Re: Nikola Sarkozi!
<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: pinkparadise</div><div class="ubbcode-body">Organza....ca o thua aman? do emra mbiemra dhe adresa?
Nuk e di deri ne ca pike je e imlikuar apo e mire informuar ti, ama 2-3 vjet pas luftes 98-99 ne kosove, kosovareve qe franca i solli ketu i dha dy zgjidhje 1) te qendronin ne france 2) te ktheheshin ne kosove me package..$$$$...
dhe kjo eshte e sigurt me me shume se 1000 perqind, se i kam perkthy vete....kshu qe
</div></div>
Pink ku ke qene perkthyese ti ne OFPRA (Office Francaise de Protection des Réfugies et Apatrides) apo zyrat e prefektures? Thjesht kurioze pasi midis nje perkthyese te zgjedhur nga administrata dhe nje frankofon-eje qe e marrin per te perkthyer ndonje fjale neper foyet te Sonacotres apo per ndonje aktivitet socio-kultural per refugjatet per mos paguar leke, ndryshimi eshte flagrant.
Te gjithe shqiptaret e vertet ketu ne France, pervec ato te ambasadave (te '90, qe Franca i beri pothuajse martire e te drejtave te njeriut) jane ose me strehim territorial, ose ekonomik, edhe pse kane nga 10 vjet. Ndersa te gjithe kosovaret e departamentit ku un jetoj, sapo nisen gjygjet me UMNIKUN ne Kosove si i morren po ashtu dhe i cuan andej nga kishin ardhur, dhe edhe pse ato qe kishin nisur procedurat per kerkese azili politik, kur Sarkozy u be minister i mbrendeshme ia la per gjysem dhe i ktheu mbrapsh. Te suggjeroj ti shikosh me shpesh lajmet e Euronews-it, Canalit +, ose te Arte-ve (19h55) pasi nuk eshte gjithmone e shendeteshme te ushqehesh vetem me propagaden e te djathte sarkoziste te TF1!
Lidhur me shprehjen ..."shqiptaret jashte shtetit dhe mendja e tyre e ndritur...qe vdesin ti hane koken njeri - tjetrit", me vjen keq Dahlia qe je duke munguar pak delikates dhe inteligjence. Estimoj qe pata fat te beja studimet e mija ne France dhe me duket e padrejte qe shume studente te tjere qe jane ne Shqiperi dhe duan te bejne stazhe, te vazhdojne master apo teza, apo femi refugjatesh mos i jepet shanci qe un pata, nderkoheqe mund ta meritojne me shume sec e kam merituar une timin. Nje realitet qe perjetoj cdo vit: pothuajse pjesa me e madhe e studenteve francez kimiste, biologjiste apo fizikant marrin diplomen dhe iken te punojne ne vendet Skandinave, Canada, ose States, vetem sepse ketu ska pune! Eshte groteske te hidheni te dyja "Sakozy o i mir se thot punoni me shume se 35 ore n'jav"!
Shoqeria franceze keto vitet e fundit eshte bere me te vertet depresive,zhvillimi dhe forca e nje shoqeria gjendet ne radhe te pare ne unitetin e diversitet etnik dhe kultural. Une jam per nje France europiane, per nje FRANCE REPUBLICAINE AU SENS PROPRE DU TERME!
Uroj qe te dyja te mos jeni kaq komunitariste sac jepni pershtypjen dhe gjithashtu nje jete sociale sa me te integruar dhe aktive.