Ne jemi te mallkuar prandaj nuk ngrime koke

Ne jemi te mallkuar prandaj nuk ngrime koke

Epo te vjedhesh ate cka eshte per te miren tende kjo dmth te lutesh per mallkimin tende /pf/images/graemlins/mad.gif


Milot-Klos, hekurudha që u shit për skrap

Shinat dhe aksesorët e tjerë të hekurudhës janë vjedhur përgjatë pesë viteve të fundit

Gjergj Marku

Rrëshen- Drejtoria e Hekurudhave nisi pak ditë më parë një ekip për të marrë disa aksesorë në hekurudhën Milot-Klos. Por ekipi ka mbetur i befasur kur ka gjetur vetëm gjurmën e asaj që dikur ishte hekurudhë. Drejtoria e hekurudhave i ka dërguar një shkresë policisë për brigadën që do të çmontonte shinat, ndërkohë që sipas drejtuesit të kësaj brigade, E.Tafa, shinat ishin zhdukur me kohë. Gjithçka kishte “firuar” në hekurudhë, që nga kullat e larta të vrojtimit, devijuesit, shinat, etj. “Vetëm një devijues ka një vlerë shumë të lartë”,- thonë punonjësit e kësaj brigade. Janë zhdukur plot 12 të tillë... Nuk është e lehtë të zhdukësh një shinë e aq më tepër kilometra të tëra. Gjithçka duket se është bërë nën “sytë e verbuar” të policisë, pasi shinat para se të transportohen janë prerë me fresibël dhe me oksigjen, aq më tepër kur një pjesë e hekurudhës shtrihet në afërsi me komisariatin e policisë. Qëkur traseja e hekurudhës Milot-Rrëshen kaloi në inventar të drejtorisë së rrugëve dhe funksionimi i kësaj linje nuk ekzistonte më, vazhdoi me ritme të shpejta zhveshja e saj. Dhjetëra kallëzime penale janë bërë nga autoritetet e hekurudhës, por pa adresë, ndërkohë që sipas një studimi të tyre, u duhet jo më pak se 20 milionë lekë te reja për të tërhequr shinat dhe aksesorët e mbetur. Në afro 10 kilometër trase të kësaj hekurudhe, ka punuar xhenio e ushtrisë, por nuk dihet se ç’është bërë me shinat e hekurudhës, ndërkohë që ato duheshin grumbulluar dhe dërguar në magazinat e kësaj ndërmarrjeje shtetërore. Nëse këtë punë nuk e bëri ndërmarrja e hekurudhave me qendër në Durrës, janë “piratët” e natës, që punojnë pa u lodhur me gurë fresibël e saldatriçe për të copëtuar shinat e reja, prodhim modern i kohëve të fundit, dhe dërgimin e tyre në Kombinatin e Nikshiqit. Drejtoria e hekurudhës mjaftohet thjesht me kallëzimet penale, stivohen dosjet dhe në fund mbyllen “për mungesë autori”. Burime nga brenda drejtorisë së hekurudhës, thonë se për të bërë një zëvendësim shine diku në trasetë ku kalojnë trenat, blihet shina dhe nuk merren të gatshme.
Zhdukja në 5 vjet
Milot-Rrëshen-Klos, është një rrugë e hekurt që do të çante për herë të parë mespërmes verilindjes. Do të shërbente për transport mallrash dhe udhëtarësh. Lokomotivat dhe vagonët e hekurt do të zëvendësonin qindra makina të tonazheve të rënda, më së shumti të modelit ÇEK, që harxhonin pa masë karburant, goma, pjesë këmbimi, fuqi punëtore, nëpër të tatëpjetat e rrezikshme të këtyre viseve. Mbaron faza e parë. Mijëra aksionistë nga e gjithë Shqipëria do të derdhnin djersën e tyre nëpër dhjetëra kantiere ndërtimi; dhjetëra makineri e projekte të avancuara në teknologjitë e zbatimit. Për herë të parë aplikohet traseja me binarë betoni, duke zëvendësuar shtyllat e drunjta të stazhionuara. Dhjetëra urëza të vogla e 7 të mëdha bashkojnë brigjet e lumenjve Mat, Fan i Madh dhe Fan i Vogël.
Ura e Tarazhit është e dyta në vend për nga madhësia dhe lartësia, një vepër ku ishin aplikuar metodat e fundit në ndërtim, ndërsa sot është në degradimin të plotë. Në të dy anët e kodrinave të Prosekut filloi ndërtimi i një tuneli 8 kilometër, më i madhi në vend pas atij të Rajcës. Synonte daljen në bregun e Liqenit të Ulzës dhe më pas një urë që do t’i kishte këmbët në liqen për të kaluar në zonën e Matit, drejt Klosit. Punimet u kryen dhe me tej deri në rrëzë të Klosit, nga ku përmes një “traverbangu” gjigant do të sillej kromi që nga Bulqiza për t’u transportuar me tren për në Durrës, por që mbeti thjesht një ëndërr. Pas viteve 90-të, rinisja nga fillimi nxori jashtë përdorimit edhe këtë hekurudhë dhe ëndrrat për një rrugë të hekurt në këto vise. Autobusët dhe furgonët e transportit nxjerrin jashte loje shumë shpejt edhe transportin hekurudhor të udhëtarëve. Hangarët e mëdhenj, depot, magazinat e panumërta, merren në vetëpronësi nga pronarët e tokave, ndërtesat e stacioneve kthehen në fjetore popullore dhe punishte të ndryshme...

Hekurudha e shitur për skrap

Përpos grabitjeve të tjera dhe lloj-lloj trafiqesh, shfaqet dhe një lloj i ri trafikimi, ai i hekurit, që nuk lë jashtë edhe këtë aks hekurudhor. Qindra mijë ton hekurishte, që e kishin emrin “skrap”, por që në fakt ishin mjete funksionale, elektromotorë, transformatorë, vagona treni, shina etj, nisen drejt Kombinatit të Elbasanit dhe të Nikshiqit të Malit të Zi. Vagona dhe vinça super të rëndë janë zhdukur edhe prej kësaj hekurudhe, shina të reja tek vlefta e 1000 dollarëve copa, priten pjesë-pjesë, për t’u ngarkuar nëpër makina në drejtim të shkritoreve. Ka një administratë, por që nuk i dihet adresa. Të vetmen punë që bëjnë prej 16 vitesh: firmosin rregullisht në borderotë e 15 ditëshit. Në pjesën më të madhe të trasesë janë hequr shinat për pjergulla rrushi në fshatra. Tani ky segment është likuiduar nga fjalori “hekurudhë”, pas shinave e aksesorëve të tjerë, radha i ka ardhur mbushjeve të trasesë, çakullit dhe mburojave. Afro 1500 copë të tillë, 1 tonësh secili, janë zhdukur nga muret mbrojtëse përballë lumenjve dhe përrenjve gërryes dhe janë vënë nëpër prona private.
 

policia

Forumium maestatis
Re: Ne jemi te mallkuar prandaj nuk ngrime koke

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
... nese une nuk do ti kisha keto mbase do ikja jashte...

e dashur police

prape nuk jam e qarte. ka plote njerez qe kane me shume se une dhe se ti ne shqiperi dhe prape kane ikur.

vajtja jashte nuk eshte thjesht per gjera materiale.

une kam blere shtepi tek blloku nje e kam aty rrotull mund te punoj tre kater vjete ketu dhe te vi pastaj te jetoj 10 atje. por kjo eshte asgje per mua.

njeriu ka nevoj per me shume , sidomos njerzve qe nuk u shuhet kureshtja kurre per boten , kane deshire te lexojne gjithmone librat me te bukur, te shohin shfaqjet me te bukure, te jene pa shtepi dhe shtepi te kene gjithe boten, te punojne kudo .

e dashur bona sapo e lexova pergjigjen tende dhe kam deshire ta diskutoj pak me gjate..
eshte tjeter gje te ikesh per te eksploruar dhe eshte tjeter gje per te jetuar.
une kam dale jashte per te eksploruar edhe per pushime se kuptohet xhepi ma mban. por une nuk mund te iki tani me nje femje 2 vjec dhe te eksperimentoj do me heci sdo me heci. une punen dhe prestigjin qe kam ketu kurre nuk kane per te ma ofruar jashte shqiperise po ashtu edhe partnerit tim. sepse eshte pikerisht se mua me pelqen puna qe bej ajo qe me ben te mendohem mire dhe te mos guxoj...
me thuaj cfare pune mund te bej une jashte, pasi shkolla ime nuk njihet, ti mendon se ia vlen te punosh kamariere vetem per te eksploruar?!
kush do te dije atje se cfare pune kam bere une ne shqiperi...
nuk jam me 18 vjec dhe te eksploroj "fati im shprese dhe marrezi" por tani kam pergjegjsi me te medha
 

policia

Forumium maestatis
Re: Ne jemi te mallkuar prandaj nuk ngrime koke

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Police mbaresi ne shqiperi dhe uroj qe disa si puna juaj te jeni leva te edukimit te disa shpellareve ose materialistave shqiptare.Dhembja ime nuk eshte luksi i disa shqiptarve por mentaliteti i piset i shumices qe shesin moter e vella per para,qe vrasin babe e bir per nje fjale goje ,ku jeta e njeriut nuk vlen as sa asaj e mizes,ku njerezit e mi kur shkoj per vizite ne shqiperi nuk me shohin me si njeri por si euro,ku perdhunohet /shkaterohet prona e perbashket per te miren tone qe kushton mijra dollare per ta shitur per nje cope buke,ku shkaterohen pyje plazhe fusha e male nga idjoter shpellare per interesa vetjake.. etc /pf/images/graemlins/madie.gif

Ky eshte problemi dhe per kete une them qe jemi te mallkuar /pf/images/graemlins/frown.gif

[/ QUOTE ]

dias jam shume dakort me ty, kjo eshte arsyeja qe une shpesh behem pesimiste per shqiperine, per rrjedhoje edhe per veten time, por zgjidhjen nuk e shoh jashte, ndoshta me vone do te ndryshoj mendje nuk e di...
 

zog

Primus registratum
Re: Ne jemi te mallkuar prandaj nuk ngrime koke

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
jo. Ne mendojme se jemi te mallkuar dhe kete e perdorim si justifikim per plogeshtine tone dhe per faktin se nuk ngreme koke!
Ne fund te fundit fajin na e kane gjithnje te tjeret, dhe kur nuk e kane te tjeret, e ka perendia!

[/ QUOTE ]

e ç'ndryshim ka, te mendosh se je i mallkuar, (ne kete rast) nga te jesh me te vertete i tille ?

per mu eshte NJELLOJ.
 

ilirjan

Primus registratum
Re: Ne jemi te mallkuar prandaj nuk ngrime koke

"lumturia e njerit qendron gjithmone mbi fatkeqsine e nje tjetri" ky eshte ligj i kesaj bote

duhet ta respektojme viktimen por jo ta meshirojme (ndryshe asgjesojme vetveten) shqiptaret dolen nga llumi i kolektivizmit te tjetersuar si njerez, naiv, pa inisiative,fjala UN u zevendesua me NE, mashtrusi me ordiner i botes ja fuste shqiptarit me te zgjute megjithse sot jemi bo me pickdhie ( e kjo mu me pelqen) duhet te kujdesemi per veten e jo per te tjeret

mire bojn qe i vjedhin shinat e trenit,ku ta di un qe shteti(qeveria) nuk eshte e shitur, kot nuk thone "individ i pasur komb i forte" le te sundoje "ligji i xhungles" derisa gjerat te shkojne ne vendin e vet , civilizimi,rregulli,duhet te fillojne nga poshte-lart dhe jo nga lart-poshte
 

dionizi

Primus registratum
Re: Ne jemi te mallkuar prandaj nuk ngrime koke

Per mendimin tim ju ka ikur truri fare dhe shprehjet tuaja me lart jan shum ekstreme, dhe ju duhe psikoanalize. Anarshia ose sic permendet me larte ligji i xhungles eshte nje ideologji per vende dhe shtete dhe njerez me nivel te lart kulturor dhe diturie te cilat SHqiperia nuk i ka dhe do te kaloj nje koh e gjat qe te paiset me keto, duhet pune te punojn shqiptaret te degjojne dhe te jen revolucionar atje ku duhet dhe sic duhet publikisht, sepse shtetin e bejne njerzit dhe 90 % e shqiptarve duan te behen te pasur shpejt brenda vitit dhe ideologjia e tyre eshte gjith e kush per vete e zoti per te gjith ne qoft se mbani mend se si ishte gjermania pas lufte dhe ku eshte sot te gjitha keto u hariten me pun dhe disiplin per pronen private te hedhin trut ne ere edhe per pronen e perbashket nuk e rruan njeri dhe kur dalim neper bot na vjen turp per realitetin e vendit tone ne gjendien e sotme gjith shqiptaret jan kther ekstremist dhe ordiner dhe fajin ja u kan te tjeret jo fajin ja uk vetvetja, te zgjohen dhe te punojn te respektopjn e te duan njeri-tjetrin ligjin dhe atdheun dhe te bejne ate qe eshte edrejte te bejne ne te gjitha rastet horizontet e jetes, jemi ber rracista me njeri-tjetrin dhe jemi kthyer ne neger nga menyra e jeteses kush ka makin me te shtrenjte kush ka me shum para dhe kush do vjedh e vras ke!!!! ku eshte kultura jone zakonet tona edukata e ketij vendi te bukur e te pasur ne cdo shkall sepse jane ne krye te shtetit karierist e te korruptuar nuk do te jen per jet le te behemi njerez dhe njerzit nuk i ben pasuria materiale!!!
 

Asklipio

Primus registratum
Re: Ne jemi te mallkuar prandaj nuk ngrime koke

Idhir duhet te kesh pire dicka tani qe ke shkruar keto sepse te vjedhesh shinat e trenit dhe kabllat elektrik eshte si te me perdhunosh motren mua e te gjithe shqiptareve dhe te jesh i sigurt qe un po te pash ta besh nje gje te tille do te te lidh tek ndonje deg rrapi /pf/images/graemlins/mad.gif
 

gurax

Pan ignoramus
Re: Ne jemi te mallkuar prandaj nuk ngrime koke

/pf/images/graemlins/lol.gif

/pf/images/graemlins/thumbsup.gif
 

ilirjan

Primus registratum
Re: Ne jemi te mallkuar prandaj nuk ngrime koke

dhies- ti ke probleme identiteti, (si kushurir i pare i Tore Bythes) edhe ai thoshte gjithmone;
- Ah keto shqiptaret sa barbare qe jane!!!!!!!!!!!
 

Asklipio

Primus registratum
Re: Ne jemi te mallkuar prandaj nuk ngrime koke

Idhir 1 te 100 e identitetit tim te kishe ti /pf/images/graemlins/smirk.gif
 
Top