Re: Ne burgun tim te thashethemnajes!
Zilja ra. E dinte kush ishte! Kishte kohe qe po e priste. Minutat dukej sikur nuk kalonin ne ate dhome te zymte me perde te zbardhelyera! U pa ne pasqyre: vetullat e holla, syte rrethuar nga tone te erreta, qerpiket renduar nga rimeli, faqet e pudrosura dhe buzet flake te kuqe.
Rregulloi gjoksin duke e nxjerre pak nga sytjenat qe i rrinin pak te ngushta. I zgjidhte enkas ashtu qe te shtonte ne volum, edhe pse ai i thoshte qe s'kish nevoje, se kur hiqte lekuret, ishte po ajo!
Keto fjale e zemeronin, ndoshta sepse e dinte se kishte te drejte, edhe pse te drejten e kishin shitur per dy cigare tre te pastrehe.
Hapi deren dhe u perpoq te buzeqeshte, por nuk i la rradhe as te fliste. Ndjeu duart e tij ta zhvishnin me nxitim dhe buzet tek e kafshonin. Per nje moment e imagjinoi me gojen plot me tualetin e saj te zhvokshur dhe i erdhi ndot. U perpoq ta shtynte, por nuk mundi.
Veten e gjeti ne shtrat me te siper. Beri edhe nje here perpjekje per t'i shpetuar, por trupi i tij sa vinte dhe e mberthente me shume dhe se fundmi u dorezua ne pritje...
Me vone ai e perkedhelte lehte ne gjoks dhe i peshperiste sa e mire ishte, po ajo nuk e degjonte. Hidhte syte neper dhome pa mundur te ndalej diku dhe nuk e kuptoi se ate e kishte zene gjumi derisa ky filloi te gerrhiste.
Me gishtin tregues te dores se majte filloi t'ja vijezonte tiparet e fytyres: ne fillim rrudhat e ballit (sa i pelqenin ato!), pastaj vetullat, hunden, buzet e buta, mjekren e ashper tre-diteshe, perseri buzet, hunden, rrudhat e ballit...
Pastaj u merzit, i ktheu kurrizin dhe syte i ndali tek pasqyra e tualetit qe kishte ne krah. Mbi tavoline syte i zune nje pako te mbeshtjelle me leter te kuqe varaku. U ngrit duke u mbeshtetur tek berrylat dhe e veshtroi dhe njehere pakon. "Dhurate?" - mendoi.
Ne te njejtin moment i erdhi per te vjelle dhe u ngrit me vrap ne banje. Sado qe u torturua me koken ne water, nuk nxorri gje edhe pse i ndjeu te gjitha organet te leviznin brenda saj.
Ndjeu se donte te qante, por idea se ai mund ta degjonte dhe ta pyeste c'kishte e tronditi edhe me shume. Hapi rubinetin e cesmes dhe veshtronte ujin qe derdhej brenda ne vaske ndersa kjo mbushej plot. Ndersa shikonte ujin imagjinonte ujvaren e asaj vere te ngrohte kur e kishte ndjere per here te paren brenda vetes, ate dite kur cdo gje ne natyre dukej sikur e puthte duke i dhene bekimin e perjetesise.
Perjetesia! Sa ironike kjo fjale per vete mosekzistencen e saj ne asnje forme tjeter, vec fjales. S'ka ideale te perjetshme, as njerez, as zotra, as ndjenja! Ka vec fjale! E te gjitha idealet, njerezit, zotrat dhe ndjenjat varen nga fjalet per ekzistencen e tyre qofte te thjeshte, qofte te komplikuar.
Ndersa syte i ishin mbuluar nga nje perde e trashe lotesh u fut ne uje duke ndjere drithmat qe i shkaktonte kontakti me ujin e vaket. Degjoi zemren t'i rrihte fort! Si klithme i vinte protesta e asaj zemre te gjore, por llokocitja mosperfillese e ujit ishte me e forte dhe keshtu zemra u dorezua edhe nje here...
Kaloi neper mend edhe nje here gjithe ate pasdite: pritjen e ankthshme, rradhen e gjerave qe kishte nevoje t'i thoshte dhe qe kishte bere ne mend t'ia thoshte, por s'arriti, ardhjen e tij, dorezimin, dhuraten, ujin, zemren, perseri ujin, qe tashme po e shihte me sy te zgurdulluar duke u perpjekur te njihte personin qe po e veshtronte si e cakerdisur. Ne pasqyrimin e ujit pa se rrekete e tualetit kishin mbushur gropat e loteve te saj mbi faqe dhe se fundmi njohu vetveten.
Nje vale tjeter lotesh e perfshiu, ndersa ndjente dhimbjen e lehte qe e pickonte me pulsin e dores se majte. Nuk i hapi me syte! Lotet i dilnin permes qerpikeve te bere llac rimeli, ndersa trupi ju qetesua dhe zemra filloi te numeronte count down ... 10, 9, 8, 7, 6, 5, 4, 3, 2, 1 0.
Shume ore me vone, ndersa ngrihej ne te gdhire, ai e gjeti me krahet e varur jashte vaskes, ndersa ne syte gjysem te hapur dalloi veten dhe tmerrin e nje braktisje pa kthim...