpreh nje kuptim te caktuar, ne kete rast Tirana dhe nga Rhema, fjala qe shpreh diçka per sendin, Kryeqytet dhe midis fjala ESHTE. Ndryshe quhen: SUBJEKTI, (TIRANA) predikati (kryeqytet) dhe kepuja; eshte.
Si forme mendimi patjeter e kupton qe jane me e larte se koncepti sepse brenda tij ka koncepte.
Ka shume lloj gjykimesh dhe lista qe ben Emanuel Kant eshte e gjate.
Forma me e larte e mendimit eshte _ARSYETIMI. DHE NA SHERBEN PER TE ARRITUR NE NJE SHKALLE ME TE LARTE TE NJOHURISE SONE. Ndryshe quhen dije te terthorta. Eshte forma me e larte sepse ben lidhjen e gjykimeve dhe i vendos ne raport me njeri tjetrin per te arritur ne nje konkluzion te ri. Psh, marrim dy gjykime dhe i vendosim ne raport me njeri tjetrin:
SHKENCA ESHTE BURIM DIJESH. (gjykim)
ARITMETIKA ESHTE SHKENCE. (gjykim)Konkluzioni
ARITMETIKA ESHTE BURIM DIJESH
Dy gjykimet quhen PREMISA dhe rezultati KONKLUZION.
Arsyetimet jane Traduktive, induktive, deduktive.
U zgjata shume apo jo dhe ti besoj se merzitesh e kushdo tjeter te lexoje deri ne fund sepse te flasesh per nje shkence nuk mjafton jeta. Nuk rrojme 2400 vjet.
Pershendetje HOMERS!