Re: Ngjela VS Rama (Sondazhi)
Mua me vjen cudi se si i ngaterroni gjerat ju. Valle nuk e kuptoni se "kryetar bashkie" eshte nje funksion i percaktuar dhe nuk mund te pergjigjet per gjithcka?
Disa nga akuzat qe vura re ne faqen me pare ne adrese te Rames ishin:
Populli eshte ne varferi te skajshme.
Mungojne Dritat.
Nuk ka vende pune.
E para - varferia nuk eshte as veper e Edi Rames, as detyre e tij paresore per te ndrequr. Kemi nje ministri te ekonomise, nje ministri te punes, nje ministri te jashtme, nje kabinet te plote qeveritar i cili pergjigjet per gjendjen ekonomike te vendit. Mos ia veshni kot te gjitha Edi Rames sepse bashkia ka mundesi te kufizuara per te hapur vende punesh. Eshte subjekt administrativ qe merret me rregullimin e jetes qytetare. Pastrimin, rregullimin, shtrimin e rrugeve, ndertimet e reja, koncerte, lyerje, organizime festash etj etj. Sigurisht ka mangesi edhe ne keto, nuk pretendon kush qe Tirana eshte bere si Monako, por disa prej nesh mendojne se po punohet dhe kane durimin dhe besimin ta perkrahin Edi ramen edhe nje term tjeter.
Per dritat mund te ankoheni ne KESH dhe ne MINISTRINE E ENERGJITIKES pasi nese t'i fik dritat ai atje lart, apo mungon energjia ne pergjithesi, Edi Rama nuk ka c'te beje pervecse te grihet ne ta me sherr, ne menyre qe t'i detyroje t'i furnizojne qytetin, dhe mendoj se Edi Rama eshte sherrxhi i shkelqyer, pra konsiderohet nje plus kur i duhet te nderhyje ne qeveri per bashkine e vet.
Eshte ceshtje opsionesh. Kete rradhe kemi ne dore te vazhdojme me Ramen per te shtruar rruge te tjera, pastruar e lyer, me shpejtesi me duket mua, shepjtesi relative.
Opsioni tjetr eshte te veme ne krye Ngjelen dhe te shohim se si gjithcka ndalon befas, dhe ne ndalojme ne ems te rruges me gishtin ne goje.