Nen kampion bote peshngritesi Korcar qe ju tha "jo " Greqise.
Suli-Kafarani, sekretet e Boterorit
Dy sportistet dhe trajneri i tyre, Shaqiri, tregojne si u renditen mes me te mireve ne bote. Si e humbi Ilir Suli medaljen e arte ne shkeputje dhe Iliri "tjeter", argjendin ne shtytje. Kafarani: "Falenderoj Edi Ramen, Ilir Meten, Fidel Yllin, Gudar Beqirajn dhe Sokol Morinen. Dje, takimi me Daden dhe kerkesat e peshengritesve. Sot, ne 11.00, pritje ne Kryeministri me Nanon. Pritet ftesa e Presidentit Moisiu
Bledar KUKA
TIRANE - Ilir Suli dhe Ilir Kafarani po jetojne momentet e tyre te lavdise, se bashku me trajnerin Hektor Shaqiri. Pas takimit te djeshem me Ministren e Kultures, Rinise dhe Sporteve, Arta Dade dhe nje dreke me te, te "Nena Mbretereshe" (bashke me presidentin e federates, Esat Ademi dhe sekretarin, Ilir Kraja), sot ata i pret Kryeministri i Shqiperise, Fatos Nano, me propozim te zv.kryeministrit Ilir Meta, ndersa pritet te mberrije nje ftese edhe nga Presidenti i Republikes, Alfred Moisiu. Pas nje vendi te dyte dhe te peste ne Boterorin e Peshengritjes ne Varshave, ky mund te quhet momenti i tyre i lavdise. Por, dy sportistet shqiptare mund te kishin marre edhe me shume sesa arriten ne kryeqytetin polak. Kete e tregon trajneri Shaqiri. "Kur Suli po garonte ne stilin e shkeputjes, - thote ai, - ne i kishim dhene gjyqtarise fleten me peshen qe kerkonim te ngrinim, e cila ishte 175 kg. Gjyqtaria, ndryshe nga si jane rregullat, e la fleten papermbysur ne tavoline dhe trajneri gjeorgjian i Asanidzes e pa. Pas kesaj ai priti, qe ne te perfundonim garen dhe kerkoi 177 kg per sportistin e tij, qe i dha te arten. Une i jap doren atij, sepse edhe une po te isha ne vend te tij, ashtu do te veproja. Gabimi ishte i gjyqtareve". Keshtu i iku nga dora Sulit medalja e arte. Ndersa Kafaranit iu largua mundesi per vendin e dyte ne stilin e shtytjes. Tregon vete Iliri: "Ngrita ne proven e dyte 205 kg, pasi kisha ngritur 195 ne te paren. Kerkova 210 ne te treten, qe do te thoshte medalje argjendi, pas bullgarit. Por, per nje gabim teknik nuk ia arrita qellimit. Gjynah sepse e kisha mundesine". Mjeshtri i vjeter i peshengritjes, Farruk Kalleshi, shton se "Kafarani do te kishte bere mire te ishte perqendruar vetem ne stilin e shtytjes, ku mund te merrte medalje patjeter". Por nuk harron te theksoje se "ky eshte rezultati me i madh qe kane arritur ndonjehere sportistet tane ne garat nderkombetare". "Imagjinoni, - vazhdon ai, - sesa flamure ka bota. Dhe mendoni qe flamuri shqiptar te jete nder 2 te paret, apo nder 5 te paret".
--------------------------------------------------------------------------------
26/11/2002