Pra ne thelb kemi veten tone qe perkundrejt Universit eshte pafundesisht e vogel, dhe ndikimin tone ne Univers, qe eshte perseri pafundesisht i vogel per Universin.
Nese bejme nje analogji dhe imagjinojme qe secili prej nesh eshte Universi, sa do e ndienit ju mungesen e dickaje qe eshte pafundesisht e vogel perballe jush dhe qe ka ndikim pafundesisht te vogel tek ju?
Te pakten kesaj here, gurax, ti po tenton te permbash Universin brenda nje ene ose brenda nje forme fizike. Nuk eshte gabim, edhe pse une do te mendoja ndryshe, qe ti e imagjinon veten tende si UNIVERSI.
Ti do te ishe nje qenie e madhe brenda se ciles ekziston gjithcka. Ne kete rast, ti, si petk, nuk do te njiheshe nga qeniet te cilat jetojne brenda teje dhe po keshtu ti nuk do te ishe ne gjendje t'i njihje ata.
Deri ketu jemi ne rregull. A i mungon dikush dikujt i cili nuk ka idene me te vogel te ekzistences se TYRE?!
Absolutisht JO. E kunderta eshte gjithashtu e vertete.
Le ti kthehemi pyetjes ne qofte se ti vdes a do te ndihej mungesa jote ne Univers? Universit do t'i hiqej petku i jashtem. Ose do t'i plaste cipa. Kaq.
Brenda trupit tend ekzistojne ashtu si kukullat matrioshka shume sisteme te varuara nga njera tjetra. Asnje nuk do te mund te ekzistonte ne mungese te nje sistemi komplet. Renia e njeres do te sillte automatikisht renien e gjithckaje. Sistemi eshteror, sistemi muskulor, sistemi i qarkullimit te gjakut, sistemi i tretjes se ushqimit, sistemi nervor, sistemi limfatik, sistemi riprodhues, sistemi imunitar, sistemi i frymemarrjes jane tete a nente sisteme te cilat mund te imagjinohen si kukullat matrioshka te futura tek njera tjetra.
Nqs ti je Universi atehere ti i bie te jesh i pavdekshem le te themi ne krahasim me qelizat e trupit te cilet jane njerezit qe jetojne ne ty. A do te bije ti ne dashuri me nje qelize trupore? A do te ndjeje mungesen e nje qelize trupore e cila ka nje afat skadimi qe matet me sekonda? Ne kushte normale absolutisht JO. Kur trupi eshte i forte dhe sistemi i tij imunitar ne gjendje perfekte atehere qeliza qe do te vdiste do te zevendesohej me nje qelize te re dhe mbrojtja ndaj paraziteve te jashtem do te ishte e aktivizuar ne maksimum.
Deri tani ne rregull. Pyetja qe lind eshte pse vdes njeriu? Ai jeton gjate dhe vdes ne menyre te natyrshme POR ne raste semundjeje psh kanceroze eshte ekzistenca e nje qelize te vetme ajo qe te con drejt vdekjes se sigurte. Ky njeri apo kjo qelize e cila vendos te percahet dhe te krijoje nje mutacion, edhe pse e padukshme, edhe pse jojetike eshte edhe rrezikshmeria me e larte qe i kanoset trupit tend. Kur behet identifikimi i keture qelizave atehere veprimi me i drejte do te ishte qe ato te villeshin apo nxirreshin jashte trupit tend pa qene teper vone.
Mungesa e nje qelize apo miliona qelizave nuk do te ndihej ne qofte se asgjesimi i tyre do te mbante sistemet trupore ne nje gjendje performimi optimal.
EL