Ne jemi te mallkuar prandaj nuk ngrime koke

Ne jemi te mallkuar prandaj nuk ngrime koke

Epo te vjedhesh ate cka eshte per te miren tende kjo dmth te lutesh per mallkimin tende /pf/images/graemlins/mad.gif


Milot-Klos, hekurudha që u shit për skrap

Shinat dhe aksesorët e tjerë të hekurudhës janë vjedhur përgjatë pesë viteve të fundit

Gjergj Marku

Rrëshen- Drejtoria e Hekurudhave nisi pak ditë më parë një ekip për të marrë disa aksesorë në hekurudhën Milot-Klos. Por ekipi ka mbetur i befasur kur ka gjetur vetëm gjurmën e asaj që dikur ishte hekurudhë. Drejtoria e hekurudhave i ka dërguar një shkresë policisë për brigadën që do të çmontonte shinat, ndërkohë që sipas drejtuesit të kësaj brigade, E.Tafa, shinat ishin zhdukur me kohë. Gjithçka kishte “firuar” në hekurudhë, që nga kullat e larta të vrojtimit, devijuesit, shinat, etj. “Vetëm një devijues ka një vlerë shumë të lartë”,- thonë punonjësit e kësaj brigade. Janë zhdukur plot 12 të tillë... Nuk është e lehtë të zhdukësh një shinë e aq më tepër kilometra të tëra. Gjithçka duket se është bërë nën “sytë e verbuar” të policisë, pasi shinat para se të transportohen janë prerë me fresibël dhe me oksigjen, aq më tepër kur një pjesë e hekurudhës shtrihet në afërsi me komisariatin e policisë. Qëkur traseja e hekurudhës Milot-Rrëshen kaloi në inventar të drejtorisë së rrugëve dhe funksionimi i kësaj linje nuk ekzistonte më, vazhdoi me ritme të shpejta zhveshja e saj. Dhjetëra kallëzime penale janë bërë nga autoritetet e hekurudhës, por pa adresë, ndërkohë që sipas një studimi të tyre, u duhet jo më pak se 20 milionë lekë te reja për të tërhequr shinat dhe aksesorët e mbetur. Në afro 10 kilometër trase të kësaj hekurudhe, ka punuar xhenio e ushtrisë, por nuk dihet se ç’është bërë me shinat e hekurudhës, ndërkohë që ato duheshin grumbulluar dhe dërguar në magazinat e kësaj ndërmarrjeje shtetërore. Nëse këtë punë nuk e bëri ndërmarrja e hekurudhave me qendër në Durrës, janë “piratët” e natës, që punojnë pa u lodhur me gurë fresibël e saldatriçe për të copëtuar shinat e reja, prodhim modern i kohëve të fundit, dhe dërgimin e tyre në Kombinatin e Nikshiqit. Drejtoria e hekurudhës mjaftohet thjesht me kallëzimet penale, stivohen dosjet dhe në fund mbyllen “për mungesë autori”. Burime nga brenda drejtorisë së hekurudhës, thonë se për të bërë një zëvendësim shine diku në trasetë ku kalojnë trenat, blihet shina dhe nuk merren të gatshme.
Zhdukja në 5 vjet
Milot-Rrëshen-Klos, është një rrugë e hekurt që do të çante për herë të parë mespërmes verilindjes. Do të shërbente për transport mallrash dhe udhëtarësh. Lokomotivat dhe vagonët e hekurt do të zëvendësonin qindra makina të tonazheve të rënda, më së shumti të modelit ÇEK, që harxhonin pa masë karburant, goma, pjesë këmbimi, fuqi punëtore, nëpër të tatëpjetat e rrezikshme të këtyre viseve. Mbaron faza e parë. Mijëra aksionistë nga e gjithë Shqipëria do të derdhnin djersën e tyre nëpër dhjetëra kantiere ndërtimi; dhjetëra makineri e projekte të avancuara në teknologjitë e zbatimit. Për herë të parë aplikohet traseja me binarë betoni, duke zëvendësuar shtyllat e drunjta të stazhionuara. Dhjetëra urëza të vogla e 7 të mëdha bashkojnë brigjet e lumenjve Mat, Fan i Madh dhe Fan i Vogël.
Ura e Tarazhit është e dyta në vend për nga madhësia dhe lartësia, një vepër ku ishin aplikuar metodat e fundit në ndërtim, ndërsa sot është në degradimin të plotë. Në të dy anët e kodrinave të Prosekut filloi ndërtimi i një tuneli 8 kilometër, më i madhi në vend pas atij të Rajcës. Synonte daljen në bregun e Liqenit të Ulzës dhe më pas një urë që do t’i kishte këmbët në liqen për të kaluar në zonën e Matit, drejt Klosit. Punimet u kryen dhe me tej deri në rrëzë të Klosit, nga ku përmes një “traverbangu” gjigant do të sillej kromi që nga Bulqiza për t’u transportuar me tren për në Durrës, por që mbeti thjesht një ëndërr. Pas viteve 90-të, rinisja nga fillimi nxori jashtë përdorimit edhe këtë hekurudhë dhe ëndrrat për një rrugë të hekurt në këto vise. Autobusët dhe furgonët e transportit nxjerrin jashte loje shumë shpejt edhe transportin hekurudhor të udhëtarëve. Hangarët e mëdhenj, depot, magazinat e panumërta, merren në vetëpronësi nga pronarët e tokave, ndërtesat e stacioneve kthehen në fjetore popullore dhe punishte të ndryshme...

Hekurudha e shitur për skrap

Përpos grabitjeve të tjera dhe lloj-lloj trafiqesh, shfaqet dhe një lloj i ri trafikimi, ai i hekurit, që nuk lë jashtë edhe këtë aks hekurudhor. Qindra mijë ton hekurishte, që e kishin emrin “skrap”, por që në fakt ishin mjete funksionale, elektromotorë, transformatorë, vagona treni, shina etj, nisen drejt Kombinatit të Elbasanit dhe të Nikshiqit të Malit të Zi. Vagona dhe vinça super të rëndë janë zhdukur edhe prej kësaj hekurudhe, shina të reja tek vlefta e 1000 dollarëve copa, priten pjesë-pjesë, për t’u ngarkuar nëpër makina në drejtim të shkritoreve. Ka një administratë, por që nuk i dihet adresa. Të vetmen punë që bëjnë prej 16 vitesh: firmosin rregullisht në borderotë e 15 ditëshit. Në pjesën më të madhe të trasesë janë hequr shinat për pjergulla rrushi në fshatra. Tani ky segment është likuiduar nga fjalori “hekurudhë”, pas shinave e aksesorëve të tjerë, radha i ka ardhur mbushjeve të trasesë, çakullit dhe mburojave. Afro 1500 copë të tillë, 1 tonësh secili, janë zhdukur nga muret mbrojtëse përballë lumenjve dhe përrenjve gërryes dhe janë vënë nëpër prona private.
 

zog

Primus registratum
Re: Ne jemi te mallkuar prandaj nuk ngrime koke

nuk eshte meite as ta mbash e as ta besh lekun, çfare flisni or njerez. merite eshte te besh VEPRA, permendore, prodhosh kulture per vetem KENAQESI SHPIRTERORE. bile merita eme e madhe eshte te mos behs asgje perveçse TE PRODHOSH IDEAL. pra te jesh krenar e te jesh i zoti te japesh jeten per te, kur koha e kerkon.

ju kujtoni qe urat, rruget, portet, muret e kishat e larta, hekurrudhat, etj, bota i ka bere se din ta mbaje parane.

hhajde njerez filloni e reflektoni seriozisht se ngelet gjithe jetes qyqare qe flisni kot.
 

abs

nuk e di...
Re: Ne jemi te mallkuar prandaj nuk ngrime koke

me ke flet ti ore?

...dhe nen shkemb te flesh te duhet ti nderrosh barin dyshekut(ta mirmbash)! e mos fol andrra n beze se nuk po flet kush per pallate e pasuri!
thjesh te dish te ruash ate qe ke,athere dhe mund ta zhvillosh me tej.
biles njelloj eshte dhe me ndjenjen e idealin qe ke.
Te dish ta ruash ate! e jo hop ta `hedhish`ne kosh sa te te kercej pak mendja!
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Ne jemi te mallkuar prandaj nuk ngrime koke

tashi qyq qofsh ti mister... gjithsesi un jam i mendimit qe jan shum larg mentalitet e atyre qe u ipet per VEPRA permendore e ku ta di un... me ato qe kan nuhatje per lek

pershembull ti zog... t'kesh 10.000.000 euro s'te hyn n'pun se ske aftesi ti mbash me çkuptoj...

ndersa ka njerez qe as nuk dun me e dit per vepra apo piktura qe t'blun truni ty por jan ambicioz n'jet e po spate ambicje n'jet zog je i morem fund... ktyre po qe u ja boj hallall ti gzojn 10.000.000 euro sepse kto tipa krijon pun dhe mirqendje sociale

po ti zog pershembull t'kesh 10.000.000 euro... shkon n'BOLIVI e meresh me merimetimin e menoi fshati ku mund ta kesh studiur diku qe ktu ka qen nje monument historik O BURRA TA GJEJM E TA RINDERTOJM /pf/images/graemlins/laugh.gif

zog ti e un jemi Shqiptar... e diskutojm per mentalitetin e bashk'atdhetarve tan, e jo per ato francez
 

zog

Primus registratum
Re: Ne jemi te mallkuar prandaj nuk ngrime koke

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
me ke flet ti ore?

...dhe nen shkemb te flesh te duhet ti nderrosh barin dyshekut(ta mirmbash)! e mos fol andrra n beze se nuk po flet kush per pallate e pasuri!
thjesh te dish te ruash ate qe ke,athere dhe mund ta zhvillosh me tej.
biles njelloj eshte dhe me ndjenjen e idealin qe ke.
Te dish ta ruash ate! e jo hop ta `hedhish`ne kosh sa te te kercej pak mendja!

[/ QUOTE ]

problemi eshte qe eshte e pamundur ta rruash ate qe ke. gjerat po ashtu si jeta jone TRASFORMOHEN pa rreshtur, kalben, vjeterohen, vdesin bashke me ne.

prandaj vetem vepra, aksioni vleresohet, luan ose ka rol ne kete jete.

ket isha tuj thon oj qike !
 

zog

Primus registratum
Re: Ne jemi te mallkuar prandaj nuk ngrime koke

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />


zog ti e un jemi Shqiptar... e diskutojm per mentalitetin e bashk'atdhetarve tan, e jo per ato francez

[/ QUOTE ]

kam vene re qe mentalitetin telle thelle e kemi njesoj me francezet. jo me kot ka dy shekuj, ne france, etaloni i burrit mbahej shqiptari.
 

abs

nuk e di...
Re: Ne jemi te mallkuar prandaj nuk ngrime koke

...po i bim te njejtes note, vec ne oktava te ndryshme me duket!

Pervehte kam pa si ne shqiperi (mbaj mend familine e nje shokut te klases ne gjinokaster, badanijet e tyne ishin si te reja sepse mirmbaheshin) si dhe neper bote, placke/materiale/shtepi te mbajtura 100 vjet e mos ma teper! ato jane te mirmbajtura mire, perdoren dhe sot njelloj si athere, vecse sot quhen klasike...



Shih nje shembull (ket foto e kam marr nga arkivi i nje te huaji)cuditet njeriu, si ka mundesi me e lan me ra mren kete shtepi?

24.jpg


12.jpg


... sistemin se kemi ndrruar vec ne, vec ne ama shkaterruam pothuajse gjithcka!

Pergjithsisht njerezit rrijne, mendja ju punon vec me grabit ndonje send! Ne ate cfare Vend!



treni.jpg



Per mua personalisht mirmbajtja eshte Kulture! E kjo nuk i mungon(te) shume kujt ne vendin tone!

Shkaterrimi me duket si nje "virus" i perbashket qe mbizoteron ...

Duhen pyetur psikologe nga vjen kjo? natyrisht nga jeta jo e mire, por tamam tamam duhet gjetur shkaku qe te luftohet.
 

zog

Primus registratum
Re: Ne jemi te mallkuar prandaj nuk ngrime koke

e gjitha KJO qe tregon ti vjen pikerisht ngaqe sot sot shqiptarit mendja i punon vetem PER LEK, si te bej sa me shume nga ky e si te ruaj sa me shume nga KY.

ndersa s'ma ha mendia qe ata qe kane ndertuar hekurudhen te ken pasur lekun si qellim, as ata qe kane bere ato shkallet prej mermeri. ndryshe po ta kishin do ti benin prej derrase e do te udhetonim me gomar.

s'kuptoj si nuk kuptoni kaq.
 

abs

nuk e di...
Re: Ne jemi te mallkuar prandaj nuk ngrime koke

Mor djale i mbare, ka shume mundesi qe ne s kuptojme gja, prandaj te lutem merre mundimin te flasish me nje "gjuhe te thjeshte".

Ky eshte qellimi i bisedes tande-te na kthjellosh e jo te na vesh ne dukje se s kuptojme, per mos me e theksu si "bashkbisedim"...

keshtu?

kot me t pyet per kultur te pergjithshme nga anon teoria jote, nga ajo filozofike, psikologjike, sociale, shpirtore, morale, artisike?

jo po po du thjesht me e dit /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Ne jemi te mallkuar prandaj nuk ngrime koke

absi... spo e kuptoj ate foto un

ajo shkall mermeri esht bo ne nje banes e ndar me dru...?
 

zog

Primus registratum
Re: Ne jemi te mallkuar prandaj nuk ngrime koke

nuk eshte teori imja, thjesht vezhgim. shih ato shkallet prej mermeri (eshte shpenzuar lek e mund per nje qellim estetik) e mundohu te kuptosh pse jane bere, cila eshte aresyeja. po sot pse prishen (per tu kthy perseri ne lek) cila eshte aresyeja.

dhe kaq ! s'ka mister ketu as teori.
 

zog

Primus registratum
Re: Ne jemi te mallkuar prandaj nuk ngrime koke

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
absi... spo e kuptoj ate foto un

ajo shkall mermeri esht bo ne nje banes e ndar me dru...?

[/ QUOTE ]

me dru eshte çatia, ndersa me mermer shkallet, ndersa me gur ose tulla muret. si kudo mre lal. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Ne jemi te mallkuar prandaj nuk ngrime koke

ah po tashi e kapa çatin un

jo thash mos kan bo shkallet (mermer) ne ndrarjen e katit me dru e i kan ron shkallet /pf/images/graemlins/laugh.gif

se n'teori n'fakt 1 Kg mermer esht me i let se 1 Kg dru /pf/images/graemlins/tonguee.gif apo e kam gabim /pf/images/graemlins/lol.gif
 

zog

Primus registratum
Re: Ne jemi te mallkuar prandaj nuk ngrime koke

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
.Duhen pyetur psikologe nga vjen kjo? natyrisht nga jeta jo e mire, por tamam tamam duhet gjetur shkaku qe te luftohet.


[/ QUOTE ]

tek shqiptaret vjen nga individualizmi theksuar. ne dem te interesit te pergjithshem ne vendosim ate personal. asgje e perbashket nuk na intereson e as na vjen per shtat. prandaj e shkaterrojme.

gjithashtu politikat e zbatuara historikisht tek shqiptaret kane qene te gabuara, ose ne i kemi marre si te tilla. pushtueset ose qeverite shqiptare mbas tyre, duke kuptuar kete qe po shpjegoj une ketu, pra individualizmin e terbuar tonin, gjithnje kane ushtruar presion per te na e çrrenjosur kete natyre ose karakter tonin. mirepo gjithnje dhuna e tyre ka qene me e dobet se forca e ketij karakteri individual, e kjo bile e ka perforuar edhe me shume kete duke e bere me te eger.

shtoj ne fund qe nuk ndodhemi vetem ne ne kete pozicion por te gjitha etnite e vjetra te europes, psh basket e korsikanet. as ata nuk e duan shtetin dhe gjithnje e luftojne ate, duke e konsideruar pushtues.

tjeter, niçja e ka gjet ka kohe psene e kesaj dukurie, kur ka thene : neqoftese do ta vdesesh nje popull, krijoi atij nje qeveri.

ps; neqoftese kuptove gje nga kjo qe shgtjellova ketu, ti mund ta shtosh perpunosh me teper e t'u japesh pergjigje psikollogve zvicerave. duke u treguar qe nuk mund te kulturohet populli nga lart, pra nepermjet qeverise ose ligjeve te saj. keto detyrimisht do ta trasformojne psikollogjikisht duke e zhfarosur plotesisht, siç u zhduken helvetet e vjeter duke lene pas kete lukunine e sotme pas forme e trajte por veç te kulturuar alla europiançe.
 

abs

nuk e di...
Re: Ne jemi te mallkuar prandaj nuk ngrime koke

/pf/images/graemlins/lol.gif i lezetshem. ncuq s kuptova gja.a po ja shpjegon vet, se i ke dhe n qefe kto, un purkthysja /pf/images/graemlins/laugh.gif

pse re psikologet zvicerian do na zgjidhin hallet ne eh?


PS: Zog te rokomandoj librin e Jacques Derrida
"Une certaine possibilité impossible de parler d'événement"
shpresoj ta kem perkthy egzakt.


PSS: kendej nga jetoj une kam nigju, se ne ballkan ma keq se bosnja (e cila rrin vite te tera vendnumro /pf/images/graemlins/frown.gif)
s eshte asnje shtet.
Shqiperia mbart rritem ne vetvehte.


-----------------

http://www.shekulli.com.al/index.php?page=lajmedite&amp;newsID=101559
 

zog

Primus registratum
Re: Ne jemi te mallkuar prandaj nuk ngrime koke

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
PS: Zog te rokomandoj librin e Jacques Derrida
"Une certaine possibilité impossible de parler d'événement"
shpresoj ta kem perkthy egzakt.


[/ QUOTE ]

s'duhet ta kesh perkthyer mire, ose ne frengjisht ka nje titull tjeter. lexova pak per te tek wikipedia (enciklopedi ne linje), ka qene profesor universiteti çifut qe merrej me filozofi.
apriori çifutet s'mund te jene filozofe te medhenj, dhe e dyta profesoret i detyron te shkruajne detyra, sesa nevoja.
pra shkruajne edhe kur s'kane gje me thone.
pastaj une nuku (kam kohe) lexoj me.. ja u lej nxenesve kete mision historik. la ta lexojne deriden e te na thone pastaj se ç'thot.
s'do qe keq ta dinim.
 

Asklipio

Primus registratum
Re: Ne jemi te mallkuar prandaj nuk ngrime koke

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
por tamam tamam

[/ QUOTE ]

Por tamam tamam çok gjyzel imam bajelldi mendoj edhe une /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

zog

Primus registratum
Re: Ne jemi te mallkuar prandaj nuk ngrime koke

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
por tamam tamam

[/ QUOTE ]

Por tamam tamam çok gjyzel imam bajelldi mendoj edhe une /pf/images/graemlins/tongue.gif

[/ QUOTE ]

po ti mendoke TAMAM si une moreeeee !

ps: po mire po kush t'pyti ?
 

Asklipio

Primus registratum
Re: Ne jemi te mallkuar prandaj nuk ngrime koke

Po TAMAM mendokemi qe te dy ateher /pf/images/graemlins/smash.gif /pf/images/graemlins/tipsy.gif
 

abs

nuk e di...
Re: Ne jemi te mallkuar prandaj nuk ngrime koke

Per fjalorin tim po 'rraheni' eh? /pf/images/graemlins/laugh.gif

Simbas nje vrojtimi konstatohej qe fjalori yne mbart jo vec fjale turke, por dhe engleze, francöze, gjermane...etc.

Studiuesit duhet te merren me kete Pike please.

Them se gjuhet e armikut kan marr nga burimi jon, e jo e kunderta /pf/images/graemlins/cool.gif


Mos jena gja te marruar ops mallkuar se s' dime/ s' shohim cfare kemi?
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Ne jemi te mallkuar prandaj nuk ngrime koke

jo. Ne mendojme se jemi te mallkuar dhe kete e perdorim si justifikim per plogeshtine tone dhe per faktin se nuk ngreme koke!
Ne fund te fundit fajin na e kane gjithnje te tjeret, dhe kur nuk e kane te tjeret, e ka perendia!
 
Top