Ne jemi te mallkuar prandaj nuk ngrime koke

Ne jemi te mallkuar prandaj nuk ngrime koke

Epo te vjedhesh ate cka eshte per te miren tende kjo dmth te lutesh per mallkimin tende /pf/images/graemlins/mad.gif


Milot-Klos, hekurudha që u shit për skrap

Shinat dhe aksesorët e tjerë të hekurudhës janë vjedhur përgjatë pesë viteve të fundit

Gjergj Marku

Rrëshen- Drejtoria e Hekurudhave nisi pak ditë më parë një ekip për të marrë disa aksesorë në hekurudhën Milot-Klos. Por ekipi ka mbetur i befasur kur ka gjetur vetëm gjurmën e asaj që dikur ishte hekurudhë. Drejtoria e hekurudhave i ka dërguar një shkresë policisë për brigadën që do të çmontonte shinat, ndërkohë që sipas drejtuesit të kësaj brigade, E.Tafa, shinat ishin zhdukur me kohë. Gjithçka kishte “firuar” në hekurudhë, që nga kullat e larta të vrojtimit, devijuesit, shinat, etj. “Vetëm një devijues ka një vlerë shumë të lartë”,- thonë punonjësit e kësaj brigade. Janë zhdukur plot 12 të tillë... Nuk është e lehtë të zhdukësh një shinë e aq më tepër kilometra të tëra. Gjithçka duket se është bërë nën “sytë e verbuar” të policisë, pasi shinat para se të transportohen janë prerë me fresibël dhe me oksigjen, aq më tepër kur një pjesë e hekurudhës shtrihet në afërsi me komisariatin e policisë. Qëkur traseja e hekurudhës Milot-Rrëshen kaloi në inventar të drejtorisë së rrugëve dhe funksionimi i kësaj linje nuk ekzistonte më, vazhdoi me ritme të shpejta zhveshja e saj. Dhjetëra kallëzime penale janë bërë nga autoritetet e hekurudhës, por pa adresë, ndërkohë që sipas një studimi të tyre, u duhet jo më pak se 20 milionë lekë te reja për të tërhequr shinat dhe aksesorët e mbetur. Në afro 10 kilometër trase të kësaj hekurudhe, ka punuar xhenio e ushtrisë, por nuk dihet se ç’është bërë me shinat e hekurudhës, ndërkohë që ato duheshin grumbulluar dhe dërguar në magazinat e kësaj ndërmarrjeje shtetërore. Nëse këtë punë nuk e bëri ndërmarrja e hekurudhave me qendër në Durrës, janë “piratët” e natës, që punojnë pa u lodhur me gurë fresibël e saldatriçe për të copëtuar shinat e reja, prodhim modern i kohëve të fundit, dhe dërgimin e tyre në Kombinatin e Nikshiqit. Drejtoria e hekurudhës mjaftohet thjesht me kallëzimet penale, stivohen dosjet dhe në fund mbyllen “për mungesë autori”. Burime nga brenda drejtorisë së hekurudhës, thonë se për të bërë një zëvendësim shine diku në trasetë ku kalojnë trenat, blihet shina dhe nuk merren të gatshme.
Zhdukja në 5 vjet
Milot-Rrëshen-Klos, është një rrugë e hekurt që do të çante për herë të parë mespërmes verilindjes. Do të shërbente për transport mallrash dhe udhëtarësh. Lokomotivat dhe vagonët e hekurt do të zëvendësonin qindra makina të tonazheve të rënda, më së shumti të modelit ÇEK, që harxhonin pa masë karburant, goma, pjesë këmbimi, fuqi punëtore, nëpër të tatëpjetat e rrezikshme të këtyre viseve. Mbaron faza e parë. Mijëra aksionistë nga e gjithë Shqipëria do të derdhnin djersën e tyre nëpër dhjetëra kantiere ndërtimi; dhjetëra makineri e projekte të avancuara në teknologjitë e zbatimit. Për herë të parë aplikohet traseja me binarë betoni, duke zëvendësuar shtyllat e drunjta të stazhionuara. Dhjetëra urëza të vogla e 7 të mëdha bashkojnë brigjet e lumenjve Mat, Fan i Madh dhe Fan i Vogël.
Ura e Tarazhit është e dyta në vend për nga madhësia dhe lartësia, një vepër ku ishin aplikuar metodat e fundit në ndërtim, ndërsa sot është në degradimin të plotë. Në të dy anët e kodrinave të Prosekut filloi ndërtimi i një tuneli 8 kilometër, më i madhi në vend pas atij të Rajcës. Synonte daljen në bregun e Liqenit të Ulzës dhe më pas një urë që do t’i kishte këmbët në liqen për të kaluar në zonën e Matit, drejt Klosit. Punimet u kryen dhe me tej deri në rrëzë të Klosit, nga ku përmes një “traverbangu” gjigant do të sillej kromi që nga Bulqiza për t’u transportuar me tren për në Durrës, por që mbeti thjesht një ëndërr. Pas viteve 90-të, rinisja nga fillimi nxori jashtë përdorimit edhe këtë hekurudhë dhe ëndrrat për një rrugë të hekurt në këto vise. Autobusët dhe furgonët e transportit nxjerrin jashte loje shumë shpejt edhe transportin hekurudhor të udhëtarëve. Hangarët e mëdhenj, depot, magazinat e panumërta, merren në vetëpronësi nga pronarët e tokave, ndërtesat e stacioneve kthehen në fjetore popullore dhe punishte të ndryshme...

Hekurudha e shitur për skrap

Përpos grabitjeve të tjera dhe lloj-lloj trafiqesh, shfaqet dhe një lloj i ri trafikimi, ai i hekurit, që nuk lë jashtë edhe këtë aks hekurudhor. Qindra mijë ton hekurishte, që e kishin emrin “skrap”, por që në fakt ishin mjete funksionale, elektromotorë, transformatorë, vagona treni, shina etj, nisen drejt Kombinatit të Elbasanit dhe të Nikshiqit të Malit të Zi. Vagona dhe vinça super të rëndë janë zhdukur edhe prej kësaj hekurudhe, shina të reja tek vlefta e 1000 dollarëve copa, priten pjesë-pjesë, për t’u ngarkuar nëpër makina në drejtim të shkritoreve. Ka një administratë, por që nuk i dihet adresa. Të vetmen punë që bëjnë prej 16 vitesh: firmosin rregullisht në borderotë e 15 ditëshit. Në pjesën më të madhe të trasesë janë hequr shinat për pjergulla rrushi në fshatra. Tani ky segment është likuiduar nga fjalori “hekurudhë”, pas shinave e aksesorëve të tjerë, radha i ka ardhur mbushjeve të trasesë, çakullit dhe mburojave. Afro 1500 copë të tillë, 1 tonësh secili, janë zhdukur nga muret mbrojtëse përballë lumenjve dhe përrenjve gërryes dhe janë vënë nëpër prona private.
 

Mono

Forumium praecox
Re: Ne jemi te mallkuar prandaj nuk ngrime koke

Deshiron te dish arsyet?
1. Varferia e tejskajshme e asaj zone
2. Nje klase politike e papergjegjshme per cfare ndodh pertej rrezes se ngushte te syrit te tyre.
 

policia

Forumium maestatis
Re: Ne jemi te mallkuar prandaj nuk ngrime koke

Pyetje : Pse ne shqiptaret jemi rraca e vetme ne bote qe e kemi mohuar me shume origjinen tone???

une kam frike se kjo eshte magji e zeze. ne shqiptareve se kush na ka bere magji qe ne kohen e skenderbeut dhe sot e kesaj dite nuk di njeri si ta prishi.
ju lutem kush njeh ndonje magji prishes te zotin te na sjelli te merret pak me shqiperine dhe shqiptaret
 

Asklipio

Primus registratum
Re: Ne jemi te mallkuar prandaj nuk ngrime koke

E kemi humbur fare busullen me c'po kuptoj une dhe sic duket drejt mbytjes jemi /pf/images/graemlins/frown.gif
 

Dooris07

Primus registratum
Re: Ne jemi te mallkuar prandaj nuk ngrime koke

Nuk e di me duket shume budallallik te thuash eshte "magji".... ksaj i bije ta kemi magjine ne koke...
pastaj duke then qe kemi magji ose jemi te mallkuar ja heqim fajin vetes... sepse eshte me kollaj te thuash "jemi te mallkuar, na kan bere magji" se sa te mundohesh te shofesh qe cdo gje qe ka ndodh ka ndodh per faj "tone" dhe ket duhet ta ndryshojme...!
 

woooooow

Primus registratum
Re: Ne jemi te mallkuar prandaj nuk ngrime koke

Ca jane keto budalliqe? Nga e nxoret kete qe ne shqiptaret qenkemi rraca e vetme qe paskemi mohuar origjinen tone?
Une per vete se mohoj origjinen time,e mohoni gje ju?
 

Asklipio

Primus registratum
Re: Ne jemi te mallkuar prandaj nuk ngrime koke

Bravo te qofte gloria dhe une nuk e kam mohuar ndonjehere por sa kohe ke qe nuk ke shkuar ne shqiperi ti,dhe sa e informuar je per shqiptaret e pas 90'tes ?
 

jimmy84

Primus registratum
Re: Ne jemi te mallkuar prandaj nuk ngrime koke

Dias thjesht ti e ekzagjeron. Kjo ka thike me dy presa. Nga nje ane vertet i ndergjegjeson nje pjese, por nje pjese tjeter e ben pesimiste. Ji me pak pesimist.
Ne nuk jemi as te vetmit dhe as me te "keqinjte". Fundja keto periudha i ka kaluar cdo komb. Edhe italianet edhe greket i kane patur keto lloj situatash. Prandaj jo kaq fatalist.
 

bona

Primus registratum
Re: Ne jemi te mallkuar prandaj nuk ngrime koke

po me nje teme ju si ajo tjetra jemi pa identitet dhe pa komb.
 

policia

Forumium maestatis
Re: Ne jemi te mallkuar prandaj nuk ngrime koke

o missi ajo qe thashe une ishte ironi se po te flasim keshtu sic thua ti une nuk besoj as te magjite as te mallkimet. une mendoj se shqiptaret jane njerz inteligjent, por kane ndodhur shume gjera si per fajin tone si per fajin e te tjereve. jam dakort me jimmy i cili thote se keto periudha i ka kaluar cdo komb, por e vetmja gje qe mua me vjen inat dhe nuk kuptoj eshte sse duke qene se vendet e tjera i kane kaluar perpara nesh keto situata ne duhej te perfitonim dhe te mos binim ne gabime qe edhe ato kane bere. pra te merrnim anet pozitive dhe te perparonim me shpejt. pse duhet ti shkelim edhe ne te njejtat gabime duke e ditur si eshte e mira pasi kemi praktikat nderkombetare... kjo me ben pesimiste dhe po te mos isha ne keto pozita qe jam do e kisha gjetur zgjidhjen jashte shqiperisse
 

bona

Primus registratum
Re: Ne jemi te mallkuar prandaj nuk ngrime koke

POLICIA

me terhoqi vemendjen fjalet e tua te fundit:
 

bona

Primus registratum
Re: Ne jemi te mallkuar prandaj nuk ngrime koke

edhe nje here
me terhoqen vemendjen fjalet e tua te fundit
DO KISHA GJETUR ZGJIDHJEN JASHTE SHQIPERISE.

cfare do gjeje jashte shqiperise :bekim dhe do ngreje koke.

jo se kam gjetur une mallkin apo bekim po thjesht cfare kam lene atje si gjej dot kurre ketu dhe cfare kam gjetur ketu si gjej dot kurre atje.
 

policia

Forumium maestatis
Re: Ne jemi te mallkuar prandaj nuk ngrime koke

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
edhe nje here
me terhoqen vemendjen fjalet e tua te fundit
DO KISHA GJETUR ZGJIDHJEN JASHTE SHQIPERISE.

cfare do gjeje jashte shqiperise :bekim dhe do ngreje koke.

jo se kam gjetur une mallkin apo bekim po thjesht cfare kam lene atje si gjej dot kurre ketu dhe cfare kam gjetur ketu si gjej dot kurre atje.

[/ QUOTE ]
mire me ler te te sqaroj pak situaten time dhe ndoshta do kuptosh...
une jetoj ne shqiperi pikerishta ne tirane. une mendoj se kam nje jetese pak mbi mesatare kam nje shtepi timen ku jetoj me burrin dhe vajzen kam nje pune qe me pelqen dhe rroga eshte mbi mesatare, edhe im shoq ka nje pune goxha te vleresuar dhe te paguar per nivelin e shqiperise kam ndermed te bej nje shkolle tjeter per nje karriere me te gjate ne punen time. per kete arsye une nuk largohem nga shqiperia, pasi keto gjera nuk do ti gjeja jashte(ndoshta po te kisha ikur vite me pare edhe mund ti siguroja jashte, por jo tani), nese une nuk do kisha te gjitha keto qe kam ndoshta do te kisha ikur.
 

Asklipio

Primus registratum
Re: Ne jemi te mallkuar prandaj nuk ngrime koke

Police mbaresi ne shqiperi dhe uroj qe disa si puna juaj te jeni leva te edukimit te disa shpellareve ose materialistave shqiptare.Dhembja ime nuk eshte luksi i disa shqiptarve por mentaliteti i piset i shumices qe shesin moter e vella per para,qe vrasin babe e bir per nje fjale goje ,ku jeta e njeriut nuk vlen as sa asaj e mizes,ku njerezit e mi kur shkoj per vizite ne shqiperi nuk me shohin me si njeri por si euro,ku perdhunohet /shkaterohet prona e perbashket per te miren tone qe kushton mijra dollare per ta shitur per nje cope buke,ku shkaterohen pyje plazhe fusha e male nga idjoter shpellare per interesa vetjake.. etc /pf/images/graemlins/madie.gif

Ky eshte problemi dhe per kete une them qe jemi te mallkuar /pf/images/graemlins/frown.gif
 

bona

Primus registratum
Re: Ne jemi te mallkuar prandaj nuk ngrime koke

... nese une nuk do ti kisha keto mbase do ikja jashte...

e dashur police

prape nuk jam e qarte. ka plote njerez qe kane me shume se une dhe se ti ne shqiperi dhe prape kane ikur.

vajtja jashte nuk eshte thjesht per gjera materiale.

une kam blere shtepi tek blloku nje e kam aty rrotull mund te punoj tre kater vjete ketu dhe te vi pastaj te jetoj 10 atje. por kjo eshte asgje per mua.

njeriu ka nevoj per me shume , sidomos njerzve qe nuk u shuhet kureshtja kurre per boten , kane deshire te lexojne gjithmone librat me te bukur, te shohin shfaqjet me te bukure, te jene pa shtepi dhe shtepi te kene gjithe boten, te punojne kudo .
ne pune nuk shkohet per te siguruar te ardhura vetem por per kenaqesi shpirterore.
 

zog

Primus registratum
Re: Ne jemi te mallkuar prandaj nuk ngrime koke

vetem tek rreshti fundit je ngaterruar bona. disa ose shumica kenaqesi shpirterore kane vetem lekun.....

pastaj kur shkon ne teater, opera, etj, duhen pare, nuk shkohet falas. pra leku do s'do behet me primar nga opera vete. bile ata qe e shfaqin operen e shfaqin per pare.
PRA ta ndash paren nga kenaqesia shpirterore duhet te mos shkosh ne opera.
 

ilirjan

Primus registratum
Re: Ne jemi te mallkuar prandaj nuk ngrime koke

Jemi te mallkuar se ADHURORJNE parane!!!!!!!!

Perkundrazi, kjo tregon se shqiptaret sot po sherohen nga APATIA, PARAZITIZMI,NAIVITETI, SHPIRTMIRESIA (te cilat cojne ne asgjesimin e vetvetes,familjes ,kombit)

tregon se ne po fitojme instiktet e njeriut te lire (normal)

mendoj se duhet te jemi me AGRESIV,me me INTUITE qe te dalim nga "rrethi i mallkimit"
 

zog

Primus registratum
Re: Ne jemi te mallkuar prandaj nuk ngrime koke

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />

Jemi te mallkuar se ADHURORJNE parane!!!!!!!!



[/ QUOTE ]

shqiptari lal nuk e adhuron parane. sepse ndryshe nuk do ta shpenzonte ate.
eshte çifuti ai qe e adhuron parane, e eshte i vetem me duket ne kete fushe.
sidhe eshte e vertete qe ai qe adhuron parane eshte i mallkuar per kurre.

e keqja e shqiptarit eshte majmunlliku, imitimi i botes. imituam turkun, rusin, kinezin, sot europen duke harruar qe jemi trungu e jo deget. ne duhet te gjejme rrugen tone pa u ndikuar nga te tjeret.

por eshte e vertete qe edhe zhvillimet moderne nuk i pershtaten aspak NATYRES SE SHQIPTARIT, heroikes natyrale tones.

bota eshte bere pacifiste, tolerante, perverse. leku eshte bere BRET I SAJ.

ndersa çifutet njerez te respektuar. ky eshte kulmi /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Ne jemi te mallkuar prandaj nuk ngrime koke

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
kjo tregon se shqiptaret sot po sherohen nga APATIA, PARAZITIZMI,NAIVITETI, SHPIRTMIRESIA (te cilat cojne ne asgjesimin e vetvetes,familjes ,kombit)

tregon se ne po fitojme instiktet e njeriut te lire (normal)

mendoj se duhet te jemi me AGRESIV,me me INTUITE qe te dalim nga "rrethi i mallkimit"

[/ QUOTE ]


presidentit te Top-Chanel, ku esht dhe dominuesi i kafes ne Shqiperi (Lori Kafe) e shum aktivitete t'jera (qe leket si mungonin) i vun bomben n'ashensor... per faktin qe akoma skishte paguar nje borxh t'vjeter droge

njonit i gjeten n'ballkon 1.000.000 dollar n'thes

tjetrit 2.500.000 euro posht krevatit ku ky person ishte pronar i 15 pallateve

e per ty kto shembuj jan fitore te instikti te njeriut te lir...????

kto e shum Shqiptar jan te mallkuar qe ne djep mer ILIR

njeriu kur ka lindur per te vuajtur... as perenia ste bo dermon.

zoti... i jep te gjith've mundsin ne jet per te aritur diçka duhet t'jesh i aft per ta shfryt'zuar ate moment

merit esht ta mbash lekun e jo ta bosh...
 

abs

nuk e di...
Re: Ne jemi te mallkuar prandaj nuk ngrime koke

Merit eshte ta mbash lekun e jo ta bosh...

Fjal me vend!
Sikur vec kjo edukate te zhvillohet ne vendin tone, do lulzonte ai shume shpejt.

Fatkeqsisht paskemi qene `shpirti` i shkaterrimit!
 
Top