Ngjela VS Rama (Sondazhi)

hot

Hotgirl
Re: Ngjela VS Rama (Sondazhi)

Fillimisht postuar nga lir:
[qb] Me nje tip si ty as qe ja vlen te zihesh, se dialog jo e jo...ti vlla hik e hipi ifave dhe behu gati per zgjedhjet e reja.... [/qb]
lol.gif
thumbsup.gif
 

Elsi

Forumium praecox
Re: Ngjela VS Rama (Sondazhi)

Fillimisht postuar nga lir:
[qb] alibaba, ti fjalet e mija interpretoi si te duash, se ate e ke vete ne dore, por cfare pret nga une kur ju vazhdoni me kanalet e ujit, dhe ja hidhni ne qafe tjetrit per hater te temes. Dhe te lutem mos me thuaj mua kaq te rref se je jasht se as me njeh dhe as e njef situaten time. Supozimet e shumta jane ato qe varrosin faktet e pakta(si dhe ne vete kete teme)....une spo them qe ehste njeri perfekt, bile e njoh memire se ty besoj, dhe ai ka probleme, por te zgjedh midis tyre, une do zgjidhja prap ramen....Sinqerisht ti me te vertet mendon se ngjela do ishte nje drejtues i drejte dhe i ndershem? [/qb]
Epo, me vjen keq nese bera supozime, por kur ti thua po i bieni violines, atehere cfare tjeter mund te supozoj une? Nejse, per ato tubacionet, vetem dy here u permenden (dhe gjithmone vetem ne lidhje me pergjegjesite qe ka Rama mbi to), keshtu qe mos u merzit sepse argumenta kunder Rames ke ne 12 faqe tek kjo teme, si dhe tema te tjera qe jane mbyllur...

Shiko, une e kam shprehur se cfare mendoj per Ngjelen (dmth, nuk ma mbush mendjen); kurse nga ana tjeter Ramen kemi me shume se tre vjet qe e njoh mire (edhe une e njoh mire - "ndoshta me mire se ty").
 

sent

Primus registratum
Re: Ngjela VS Rama (Sondazhi)

Fillimisht postuar nga Malsor:
[qb] Une e kam votue Ramen se ai asht sot per sot ma i meri.
Jepi o shoku Edi Rama po mos ja baj ene tej si shoku yn i nerumi kryemenester Fatos Nano me pshurr shokt e partis se qe besa burrit ma marre s`ka per t´pas.
Per mue Rama ka punue ene e meriton me vazhdue qat nsjativ me stres e me pare ka pak. [/qb]
ku je o burr malesie se i paske mustaqet si ato te kapedanit
 

kastriot

Primus registratum
Re: Ngjela VS Rama (Sondazhi)

<span style="font-weight: bold">Standarte &quot;bashkekohore&quot; ne Kryeqytet &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/tongue.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

Ja harta e etjes në kryeqytet
Ujësjellësi, problem lidhjet e paligjshme


--------------------------------------------------------------------------------

a.k

TIRANE

Vala e mungesës së ujit të pijshëm ka përfshirë të gjithë Tiranën. Nuk ka lagje e rrugë pa u ankuar për ujin. Ka plot dhjetë ditë që banorët e rrugës së Elbasanit ankohen se nuk u vjen pikë uji në shtëpi. Hapja e gropave të stërmadhuara nga një firmë private që bën ndërtime në atë zonë, thuhet se u ka penguar ujin e pijshëm pallateve të tjera. &quot;Në këtë zonë janë bërë një sërë ndërhyrjesh nga firmat e ndërtimit, të cilat kanë lënë për një kohë të gjatë tubacionet hapur&quot;, tregojnë burime pranë Drejtorisë së Ujësjellësit në Bashki. I njëjti problem është përsëritur dhe në pallatet e sheshit &quot;Ataturk&quot; në kryeqytet. Zgjerimi i rrugës dhe shkatërrimi i një pjese të mirë të ndërtimeve të paligjshme në këtë zonë ka ndikuar në tubacionet e ujit të pijshëm. Ndërhyrjet e paligjshme janë bërë shkaktarë të mungesës së ujit dhe në zonën e pallateve pranë Qendrës Spitalore &quot;Nënë Tereza&quot;, në dy pallate të Kinostudios, në zonën e Saukut të poshtëm, në zonën e 3700-tës në Allias, në zonën e përmbytjes në Tiranë të Re dhe në qytetin Studenti. Problemet e ujit nuk kanë të sosur në kryeqytet.

Përzierjet
&quot;Në rrugët &quot;Qemal Stafa&quot;, &quot;Sami Frashëri&quot;, &quot;Pjetër Bogdani&quot; dhe &quot;Aleksandër Moisiu&quot; ka pasur probleme të theksuara me ujin e pijshëm. Përveç mungesave të herëpashershme është vërejtur dhe një përzierje e ujit në këto rrugë&quot;, sqarojnë specialistët e Drejtorisë së Ujësjellësit. Përsa i përket mungesës së ujit të pijshëm, specialistët sqarojnë se është shkaktuar nga ndërhyrjet e paligjshme në tubacionet. Disa zona, si në lagjen &quot;Ali Demi&quot; dhe në rrugët &quot;Pjetër Bogdani&quot; e &quot;Qemal Stafa&quot;, janë zënë mat një sërë firmash që kanë ndërhyrë në rrjetin e ujit të pijshëm&quot;, sqarojnë burime nga Drejtoria e Ujësjellësit.


ZONAT QE S'KANE UJE

- Rruga e Elbasanit
- 21 Dhjetori
- Në rrugën e Saukut të Poshtëm
- Zona e rep. ushtarak 3700
- Një pjesë e Alliasit
- Pranë Q.Spitalore
- Pjesë e Tiranës së Re
- Qyteti Studenti

Rrugët e ndotura

- Qemal Stafa
- Aleksandër Moisiu
- Pjetër Bogdani
- Sami Frashëri
- Ali Demi
</span>

Marre nga GSH.
 

lir

Primus registratum
Re: Ngjela VS Rama (Sondazhi)

Me behet qefi qe i kane zene duke vepruar kundra ligjit. shpresoj qe sistemi gjyqsor mos te mbylli nje sy e te bej nje vesh shurdh po ti ndeshkoje me sa lejon ligji (te gjithe qe jane perfshire, kushdo qofshin).
 

lir

Primus registratum
Re: Ngjela VS Rama (Sondazhi)

TIRANE (20 Gusht) - Shkarkohet nga detyra drejtori i Ujësjellësit të Tiranës, Andi Xhelepi. Vendimi është marrë nga ministri i Turizmit dhe i Rregullimit të Territorit, Besnik Dervishi. Largimi nga detyra i Xhelepit erdhi si rezultat i situatës së krijuar së fundi në kryeqytet, ku ka pasur probleme të shumta në furnizimin me ujë të pijshëm të qytetarëve. Gjithashtu, edhe në ato zona ku uji ka rrjedhur në çezmat e qytetarëve, ai ka qenë i papastër dhe i dëmshëm për shëndetin e tyre. Motivi i shkarkimit ka qenë mungesa e përgjegjësisë dhe neglizhenca në detyrë nga ana e Xhelepit-----' nga balkanweb'
si gjithmone do sakrifikohet dikush, dhe kete here dashi me i madh ishte Xhelepi...shpresoj qe mos te mjaftohen me aq po te zgjidhin problemet..
 

uni20077

Primus registratum
Re: Ngjela VS Rama (Sondazhi)

Un cam votue(n`AF) per Ngjelen.Asct nieri i piecun e i logicscem.Rama m`ducket caiheer si caal gerdaall!


IHS
wub.gif
 

marko

Primus registratum
Re: Ngjela VS Rama (Sondazhi)

Fillimisht postuar nga Alibaba:
[qb] Hoto, kur fola per standartet, nuk e kisha fjalen per rruget e bukura, por per standartin e jeteses, ku perfshihen sherbime baze dhe jetesore per njerezit si tubacionet e ujit, ujrat e zeza, elektriciteti, dhe pastaj punesimi etj etj... [/qb]
Ashtu eshte qelbesira Rama, i prishi ato tubacione e rrjete qe i ndertuan aq me zell Brojka e Kelmendi, Tirana kishte 1000 vjet qe nuk i mungonin dritat, dhe tani ne Ramen filloi te ikin dritat, te iki uji etj.
Ca folni mer ca folni.
A keni qen naihere ne Tirane ju o vellezer apo flisni keshtu me hamendje?
Pa drita kena qen dhe me pare, tubacionet per ibret kan qen dhe me pare, (kush e ma men ne Selite kur plasi m**i nga cezmet) ujti po ashtu etj etj.
Nuk mund ti hidhet Rames ne qafe se per 2 vjet nuk e beri Tiranen si Parisin se dhe parisi nuk u ndertua per 2 vjet.
He djema me durim, sikur me i poshtri te jete, Rama do leje vulen e tij mbi bashkine, pasi kushdo te zgjidhet do i duhet te kokuroje me punen e tij.
Ai i mesoi njerezit te shohin fryte nga puna e drejtuesve.
Kushdo te bvihet pas Rames, do e kete per detyre te beje sa Rama ppo ndoshta dhe pak me shume.
E per kete i heq kaplen, se po tregon se dhe punohet ne ate vend ku ka humbur shpresa.
 

DFV

Primus registratum
Re: Ngjela VS Rama (Sondazhi)

Megjithese kam nje far kohe qe nuk e kam pare Tiranen,neper mjet medjas apo dhe te aferme e shokeve them se jam pak a shume i informuar per gjendjen e Tiranes si dhe per varferin qe ka mberthyer jo vetem Tiranen por gjithe Shqiperin dhe mendoj qe eshte kjo arsyea qe shume nga ne moren rruget e mergimit ne te gjithe boten.Por une nuk mendoj se ai qe solli varferin ne Tirane na qenka pikerisht Edi Rama,sepse nuk i paska rregulluar akoma dritat,tubacionet e ujrave te zeza e te pishem,rruget,periferin e Tiranes,vendet e punes per te gjithe qytetaret dhe te gjitha keto ai duhet ti bente per 2 vjet e gjysem por keto nuk i beri se ai eshte hajduti me i madh i ballkanit dhe ka vjedhur paret e qytetarve te tij e te tjera brockulla si keto qe nxjerr per dite Sala me shoke.Ky eshte nje ABSURDITET ME BRIRE dhe une kurr nuk kam per ta besuar per vet faktin se hajduti[ne kete raste Sal Berisha e kompani] bertet kapeni hadutin dhe pikerishte tani ne prage te zgjedhjeve.Tani Sala ka perqafur parrullen genje per gjithcka se dicka do te mbetet.Te shohim sa do e besojne???.
 

kastriot

Primus registratum
Re: Ngjela VS Rama (Sondazhi)

Fillimisht postuar nga DFV:
[qb] x..........[ne kete raste Sal Berisha e kompani] ...Tani Sala ka perqafur parrullen genje per gjithcka se dicka do te mbetet.Te shohim sa do e besojne???. [/qb]
<span style="font-weight: bold">Hala me Salen ti!!??
Politiken komunale ne Tirane tash e kaq vjet e ka bere ky Rama Qerosi yt qe lyu me boje ca pallate e me kete rast vodhi &quot;pak miliona dollare&quot; dhe tani do te na shitet si &quot;martir&quot; i kishes katolike.
Vetem ne pak vjet varferia e shqiptarve edhe dyfishuar,dhe kjo per faj te qeverisjes se hajduteve njeri nga te cilet ne nivelin komunal eshte edhe Edi qeros i yti. Prandaj mos na fillo me ato parrullat e vjetra per Salen apo ndonje tjeter se keshtu nuk i terhiqet vemendja njerezve prej mungeses se ujit, dritave dhe varferise qe i merr frymen. </span>


Kastriot
 

lir

Primus registratum
Re: Ngjela VS Rama (Sondazhi)

desha thjesht te korigjoj nje mendim te gabuar: &quot;faji i mungeses se ujit dhe dritave ngel ne nivel bashkiak&quot;...Te flasesh per mungese dritash dhe uji, duhet te flasesh per sisteme teper te vjetra ne shqiperi qe asnje politikan nuk i prek as kalimthi ne diskutimet e tyre pasi puna qe duhet per te permirsuar keto eshte jashtezakonisht e madhe, dhe fondet e kerkuara jane gjigande. Rrjeti elektrik, jo vetem i tiranes por dhe i gjithe shqiperise eshte projektuar te perballoje nje numer konsumatoresh shume te vogel se ai qe furnizon tani.Arsyeja tjeter eshte menaxhimi i keq i burimeve natyrore qe sjellin dhe prodhimin e energjise elektrike, mospagimi ne kohe e fatures nga nje pjese e madhe e popullsise, vjedhja etj etj. Keto i thash ne vija shume te pergjithshme, por nqs doni mund tjua pershkruaj ne detaj se si cdo njera prej tyre hehd nga ekuilibri sistemin elektrik. Nje problem tipik rrjeti elektrik te konsumuar vuajten dhe shtetet e amerikes verilindore dhe lindore te mesme gjate fundjaves se kaluar, ku futet dhe centrali ku punoj une vete.
Pra dhe njehere, detyrat dhe kompetencat e bashkiakut nuk duhen te ngaterrohen me ato te ministrave.
 

kastriot

Primus registratum
Re: Ngjela VS Rama (Sondazhi)

<span style="font-weight: bold">O Ilir, po jane quajtur gjithmone nderrmarje KOMUNALE e Rruga-Urave ose nderrmarja KOMUNALE e Ujesjellesit te Tiranes.
Pra megjithe &quot;privatizimin&quot; dmth. vjedhjen per dy para spec, nga &quot;Boset&quot; mbeten gjithnje nen politiken Komunale pra nen ndikimin direkt te Ed Qerosit.
Si qenka Edi yt &quot;i dashur&quot; pergjegjes per rruget dhe bojatisjen e fasadave te pallateve dhe jo pergjegjes per ndertimet dhe investimet ne sistemin ujesjelles dhe ate elektrik????
Politika energjitike nuk eshte pjese e politikes Komunale????
Po cfare donte Blomberg qe cirrej aq shume me rastin e Blackout???????
Sa per ate krahasimin me USA na shkrive fare. Shqiperia vuan nga mungesa e energjise elektrike per 15 vjet me radhe ndersa USA eshte konsumatori me i madh i energjise elektrike ne Bote.</span>


Kastriot
 

Ksenia

Primus registratum
Re: Ngjela VS Rama (Sondazhi)

Nuk e kuptoj se pse kaq shume veta e lavderojne punen e bere nga Edi Rama.Ka lyer mire e bukur disa pallate po plerat e gropat jane po aty.Para se te lyeje pallatet e te mbushe gropat, te shtoje rruget te heqe malet e plerave.E gjithe kjo me kujton nje grua qe nuk ben banjo po ve parfum.S'ka parfum qe te mbuloje qelbesirllekun.
Ka pastruar Lanen nga kioskat po ka 2-3 vjet qe nuk ka bere asgje tjeter te pakten menjanimin e ujerave te zeza qe vazhdojne te derdhen aty,e qe e kthejne Lanen e bukur ne burim infeksioni. Vazhdon t'i permendet lavdija e vjeter.Tirana e sivjetme eshte po ajo qe ishte vjet e parvjet! Pa infrastukture,drita uje,rregull!!sapo largohesh nga qendra eshte nje skandal i neveritshem te mbyt pislleku!Ku vene parate e taksave?
Me c'rezultate vjen ky kryetar Bashkie ne kete zgjedhje e me c'fakte do qe tiranasit ta zgjedhin perseri? Ajo qe beri para ca vjetesh nuk mjafton,ne asnje menyre nuk mjafton!
 

agshi

Primus registratum
Re: Ngjela VS Rama (Sondazhi)

ti liri dhe hajdutat e tjere te alibaberames nuk ju pelqen me ba dialog te drejte se ju vetem se keni mashtrime e rrena brenda shkrimeve tuaja. Kshtu ene mu nuk do me pelqente te flisja mire per te keqijat e rames qe po len nam me hajninat e tija pa mbarim. Po ju kerkoni me hedh &quot;hi ne sy&quot; njerezve te tiranes me e mblu te verteten e keqe te punes se rames. Ti vet ke than edhe hotgilrsi edhe te tjere si ju qe edi mire ka ba qe ka vjedh, po athere ke vodhi rama? -popullin e tiranes. Po ju a doni edin si alibab apo doni popullin si viktima te alibabes qe i ka lan pa uj e pa drit. S´paska ba gja vecse paska ly ca ndertesa me boj te re sikur skodat e rrenume qe i lyshin perpara e dukeshin si makina te reja, por ajo skod e prishun mette.
 

lir

Primus registratum
Re: Ngjela VS Rama (Sondazhi)

noga ke te drejte qe kerkon me shume, rregullimi i tiranes dhe gjithe shqiperise duhet te jete sistematik dhe i vazhdueshem. Populli duhet te kerkoje esap, pasi ne i vume atje lart qe te na sherbjene ne.
Kastriot lexoje dhe njehere ate qe shkruajta. Ate corbe se perballon dot edi rama me fonde modeste. Cfare duhet te perballoje bashkia , jane djegje trasformatoresh te vegjel, qe ne tirane pellcasin si kokoshka nga mbingarkesa, jane mirbajtja e rrjetit egzistues, shtylla tela etj; por kjo nuk eshte e mjaftueshme per te zgjidhur problemin. rrjeti eshte i kalbur, i vogel, eshte si te perpiqesh te fusesh 100 veta njehere ne nje dere qe lejon vetem 2 a 3. Gjithashtu thash, qe prodhuesit tane te energjise nuk mjaftojne te permbushin kerkesen.
Sa per cfare ndodhi ketu(usa)....e di shume mire dhe kur them qe rrjeti eshte i vjeter dhe ketu, me beso, sigursiht jo si shqiperi. Sa me shume perparon teknologjia aq me shpejt rroten kerkesat e njeriut dhe aq me shpejt &quot;vjetersohet&quot; infrastruktura presente.
 

lir

Primus registratum
Re: Ngjela VS Rama (Sondazhi)

o agshi, une edi ramen se kam as vlla as shok te ngushte(dhe per kastriotin qe ma beri te dashur edin). Ketu une po jap ekspertizen time te kufizuar, dhe ti me quan nje nga 40-tet e alibabes. Te them te drejten me vjen te te shaj mire, po per hir te forumit spo e bej. Hap syte o sylesh dhe lexo ca po shkruajme, kur NEGA me terhoqi verejten per dicka thash ka te drejte, sepse ka, dhe ti do besh mire te heqesh dyllin nga veshet e te degjosh e te mesosh per ato qe sdi. Sjeni lodhur akoma me akuza sharlatane? jo vetem per kandidatet por dhe per ne forumistat e tjere. Problemet nuk sgjidhen duke thene ai eshte hajdut , o burra ta heqim. NQS eshte hajdut , te nxiret evidenca e te denohet. Problemet zgjidhen duke kerkuar llogari, duke shtruar e kerkuar zgjidhje te tyre.
 

Blendi

Primus registratum
Re: Ngjela VS Rama (Sondazhi)

Mua me vjen cudi se si i ngaterroni gjerat ju. Valle nuk e kuptoni se &quot;kryetar bashkie&quot; eshte nje funksion i percaktuar dhe nuk mund te pergjigjet per gjithcka?

Disa nga akuzat qe vura re ne faqen me pare ne adrese te Rames ishin:

Populli eshte ne varferi te skajshme.
Mungojne Dritat.
Nuk ka vende pune.

E para - varferia nuk eshte as veper e Edi Rames, as detyre e tij paresore per te ndrequr. Kemi nje ministri te ekonomise, nje ministri te punes, nje ministri te jashtme, nje kabinet te plote qeveritar i cili pergjigjet per gjendjen ekonomike te vendit. Mos ia veshni kot te gjitha Edi Rames sepse bashkia ka mundesi te kufizuara per te hapur vende punesh. Eshte subjekt administrativ qe merret me rregullimin e jetes qytetare. Pastrimin, rregullimin, shtrimin e rrugeve, ndertimet e reja, koncerte, lyerje, organizime festash etj etj. Sigurisht ka mangesi edhe ne keto, nuk pretendon kush qe Tirana eshte bere si Monako, por disa prej nesh mendojne se po punohet dhe kane durimin dhe besimin ta perkrahin Edi ramen edhe nje term tjeter.

Per dritat mund te ankoheni ne KESH dhe ne MINISTRINE E ENERGJITIKES pasi nese t'i fik dritat ai atje lart, apo mungon energjia ne pergjithesi, Edi Rama nuk ka c'te beje pervecse te grihet ne ta me sherr, ne menyre qe t'i detyroje t'i furnizojne qytetin, dhe mendoj se Edi Rama eshte sherrxhi i shkelqyer, pra konsiderohet nje plus kur i duhet te nderhyje ne qeveri per bashkine e vet.

Eshte ceshtje opsionesh. Kete rradhe kemi ne dore te vazhdojme me Ramen per te shtruar rruge te tjera, pastruar e lyer, me shpejtesi me duket mua, shepjtesi relative.
Opsioni tjetr eshte te veme ne krye Ngjelen dhe te shohim se si gjithcka ndalon befas, dhe ne ndalojme ne ems te rruges me gishtin ne goje.
 

Herkuli

Primus registratum
Re: Ngjela VS Rama (Sondazhi)

po them edhe nja dy llafe. Populli e do Edushken! Kjo pune ka bitisur dhe ai ti gezoje edhe kater vjete maj karriges kur as Sala as njeri s'e levizi per keto kater vjetet e kaluara. Dy rruge i beri dhe populli ato sheh:-dhe ato do te marri. Ti gezoj me shendet. Rrofte Edi dhe populli.
Pastaj duhet te fillojme te kemi besim tek shteti i se drejtes edhe pse nuk ekziston (a mund te besojme tek dicka qe nuk ekziston?-Jo, por mund te besojme tek e ardhmja e saj). Mos te leshojme akuza kot me kot edhe pse te verteta perderisa instancat vete nuk flasin fjalen e tyre.
 

Elsi

Forumium praecox
Re: Ngjela VS Rama (Sondazhi)

Blendi, mos u trego selektiv (me dashje apo pa dashje) ne gjykimin e akuzave qe jane bere me siper. Kuptoji mire akuzat, se jane te argumentuara, te gjitha kane lidhje me Edi Ramen. Gjithashtu nqs permend ato akuza, duhet t'i permendesh te gjitha, qe te na mbushesh mendjen...

Sidoqofte, jam dakort me Bejtexhiun: E gezofshi Edin edhe per 3 vjet te tjera... te ishit njerez me pak militante, me pak te genjyeshem, pak me te pavarur ne mendim, te pakten nuk do ta mbronit me kaq zjarr Edi Ramen... Me njerez si Edi do te ece perpara Shqiperia e atyre qe do te ngelin ne Shqiperi...

Hajt shnet e t'mira...
 

marko

Primus registratum
Re: Ngjela VS Rama (Sondazhi)

Gabon Alibaba, ne nuk do gezojme Edin, po Tiranen.
Se kush e ben Tiranen, as me duhet hic, Edi, Sala, Alibaba, SInbadi, po dheshi dhe Klintoni le te vije ta rregulloje, per sa kohe e rregullon, mua aq me ben.
Per mua ka rendesi Tirana e jo politikat pas saj!
 
Top