Një film i bërë nga ju

lover boy

Primus registratum
Një film i bërë nga ju

A keni ide per filma? Per cfare do te ishte nje film i bere nga ju?

A keni talent dhe ide te mira per te shkruar skenare?
 

Dua

Primus registratum
Re: Një film i bërë nga ju

Per filmin nuk mund te thuhet "Cfare idesh ke per te krijuar film?" Filmi nuk eshte novele e as poezi...qe te krise nje ide dhe punon vetem me veten, me idete dhe koken tate. Filmi kerkon me shume se aq, kerkon disa koke, disa ide, disa profesionaliste. Eshte art kolektiv ku secili artist ka detyren e tij. Zakonisht idene fillestare dhe baze te filmit qe eshte skenari e ben skenaristi, fillohet me sinopsis dhe nese skenari i pelqen regjizorit ai vazhdon me regjine, dmth ben realizimin vizuel te asaj qe tashme eshte e shkruar. Gjate realizimit te filmit, skenari mund te ndryshoje, shume, pak, ose fare, varesisht nga regjisori.

Ka shume njerez qe kane ide perfekte dhe ata tashme e shohin filmin ne mendjen e tyre, por realizimi mund te deshtoje 100%, varesisht nga profesionalizmi i grupit qe punojne ne realizimin e filmit. Qe idete tona te realizohen ashtu si ne i kemi paramenduar fillimisht duhet te gjinden njerez qe mendojne njejte, kane vision te njejte, ide dhe tabijat te njejte me ate te X personit. Une nuk di asnje regjisor qe punon ne menyre te njejte sikur tjetri, secili ka grupin e tij dhe njerez te caktuar me te cilet punojne. Kushedi se cfare ideje te kete pasur Spilberg ai s'do kishte mundur kurren e kurres te relizoje ate qe bluan ne koke pa ndihmen e profesionisteve te tjere dhe njerezve qe perkrahin, kuptojne dhe jane te gatshem te mbeshtesin idete e tij.

Une kam shume ide per filma, puna eshte qe edhe nese marr e i shkruaj ne skenare dyshoj qe skenari mund te dale ashtu si une e pramendoja, sepse edhe skenari ka kritere dhe profesionaliste te kesaj fushe. Keshtu qe, me pak fjale arti i filmit nuk lind vetem nga nje ide perfekte, por nga nje grup artistesh profesionaliste.


D.
 

lover boy

Primus registratum
Re: Një film i bërë nga ju

Per Ian:
""Cfare gjuhe flet ti mor plak se nuk te marr vesh! Fol mire po deshe, mos belbëzo""

Per Dua:
Nuk ke thene akoma per cfare mund te ishte filmi yt.
 

Odoakri

Primus registratum
Re: Një film i bërë nga ju

Dakorte dua por edhe per te botuar nje novele te duhet nje redaktor dhe nje editor.
pastaj nuk eshte gjithmone e vertete, eshte regjizori ai qe e ka filmin ne koke dhe te tjeret bejne ate qe ai u thote apo kerkon. Rodriguez ka bere regjine, skenarin, muziken, montazhin dhe as op. Leone mori leje dhe mbeshtetjen e ushtrise se kuqe por filmin e tij te fundit pa shkruar as edhe nje rresht skenar dhe pa i dhene njeriu si do ishte filmi, thoshte qe e kishte ne kok se c'do bente. Shembulli me ideal eshte Kubrick, asnje nga bashkpuntoret e tij nuk e dinin se c'po bente.

per t'ju kthyer pyetjes:nje gangster movie
 

Dua

Primus registratum
Re: Një film i bërë nga ju

Kush te ka genjyer qe nje film del i mire edhe nese te gjithe, pervec regjisorit nuk dine se cfare bejne?! Kjo mund edhe te thuhet ama ne praktike s'mund te behet. Te paken une nuk besoj ne nje realizim te tille.
Po hajde dil ne xhirime dhe kameramani nuk e ka idene se cfare behet e te them une se si do dale filmi. Eshte e vertete qe regjisori i udheheq te tjeret, por nuk i meson se si perdoret kamera.

D.
 

Dua

Primus registratum
Re: Një film i bërë nga ju

Me shume qejf do realizoja nje film te tipit drame, do fokusohesha ne anen e brendshme shpirterore dhe ate psikologjike te njeriut. Skenarin e kam te qarte, por mos pritni t'a publikoj ketu. Edhe dicka. Vdes per detajet, keshtu qe edhe ato nuk do i le mbrapa, ne fakt do i theksoja me te madhe.


D.
 

Odoakri

Primus registratum
Re: Një film i bërë nga ju

Thash Kubrick bente keshtu, per cdo cak ishte ai qe u thoshte te gjithve se cduhet te benin. Pastaj ky veprim lejon qe te ruhet ideja origjinale e regjizorit sidomos nese ky eshte dhe skenaristi
 

vladimir

Primus registratum
Re: Një film i bërë nga ju

NJE IDE E MIRE PER NJE FILME DO TE ISHTE :confused:
PIRAMIDAT E BANKAVE KU NJERZIT SHITEN SHTEPIAT E TYRE DHE I LANE PARAT NE BANKATE E FLLIQURA SEPSE KRERET SHQIPETARE THANE SE PARAT JAN TE SIGURTA.GHITHASHTU SHPERTHMIN E DEPOVE TE ARMVE NE PRANEVER TE VITIT 1997.
POPULLI MBETI PA BUKE PA USHTERI PA LIGJE SI NE KOHEN E SULLTANIT , FEMIJET PA SHKOLLE NE SHEKULLIN 20-21 PA SIGURI PER TE GJITHE, DHE NJERZIT U DETIRUAN TE BRAKTISNIN VENDIN ME TE GJITHA MUNDSIT E TYRE ,POR SHUMICA NEPER KANALIN E OTRANTOS QE SHUME LANE JETEN ATY. :cry: :smash: DHE PRAP SE PRAP KRERET TAN BENIN SIKUR NUKE KUPTONIN GJE , DHE IKENIN PER TE FSHEHUR KOKAT E TYRE NEPER GREQI ITALI etj.KRERET TAN MUN TI SHOFE POPULLI VETEM NEPER FUSHATA ELEKTORALE.
KJO ESHTE NJE IDE PER NJE FILM
/pf/images/graemlins/blush.gif
 

lover boy

Primus registratum
Re: Një film i bërë nga ju

Nikas, te uroj per mundimin qe ke vene per ta shkruar. Lexova ca deri te pjesa kur Aleks shkon ne Gjermani dhe fundin. Me fal qe jam "cruel" po nuk me pelqeu. Me duket historia e nje njeriu qe merr vazhdimisht vendime teper te gabuara dhe te pallogjikshme dhe megjithate problemet i zgjidhen ne nje fare menyre si me fat. Plus qe ka ca pasaktesira per kohen me duket ne lidhje me komunitetin europian, per kufijte, po s'ka shume rendesi. Mbase mua nuk me pelqen se jam vete shqiptar dhe kam degjuar plot gjera te tilla. Sa vjec je? Ke ndonje shprese per ta realizuar ne skene ose ne film? Une uroj te kesh. Vura re qe ke mesuar mire si te perdoresh shkurtimet. A di ku mund te gjej ndonje permbledhje me shpjegimet e atyre shkurtimeve qe ti perdor? Ti vete ku i ke mesuar?

E pashe edhe te parajsa.com (Urime!) dhe lexova dhe pak atje. korrigjim i vogel: marine nuk dmth marinar, fjala e duhur eshte sailor ose seaman. Ka dhe nje fjale "mariner", po nuk e kam degjuar te perdoret ne fjalorin e perditshem.
 

melankolikjaE

Primus registratum
Re: Një film i bërë nga ju

pershendetje,e lexova te gjithe skenarin e Nikas,po jap mendimin tim si teleshikuese:me pelqeu shume!!!!!!!Kam qe kur u rregullua faqja e fiksuar para monitorit,kam qare sa jam ngopur :cry: ,dhe akoma me vjen per te qare nejse,
Nikas pjeset e tjera kur do kem nderin ti lexoj?nuk me pritet.
Urime! Urime !Urime :thumbsup:
per lover boy, mbaroje se lexuari te gjithin njehere pastaj urdhero na jep mendimin
aman mor aman si jemi ne shqiptaret ,gjithmone me sy kritik,nejse se dola far nga tema,
por nje film me teme te tille do me pelqente shume se edhe pse i kemi degjuar shume keto histori ndonje film te mirefillte shqiptar,qe ta trajtoj tamam temen e emigracionit nuk kam pare.
 

nikas

Primus registratum
Re: Një film i bërë nga ju

i dashur loverboy, te falenderoj per pergjigjen edhe per kriteken qe me ben. Nuk me vjen aspak keq qe po e kritikon(thua mendimin tend). por me sa pash nuk e ke mbaruar, besoj se do ndryshosh mendje po ta mbarosh. Megjithate, po e vure re kjo eshte vetem pjesa e pare, po te lexosh te dyten eshte krejt ndryshe. Duhet te kuptosh nje gje, kjo nuk eshte nje fantasi por eshte e bazuar ne histori te verteta. Keto gjera kane ndodhur me te vertete. Une i kam ndryshuar disi, e kupton vete, por baza eshte reale. Mendoj se arsyea qe nuk te pelqen eshte se eshte e "amerikanizuar", ndryshe nuk e sheh dot ne amerike. Po te lexosh versionin ne shqip, novele, e di qe do te preki shume. Eshte krejt ndryshe edhe eshte e "shqiptarezuar". Megjithate, formatin e saj e kam bere me disa regulla qe kerkohen nga standarti i filmit ne Amerike. Une kam perdorur nje software, quhet"final draft". I ben te gjitha. E ben edhe me zerat e roleve, keshtu qe s'ke pse e lexon por e degjon edhe me muzike sikur po e degjon ne radio. Cool ee. Anyway, te falenderoj per pergjigjen.

Ps: Deri tani e kane lexuar mbi 1000 veta, njeri nga ata qe e ka lexuar ishte Adam merims eshte ai qe ka bere nje filem "American pie" ne mos gabohem. I kishte pelqyer shume por iu duk me kosto shume te larte. Te gjithe ne industry kete me kane thene!!! kam pasur disa oferta, po jo gjera serioze. Une nuk dua ta shes por ta rentoj, per 2 vjet bie fjala, edhe pastaj exkluziviteti te vjen prape ty. Po e vure re titullin e kam timin me te drejte copyright. “I Dreamed Of America”,=”une enderova ameriken”. Titullin mund ta rentoj per sitcom, bie fjala. Eshte shume gje e madhe te blesh tituj ne holliwood. Po te jap nje shembull, donald trump bleu para pak kohe nje shprehje "You're fired", edhe e renton vazhdimisht neper reklama. Po ta dinim ne para nje viti do na kishte kushtuar vetem $1000. Nejse, shifemi.
 

nikas

Primus registratum
Re: Një film i bërë nga ju

E dashur EA&AN, do deshiroja te te falenderoja edhe ty per pergjigjen qe me ke derguar. Une i kam mbaruar te trea por ty e kupton une nuk mund ty postoj te gjitha, kjo eshte vetem preview. Ne qofte se me te vertete ke qare kur lexove pjesen e pare, wait te lexosh te dyten. Gjithashtu, pjesa e pare ka ndryshuar disi(ky qe kam postuar eshte nje version disi i vjeter). E kam hequr ate plakun qe tregon historine, keshtu qe behet me terheqese. Se nuk e di ado vdesi apo jo. Ai ne te vertete e tregon por ne nuk e dime deri ne fillimin e pjeses se dyte. Gjythashtu, ne fund mbaron vetem me haritjen e Alexit ne amerike, edhe te jep pershtypjen se ai vdes kur harrin ne Statujen e lirise. Eshte shume prekese mendoj ne kete ne menyre. Ngjan pak me tetanikun.
S’kam disa dite qe mbarova novelen. Por ty e kupton qe novelen une nuk mund ta postoj. Por megjithate po postoj vetem nje pjese te saj.thjesht te kesh nje ide se si do jet. Mua personalisht me pelqen ne gjuhen shqipe. Ka shume gabime drejtshkrimore, (ironically, shkruaj me mire ne anglisht sesa ne shqip, keshtu qe me duhet nje “editor” per te )

SHKO ketu te lexosh pak nga novela.
KUR TA HAPESH MOS E BE SAVE VETEM OPEN SE NDRYSHE DO TE PYESI PER PASWORD(SORRY!)
EDHE PO TE PYETI PER PASWORD, KLIKO READ-ONLY.


MOS E KLIKO SE NUK PUNON, KOPJOJE EDHE BEJE PASTE NE URL.
http://www.geocities.com/nikas_idoa/pasa.doc
 

lover boy

Primus registratum
Re: Një film i bërë nga ju

Ej Nikas, mos me keqkupto, skenari yt me pelqen si e ke shkruar, dmth nga ana teknike. Pjesa qe me kishte ngelur ishte gjithashtu interesante. Lexova edhe pjesen ne shqip qe i sugjerove ea&an. Te pergezoj dhe per novelen dhe uroj te te botohet.

Si e ke bere copyright? Ka ndonje procedure te vecante ligjore qe kushton? Ne qofte se po, sa?
Si munde ta kontaktosh Adam Merims? Po qe e lexuan 1000 vete nga e di? E ke publikuar ne web diku qe e sheh numrin?
Po te pyes se dhe une kam dy pune te tilla ne dore dhe do doja te mi lexonte dikush kur te jene gati. Sigurisht ti do jesh i pari ne qofte se ke deshire dhe meqe share-im te njejtin interes. Falemnderit
 

nikas

Primus registratum
Re: Një film i bërë nga ju

degjo gjerat nuk jane kaq te lehta. Une fillimisht fillova te merem me keto gjera nga 98-99. Nuk kisha idene se cfare ishte skenari. Fillova pak nga pak duke lexuar andej ketej mora disa klasa per filem si edhe per skenare. Gjeja me e mire eshte te lexosh shume skenare te realizuara ne filma.

http://www.script-o-rama.com/snazzy/table.html

Pa e kuptuar fillova te behem ekspert ne keto gjera. S’diskutohet qe bera edhe shume budallalleqera. Shembull, pa e regulluar fillimisht fillova ta publikoje edhe tua dergoje agjenteve si edhe direktorave te kategorise se ulet (indipendent). Po me kalimin e kohes mora shume pergjigjera negative si edhe pozitive qe te cilat me ndihmuan shume. Nuk me pelqen te "mburrem" por pak a shume jam bere ekspert ne kete industri. Jam ne gjendje te lidhem me ke te duash ne holliwood edhe ta bej te lexoj cfare te duash ty. I kam te gjitha adressat e-mailet si edhe telefonat e te gjithe direktorave atje. Por ama duhet te kuptosh nje gje, edhe pse ke nje adres nuk te ndihmon shume, po nuk je "mjeshter" ne menyren qe ty do kontaktohesh me te. Eshte procedura qe ty duhet te ndjekesh. Duhet te tregosh qe ty ke potencial si edhe qe je ne kete industry shume vjet. Nuk mund e shkruash nje e-mail Adamsit edhe ti thuash kam nje ide te mire per filem edhe do behet njeshi fare. Kjo tregon amatorizem. Eshte gjithshka tek politika. Une fillimisht bera nje e-mail qe te dukej sikur ishte e nje agjensie filmi. Bera edhe nje web site edhe publikova genjeshtra sikur isha nje kompani e madhe nga evropa edhe bla bla bla kupton vete ty. Fillimisht i dergova dicka qe quhet

1)-“Query letter” atje duhet te tregosh mjeshteri qe ta besh per vete. Keshtu qe ai ktheu pergjigje edhe me kerkoi 2)-“synopsis” e cila eshte permbajta e skenarit me pak fjale , rreth 2 faqe, edhe nje faqe me shpjegime pse ty mendon qe do kete nje audience te madhe. Sigurisht qe duhet te tregosh se ke kredite me film te realizuar. Futja p…. filma ne shqiperi. Se mos do vej ai ty kontrolloje?!
Nje gje shume me rendesi, ty duhet te besh copyright cdo gje tende sepse ndryshe ne holliwood vidhen kaq shume iderat sase ke idene. Po te jap disa shembuj, une shkruaj shume batuta ne anglisht si edhe idera per sitcome, reality-show. Fillimisht po ua dergoja regjisorve, agjenteve por ata nuk me kthenin pergjigje. Me ka ndodhur qe I kam degjuar bastutat e mia ne show si “Late show” etc edhe me ka ardhur shume inat!!!! Po ske cben po nuk I ke me copyright, si edhe te regjistruara me lidhjen e shkrimtareve te holliwoodit. Secila kushton $ 30 dollar. Po te blesh nje titull filmi kushton $1000. Para se te dilte ai filmi “In america” me erdhi nje oferte nga nje agjenci per titullin qe kam “I Dreamed Of America”. Nuk e shita, u thashe qe vetem e rentoj. Nesje pas disa muajsh nje filem doli edhe e kishte titullin IN AMERICA. Thashe do jete nje rastesi. E kontrollova agjensine qe perfaqesonte ate irlandesin edhe ishte e njejta agjensi. C’fare ironie!! Prandaj lover_boy, kujdes me keto gjera se te rjepin te gjalle. Ketu eshte adressa e copyright :

http://www.copyright.gov

ik tek kjo e dyta edhe be search, atje mund te besh search per ke filem te duash, si edhe ne qofte se a ka njeri ate titull qe ty mendon ti vesh filmit tend.

http://www.copyright.gov/records/cohm.html

Ne qofte se do besh copyright ik ketu:

http://www.copyright.gov/register/literary.html

edhe follow keto directions. Ajo forma qe te kam vene une atje eshte apostafat. Beje qe tani ska rendesi po nuk e ke mbaruar, mjafton qe ruan idene. Kushton reth $30


Ne qofte se do qe te publikosh skenarin tend ik tek kjo adresse edhe regjistrohu:

E ka bere Kevin spacey.

www.triggerstreet.com

eshte pa lek. Ty mund te postosh skenarin edhe ka shume scenarist atje. Ty duhet te lexosh edhe te kritikosh si edhe te vleresosh skenare qe te jipen si assignments. Sa me shume ty korrigjon aq me shume veta do korrigjojne tenden. Aty ka direktora te ndryshem qe e kontrollojne edhe mund tu pelqeje. Gjithashtu ty mund te besh nje filem me montazh te shkurter. Disa minuta. Tre fitusat presantohen nga Robert denirua ne Tribeca festival. Cool eee, edhe te japin dhurate edhe nje Kamer semiprofessional. Po mos kujto se eshte kaq e lehte. Ka me mijra qe lujane edhe jane profesionista, une deri ne vendin e 45 kam haritur nje here. Duhet qe fillimisht ta pastrosh veten nga paragjikimet shqiptare. Amerikanizoje veten edhe mundohu te shikosh neper filma cfare shikojne amerikanet. Nejse,
e-mali im eshte
Nikas@dr.com
Veme ne messenger, jam zakonisht ne linje!

Nje kerkese per ata qe e lexuan skenarin. Kush mendoni mund ta luaj aleksin? mund te jepni mendime edhe per rolet e tjera.
 

lover boy

Primus registratum
Re: Një film i bërë nga ju

shume falemnderit per informacionin e dobishem. te uroj sukses te metejshem.
 
Top