Nen kampion bote peshngritesi Korcar qe ju tha "jo " Greqise.

NYC_GUY

Primus registratum
Nen kampion bote peshngritesi Korcar qe ju tha "jo " Greqise.

Suli-Kafarani, sekretet e Boterorit
Dy sportistet dhe trajneri i tyre, Shaqiri, tregojne si u renditen mes me te mireve ne bote. Si e humbi Ilir Suli medaljen e arte ne shkeputje dhe Iliri "tjeter", argjendin ne shtytje. Kafarani: "Falenderoj Edi Ramen, Ilir Meten, Fidel Yllin, Gudar Beqirajn dhe Sokol Morinen. Dje, takimi me Daden dhe kerkesat e peshengritesve. Sot, ne 11.00, pritje ne Kryeministri me Nanon. Pritet ftesa e Presidentit Moisiu

Bledar KUKA

TIRANE - Ilir Suli dhe Ilir Kafarani po jetojne momentet e tyre te lavdise, se bashku me trajnerin Hektor Shaqiri. Pas takimit te djeshem me Ministren e Kultures, Rinise dhe Sporteve, Arta Dade dhe nje dreke me te, te "Nena Mbretereshe" (bashke me presidentin e federates, Esat Ademi dhe sekretarin, Ilir Kraja), sot ata i pret Kryeministri i Shqiperise, Fatos Nano, me propozim te zv.kryeministrit Ilir Meta, ndersa pritet te mberrije nje ftese edhe nga Presidenti i Republikes, Alfred Moisiu. Pas nje vendi te dyte dhe te peste ne Boterorin e Peshengritjes ne Varshave, ky mund te quhet momenti i tyre i lavdise. Por, dy sportistet shqiptare mund te kishin marre edhe me shume sesa arriten ne kryeqytetin polak. Kete e tregon trajneri Shaqiri. "Kur Suli po garonte ne stilin e shkeputjes, - thote ai, - ne i kishim dhene gjyqtarise fleten me peshen qe kerkonim te ngrinim, e cila ishte 175 kg. Gjyqtaria, ndryshe nga si jane rregullat, e la fleten papermbysur ne tavoline dhe trajneri gjeorgjian i Asanidzes e pa. Pas kesaj ai priti, qe ne te perfundonim garen dhe kerkoi 177 kg per sportistin e tij, qe i dha te arten. Une i jap doren atij, sepse edhe une po te isha ne vend te tij, ashtu do te veproja. Gabimi ishte i gjyqtareve". Keshtu i iku nga dora Sulit medalja e arte. Ndersa Kafaranit iu largua mundesi per vendin e dyte ne stilin e shtytjes. Tregon vete Iliri: "Ngrita ne proven e dyte 205 kg, pasi kisha ngritur 195 ne te paren. Kerkova 210 ne te treten, qe do te thoshte medalje argjendi, pas bullgarit. Por, per nje gabim teknik nuk ia arrita qellimit. Gjynah sepse e kisha mundesine". Mjeshtri i vjeter i peshengritjes, Farruk Kalleshi, shton se "Kafarani do te kishte bere mire te ishte perqendruar vetem ne stilin e shtytjes, ku mund te merrte medalje patjeter". Por nuk harron te theksoje se "ky eshte rezultati me i madh qe kane arritur ndonjehere sportistet tane ne garat nderkombetare". "Imagjinoni, - vazhdon ai, - sesa flamure ka bota. Dhe mendoni qe flamuri shqiptar te jete nder 2 te paret, apo nder 5 te paret".

--------------------------------------------------------------------------------
26/11/2002
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Nen kampion bote peshngritesi Korcar qe ju tha "jo " Greqise.

Nuk e di sa e ndoqet emisionin Shqip te Xhunges, por me beri mjaft pershtypje fjala e Sulit per ceshtjen e Luan Shabanit e gjithe sportisteve shqiptare qe garojne me flamuje greke e te tjere.
Asnje nuk ka te drejte te gjykoje. Sidomos ju qe jeni ne mergim e qe keni pranuar pasaportat e huaja e qe neser pasneser kur te jeni te suksesshem do te quheni qytetare te botes dhe jo te Shqiperise.
Suli nuk u tha 'jo' grekeve. Rastesia beri qe ne periudhen kur ai iku shteti shqiptar beri dicka per t'i terhequr pas vetes. Gje qe nuk e beri kur iku Shabani apo te tjere. E si mund te gjykohet Shabani kur nga 90 e deri ne 95 ju desh te punoje nga punet me te rendomta per te mbijetuar si vete si familja e tij. Ku ishte shteti shqiptar kur ky sportist i nivelit nderkombetar po e conte dem talentin e tij? Kush jane gazetaret shqiptare apo te tjeret per ta gjykuar ate dhe shume sportiste te tjere qe kane vuajtur sa me s'behet?!
Edhe Suli e tha: "Ne duhet te jemi krenare qe njerez si Shabani qe pavaresisht nga veshtiresite qe ka kaluar, vazhdon te jete kompetitiv ne sport!"

Ne duhet te krenohemi me kembenguljen e tyre qe i beri te ngrene koken lart dhe ne toke te huaj.
:thumbsup:
 

aurel

Primus registratum
Re: Nen kampion bote peshngritesi Korcar qe ju tha "jo " Greqise.

bie dakort me ty simplyme se shteti shqiptar duhet te bej dicka per sportistet shqiptar qe ata mos te ikin,tani eshte ne prag te ikjes dhe Miliam Rama dhe per kete duhet te behet dicka para se te iki.po kur bie llafi per sportistet shqiptar qe mbrojne ngjyrat greke une kundershtoj se ata e harruan shqiperine.ish kampioni i evropes me pashapote gjermane nuk e harroi kurre Kosoven dh SHqiperine me njeher pas fitimt te titullit ai vajti ne Kosove,kurse kurse keta tradhetaret ketu ne greqi hedhin flamurin grek ne sup te pakten kete nuk dhej ta benin,ne nje interviste te mirel manjanit gazetari e pyeti perse kur garon ajo i lyen thonjte ngjyre bojqielli dhe ajo u pergjigj se i lyen keshtu se kete ngjyre ka dhe flamuri grek.ku ishin ata ne luften qe mediat greke i benin shqiperise?ku ishin ata ne kohen e luftes ne kosove kur e gjothe greqia ishte kunder kosoves perse nuk bene asnje deklarate?ku ishin ata kur shqiperia fitoj 2-0 me greqine dhe greket e bene ceshtje ne parlament dhe shanin hernjte e asaj ndeshje perse nuk dolen te flisnin?Bledar Kola vetem pse delaroi se fitoren ja detikon emigranteve shqipetar ne greqi e perzune nga panathinaikos.prandaj per mendimin tim me te drejte i quajme TRADHETAR.
 

NYC_GUY

Primus registratum
Re: Nen kampion bote peshngritesi Korcar qe ju tha "jo " Greqise.

Fillimisht postuar nga simply me:
[qb]Nuk e di sa e ndoqet emisionin Shqip te Xhunges, por me beri mjaft pershtypje fjala e Sulit per ceshtjen e Luan Shabanit e gjithe sportisteve shqiptare qe garojne me flamuje greke e te tjere.
Asnje nuk ka te drejte te gjykoje. Sidomos ju qe jeni ne mergim e qe keni pranuar pasaportat e huaja e qe neser pasneser kur te jeni te suksesshem do te quheni qytetare te botes dhe jo te Shqiperise.
Suli nuk u tha 'jo' grekeve. Rastesia beri qe ne periudhen kur ai iku shteti shqiptar beri dicka per t'i terhequr pas vetes. Gje qe nuk e beri kur iku Shabani apo te tjere. E si mund te gjykohet Shabani kur nga 90 e deri ne 95 ju desh te punoje nga punet me te rendomta per te mbijetuar si vete si familja e tij. Ku ishte shteti shqiptar kur ky sportist i nivelit nderkombetar po e conte dem talentin e tij? Kush jane gazetaret shqiptare apo te tjeret per ta gjykuar ate dhe shume sportiste te tjere qe kane vuajtur sa me s'behet?!
Edhe Suli e tha: "Ne duhet te jemi krenare qe njerez si Shabani qe pavaresisht nga veshtiresite qe ka kaluar, vazhdon te jete kompetitiv ne sport!"

Ne duhet te krenohemi me kembenguljen e tyre qe i beri te ngrene koken lart dhe ne toke te huaj.
:thumbsup: [/qb]
Simply me : C fare i dha shteti SHqiptar Sulit ????? Pepara se te nisej per ne lojrat Olimpike ai stervitej ne nje qoshe te pallatit te sportit ne Korce , pa patur mjetet e nevojshme per stervitje , pa patur doktor personal,masazhator etj etj . Keto i kushtuan ndoshta dhe medalje ne lojrat Olimpike , pasi pesoi nje demtim dhe zurri vendin e katert . Vetem tani po kujtohet shteti ti ndihmoje disi .
Nuk ka asnje te keqe qe keta "shqiptaret" e tjere konkurojne per Greqine , por e keqja qendron se ata mohuan gjithcka , harruan se si u bene kampione , Pirro Dhima kur mori medaljen thiri " per ty Greqi o atdheu im " Pirro DHima mbushte autobuze dhe i dergonte ne Himarre dhe thoshte votoni per Omonian etj etj .
 

Skam emer

Primus registratum
Re: Nen kampion bote peshngritesi Korcar qe ju tha "jo " Greqise.

bashkohem me Cunin e Nju Jorkut per kte pune. Ilir Suli megjithese ka marre dicka nga shteti prape nuk krahasohet me c'kane marre Pirro Dhima&Co e cfare do kishte marre sikur te ishte bere Grek. Po Pirro Dhima e tregon veten se c'zagar eshte kur hedh balte mbi Shqiperine. Nuk di gje per Shabanin po ai nuk me duket se ka folur ndonje gje kundra Shqiperise.
 

aurel

Primus registratum
Re: Nen kampion bote peshngritesi Korcar qe ju tha "jo " Greqise.

Qoftelargu saper te ditur dicka te informoj se i vetmi qe ka ruajtur seriozitetin e tij dhe nuk ka hedhur balte mi shqiperine eshte lorenc goga.kurse te tjeret jo vetem qe e harruan shqiperine por kane ber dhe deklarata ndryshme.
 

jack

Primus registratum
Re: Nen kampion bote peshngritesi Korcar qe ju tha "jo " Greqise.

marre nga faqja zyrtare greke e peshngritjes
Dimas_big.jpg

"Dhima-s" Born on October 13, 1971 at Himarra. He is 1.74m tall and competes in the 72kg category. He belongs to SC Milon of Nea Smyrni. He returned to his roots in February, 1991. Gold medalist at the 1992 Olympic games in Barcelona, in 1996 in Atlanta and in 2000 in Sydney. World champion in 1993, 1995 and 1998. Top athlete at the 1995 World Championships in Guangzhou. Greek athlete of the year in 1992, 1993, 1995 and 1996. He is a graduate of the Department of Geoponics and a Major in the Greek army. He is married and has three children, two daughters, Eleni and Maria and one son, Victor. His brother, Odysseas, has also been a weightlifter in the categories of 91kg and 99kg.

Mitrou_big.jpg
"Mitrou" Born on June 14, 1973 in Avlona. He is 1,69m. tall and competes in the 77kg category. In 1986, he joined weightlifting. In 1991, he returned to his roots.

Sabanis_big.jpg
Luan Shabani "l-e-o-n-i-d-h-a-s s-abani-s" Born in Korca on October 28, 1971. He was quiet young when he decided to take up weightlifting. In April, 1991 "He returned to his roots" and joined Panathinaikos. In 1995, he became member of the Greek National Team where he was trained by Christos Iakovou. At the the 1995 World Championships, he won two gold medals and one bronze in the 59kg category. Three years later, in Lahti of Finland he dominated in the 62 kg category winning three gold medals. At the Atlanta 1996 and Sydney 2000 Olympic Games, he won the silver medal. He is married and has one daughter called Anastasia (1995). He is a graduate of the training school and Lieutenant in the Greek Airforce. In 1998, he was elected best athlete of the year by the Greek sports journalists.


Tzelilis_big.jpg
"Xhelili-s"Born in Avlona on January 13, 1973. In 1991, he returned to his roots. His is 1,60m tall and competes in the 69kg category. He belongs to Spartakos of Ioannina. At the Atlanta Olympics he lost the bronze medal over less body weight. A serious injury prevented him from competing in the Sydney Olympic Games. He is a graduate of high school and a Second Lieutenant in the Greek Navy.
Kaxi_big.jpg
Akakio-s Born on July 13, 1969 at Tsinvali of Georgia. His mother was greek, Maria Lambrianidi. He is 1.78m tall and he belongs to Milon Club. He returned to his roots in October, 1994.

Leonidis_big.jpg
leonidi_s Born on February 14, 1966 in Esentouki, Russia. "He returned to his roots in December 1991".


Shabani duke kap pej faqe Gjeorgjianin e ngrate "he mer qerrata erdhe dhe ti ne "gerqi" te benec kampion. Une kam ardh qe me 91-shin ti tani von u kujtove he he he

team.jpg



ca te themi e ca te mos themi , ti gjykojme?
nje miku im shume kohe ne kurbet "qysh me 54-en" thote : atdheu eshte atje ku ke te hace nje kothere buke.

ndoshta ka te drejte , kushedi??!!
 

Alesio

Primus registratum
Re: Nen kampion bote peshngritesi Korcar qe ju tha "jo " Greqise.

Kafarani, Aleksander Kondo i ri
Me 220 kg, Iliri behet njeriu qe ka ngritur peshen me te madhe ne Shqiperi, ne te gjitha kohet. I mbiquajtur si simboli i punes, nga mjeshtri i madh i shtanges, Farruk Kalleshi, sportisti i nivelit te larte synon Olimpiaden e Athines, por deshira e tij e pashprehur eshte nje medalje ne Kampionatin Boteror te Kanadase, ne nentor 2003. Cfare thote rekordmeni i ri shqiptar

Bledar KUKA

TIRANE - Ilir Kafarani eshte tashme njeriu qe ka ngritur peshen me te madhe ne Shqiperi. Ne Kampionatin Kombetar, zhvilluar pak dite me pare ne Tirane, peshengritesi i klubit Dinamo dhe i ekipit kombetar, ngriti 220 kg ne stilin e shtytjes, duke thyer rekordin e meparshem qe mbahej po prej tij me 212.5 kg. Edhe ne shkeputje arriti nje rekord kombetar, 170.5 kg, nga 170 kg. Kjo, per peshen 94 kg, qe nuk eshte pesha natyrale e gares per te. "Ky ishte nje rezultat qe une e kisha arritur edhe me pare ne stervitje, por asnjehere ne gare, - shprehet Kafarani, - kam garuar ne peshen 94 kg, sepse eshte me e pershtatshme per mua, ne keto kohe, qe te jem ne kete peshe".

Shume vjet me pare, rreth mesit te viteve 80-te, Aleksander Kondo hyri ne histori si njeriu i pare ne Shqiperi qe ngrinte 200 kg. Ate dite Pallati i Sportit "Partizani" (sot "Asllan Rusi") ishte plot, dhe entuziazmi, i jashtezakonshem. Disa vjet me vone, durrsaku Erlin Nikolla mberriti ne 210 kilogram, pesha me e madhe para viteve 90-te. Qe nga ajo kohe Ilir Kafarani kishte arritur ta thyente ate record, deri ne 212.5 kg. Kjo peshe ishte tabu, deri me 3 shtator 2003, para 3 ditesh. Vete Kafarani, i beri nje permiresim te denje per librin Guinness, duke shtuar ne nje dite te vetme, 7.5 kilogram, ndersa per 12.5 kg, ishin dashur rreth 20 vjet.

Nje nga emrat me te medhenj te peshengritjes, Farruk Kalleshi, njeriu qe i ka qendruar shume afer Ilirit, thote: "Iliri eshte simbol i punes. Asnje sportist tjeter ne Shqiperi nuk punon kaq shume dhe me kaq vullnet sa ai. Qe nga Kampionati Europian i ketij viti, deri tani, nuk ka bere asnje dite pushim".

Kafarani shton: "Une kam qe nga viti 1999 qe nuk bej pushim. Nuk njoh plazhin, etj. Kjo ka bere qe te arrij rezultate". Ndersa gara e kampionatit kombetar per Ilirin do te ishte me 3 shtator, ai e vazhdoi stervitjen deri paraditen e 2 shtatorit, ndersa e rifilloi menjehere me 4 shtator. Te enjten pasdite, ai ishte nga ora 17.00 deri rreth ores 20.00 ne palestren e shtanges, prane Stadiumit Kombetar "Qemal Stafa".

"Une, - thote rekordmeni absolut i Shqiperise, - stervitem dy here ne dite. Paradite, qe nga ora 9.30 deri pertej ores 12.00, ndersa pasdite, nis ne 17.00 dhe perfundoj sipas rastit, ne 20.00, por ka raste edhe deri ne 21.00".

Kafarani ka nisur pergatitjet per Kampionatin Boteror qe do te zhvillohet ne muajin nentor ne Kanada. "Pikesynimi i pare i imi dhe i trajnerit Hektor Shaqiri, - thote ai, - eshte te arrij normen olimpike. Nese e kap, do te ishte sukses, pastaj do te kerkoj nje rezultat dhe vend nderi ne Boteror".

Sa mund te jete rezultati i Kafaranit ne Boteror, kur ai te zbrese ne peshen 85 kg? Nenkampioni i Europes thote: "Une mendoj se do te zbres deri ne 213 kilogram, qe serish eshte nje rezultat shume i mire. Edhe sikur te zbres disi me shume, besoj se nuk do te kem problem me normat olimpike dhe per nje vend nderi ne Boteror".

Me 213 kg, te pakten, sipas rezultateve te Kampionatit Europian ne Loutraki te Greqise (prill 2003), Kafarani do te dilte ne vend te pare ne stilin e shtytjes.

Rezultatet e Ilirit 1999-2003

Viti Shke. Shtyt. Total Vep. P V.

1999 165 202.5 367.5 K.B 85 8

2000 165 202.5 367.5 K.E 85 6

2001 165 200 365 K.E 85 5

2002 162.5 205 367.5 K.B 85 8

2003 165 205 370 K.E 85 5 (i treti ne shtytje)

Shpjegimet: Shke.=shkeputje; shtyt.=shtytje; vep.=veprimtaria; p=pesha; v=vendi

Ku do te ishte me peshen 220 dhe 170.5 kg (390.5), ne kategorine 94 kg

2002: Boteror: I 1-i ne shtytje, i 6-i ne shkeputje, i 2-i ne dygaresh

2003, Europiani: I 2-i ne shtytje, i 5-i ne shkeputje, i 4-i ne dygaresh

Rekordi i botes ne 94 kg

Shkeputje: 188 kg (Akakios Kakhasvilis, Greqi); Shtytje: 232.5 kg (Szymon Kolecki, Poloni); Dygaresh: 417.5 kg.

Cilet jane pasardhesit

Gerti Trasha, ditelindja 1988, pesha 50 kg. Kampion i Europes U-17, kete vit me rezultatet 90,0 kg+107.5=197,5

Erkand Qerimaj, ditelindja 1988, pesha 56 kg. Kampion i Europes U-17 kete vit me rezultatet 100,0+125,0=225

Endri Haxhihyseni, ditelindja 1986, pesha 69 kg. Kampion i Europes U-17, kete vit me rezultatet 130,0+150,0=280,0

Cfare tha pas Europianit te Loutrakit, me 25 prill

Do provoja rekordin boteror

"Perpara gares i thashe trajnerit Shaqiri se do e nisja me 205 kg, dhe trajneri u habit, por nuk me kundershtoi. Ne do e nisim me aq sa te te na e thote mendja, i thashe, kemi ardhur per medalje. Me pas, do provoja rekordin e botes prej 218.5 kg. Ne stervitje kam arritur edhe 220. Kam ngritur 3-4 here ne jave 212.5 kg, ndersa ne nje rast kam arritur ne 220 kg".

'Korrieri'
 

Alesio

Primus registratum
Re: Nen kampion bote peshngritesi Korcar qe ju tha "jo " Greqise.

Do vazhdoj sportin deri me 2012
Kafarani nuk e ka "merak" qe "po i kalon" mosha. "Une jam 33-34 vjec, - thote ai, - dhe ka nga ata qe thone se jam i vjeter. Por une ndjehem i ri dhe do ta vazhdoj sportin aq sa te mendoj se do te jap rezultate. Ne kete moshe une kam arritur rezultatet me te larta ne karriere". Me pas thote edhe nje sekret: "Do te vazhdoj te garoj deri ne vitin 2012, kur te jem 43 vjec". Dicka e rralle, por qe ne peshengritjen shqiptare e kane tentuar edhe te tjere.
 
Top