Re: Një film i bërë nga ju
degjo gjerat nuk jane kaq te lehta. Une fillimisht fillova te merem me keto gjera nga 98-99. Nuk kisha idene se cfare ishte skenari. Fillova pak nga pak duke lexuar andej ketej mora disa klasa per filem si edhe per skenare. Gjeja me e mire eshte te lexosh shume skenare te realizuara ne filma.
http://www.script-o-rama.com/snazzy/table.html
Pa e kuptuar fillova te behem ekspert ne keto gjera. S’diskutohet qe bera edhe shume budallalleqera. Shembull, pa e regulluar fillimisht fillova ta publikoje edhe tua dergoje agjenteve si edhe direktorave te kategorise se ulet (indipendent). Po me kalimin e kohes mora shume pergjigjera negative si edhe pozitive qe te cilat me ndihmuan shume. Nuk me pelqen te "mburrem" por pak a shume jam bere ekspert ne kete industri. Jam ne gjendje te lidhem me ke te duash ne holliwood edhe ta bej te lexoj cfare te duash ty. I kam te gjitha adressat e-mailet si edhe telefonat e te gjithe direktorave atje. Por ama duhet te kuptosh nje gje, edhe pse ke nje adres nuk te ndihmon shume, po nuk je "mjeshter" ne menyren qe ty do kontaktohesh me te. Eshte procedura qe ty duhet te ndjekesh. Duhet te tregosh qe ty ke potencial si edhe qe je ne kete industry shume vjet. Nuk mund e shkruash nje e-mail Adamsit edhe ti thuash kam nje ide te mire per filem edhe do behet njeshi fare. Kjo tregon amatorizem. Eshte gjithshka tek politika. Une fillimisht bera nje e-mail qe te dukej sikur ishte e nje agjensie filmi. Bera edhe nje web site edhe publikova genjeshtra sikur isha nje kompani e madhe nga evropa edhe bla bla bla kupton vete ty. Fillimisht i dergova dicka qe quhet
1)-“Query letter” atje duhet te tregosh mjeshteri qe ta besh per vete. Keshtu qe ai ktheu pergjigje edhe me kerkoi 2)-“synopsis” e cila eshte permbajta e skenarit me pak fjale , rreth 2 faqe, edhe nje faqe me shpjegime pse ty mendon qe do kete nje audience te madhe. Sigurisht qe duhet te tregosh se ke kredite me film te realizuar. Futja p…. filma ne shqiperi. Se mos do vej ai ty kontrolloje?!
Nje gje shume me rendesi, ty duhet te besh copyright cdo gje tende sepse ndryshe ne holliwood vidhen kaq shume iderat sase ke idene. Po te jap disa shembuj, une shkruaj shume batuta ne anglisht si edhe idera per sitcome, reality-show. Fillimisht po ua dergoja regjisorve, agjenteve por ata nuk me kthenin pergjigje. Me ka ndodhur qe I kam degjuar bastutat e mia ne show si “Late show” etc edhe me ka ardhur shume inat!!!! Po ske cben po nuk I ke me copyright, si edhe te regjistruara me lidhjen e shkrimtareve te holliwoodit. Secila kushton $ 30 dollar. Po te blesh nje titull filmi kushton $1000. Para se te dilte ai filmi “In america” me erdhi nje oferte nga nje agjenci per titullin qe kam “I Dreamed Of America”. Nuk e shita, u thashe qe vetem e rentoj. Nesje pas disa muajsh nje filem doli edhe e kishte titullin IN AMERICA. Thashe do jete nje rastesi. E kontrollova agjensine qe perfaqesonte ate irlandesin edhe ishte e njejta agjensi. C’fare ironie!! Prandaj lover_boy, kujdes me keto gjera se te rjepin te gjalle. Ketu eshte adressa e copyright :
http://www.copyright.gov
ik tek kjo e dyta edhe be search, atje mund te besh search per ke filem te duash, si edhe ne qofte se a ka njeri ate titull qe ty mendon ti vesh filmit tend.
http://www.copyright.gov/records/cohm.html
Ne qofte se do besh copyright ik ketu:
http://www.copyright.gov/register/literary.html
edhe follow keto directions. Ajo forma qe te kam vene une atje eshte apostafat. Beje qe tani ska rendesi po nuk e ke mbaruar, mjafton qe ruan idene. Kushton reth $30
Ne qofte se do qe te publikosh skenarin tend ik tek kjo adresse edhe regjistrohu:
E ka bere Kevin spacey.
www.triggerstreet.com
eshte pa lek. Ty mund te postosh skenarin edhe ka shume scenarist atje. Ty duhet te lexosh edhe te kritikosh si edhe te vleresosh skenare qe te jipen si assignments. Sa me shume ty korrigjon aq me shume veta do korrigjojne tenden. Aty ka direktora te ndryshem qe e kontrollojne edhe mund tu pelqeje. Gjithashtu ty mund te besh nje filem me montazh te shkurter. Disa minuta. Tre fitusat presantohen nga Robert denirua ne Tribeca festival. Cool eee, edhe te japin dhurate edhe nje Kamer semiprofessional. Po mos kujto se eshte kaq e lehte. Ka me mijra qe lujane edhe jane profesionista, une deri ne vendin e 45 kam haritur nje here. Duhet qe fillimisht ta pastrosh veten nga paragjikimet shqiptare. Amerikanizoje veten edhe mundohu te shikosh neper filma cfare shikojne amerikanet. Nejse,
e-mali im eshte
Nikas@dr.com
Veme ne messenger, jam zakonisht ne linje!
Nje kerkese per ata qe e lexuan skenarin. Kush mendoni mund ta luaj aleksin? mund te jepni mendime edhe per rolet e tjera.