Ne burgun tim te thashethemnajes!

alinos

Forumium maestatis
Re: Ne burgun tim te thashethemnajes!

me ate po merrem kordele!
Duro se po me flasin dhe ne msn. Edhe 1/3 kam :rolleyes:

Darien m'i prezanto keta ca, por ne grup te lutem se keshtu me terheq me shume debati :wink:
vazhdo te theksosh fjale nderkohe :tipsy:
 

Darien

Primus registratum
Re: Ne burgun tim te thashethemnajes!

Fillimisht postuar nga alinos:
... Darien m'i prezanto keta ca, por ne grup te lutem se keshtu me terheq me shume debati :wink:
s'më intereson
/pf/images/graemlins/smile.gif
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Ne burgun tim te thashethemnajes!

Zilja ra. E dinte kush ishte! Kishte kohe qe po e priste. Minutat dukej sikur nuk kalonin ne ate dhome te zymte me perde te zbardhelyera! U pa ne pasqyre: vetullat e holla, syte rrethuar nga tone te erreta, qerpiket renduar nga rimeli, faqet e pudrosura dhe buzet flake te kuqe.
Rregulloi gjoksin duke e nxjerre pak nga sytjenat qe i rrinin pak te ngushta. I zgjidhte enkas ashtu qe te shtonte ne volum, edhe pse ai i thoshte qe s'kish nevoje, se kur hiqte lekuret, ishte po ajo!
Keto fjale e zemeronin, ndoshta sepse e dinte se kishte te drejte, edhe pse te drejten e kishin shitur per dy cigare tre te pastrehe.
Hapi deren dhe u perpoq te buzeqeshte, por nuk i la rradhe as te fliste. Ndjeu duart e tij ta zhvishnin me nxitim dhe buzet tek e kafshonin. Per nje moment e imagjinoi me gojen plot me tualetin e saj te zhvokshur dhe i erdhi ndot. U perpoq ta shtynte, por nuk mundi.
Veten e gjeti ne shtrat me te siper. Beri edhe nje here perpjekje per t'i shpetuar, por trupi i tij sa vinte dhe e mberthente me shume dhe se fundmi u dorezua ne pritje...
Me vone ai e perkedhelte lehte ne gjoks dhe i peshperiste sa e mire ishte, po ajo nuk e degjonte. Hidhte syte neper dhome pa mundur te ndalej diku dhe nuk e kuptoi se ate e kishte zene gjumi derisa ky filloi te gerrhiste.
Me gishtin tregues te dores se majte filloi t'ja vijezonte tiparet e fytyres: ne fillim rrudhat e ballit (sa i pelqenin ato!), pastaj vetullat, hunden, buzet e buta, mjekren e ashper tre-diteshe, perseri buzet, hunden, rrudhat e ballit...
Pastaj u merzit, i ktheu kurrizin dhe syte i ndali tek pasqyra e tualetit qe kishte ne krah. Mbi tavoline syte i zune nje pako te mbeshtjelle me leter te kuqe varaku. U ngrit duke u mbeshtetur tek berrylat dhe e veshtroi dhe njehere pakon. "Dhurate?" - mendoi.
Ne te njejtin moment i erdhi per te vjelle dhe u ngrit me vrap ne banje. Sado qe u torturua me koken ne water, nuk nxorri gje edhe pse i ndjeu te gjitha organet te leviznin brenda saj.
Ndjeu se donte te qante, por idea se ai mund ta degjonte dhe ta pyeste c'kishte e tronditi edhe me shume. Hapi rubinetin e cesmes dhe veshtronte ujin qe derdhej brenda ne vaske ndersa kjo mbushej plot. Ndersa shikonte ujin imagjinonte ujvaren e asaj vere te ngrohte kur e kishte ndjere per here te paren brenda vetes, ate dite kur cdo gje ne natyre dukej sikur e puthte duke i dhene bekimin e perjetesise.
Perjetesia! Sa ironike kjo fjale per vete mosekzistencen e saj ne asnje forme tjeter, vec fjales. S'ka ideale te perjetshme, as njerez, as zotra, as ndjenja! Ka vec fjale! E te gjitha idealet, njerezit, zotrat dhe ndjenjat varen nga fjalet per ekzistencen e tyre qofte te thjeshte, qofte te komplikuar.
Ndersa syte i ishin mbuluar nga nje perde e trashe lotesh u fut ne uje duke ndjere drithmat qe i shkaktonte kontakti me ujin e vaket. Degjoi zemren t'i rrihte fort! Si klithme i vinte protesta e asaj zemre te gjore, por llokocitja mosperfillese e ujit ishte me e forte dhe keshtu zemra u dorezua edhe nje here...

Kaloi neper mend edhe nje here gjithe ate pasdite: pritjen e ankthshme, rradhen e gjerave qe kishte nevoje t'i thoshte dhe qe kishte bere ne mend t'ia thoshte, por s'arriti, ardhjen e tij, dorezimin, dhuraten, ujin, zemren, perseri ujin, qe tashme po e shihte me sy te zgurdulluar duke u perpjekur te njihte personin qe po e veshtronte si e cakerdisur. Ne pasqyrimin e ujit pa se rrekete e tualetit kishin mbushur gropat e loteve te saj mbi faqe dhe se fundmi njohu vetveten.
Nje vale tjeter lotesh e perfshiu, ndersa ndjente dhimbjen e lehte qe e pickonte me pulsin e dores se majte. Nuk i hapi me syte! Lotet i dilnin permes qerpikeve te bere llac rimeli, ndersa trupi ju qetesua dhe zemra filloi te numeronte count down ... 10, 9, 8, 7, 6, 5, 4, 3, 2, 1 0.
Shume ore me vone, ndersa ngrihej ne te gdhire, ai e gjeti me krahet e varur jashte vaskes, ndersa ne syte gjysem te hapur dalloi veten dhe tmerrin e nje braktisje pa kthim...
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Ne burgun tim te thashethemnajes!

Hmmmmmmm.

Dicitura: Mos perdorni produkte kozmetike vrasese /pf/images/graemlins/wink.gif

"Le te hiqen vaskat nga qakullimi, te ndalohen me ligj prodhimi dhe shitja e tyre.Te thyhen te gjitha qe jane ne perdorim."


...therriste ai dhe veten e gjeti tek perpiqej te gelltiste lotet helm qe e mbyten ate pas zerit te mekur.Humbi dhe ai ne te njejten rreke...
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Ne burgun tim te thashethemnajes!

Jooooooooooooooooooooooooooo!

Ai e humbi per ca kohe, ndjenja e fajit dhe moskuptimshmeria e nje akti te tille e coroditi komplet. Si nuk e kuptoi xhanem? Ai edhe e donte!!! Sipas menyres se vet brutale, por e donte!!!

Kohe me vone, kuptoi se jo cdo gje eshte e kuptueshme nga njerezit dhe me kete u ngushellua. Ne supermarkate njohu nje vajze qe po provonte tone sysh te celta dhe qe natyrshem e pyeti nese i shkonte ngjyra e qiellit! "Shume!" iu pergjigj ai dhe me pas e ftoi per kafe!
Asaj vajze i kushtoi gjithe perkujdesjet qe mendonte se ja kishte mohuar asaj e keshtu i dha vetes nje shans te dyte...
 

TEA

Forumium maestatis
Re: Ne burgun tim te thashethemnajes!

ua ua ua hajde muhabete hajde...Per ato qe kom lexu me pare e kom llafin :devil:


ciao korde, linos, luledele :kiss:
 

Darien

Primus registratum
Re: Ne burgun tim te thashethemnajes!

më pëlqen kjo firma jote, TEA
(- Il cuore ha le sue prigioni che l'intelligenza non apre
- zemra ka burgjet e saj që mendja nuk i hap dot)
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Ne burgun tim te thashethemnajes!

Pse mi ca kam bo?! :shrug:

Un jam goc e urte /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Ne burgun tim te thashethemnajes!

E di, e di e pashe ke Karma /pf/images/graemlins/laugh.gif qysh athere ke qone luftetare /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

moonlight

Primus registratum
Re: Ne burgun tim te thashethemnajes!

Fillimisht postuar nga Darien:
[qb] më pëlqen kjo firma jote, TEA
(- Il cuore ha le sue prigioni che l'intelligenza non apre
- zemra ka burgjet e saj që mendja nuk i hap dot) [/qb]
Po ti me zemer apo me menje e kape ket? /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Darien

Primus registratum
Re: Ne burgun tim te thashethemnajes!

Fillimisht postuar nga moonlight:
Fillimisht postuar nga Darien:
më pëlqen kjo firma jote, TEA
(- Il cuore ha le sue prigioni che l'intelligenza non apre
- zemra ka burgjet e saj që mendja nuk i hap dot)
Po ti me zemer apo me menje e kape ket? /pf/images/graemlins/laugh.gif
me të treja /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Ne burgun tim te thashethemnajes!

Lara, a din ti me me than muve pse ne femnat krrujme koken /pf/images/graemlins/wink.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif

Une sot e msova :cool:
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Ne burgun tim te thashethemnajes!

Se mollet i hongrem ndaj /pf/images/graemlins/wink.gif qysh me Even /pf/images/graemlins/tongue.gif

Eee e kape /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Ne burgun tim te thashethemnajes!

Amon Lara kujt ia vodhe e e le te vorfnin vetem me nje /pf/images/graemlins/tongue.gif

Po se s'kemi asi gjonash mi /pf/images/graemlins/laugh.gif ndaj krrujme koken /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Ne burgun tim te thashethemnajes!

Jo une nuk genjej kurre :lol: dhe me erdhi shume cudi qe nje gje e tille me kish shpetuar pa e ditur, helbete merret vesh burimi :lol:
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Ne burgun tim te thashethemnajes!

E shumta mund te enderroj per kesi lloj "huash" :lol: e pakta eshte se jo te gjitha gjoant jane te zmontushme :lol: dhe kjo mua me leverdis ne inventaret e mia :lol:
 

disku

UNI
Re: Ne burgun tim te thashethemnajes!

Miremengjes ....
Si e bot gjumin sot? /pf/images/graemlins/smile.gif
 
Top