Ndihme: Perkthime termash biznesi nga anglishtja ne shqip?

Daniel H

Primus registratum
Re: Ndihme: Perkthime termash biznesi nga anglishtja ne shqip?

U lodhe shume ti? /pf/images/graemlins/laugh.gif Do nje birre per ate qe perktheve? /pf/images/graemlins/tonguee.gif
 

ujku81

Primus registratum
Re: Ndihme: Perkthime termash biznesi nga anglishtja ne shqip?

Did you get tired? Do you want a beer for the phrase you transleted? /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif
 

blabla

Primus registratum
Re: Ndihme: Perkthime termash biznesi nga anglishtja ne shqip?

Those that win the hearts and minds of consumers don't talk the talk, they walk the walk.

Ata qe fitojne zemrat dhe mendjet e bleresit nuk llapin por veprojne....doli mir ky perkthimi.
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Ndihme: Perkthime termash biznesi nga anglishtja ne shqip?

Me erdhi me MP pershtatja me mire

"Ata që fitojnë zemrat dhe mendjet e konsumatorëve nuk flasin pa pushim, hidhen në veprim".

thnx gjithsesi /pf/images/graemlins/wave.gif
 

ujku81

Primus registratum
Re: Ndihme: Perkthime termash biznesi nga anglishtja ne shqip?

Une them te perdoresh "llapin" dhe jo "flasin" /pf/images/graemlins/smile.gif

Kam vene re se ne shqip, kur vjen puna per terma qe konsiderohen "zhargon" nuk perdoren ne terminologji biznesi, marketingu, teknologjie, etj nderkohe qe kam dy dite qe po lexoj ca materiale promovuese te nje kompanie te huaj ne anglisht dhe jane te mbushura me terma qe po ti perkthesh ne shqip ne na tingellojne si zhargon.
 

eniad

Forumium maestatis
Re: Ndihme: Perkthime termash biznesi nga anglishtja ne shqip?

<font color="brown"> Shpjegohu pak me qarte. Do te thuash se termat e zhargonit te biznesit lihen ne gjuhe te huaj apo ndonje gje tjeter? </font>
 

ujku81

Primus registratum
Re: Ndihme: Perkthime termash biznesi nga anglishtja ne shqip?

Jo de, e kam qe nese (po marr nje shembull hipotetik) ne nje fjali ne anglisht ai ka perdorur termin "llap" per te treguar nje njeri qe flet shume, kur esthe p.sh letersi ne e perkthejme "llap", kur eshte gjuhe biznesi e perkthejme "flas", ketu them qe e kemi gabim, pasi biznesi, sidomos gjuah e marketingut ka nevoje per nje terminologji sa me te pasur.
Nuk e di a e kape ku e kam Helmthe, do perpiqem te ta ilustroj me nje shembull po neser se s'kam kohe tani.
 

eniad

Forumium maestatis
Re: Ndihme: Perkthime termash biznesi nga anglishtja ne shqip?

<font color="brown"> Ky shembulli qe me dhe me duket pak i habitshem. Nejse, ndoshta e ke diku tjeter. Ajo qe them une eshte se hasen veshtiresi ne pershtatjen e fjales tipike te nje zhargoni (ne kete rast biznesi) ne shqipe te paster dhe kjo ndodh ose per pertese nga ata qe e "perkthejne" ose mungese fjalori ne shqip per pershkrimin e sakte te fjales. </font>
 

blabla

Primus registratum
Re: Ndihme: Perkthime termash biznesi nga anglishtja ne shqip?

Un jam n'dakort me ujkun.
Kur nje njeri flet, dikush tjeter e degjon. Dmth e folura ka nje fare te drejte.
Kurse ne kuptim qe flalia u tha ne anglish, "talk" nuk esht perdorur ne sensin qe po "talk with/about someone" por thjesht po "llap" kot.
 

eniad

Forumium maestatis
Re: Ndihme: Perkthime termash biznesi nga anglishtja ne shqip?

<font color="brown">Tani, ate "llap" e shikon ne kontekst dhe rregullon fjaline qe t'i dale kuptimi. E c'na qenka gjithe ky problem se nuk perdorkemi dot kete fjale (meqe eshte rasti) ne perkthim apo ne origjinal. Nuk eshte e lejueshme. Si mund te dalesh ti me nje sllogan "Mos llap po luje b... "

Ju lutem tani mos e teproni kot me keto. Ka nje standard te folure ne fusha te ndryshme qe nuk i lejojne keto perdorime banale fjalesh.
Ose eshte kjo, ose doni te thoni nje gje tjeter qe per mua nuk eshte e qarte deri tani me keto qe jane shkruar.
</font>
 

ujku81

Primus registratum
Re: Ndihme: Perkthime termash biznesi nga anglishtja ne shqip?

Helmthe, ne nje material marketingu qe po perkthej perdoren shume terma te tille (behet fjale per marketing softwaresh). Problemi eshte se kur e perkthej duke "rregulluar" ca terma me del shume i thate si material, duket si konference shtypi. Nuk eshte problemi thjesht tek kuptimi, eshte tek mesazhi emocional qe duhet te jape. Dhe nuk flas per nje sllogan apo moto, qe normalisht perkthehen jo fjale per fjale, por pershtaten. Flas per artikuj, pershkrime produkti, madje dhe leksione.
Nuk e ke idene se sa "te thate" jane shume libra te ekonomise ne shqip, sepse ata qe i bejne, i perkthejne keq, ne rastin me te mire bejne njefare pershtatjeje, por i heqin gjithe forcen shprehese.
Nje njeri e percepton shume me kollaj perdorimin e nje produkti:
"eshte shume i thjeshte, buke e djathe" sesa
"eshte i thjeshte, pa komplikime te nderlikuara dhe teprime".

Nuk po them te banalizohet fare, por edhe shkrimi teper "akademik" ja zbeh shume vlerat nje materiali, si per nje qe e degjon dhe per nje qe e lexon.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Ndihme: Perkthime termash biznesi nga anglishtja ne shqip?

transfer price

si e perktheni ju?

cmim transferimi apo transferim cmimi?
 

ujku81

Primus registratum
Re: Ndihme: Perkthime termash biznesi nga anglishtja ne shqip?

Varet per çfare e ke llafin
 

capuni

Primus registratum
Re: Ndihme: Perkthime termash biznesi nga anglishtja ne shqip?

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
transfer price

si e perktheni ju?

cmim transferimi apo transferim cmimi?

[/ QUOTE ]

Transfer price s'ka kuptimin e ktyne versioneve shqip qe ke dhon. S'e di tamam se c'emer ka ne shqip, duhet me pyt nai llogaritare (Iren?). Por jam i mendimit qe duhet te thuhet "cmim i brendshem" ose "kosto e brendshme."
 

ujku81

Primus registratum
Re: Ndihme: Perkthime termash biznesi nga anglishtja ne shqip?

Nese behet fjale per kete atehere eshte transferimi i çmimit (te pakten keshtu eshte perdorur ne terminologjine tatimore ne Shqiperi), por jam dakort me Capunin qe duhet pershtat.
 

capuni

Primus registratum
Re: Ndihme: Perkthime termash biznesi nga anglishtja ne shqip?

atehere le t'bojm i pershtatje zyrtare te termit ketu ne forum! /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Ndihme: Perkthime termash biznesi nga anglishtja ne shqip?

ne fakt me terminologjine tatimore e kam problemin

udhezimi i i MF per tatimet e quan trasferim cmimi dhe e pershkruan si levizjet nderkombetare brenda te njejtes multinacionale per te trasferuar fitimin aty ku taxat jane me te uleta (trasferon cmimin, pra koston dhe rrjedhimisht fitimin) ndersa une e kisha mesuar si cmim trasferimi te sherbiemve brenda te njejtes kompani (percaktimi i cmimit kur trasferohet e mira brenda biznesit - cmimi i trasferimit)

Ne fakt sekcila ka kuptimin e vet por do te habitesha nese ne anglisht do te perdorej i njejti term per dy situata te ndryshme (sidomos kur flasim per kontabilitet)
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Ndihme: Perkthime termash biznesi nga anglishtja ne shqip?

Ndihma e rradhes. Dua te gjej nga nje fjale te pershtatshme per self-talk dhe thought-zapping.
Ne tekstin tim keto fjale gjenden ne kete forme:
"The good news about sales call reluctance is that it's fixable through a variety of methodologies, such as self-talk or thought-zapping"

Shpjegimi per thought-zapping qe gjeta ishte:

One procedure is "Thought Zapping." It works by breaking the connection when negative thoughts enter your head. Once the thought is broken it's replaced with a positive substitution. "
 

blabla

Primus registratum
Re: Ndihme: Perkthime termash biznesi nga anglishtja ne shqip?

Sa hard kto perkthimet e tua E.
self-talk= e folura me vete???
Think-zap, my thoughts are being zapped thinking about a translation!!!
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Ndihme: Perkthime termash biznesi nga anglishtja ne shqip?

S'ka gje mos e vraj mendjen se perseri me erdhi me MP pergjigja:

Self talk tamam si e the ti ose autosugjestion
thougt zapping- largimi nga koka i mendimeve te keqia
 
Top