Re: Ne burgun tim te thashethemnajes!
dikur ketu pershkruheshin vrasje tragjike ne vasken e banjos...
ka kohe qe krimet e heshtura mbi njerez nuk peshperiten me...sesi me shkuan ndermend keto dite,apo krimet imagjinare...
Kish hyre ne dhomen e tij ne maje te gishtave,pa u degjuar,e mgjth ai ishte zgjuar.zgjati krahet e zhveshur dhe e priti ne heshtje.ish shume vone e mgjth kish dashur qe ajo te kthehej.
domosdosshmerisht kish degjuar nga rruga te qeshurat e grupit te trazirave diteve te heshtjes totale,valle do kish degjuar sa te shpeshta do kishin qene ato te atyre te dyve???
Drita ishte e fikur,hynte nga dritarja e hapur vetem shembellimi ne xham i neonit te rruges,dhe mbase drita e henes draperore.
Foli latinisht,pastaj tha nje shprehja ne greqishten e vjeter...ajo kuptoi...ishte menyra e tij ti jepte te kuptonte se heshtja e tij nuk isht vetem pritja e momentit ku tragjedite greke do risilleshin ne jete,ne momentin e duhur.
U perqafuan,ajo nuk kuptonte latinisht,as greqisht,keto gjuhe te vdekura po i silleshin si paralajmerime te nje njeriu te heshtur qe priste qe ajo te kthehej naten si hije,silueta nderrohej nga veshjet qe mbartnin ere cigareje,pa ndezur asnje drite mori furcen e vogel,peshqirin e tij dhe u zgjat te dilte nga dhoma,ai serish zgjati duart per ta perqafuar serish...te dy e dinin se ky nuk ish nje perqafim,ish vetem nje hetim paraprak,ish vetem kerkimi i nje parfumi tjeter perzier me cigaren.
Ajo i foli ne latinisht kesaj radhe...pa ditur as vete se cfare thonte,e pyeti si shkoi darka,nese ish kenaqur me miqte e tij,e puthi lehtas mbi buze e u zgjat te dilte nga dhoma.
Dera kerciti...cudi se si ajo dere kish nje vit qe kerciste e askujt nuk i kish shkuar ndermed te hishej nje pike vaj.ne gjitha dhomat gjithe naten degjohej zhurma...
Kur u kthye floket i kish akoma shume te qullet per te fjetur,kish vonuar me shpresen se lodhja do sherbente si farmak per gjumin,jo...
ai u ngrit,para pasqyres ne terr tashme qendronin dy hije.Njera po perkiste koken tjeter me floket e gjate.prekja u be me e forte derisa u shnderrua totalisht ne shtrengim,ajo levizi qafen por pa thene asgje,zgjati krahun dhe i terhoqi doren...ai u bind,vuri doren mbi shpatullat e saja.
ne dhome mbizoteronte arome avulli mbytes.
Ajo u largua nga krahet e tij,hoqi peshqirin...ai u afrua...e ndali.silueta vishej me shume hir per ta ndaluar,apo asnjeri skish me asnje arsye per te bere nje gjest te vetem.
Ne dhome nuk ndodheshin vec dy hije.ndodheshin akoma perkthimet qe dikur ajo kish dashur e tashme nuk i kujtonin vec te vdekur.Ai sikur ne heshtje kish filluar ta njihte mire e mbase ky kish qene fillimi i palumturise.Floket lagnin bluzen tek ajo vishte sandalet,ai u zgjat ta ndalte...foli serisht gjuhen e kobeve pastaj...,pastaj serish dera kerciti ne ikje.
Mendoi se ne trupin e saj do ndihej nje arome tjeter nga ajo e tija,perfytyroi trupin e saj tek njesohej me ritmin e nje zemre tjeter te larget...u vesh,per here te pare do e shoqeronte ne nje shetitje naten.
Ajo degjoi hapat,nga brenda i doli nje ofshame sikur te dinte se tashme ai nuk do ishte perqendruar vetem mbi leximet e tija,por ndermend do i vinte shpesh edhe ajo nate me hene draperore.