Nese vdes,a do ndihet mungesa ime ne Univers?

Valmir D

Primus registratum
Para 2 vitesh,nje shoku im ne gjimnaz lexonte shume libra filozofike dhe bente shume pyetje filozofike. Nje nder pyetjet qe ai i bente shpesh dhe qe me kaen ngelur ne mendje ishte ajo qe lexoni ne titull. Si mendoni ju?
Nese vdisni sot,a do ndihet mungesa juaj ne Univers?
 

gurax

Pan ignoramus
Nese pranojme qe Universi eshte pafundesisht i madh, kjo ben qe secili prej nesh perkundrejt Tij te jete pafundesisht i vogel. Gjithashtu, ndikimi jo vetem i secilit prej nesh, por edhe i te tere njerezimit ne Univers, eshte brenda nje hapesire te fundme. Po te ekzagjerojme fuqishem dhe ne menyren me ekstravagante dhe spekullative te mundshme, kjo hapesire e fundme ku ka ndikim njerezimi, eshte me permasat e Sistemit Diellor. Por edhe Sistemi Diellor, perkundrejt nje Universi te pafundem, perseri eshte pafundesisht i vogel. Dmth se edhe ndikimi i tere njerezimit ne Univers eshte pafundesisht i vogel perkundrejt vete Universit - i afrohet perhere e me shume zeros.
Pra ne thelb kemi veten tone qe perkundrejt Universit eshte pafundesisht e vogel, dhe ndikimin tone ne Univers, qe eshte perseri pafundesisht i vogel per Universin.
Nese bejme nje analogji dhe imagjinojme qe secili prej nesh eshte Universi, sa do e ndienit ju mungesen e dickaje qe eshte pafundesisht e vogel perballe jush dhe qe ka ndikim pafundesisht te vogel tek ju?
 

joetisti_

Locus omnem
materialisht eshte zhdukje, sa i perket pyetjes [sa kuptova une], por per universin [personalisht kam parasysh pafundesine] do te ishte transformim. Dhe, meqe kjo pafundesi me gjithcka ka brenda (edhe jashte), eshte si nje trup i vetem, pyetja merr kuptim.
Me fjale te tjera, per t'u shpjeguar (trashe), a ndihet mungesa e apendicitit qe mua me kane hequr (flas personalisht ketu) ne trupin tim?

Edhe po, edhe jo.
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
Pra ne thelb kemi veten tone qe perkundrejt Universit eshte pafundesisht e vogel, dhe ndikimin tone ne Univers, qe eshte perseri pafundesisht i vogel per Universin.
Nese bejme nje analogji dhe imagjinojme qe secili prej nesh eshte Universi, sa do e ndienit ju mungesen e dickaje qe eshte pafundesisht e vogel perballe jush dhe qe ka ndikim pafundesisht te vogel tek ju?

Te pakten kesaj here, gurax, ti po tenton te permbash Universin brenda nje ene ose brenda nje forme fizike. Nuk eshte gabim, edhe pse une do te mendoja ndryshe, qe ti e imagjinon veten tende si UNIVERSI.

Ti do te ishe nje qenie e madhe brenda se ciles ekziston gjithcka. Ne kete rast, ti, si petk, nuk do te njiheshe nga qeniet te cilat jetojne brenda teje dhe po keshtu ti nuk do te ishe ne gjendje t'i njihje ata.

Deri ketu jemi ne rregull. A i mungon dikush dikujt i cili nuk ka idene me te vogel te ekzistences se TYRE?!

Absolutisht JO. E kunderta eshte gjithashtu e vertete.

Le ti kthehemi pyetjes ne qofte se ti vdes a do te ndihej mungesa jote ne Univers? Universit do t'i hiqej petku i jashtem. Ose do t'i plaste cipa. Kaq.

Brenda trupit tend ekzistojne ashtu si kukullat matrioshka shume sisteme te varuara nga njera tjetra. Asnje nuk do te mund te ekzistonte ne mungese te nje sistemi komplet. Renia e njeres do te sillte automatikisht renien e gjithckaje. Sistemi eshteror, sistemi muskulor, sistemi i qarkullimit te gjakut, sistemi i tretjes se ushqimit, sistemi nervor, sistemi limfatik, sistemi riprodhues, sistemi imunitar, sistemi i frymemarrjes jane tete a nente sisteme te cilat mund te imagjinohen si kukullat matrioshka te futura tek njera tjetra.

Nqs ti je Universi atehere ti i bie te jesh i pavdekshem le te themi ne krahasim me qelizat e trupit te cilet jane njerezit qe jetojne ne ty. A do te bije ti ne dashuri me nje qelize trupore? A do te ndjeje mungesen e nje qelize trupore e cila ka nje afat skadimi qe matet me sekonda? Ne kushte normale absolutisht JO. Kur trupi eshte i forte dhe sistemi i tij imunitar ne gjendje perfekte atehere qeliza qe do te vdiste do te zevendesohej me nje qelize te re dhe mbrojtja ndaj paraziteve te jashtem do te ishte e aktivizuar ne maksimum.

Deri tani ne rregull. Pyetja qe lind eshte pse vdes njeriu? Ai jeton gjate dhe vdes ne menyre te natyrshme POR ne raste semundjeje psh kanceroze eshte ekzistenca e nje qelize te vetme ajo qe te con drejt vdekjes se sigurte. Ky njeri apo kjo qelize e cila vendos te percahet dhe te krijoje nje mutacion, edhe pse e padukshme, edhe pse jojetike eshte edhe rrezikshmeria me e larte qe i kanoset trupit tend. Kur behet identifikimi i keture qelizave atehere veprimi me i drejte do te ishte qe ato te villeshin apo nxirreshin jashte trupit tend pa qene teper vone.

Mungesa e nje qelize apo miliona qelizave nuk do te ndihej ne qofte se asgjesimi i tyre do te mbante sistemet trupore ne nje gjendje performimi optimal.


EL
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
Ne qofte se gurax denjon t'a mendoje veten si Univers atehere edhe une e gezoj nje te drejte te tille. Duke e ditur apriori se Universi nuk eshte gje tjeter vecse "nje sy" apo nje "perceptim individual", atehere i bie qe te ekzistojne nje numer i pafund universesh paralele ne varesi te numrit te personave qe imagjinojne ekzistencen e tij.


El
 

Tringa_

Primus registratum
ok ne jemi vetem nje grimce ne univers ,mirepo seceli nga ne nese ke qetesi ne vete qetesi mbrenda teje shpirterore ne secilin nga ne univerzi eshte mbrenda nesh andaj per ne gjerat qe nuk shihen me sy e preken me dore jane me te vlevshme me te cmuara dhe asnje gje tjeter sepse neve jemi univers mbrenda universit jemi ne berthamen e tij dhe gjithe kohen me hapat tona shkelim dhe vrasim me miljona insekte flutra etj etj edhe pse ato jane pjese ejona nga se secila nga ato ka detyren e vet
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
Me kujtohet nje moment i caktuar ne jete kur mendova se ne qofte se ne kete bote une nuk jam ne gjendje te identifikoj nje njeri te vetem i cili do te me kuptonte dhe do t'a kuptoja, do te me njihte dhe do t'a njihja, do me besonte dhe do t'a besoja atehere do te ishte e kote qe nje bote e tille te ekzistonte.

Asnjehere nuk kishte te bente me Universin apo me Token por me NJERIUN.

Ajo qe kuptova une ishte se Universi ishte i krijuar ne menyre te tille qe te lejonte njeriun te imagjinonte dhe te kthehej ne bashkekrijues. Ai ishte krijuar ne menyre te tille qe te njihte respektimin e vullnetit te lire si parimin kryesor te tij. Ai ishte krijuar gjithashtu ne menyre te tille qe te kthehej ne bukuri absolute per ata qe e shihnin te tille si krijim dhe si burg te perjetshem per ata qe e shihnin ate si te tille.

Nenshtrimi ndaj bukurise se Universit ishte dhe ajo e cila me nxorri jashte TIJ. Vecse im ATE, krijuesi nuk ishte ne te.

Per sa i perket universeve paralele ato ekzistojne. Ideja se dy linja paralele nuk takohen kurre vecse ne perspektive e cila eshte thjeshte nje iluzion krijuar nga distanca dhe dritehija ne horizont, eshte me se e gabuar. Ne qofte se nje njeri qendron paralelisht perballe nje njeriu tjeter mjafton qe ata te perputhen truperisht midis tyre per te bere takimin. Po keshtu edhe nje linje e drejte ne fletore nuk eshte gje tjeter vecse nje shume e madhe linjash te padukshme te cilat te bashkuara krijojne iluzionin e nje linje te vetme.

Kalimi nga nje univers ne tjetrin eshte i mundshem nepermjet kontaktit te tyre i cili nuk eshte shume i thjeshte per arsye te shpejtesise se ndryshme me te cilen ata udhetojne.


Elohim
 
Top